Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zbulohet gurvarri më i vjetër në osmanisht në Shqipëri

Aug 26, 2018 Zani i Nalte Studime 0


arnavultu-osmanliStudiuesi dhe osmanologu turk nga Hollanda Dr. Mehmet Tütüncü, autor dhe i librit “Korpusi i mbishkrimeve osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi (2017), i botuar në anglisht, ka zbuluar së fundmi edhe gurvarrin më të vjetër i shkruar në osmanisht në Shqipëri.

Bashkëpunëtori i tij në deshifrimin dhe përkthmin e mëse 20 mbishkrimeve osmane për këtë libër Yusuf Yıldırım, thotë në një artikull të tij se:

“Analiza e një prej gurëvarreve, megjithëse në pamje të parë dukej e lehtë, ishte mjaft e vështirë. Kur Mehmet Tütüncü tha se ishte gurvarri më i vjetër i përcaktuar në Shqipëri, ne punuam më intensivisht dhe më seriozisht e të vendosur lidhur me këtë gur. Ky gur varri që ndodhet në Berat ndahet nga gurët e tjerë në disa drejtime. Guri i varrit përbëhet nga një kuti drejtkëndëshe prizmatike, trupi i sheshtë dhe nga koka e varrit me harqe të theksuara. Guri i këmbës nuk ndodhej në vend. Materiali i përdorur ishte lloj shkembi i veçantë (i formuar nga hiri vullkanik). Në pjesën ballore të harkut, e cila është vlerësuar si kryesore, gjendet e shkruar “Huve’l-Bâkî” (Ai është i përjetshëm).”

Mbishkrimi i plotë i gurit të varrit është:

Huve’l-Bâkî

ism-i Hatîce binti Ali Beg

sâhib-i devlet vü ‘azzu vü sürûr

virmiş emîn-i ‘âleme nûr-ı ziyâ

gûyâ mühür-i cihân kıldı ubûr

…kılanı her ki târîhini dedi

cennete halk eyle lâyık-ı nûr

sene 977

هو الباقی

اسم ختیجه بنت علی بك

صحب دولت و عز و سرور

ویرمش امین عالمە نور ضیا

گویا مهر جهان قلدی عبور

قل انی هر كه تاریخنی ددی..

جنته خلك ایلە لایق نور

Përkthimi i këtij mbishkrimi është:

Allahu është i përjetshëm

Emri i saj Hatixhe, e bija e Ali Begut

me fat, e nderuar dhe e lumtur (ajo vajzë)

nje dritë që iu dha të besueshmit të botës

kështu i vendosi vulën botës (në Përjetësi) kaloi

….. (nuk arrihet të lexohet dhe kuptohet saktë as në osmanisht)

me dritën tënde krijoje në xhennet.

H 977 M 1569

Data e vdekjes së personit në vargun e fundit të mbishkrimit gjatë leximit dhe përkthimit është dhënë sipas përllogaritjes “ebxhed” (përllogaritje numerike sipas shkronjave arabe). “جنته حلك ایلە لایق نور” Shuma e vlerave numerike të shkronjave arabe është 969. Ka tetë vjet ndryshim me datën e mbishkrimit.

I gjithë mbishkrimi i varrit është gjithashtu një poezi gazeliste me rimë. Si ndërtimi i poezisë, ashtu dhe historia e përllogaritjes numerike është e dëmtuar. Ka vargje edhe me rrokje që mungojnë, si dhe me rrokje tepër.

Regjimi komunist i cili shkatërroi pothuajse çdo gjurmë fetare në përgjithësi dhe islame në veçanti, bëri që të humbasin shumica e gurvarreve shqiptare me mbishkrime osmane, siç është edhe gurvarri dhe tyrbja e Sulejman pashës, shkatërruar së bashku me xhaminë e parë të Tiranës, që mbante emrin e tij si themelues edhe i Tiranës si qytet, xhamia “Sulejman pasha” (1614), gurvarri i Ethem beut, pranë xhamisë së tij i rrëmbyer për xhirimin e një filmi e shumë personalitete të tjera.

Përveç këtij gurvarri, guri i varrit më të vjetër i gjetur deri më tani i përket vitit 1784. Aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për të shpjeguar hendekun e mungesës 215 vjeçare përveçse shkatërrimit komunist gjatë regjimit ateist.

Në këtë drejtim, mbetet të bëhet akoma një punë e madhe për të nxjerrë inventarin, katalogimin, restaurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore konkrete në Shqipëri, lidhur me memorien historike akoma të padeshifruar dhe që i ka shpëtuar shkatërrimit deri më sot.

Përshtati Xhorxhina Seferi

img-9869

Share

  • Berat, gurvarri, kulturë, osman, trashëgimi
  • tweet
Ekstremizmi midis paragjykimit dhe stigmatizimit Studentët e Shkencave Islame nga Universitetit Bedër marrin pjesë në trajnimin e imamëve në Universitetin el-Ezher, Kajro

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • H. Ismail B. Rexhepi
    H. Ismail B. Rexhepi

    Nov 20, 2017 0

Me shumë në këtë kategori
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al