Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Sheh Ibrahim Karbunara (1879-1947) 

Mar 04, 2019 Zani i Nalte Personalitete 0


Sheh-Karabunara-1

Klerik, patriot e politikan i pushkatuar nga komunizmi 

Sheh Ibrahim Karbunara lindi në fshatin Karbunarë të Lushnjës në vitin 1879, në një familje fisnike me ndjenja atdhetare. Mësimet e mesme i mori në medresenë e Beratit, ku u shqua si nxënës i shkëlqyer. Pastaj shkoi për studime të larta teologjike në Stamboll, ku mori një arsim të plotë, të lartë, si klerik me pesë gjuhë të huaja: arabisht, osmanisht, persisht, anglisht dhe frëngjisht, si edhe i pajisur me një kulturë të gjerë të gjithanshme bashkëkohore.

Studimet dhe qëndrimi me kërkesa e punë intensive kombëtare, e bënë shehun e ri, Ibrahim Karbunarën, mjaft të njohur në rrethet politike të kohës në Stamboll. Ai u njoh atje dhe punoi përkrah rilindësve për çështjen kombëtare, prandaj edhe me t’u kthyer në teqenë e tij në Karbunarë, në vitin 1909, e internuan në Peqin, duke e cilësuar si «turbullues i miletit».

Teqeja halveti e këtij shehu ishte jo vetëm qendër për edukimin e tarikatit halveti, të shtrirë në shumë vise të Shqipërisë, por kur e donte puna edhe qendër për çështjen kombëtare shqiptare. Kështu sheh Karbunara me atdhetarë, si Nebi Sefa e të tjerë, ndihmuan kalimin pa rreziqe të Ismail Qemalit në nëntorin e vitit 1912 drejt Vlorës. Ai përkrahu pa rezerva Ismail Qemalin, me të cilin ishte njohur që në Stamboll dhe qëndronte përkrah tij në ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912.

Nuk është rastësi që firmën e Ibrahim Sheh Karbunarës, këtij atdhetari të flaktë dhe politikani të pjekur, e shohim në krye të protestës që i drejtohet qeverisë së Durrësit në mbështetje të Dibrës e Çamërisë e mbetej në protestën që i drejtohet Turhan Pashë Përmetit, që kryesonte delegacionin në Konferencën e Paqes në Paris, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Sheh Ibrahim Karbunara ishte ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjës dhe si delegat i vendit mikpritës hapi punimet e tij, duke u uruar mirëseardhjen përfaqësuesve nga e gjithë Shqipëria. Kësisoj ai mbeti kryetar nderi dhe ndër figurat e pashlyera në histori, si deputet dhe senator në atë kongres. Ai ishte dhe mbeti i tillë deri në fund të jetës, shok dhe mik i ngushtë i Fan S. Nolit, prandaj edhe mbështeti me të gjitha mundësitë e forcat opozitën dhe qeverinë e tij demokratike. Por fati e caktoi që pas dështimit të revolucionit të merrte udhën e mërgimit në Bari të Italisë. Megjithatë asnjëherë nuk i shkëputi marrëdhëniet me vendin dhe shokët e miqtë. At Gjergj Fishta qëndrimin e parë për në Vatikan, e fillonte në shtëpinë modeste të tij në Bari, ku kalonin ditë të tëra së bashku.

Ai u kthye nga mërgimi në qershor 1939, i fundit nga të riatdhesuarit, siç duket në pritje të ndonjë deklarate në përkrahje të fashizmit, të cilën ai nuk e bëri kurrë. Kthimi i tij u festua edhe nga populli i Lushnjës. Shpejt teqeja u gjallërua edhe më shumë nga vizitat e popullit të Myzeqesë, e të mbarë Shqipërisë. Është kjo arsyeja që teqja e Karbunarës bëhet që në fillim një nyje lidhëse e LNÇ ku rriheshin probleme të rëndësishme të ditës. Shtëpia e tij me gjithë teqenë u dogj nga fashizmi në gusht të vitit 1943, ndërsa nazistët e burgosën më 1944, por këto nuk e dobësuan më këtë burrë sa të urtë aq edhe trim. Ai e vazhdoi punën deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, me besimin se do të realizohej ajo që kish ëndërruar prej shumë vitesh, për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, por ja që doli më shumë se i zhgënjyer. Për kontributin e dhënë në favor të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe të simpatisë që gëzonte në popull, ai zgjidhet deputet i rrethit të Lushnjës, në fushatën elektorale të 2 dhjetorit 1945. Kur erdhi momenti ai bindjet e tij për një Shqipëri të lirë nga komunizmi dhe për demokraci të vërtetë i shfaqi dhe i mbrojti me guxim së bashku me një grup deputetësh në parlamentin e pasçlirimit, por e pagoi shtrenjtë: para syve të tij ia pushkatuan të birin, Hysenin, e pastaj, ndërsa po mërmëriste një ajet të Kur’anit për atë që ndodhi, plumbat godasin gjoksin e këtij tribuni, duke u rrëzuar mbi trupin e të birit.  U bënë kështu dëshmorë të demokracisë. Eshtrat e tyre nuk dihen ende edhe sot.[1] Ata u pushkatuan në vitin 1947.*

 

[1]. Karbunara, Shemsi Sheh, gazeta “Drita Islame”, nr. 20, 1992:2.

* Ribotuar në revistën “Zani i Naltë”, korrik, gusht, shtator 2018 nr. 24 (177), fq. 100.


  • tweet
Një analizë e veprave të Hoxhë Hasan Tahsinit H. Bujar Spahiu, zgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 – 1975)
    Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 –...

    Jul 14, 2021 0

  • Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)
    Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)

    Dec 01, 2020 0

  • Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën “Zani i Naltë”
    Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën...

    Feb 10, 2020 0

  • Kontributi i Ismail Efendi Ndroqit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës
    Kontributi i Ismail Efendi...

    Jan 30, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al