Perditësimi i fundit November 30th, 2022 2:01 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore
  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Kur’ani dhe sufizmi
  • Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Konferencë Studentore “Aspektet intelektuale në revistën Kultura Islame (1939-1946)”

Apr 12, 2019 Zani i Nalte Aktivitete 0


IMG_0265

Zhvillohet Konferenca e II-të Studentore në Shkenca Islame “Aspektet intelektuale në revistën Kultura Islame (1939-1946)”

Me dt. 11 prill 2019, studentët e Departamentit të Shkencave Islame organizuan Konferencën e Dytë Studentore në Shkenca Islame “Aspektet intelektuale në revistën Kultura Islame (1939-1946)”.

Në këtë konferencë u diskutua rreth historikut, vlerës dhe objektivave të kësaj reviste, ku morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Lauren Luli, drejtori i Medresesë së Tiranës z. Ali Zaimi, pedagogë dhe studentë të KU Bedër, si dhe nxënës nga Medreseja e Tiranës.

Konferenca u çel me lexim Kur’ani nga studenti Abdullah Ziba dhe më pas fjalën përshëndetëse e mori përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, cili bëri dhe një prezantim të përgjithshëm rreth shtypit dhe periodikut islam pas shpalljes së pavarësisë.

Nënkryetari i KMSH-së, z. Luli foli për sfidat, që kanë kaluar vit pas viti organet e shtypit të Komunitetit Mysliman, si dhe për nevojën e njohjes së revistave dhe botimeve të vjetra, të cilat do ta pasurojnë botën e lexuesit me historitë dhe kontributin, që kanë lënë paraardhësit tanë.

Drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi në fjalën e tij përshëndetëse e fokusoi në rolin, që luajnë periodikët në jetën e të rinjve, kontributin, që ata mund të shfaqin me talentet e tyre, si dhe zhvillimin e mendimit kritik që duhet të kemi, krahas dhe vlerësimit të kontributit të këtyre periodikëve në kohën kur janë botuar.

Më pas konferenca vijoi punën me dy seanca, ku 11 studentë, jo vetëm nga Departamenti i Shkencave Islame, referuan lidhur me punimet e tyre.

Seanca e parë e moderuar nga Msc. Kadim Rufati, mësues në Medresenë e Tiranës, mblodhi një grup studentësh të cilët hodhën dritë mbi disa aspekte të revistës siç vijon:

IMG_0098

  1. Sonila Habili, studente e vitit të dytë Bachelor në Shkenca Islame, prezantoi punimin e saj me temë “Tefsiri i sures Asr”. Ajo prezantoi komentin që i është bërë kësaj sureje dhe krahasimi i saj me Tefsirin e Ibn Kethirit dhe Ibn Xheririt, duke e ndërlidhur atë edhe me thënie nga personalitete të ndryshme botërore.
  2. Lavdërim Çela dhe Qëndrim Zogaj, studentë të vitit të dytë Bachelor në Shkenca Islame referuan me punimin e tyre të titulluar: “Shtypi kombëtar dhe ndërkombëtar rreth revistës Kultura Islame”, ku janë trajtuar disa kritika dhe shumë letra të tjera që mbështesnin punimet e kësaj reviste. Po ashtu në këtë pjesë u fol dhe për bashkëpunimet, që mbanin periodikët mes tyre.
  3. Kevin Shehu, student i vitit të tretë Bachelor në Shkenca Islame trajtoi temën “Njeriu në revistën Kultura Islame”. Ai foli se si punimet në këtë revistë e shikonin njeriun si elementin kyç në zhvillimin dhe ruajtjen e harmonisë dhe paqes si në rrethin familjar, po ashtu dhe atë shtetëror e deri tek respekti i tij për natyrën. Ai përfundoi se edukimi mbetet e vetmja rrugë që njeriu të rifitojë natyrën e tij, si një qenie që kërkon të zhvillohet me mendje dhe shpirt.
  4. Xhorxhina Seferi, studente e vitit të dytë Master i Shkencave në Shkenca Islame dhe njëkohësisht dhe asistente kërkimore pranë departamentit, referoi kumtesën e saj me temë “Gruaja dhe Familja në revistën Kultura Islame”. Ajo në punimin e saj foli rreth rolit kyç, që luan familja në kultivimin e një edukimi dhe qetësie në familje. Arsyet që sot njësoj si atëherë shumë familje po përballën me situata të rënda janë pikërisht mos njohja e rolit të dy gjinive në një familje por edhe mos përmbushja e nevojave të secilit lloj në nivelin e duhur.
  5. Melsena Danglli, studente e vitit të dytë Bachelor në Shkenca Komunikimi foli rreth temës: “Edukimi në revistën Kultura Islame”. Ajo foli rreth rëndësisë së edukimit, i cili mbetet gjithmonë rruga me të cilën njeriu mund të ndërtojë veten e tij. Ajo shtoi se edukimi mbetet i rëndësishëm për faktin se e bën njeriun të jetojë i pavarur, por me përgjegjësi të plotë për praninë dhe rolin e tij, që ai ka qoftë në aspektin personal, por edhe atë kolektiv e më gjerë. 

Seanca e dytë u moderua nga Msc. Lorela Shehu, asistent lektore, pranë Departamentit të Shkencave Islame dhe vijoi si më poshtë:

IMG_0161

  1. Abdullah Bulku, student i vitit të parë Master i Shkencave në Shkenca Islame prezantoi temën “Të kuptuarit e qytetërimit në revistën Kultura Islame”. Ai tregoi se në epokën moderne termi qytetërim është përdorur në variante të ndryshme në varësi të interesave, që janë synuar kundjet popujve të tjerë më pak të zhvilluar.
  2. Ardita Kryeziu, studente e vitit të parë Bachelor në Shkenca Islame, referoi me temë “Ndërlidhja Fe, Kulturë dhe Shkencë”. Ajo paraqiti se si bazat e Islamit jo vetëm nuk e kanë penguar zhvillimin dhe kulturën por e kanë nxitur dhe kultivuar dhe respektin për njohuritë shkencore.
  3. Kushtrim Reshiti, student i vitit të tretë Bachelor në Shkenca Islame foli rreth temës “Poezia dhe ndërthurja e saj Fe-Atdhe në revistën Kultura Islame”. Ai prezantoi një analizë të disa poezive ku shërbimi për fe nënkuptonte se njerëzit besimtarë janë dhe besnikë ndaj amanetit të tyre për tokën dhe njerëzit ku rritën. Por se krahas shërbimit të popullit besimtarët synojnë të shërbejnë në tërë botën pa dallim.
  4. Edon Krasniqi, student i vitit të tretë Bachelor në Shkenca Islame, prezantoi “Sfidat e shoqërive dhe perspektiva Islame për të”. Bazuar në numrat e revistës, ai numëroi një sërë sfidash, që përballej shoqëria jonë gjatë viteve dyzet, por dhe mesazhi që u përcillej njerëzve për të përballuar çdo gjë me dinjitet. Ai shtoi se Islami ka sjellë parime që të ruajë shoqërinë, por se sot sfidat kanë prekur aq thellë krizat shoqërore sa kërkohet një analizim më i detajuar i shoqërisë ku jetojmë.
  5. Në fund studenti Haki Sahitaj, student i vitit të parë Master i Shkencave në Shkenca Islame foli rreth temës “Dimensionet filozofike në revistën Kultura Islame”. Ai prezantoi se si filozofia ka luajtur një rol të madh në mendimin Islam, por që historikisht e deri më sot kjo lëmi ka ngjallur debate dhe përjashtime të saj nga sfera intelektuale dhe nevoja për të.

IMG_0208

Në mbyllje të konferencës u bë një prezantim i përgjithshëm dhe u dhanë disa sugjerime nga:

  1. Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane
  2. Dr. Hasan Bello, historian dhe studiues
  3. Haki Sahitaj, student dhe përfaqësues i grupit organizator.

Prof. Ombashi në fjalën e tij tha ndër të tjera se, “veç hulumtues të zellshëm, interpretues të përgjegjshëm, sot më ngjani me arkeologët durimmëdhenj. “Kultura Islame” priste të zgjohej dhe kjo u realizua nga të rinjtë, çka jep siguri se botimet e vlefshme nuk i zhvlerëson koha, përkundrazi.

Jemi këtu jo vetëm nga Shqipëria politike, por dhe nga trojet ku shqipja nuk është vetëm gjuhë nëne, por gjuhë djepi. Ndaj ju jeni sot arkeologë të shqipes, që me revistat u ngrit deri në nivelin e gjuhës së kulturës, që të shijon fort, kur e shijon me zemër, kur e hulumton po kështu, sepse ndriçohet nga drita që përcjell Kur’ani”.

Ndërsa Dr. Bello, theksoi ndër të tjera se, “Përgjatë kësaj konference u evidentuan një sërë vlerash të spikatura të shkrimeve dhe artikujve, me autorë disa nga klerikët dhe intelektualët shqiptarë të viteve 30-40-të të shek. XX.

Kjo tregon për traditën e pasur të publicistikës islame, për thellësinë e njohurive të paraardhësve tanë, por edhe për përgjegjësinë që ne së bashku kemi mbi supe, për ta vijuar këtë traditë; për t`u thelluar në lexime, studime dhe kulturë, me qëllim që të konsiderohemi si trashëgimtarë të denjë të këtyre personaliteteve.”

I gjithë aktiviteti u përmbyll me shpërndarjen e certifikatave për penalistët e kësaj konference nga lektorët e këtij departamenti, si dhe z. Agron Hoxha, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
IMG_0031 IMG_0041panelistetIMG_0022

Share

  • konferencë studentore, Kultura Islame, Zani i Naltë
  • tweet
Zhvillohet Simpoziumi i VIII Akademik Ndërfetar “Sfidat e religjionit në globalizëm” Abstracts no. 26

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Abstraktet e nr. 30 (183), janar-qershor 2020
    Abstraktet e nr. 30 (183),...

    May 16, 2020 0

  • Abstraktet e nr. 27 (180), prill, maj, qershor 2019
    Abstraktet e nr. 27 (180), prill, maj,...

    Oct 22, 2019 0

  • Qytetrimi i vërtetë e qytetrimi mjeshtëror
    Qytetrimi i vërtetë e qytetrimi...

    Nov 26, 2018 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

nga Edison Hoti Vakëfi[1] luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëritë myslimane. Ai ka qenë burimi kryesor për shërbimet e ndryshme publike të ofruara për komunitetet...
Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të sotme (shekulli XXI)

Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të...

Sep 09, 2022 0

Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë

Tezat më të rëndësishme në çështjen e...

Jul 23, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (34)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore
  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Kur’ani dhe sufizmi
  • Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al