Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 26 (179), janar, shkurt, mars 2019

Apr 11, 2019 Zani i Nalte Abstraktet 0


kopertina Zani i Nalte nr 26

 Shkenca Islame 

1. Çfarë thonë tekstet islame për diturinë 

Adnan Merja, MARS Hartford Seminary, Connecticut, SHBA

Të shquarit me dije është një krenari që u përket njerëzve të ditur e të mençur, ngase ata udhëzohen me argumente të qarta. Nisur nga kjo ide, ashtu siç shprehet edhe Libri i Shenjtë, Kur’ani, njerëzve të diturisë, njëkohësisht edhe besimtarë myslimanë, u janë dhënë grada të larta në krahasim me besimtarët që nuk specifikohen me këtë veçori.

Është e rëndësishme të shprehet se përmbajtja e teksteve fetare islame ka një brendi të pasur argumentuese dhe se u komunikon njerëzve një mesazh të caktuar pa u përzier në kompleksin e të qenët utopik. Për shembull, teksti i lartpërmendur pohon se për sa kohë që dijetarët ndodhen në mesin e njerëzve, duke u dhënë zgjidhje problematikave të tyre jodomosdoshmërisht vetëm me profil fetar, implikon faktin se shoqëria përparon në sajë të dijes. Sakaq, dija përftohet duke lexuar jo vetëm teorikisht, por edhe duke realizuar bashkëveprim midis njerëzve, duke diskutuar dhe shkëmbyer qasje në dobi të individit të integruar në shoqëri me identitetin e tij dhe jo i copëzuar (in divide). Mbase kjo është edhe një nga arsyet që njeriu është konsideruar potencialisht si “qenie e civilizuar për nga natyra”.

 

2. Analizë e veprës së Hafiz Ali Korçës “Bolshevizma, a çkatërrimi i njerëzimit” 

Msc. Denis Qosja, Medreseja “H. Ali Korça”, Kavajë

Feja te shqiptarët ka zënë një vend shumë të rëndësishëm përgjatë gjithë historisë. Shumë dijetarë myslimanë shqiptarë kanë kontribuar në mbajtjen gjallë të fesë islame dhe gjithashtu kanë kontribuar fuqimisht edhe për liri e pavarësi. Kjo ka qenë edhe një prej arsyeve që mes njerëzve, të cilët janë përpjekur për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë, gjejmë një numër të konsiderueshëm të përfaqësuesve të fesë islame. Një prej këtyre përfaqësuesve dhe dijetarëve të shekullit të XX-të ishte edhe Hafiz Ali Korça. Për kontributin që ai ka dhënë ndaj atdheut të tij, si në aspektin fetar, por edhe në aspektin kulturor e patriotik, do të duheshin vëllime të tëra që t’i përmendnim, por ne do të mjaftohemi vetëm me një vepër të tij, duke e analizuar dhe duke nxjerrë në pah mendimet fetare e patriotike. Libri, të cilin do të mundohemi ta analizojmë, është një vepër e shkurtër e tij me titullin “Bolshevizma a ç’katërrimi i njerëzimit”.

 

Studime 

3. Burri dhe gruaja në fetë monoteiste 

Prof. Dr. Gjergj Sinani, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofisë 

Vendi që zë burri dhe gruaja në fetë monoteiste, por edhe te fetë në përgjithësi, na paraqet një larmishmëri, e cila ka përcaktuar edhe diskutimet e ndryshme teologjike, filozofike dhe morale. Për më tepër, kjo çështje nuk mund të merret e shkëputur nga problemi i origjinës së njeriut. Në lidhje me këtë problem të fundit, përballë larmisë së diskutimeve, është e vështirë që të përcaktohet një tipologji e miteve mbi lindjen e qenies njerëzore.

Një njohje e mirë e këtyre tematikave duhet t’i shërbejë edhe kuptimit të debatit të sotëm politiko-fetar në lidhje me shumë fenomene që, jo rrallë, i bëjnë një përdorim abuziv shkrimeve të shenjta, duke e rënduar akoma më shumë ekzistencën njerëzore.

Duhet theksuar se kuptimi i teksteve të shenjta kërkon edhe një vështrim hermeneutik dhe këtu bëhet fjalë jo vetëm për një hermeneutikë të librave të shenjtë, por edhe të një hermeneutike filozofike.

“Nuk ka paqe ndërmjet kombeve, pa paqe ndërmjet feve. Nuk ka paqe ndërmjet feve, pa dialog ndërmjet feve. Nuk ka dialog ndërmjet feve, pa një kërkim në bazat e feve.”  Hans Küng

 

4. Pena dhe fyelli 

Fatos A. Kopliku, Washington D.C., SHBA

Figurat madhore shpirtërore të njerëzimit si Moisiu, Lao Tze-ja, Krishti e Muhamedi nuk morën përsipër të themelonin akademi arti, shkencash, apo ushtarake. Përparësia dhe përgjegjësia e tyre ishte shndërrimi i shpirtrave nga bakri në ar, nëse përdorim fjalorin e alkimisë, pasi ashtu si pastrohet bakri e përftohet ar i kulluar, ashtu edhe shpirtrat kur dëliren, bëhen “të bukur”, “të përsosur”. Pastaj çfarëdo del nga të tillë njerëz është në të vërtetë “në shëmbëlltyrën e Qiellit”, qoftë art, arkitekturë, artizanat, shkencë… e shërben si përkujtim i Zotit. Artet islame mund të ndahen në dy: ato të penës e të fyellit. Të parat zgjojnë mallin e njeriut drejt Botës së Ideve, siç shkruante Platoni, ose botës së përfytyrimit, ʿalem el-khajāl-in e kozmologjisë islame. Të dytat janë reagimi i njeriut ndaj manifestimeve që i zgjojnë vetëdijen. Të parat janë shkëndija drite, të dytat janë prush zjarri. Një art i tillë i kujton njeriut shtëpinë e vërtetë që la pas e ku do të kthehet, Parajsën, e sjell një aromë prej trojeve të saj që koha s’mund t’i prekë duke i lehtësuar barrën e mërgimit. Arti është i vërtetë për sa kohë përkrah përsiatjen e ndihmon shpirtin të çlirohet nga çakordimi që e ka pllakosur qysh se ra syrgjyn në këtë botë e të ujdiset sipas harmonisë së qëmotshme, jehonë e harmonisë së vetë Parajsës.

Zoti është i Bukur dhe e do të bukurën. ( Hadith, Muslim, 91)

 

5.   Përkthimi i Kur’anit në gjuhën shqipe

Azmir Jusufi, Prizren – Kosovë 

Përkthimi i Kur’anit dhe interpretimi i mesazheve të tij fisnike, është një prej disiplinave më të rëndësishme islame. Kjo lëmi gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve myslimanë, si në të kaluarën ashtu edhe sot.

Mesazhet e Kur’anit Fisnik ishin dhe, si të tilla, mbetën, burimi themelor i mendimtarëve myslimanë. Vështirë se ka gjuhë botërore në të cilën nuk është përkthyer Kur’ani.

Duke pasur parasysh se shumica e popullsisë shqiptare i përket besimit islam, nga mesi i tyre kanë dalë dijetarë, të cilët kanë kontribuar në përkthimin e Kur’anit të Madhërishëm në gjuhën shqipe që nga koha e Perandorisë Osmane. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është që të nxjerrë në pah përkthimin e Kur’anit Fisnik në gjuhën shqipe; nevojën për përkthimin e tij në gjuhë të tjera; kuptimin dhe llojet e përkthimit të Kur’anit; dhe në fund të kësaj tematikeje, rreth përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe.

 

Histori

6. Kongresi i Parë Mysliman Shqiptar (1923), sanksionim i mëvetësisë së Bashkësisë Islame të Shqipërisë dhe themel i zhvillimit kombëtar dhe bashkëkohor të saj 

Prof. Dr. Gazmend Shpuza

Kongresi Mysliman Shqiptar përfaqëson një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm për jetën fetare dhe shoqërore të Shqipërisë, por edhe për jetën politike kombëtare të mbarë popullit tonë. E, megjithatë, në të kaluarën është trajtuar shkarazi, kryesisht nga autorë të huaj. Mosvlerësimi i saj në të kaluarën dhe lënia e saj në hije kohët e fundit nuk mund të shpjegohet vetëm me qëndrimin e shtetit komunist ndaj besimeve fetare dhe organizmave të tyre.

Kongresi Mysliman i vitit 1923 edhe pas përkujtimit të 75-vjetorit të tij, në vitin 1998, ende pak ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, por edhe shkencor. Kjo gjë mund të thuhet edhe sot, kur po bëhet kaq zhurmë rreth rrezikut të fundamentalizmit islamik në vendin tonë. Fjala në të vërtetë, siç e dëshmon dhe qëndrimi (pak të quhet indiferent) ndaj vendimeve të këtij Kongresi, është për një zhurmë, e cila, në të vërtetë është fryrë artificialisht në një shkallë jo të vogël.

Paragjykimet ndaj bashkësisë islame shqiptare, të konsideruara tejet të prapambetura, si dhe paragjykimet ndaj vetë besimit islam, të quajtura thjesht vetëm si një trashëgimi e sundimit disashekullor osman, kanë penguar vlerësimin e rëndësisë së Kongresit Mysliman Shqiptar të vitit 1923. Edhe pse përballë dokumentesh autentike të njohura deri më tani, dhe të një veprimtarie konsekuente në frymën e tyre, këto paragjykime nuk kanë lejuar të lexohen dhe të vlerësohen vendimet e tij, të cilat mund të quhen pa frikë historike. Për rrjedhim, nuk ka arritur të vërehet dhe të dalë në pah, si dhe sa duhet, karakteri thellësisht kombëtar dhe përparimtar i tyre në rrafsh jo vetëm fetar, por edhe kombëtar. 

 

Personalitet

7. Ferid Pashë Vlora

Syrja bej Vlora 

Ndër muajt e parë të funksionit të vet si Kryeministër Ferid Pasha me Sulltanin herë qe intim e herë prishaqefë. Por Ferid Pasha dalë kadalë fitoi besimin e Sulltanit dhe u banë si me thanë dy shpirtën në një trup. Në kohën e Sulltan Abdylhamidit s’mujte as një kryeministër me qëndrue në pozitë të vet pa u zhveshë prej personalitetit të vet dhe pa ia plotsue atij kapriçot e dëshirat despotike! Ishte i detyruem Kryeministri me punue mbas korrespondencës me Sarajin dhe mbas urdhnave që të merrte prej këtu, e jo si donte vendi e koha dhe si i dukej atij ma oportune. Mbas bombës që iu hodh Sulltan Abdylhamidit, Ferid Pasha kishte nxjerrë lejen që t’i konfirmohej me gojën e vet, të Sulltanit, çdo komunikim që do t’i bahej prej Sarajit. Kështu, Ferid Pasha u kishte dalë para shumë të këqijavet. Por kjo gja kishte zemërue shumicën e kurtizanëvet, vetëm Arap Izzet Pasha u ba përkrahës i Ferid Pashës dhe punët e shtetit u rrotulluen në boshtin e tyne të vjetër (të përparshëm)!! Ferid Pasha një herë në javë shihte Sulltanin. N’audjencë ishte shumë intim me të. Hera herë bahej biseda mbi ambasadorë dhe mbi jetën private të këtij a të atij, dhe kështu  Ferid Pasha gjente mënyrën me argëtue Sulltanin. Megjith këtë as Ferid Pasha, sikur dhe predecesorët e tij, nuk ishte independent ndër veprime të veta; dhe ai s’mund të diskutonte mbi asnjë punë pa marrë urdhën me shkrim ose gojas prej Sulltanit dhe s’mujt me ngulë kambë ndër propozimet e veta.

 

Retrospektivë

8. Parathanë e qellim & Hutbeja e pare (1923) 

Xhemaati-Islamije’ja qi qe formuem pêr të parën herë në vendin t’onë, po nisë ç’më kët muej botimin e të së Përkohëshmes së vet, botim, të cilin i a pat vuem vehtes me barrë qysh me çpallje të Statutit.

Na të Përkohshmes, pra, do t’a kemi për qëllim me u munduem me i a ndalun hovin këtij shkatrrimi e kësaj dekadance qi shihet n’elementin Mysliman shqiptar, tue i dhanun këtîj shkas për herë ma të kërthnesët kah përparimi e qytetnimi kohotár.

Gjithësejcili mysliman, nuk kemi dyshim, ka per të na përkrahë me mjete landore e morale, në kët udhë të vështirë qi po fillojmë me ndjekun. Gjithsejcili Xhemaat shpresojmë se ka për t’u gëzue për kët hap t’onin qi po hjedhim e kështu ka për të na e dhanë dorën me i dalun në krye kësaj udhe, qi ka per qellim me e naltsue myslimanizmin në atë kulm lumnije, qi pat qenun dikúr, për të cilen madhshtore na flet historija…


  • Abstrakte, nr. 26
  • tweet
Abstracts no. 26 Prof. dr. Shaban Demiraj edhe poet…!

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Abstraktet e nr. 31 (184), korrik-dhjetor 2020
    Abstraktet e nr. 31 (184),...

    Dec 11, 2020 0

  • Abstraktet e nr. 27 (180), prill, maj, qershor 2019
    Abstraktet e nr. 27 (180), prill, maj,...

    Oct 22, 2019 0

Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 34 (187)
    Abstraktet e nr. 34 (187)

    Sep 18, 2022 0

  • Abstraktet e nr. 33 (186) korrik-dhjetor 2021
    Abstraktet e nr. 33 (186)...

    Dec 20, 2021 0

  • Abstraktet e nr. 32 (185) janar-qershor 2021
    Abstraktet e nr. 32 (185) janar-qershor...

    Jun 27, 2021 0

  • Abstraktet e nr. 30 (183), janar-qershor 2020
    Abstraktet e nr. 30 (183),...

    May 16, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al