Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) III

Dec 03, 2019 Zani i Nalte Histori 0


syrja-vloranga Syrja bej Vlora 

Abstrakt

Libri i Syrja bej Vlorës “Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909)” është një punim enciklopedik me vlera të padiskutueshme për historiografinë shqiptare. Kjo për faktin se: e para, përbën përpjekjen e parë në këtë drejtim, në një kohë kur institucionet tona shkencore nuk ishin themeluar ende, e dyta, informacioni që ofrohet për disa personalitete historike përbën një risi.

Në një shënim të faqes një të dorëshkrimit shqip të këtyre biografive, përkthyesi Jonuz Tafilaj shkruan se ato janë përgatitur si aneks i veprës së Syrja bej Vlorës të përkthyer më parë nga Ali Asllani.[1] Megjithatë, për nga volumi i tyre, këto biografi përbëjnë një libër më vete. Prandaj, duke pasur parasysh se ato nuk janë integruar më parë në asnjë version të librit tashmë të botuar të Syrja bej Vlorës, e sjellim për botim për herë të parë në revistën shkencore “Zani i Naltë”.

Ky dorëshkrim është shkruar në gjuhën osmane dhe, së bashku me përkthimin në gjuhën shqipe, gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit-Tiranë.[2] Ai ka 78 faqe në osmanisht dhe 120 faqe në gjuhën shqipe, të cilat janë përkthyer nga orientalisti Jonuz Tafilaj. Në inventarin e hartuar nga përgjegjësi i sektorit të dorëshkrimeve osmane në arkivin historik, orientalisti Haki Sharofi, shkruhet data e marrjes në dorëzim të këtij përkthimi (26 qershor 1963).[3] Ndërsa për kohën se kur është shkruar nga Syrja bej Vlora, ende nuk kemi asnjë të dhënë.

Megjithëse ky përkthim në dorëshkrim është në dialektin verior dhe përmbante një sasi të konsiderueshme gabimesh, ne jemi përpjekur që të ndërhyjmë vetëm aty ku ishte domosdoshmërisht e nevojshme. Kjo, sepse dialektet, së bashku me përkthimet e realizuara në një periudhë të caktuar, janë një pasuri e jashtëzakonshme dhe mbajnë vulën e kohës.

Në libër jepen të dhëna mbi personalitetet më të shquar të Shqipërisë së Jugut, e cila, nga pikëpamja administrative, në këtë periudhë, përfshihej në Vilajetin e Janinës. Aty flitet shkurtimisht, e ndonjëherë edhe më gjatë, për formimin, rolin dhe kontributin e emrave të njohur të botës shqiptare. Madje, nuk mungojnë edhe detaje, të cilat, duke pasur parasysh se janë shkruar si pjesë integrale e një libri me kujtime, nuk gjenden në asnjë libër tjetër. Kjo e pasuron dhe e bën më të bukur për lexuesin, por edhe më të vlefshëm si burim historiografik për studiuesit.

Pavarësisht nivelit të përkthimit dhe gabimeve, botimi i këtij libri pjesë-pjesë te “Zani i Naltë” mendojmë se është i nevojshëm. Kjo si homazh për autorin e harruar dhe anatemuar padrejtësisht, për përkthyesin e nderuar, orientalistin Jonuz Tafilaj dhe, në fund, për historiografinë dhe memorialistikën shqiptare.

Dr. Hasan Bello

  

III 

  1. Ferit Pasha[4] 
  1. Fazli Pasha, Alizoti, gjirokastrit, grada Mirmiranë. Është djali i Fejzo bej Alizotit, pari e Gjirokastrës. Mbasi shërbeu nëpër shum vende t’Anadollit si nënprefekt, u emënue në Limnos si prefekt. Vdiq në Stamboll. Në kulturë qe i kufizuem, dhe i cektë ndër gjykime. Çifligjet e Delinës dhe të Grykës, lan shkret, prej të cilëvet kishte një t’ardhun prej dymbëdhjetë lirash në vjetë, m’i pat shitë mue për njëmijë e treqind lira të verdha; dhe gëzohej se në këtë tregti ishëm gënjye unë e jo ai. Kurse këto çifliqe prej pesmbëdhjetëmijë dynymësh, në vendin ma me randësi t’Adriatikut, në vjetin e parë dhanë një prodhim prej dyqind lirash të verdha; dhe vetëm atëherë Fazli Pasha mbeti për ballë një deziluzioni. Qe i butë në natyrë, por i shrregulltë në jetë. 
  1. Fehim Efendi, Molla Demo, gjirokastrit, grada. Kadi prej Gjirokastre, biri i Molla Demos. Vesin e dredhisë dhe t’interesës personale e ka trashigue nga i ati. Kënaqësia e tij qe me i thye zemrën të tjerëvet. Kryet e madh, trup të madh, konstruksion atleti. Pak këndoj, por shum dijti. Fjalët e sjelljet i pat t’ashpra. Fehmi Efendi qe Nënprefekt në Jenipazar kur Dervish Pasha erdhi në Kosovë me u ra shqiptarëvet. Shërbeu ashtu si e deshtën patronët e tij, dhe kështu rregulloi punët e veta. Kur Dervish Pashën e afroj Sulltani prej vedit tue i dhanë gradën e Komandantit të Përgjithshëm të Rumelisë, Fehim Efendinë e bani dhe ma për vehte Pashën me dhurata gjithfarësh. Mandej me mënyrat e veta hipokrite mbërrijti të bahet zëvendës-vali në Xhidde. Tash ma Dervish Pashën e ka prijës dhe me ndërmjetësimin e këtij u pranue, në mënyrë të veçantë n’audjencë prej Sulltanit. Në midis t’urdhnavet që i dha Sulltani i tha edhe këto fjalë: “Njenin çelës të zemrës s’ime t’a dorëzova ty. Amaneti nuk tradhtohet, dhe shqiptarët nuk i dalin besës”. Me këto fjalë Sulltani kishte dashtë me i thanë Fehim Efendiut provat e simpatisë që ushqente për të dhe për randësinë që i jepte. Fehmi Efendiu në Xhidde gjet vali Topall Osman Pashën. Por me këtë s’mujt me da trofenë, megjithse qëllimi i të dyvet ishte i njëjtë, i përqendruem në një pikë të dobët; prandaj u hidhnun njeni me tjetrin. Fehim Efendiu u ftue në Stamboll. Si duket në Xhidde u kthye me urdhna ma të qarta e ma të gjana që mori nga Stambolli. Mu në këtë kohë u bashkue me Beqir Pashën, kur në Taif u vra Mid`hat Pasha me shokë prej duarve kriminale të një çete t’organizuar!! Por mbas kësaj ngjarje, Fehim Efendiu u smue në Xheddak, kush e di nën përshtypjet e ç’farë ndisinash të trishtueshme dhe erdh në Stamboll gjallë. Sulltani çoj dy herësh njeriun e vet Besim bejnë për t’a pyetë hatrin, një herë me një dhuratë pesëqind lirash e herën tjetër me treqind lira. Kjo nderë e kjo përkëdhelje dhe kurat ba prej shum mjekëvet, nuk mundi me ia zgjat jetën. Fehim Efendiu u da kësaj jete. 
  1. Jevzi Efendiu, Janinas, grada Ula-Sinifi-Sani. Shum kohë qe Mektupçi (Drejtor i Korrespondencës i vilajetit) në Janinë, dhe një kohë prefekt i Qendrës. Pat famë si njeri i mirë. Nuk mori pjesë ndër çështje kombëtare, as të mira as të dopta, sa me i lanë një emën vedit. Qe vetëm një ndër punësa të dalluem. 
  1. Fejzi bej Alizoti, prej Gjirokastre, grada Ula-Sinifi-Sani. Stërnip i Alizot Pashës prej Gjirokastre, djali i Hasan Beut. Fejzi beu kreu në Stamboll Mylqyen u gradue si atashe pranë valiut të Bejrutit. Mbrapa u gradua si prefekt në Korçë, në Prizren, në Pakëz (Kjos) dhe n’Ajdin. Në Bitlis qe zëvendësvali. Kudo u provue i zoti dhe u njoft si një administrator i mirë. Në qeveri t’Ismail Kemalit qe një kohë Ministër i Brendshëm: por megjithëse akreba (farefis) i afërmi i tij, s’mujt të durojë feblesen e tij me tolerue ndërhymjen e atij e këtij ndër punë qeveritare, dhe kështu e zemëroj Ismail Kemalin me kundërshtimet e tija.

Në qeveri të Princ Widit si Drejtor i Përthshëm i Punëve të Brendshme, u orvat me ia kufizue Esad Pashës dorën e keqbasë dhe i qiti vedit trazojë e belana tue i dalë zot me inatë interesave kombëtare. Ndër persona që internoi Esad Pasha në Podgoricë bashkoj edhe Fejzi bejnë. Malazezët këta t’internuem i lanë t’unët, dhe ia mërzitën jetën megjith farë torturash. Këta fatzezë qëndruen n’internim deri sa Austriakët zaptuen Shkodrën.

Në qeverinë që formuen në Shkodër Austriakët i ngarkuen drejtimin e financavet, për të fitue nga dijenia e eksperienca e tij. Mbrapa u emërue Ministër i Financavet prej Kongresit Kombëtar që u mblodh në Durrës.

Fejzi beu njeh mirë gjendjen e përgjithshme të Shqipnisë dhe psikologjinë e çdo klase të popullit. Të jep drejtime për çdo gja, qoftë nga pikëpamja administrative qoftë nga ajo politike si me qenë një dikcjonar i gjallë i përsosun. Ndjenjat kombëtare i ka të sinqerta e të vjetra. Në këtë rrugë nuk asht si këpurdhat që mbijnë mbas shiut. Vuajtjet e tridhjetë vjetëvet të jetës së tij politike, janë që të gjitha përfundimi logjik i ndjenjavet të tija kombëtare. Kur qe në Korçë e në Prizren prefekt përbuzi jetë e pozitë dhe tue marrë parasysh gjithfarë sakrificash i shërbeu interesave kombëtare. Në Korçë zhvilloi në popull dashuninë për atdhe dhe përkrahu forminim e një partie të krishtënësh botënisht. Me fjalë tjera ndihmoj së tepri në zgjimin kombëtar për rilindjen e një Shqipnie kundra rrezikut grek. Kur qe n’Ajdin si prefekt nxorri një fotografi, nën kontroll të xhonturqeve, bashkarisht me të birin Hasan begun, tue pasë ky në dorë një tabelë me fjalët “Rroftë Shqipniaa”. Kjo provë e ndritun e patriotizmit ekstrem të Fejzi beut asht e pa imitueshme dhe ndoshta e teprueme, megjithatë për personin e Fejzi beut asht një dekoratë e madhnueshme.

Fejzi beu në fjalë e në punë asht i ashpër, por i rregullt e i disiplinës. Rrugës së shtrembët nuk ecën, punës s’i mërzitet. Kënd s’ka frikë. Ndër mendime asht independent; pak dhe me natyrë…(e palexueshme- H. B.). I rregullt dhe në punë ekonomie, sa me mujtë me përballue ngushticat e jetesës. Jo gjeneroz, ndër shokë i shendshëm, por dhe zemërthyes. 

  1. Fejzi Pasha, Janinas, gjeneral Divizioni. Është djali i një notabli prej Janine. Karriera e tij fillon prej Bylyk Eminit (intendanjer në Kompani) dhe dalë kadalë asht ba Kolonel. Në luftën turko-greke më 1897 ndodhej si Komandant në Prevezë, dhe me një qëndrim e guxim për t’u lavdue u bani ballë mësymëvet të grekëvet prej toke e prej deti. Në ushtarët shqiptarë kishte një besim të madh dhe sillej gjithmonë ndaj tyne si një babë me dhimbsuni. Mbas luftës u ba gjeneral brigade e mandej gjeneral divizioni. Shpërblimin landuer të vepravet të veta e gëzoj dhe la mbrapa një formë të mirë e të madhe. Në kuvend ishte i kandshëm, dhe i dashun me gjithken. 
  1. Kahrem Pasha, Vrioni, Beratas, grada Bejlerbej i Rumelisë. Është i biri i Omer Pashë Vrionit, i cili qe ba vali i Janinës, tue qenë nderue dhe me titull veziri më 25 Rabiulahor 1237 h (19 janar 1822) dhe i Ruh-Hajat hanëmit të vejës së Jahja beut, një ndër memelukët e Egjyptit që qe vra prej shqiptarit Mehmed Ali Pashës. Në vitin 1261 h (1845) plasi një kryengritje kombëtare, e provokueme prej Gjolekës nga Kuçi. Kjo kryengritje në dukje bahej kundra Tanzimatit, por kishte për qëllim me manifestue ndjenjat kombëtare. Në këto luftime u vranë Jusuf beu i vëllai i vogël i Kahraman Pashës dhe Islam beu e Sylejman bej Juga (Sylçe), t’afërm të tij që kishin marrë anën e qeverisë. Kështu dhe Kahrem Pasha, me shumë parësi të Toskënisë të cilët, edhe këta, ishin me qeverinë e partizanë të shtypjes së kryengritjes. Kahreman Pasha (aso kohe bej) kishte fitue me këtë akt dhe ma tepër besimin e qeverisë. Kahreman Beut e Dervish Alimed Nasib Beut, parësi e Janinës i qe dhanë poja (titulli) Istabli -Amir; Hajredin beut, pari e Janinës dhe Naim beut e Fejzi beut, pari e Gjirokastrës poja e Kapëxhë-Bashit; Zenelabedin Efendiut, Myftiut të Gjirokastrës poja e Myderrisllëkut. Mbrapa Kahreman beu u ba prefekt i Janinës, me pojën e Mirmirranit e mandej si antar i Këshillit të Shtetit, formue së pari, me pojën e Bejlerbej i Rumelisë. Kahreman Pasha, tue ç’mue randësinë që do të kishte Fieri si pozicion në t’ardhmen e shtini në dorë dhe e bani, si mbas kohës, një qendër tregtie. Nuk dinte me këndue e me shkrue, por kishte mjaft prespektiva në jetë. Prej natyre qe i zgjuem dhe pati një karakter të fortë. Qe fort i pasun dhe fatin e pati gjithmonë të çmuet. I dhanun në dashuni ndaj të birit e t’afërmit e vet, qe modest e gjeneroz, dijti me përfitue nga vendi dhe nga koha dhe ia kaloi shokëve në pasuni e në pozitë dinjitoze. Në Berat hapi një mulli të madh dhe me ujët e tij bani një bahçe në shembull paradizi. E shijoj jetën mirë dhe e jetoj në gëzime. Larg thanë-thacavet, kërkoj gjithmonë një jetë qetësie. Veçohej si krah i qeverisë. Simpatik në shoqni, dinte të ruente në çdo shoqni e kuvend nderen e dinjitetin e vet. 
  1. Konmenos bej Jorgaqi, prej Preveze, grada Ula-Simfi-Evvel. Qe një njeri që pati nderë e të mira prej Ali Pashës e Ferid Pashës. Me përkrahjen e këtyne mbrrijti deri ne kambën e të Ngarkuemit me Punë të Petersburgut. Mbas vdekjes së tyne, qe çue në Korfuz me kërkesë të vet si Kryekonsull. Lëvizjen e organizueme të Likursit ia lajmëroj që ma parë qeverisë dhe porositi nevojën e shpejtimit të një pregatitjeje ushtarake. Por qeveria s’ja vu veshin dhe s’besoj në fjalët e tij, tue thanë se janë fjalët e një kauri. Qe i zoti në njohuni politike, besnik ndaj qeverisë, dhe i dalluem në mes të shokëvet me virtytet e tija. Ishte i mendimit që Shqipnia të kishte një formë regjimi autonom, por nën kunorë të Perandorisë. Dhe për këtë qëllim pregatite pretekste dhe u mundonte me ia mbushë mendjen Portës së Naltë. Por nga ky shkak u nxuer në pension dhe u muer me përmirësimin e çifliqeve që kishte ne Prevezë deri ndër ditët e mbrame të jetës së tij. Grekët s’vonuen me ja zaptue pasuninë dhe me marrë nëpër kambë familjen e tij. Këto provuen se ishte i sinqertë e serioz në besnikrinë që tregonte ndaj shtetit dhe ndasinat që ushqente ndaj shqiptarëvet. Prandaj si një detyrë çmimi ndaj një ortodoksi midis personaliteteve të shtetit otoman, kujtoj me të mirë dhe emnin e Konmenso beut. 
  1. Qazim bej, Nureddin aga Zade prej Konice, grada Ula-Sinifi-Evveli. Fama e tij fillon ç’prej kohës që qe shef sigurimi në Stamboll. Shpesh bastiste qytetin dhe e bani të njohun personin e tij. Si autoritet policor fitoi simpatinë e të famshmit Marshall të Xhandarëmërive Hysni Pashës, u shtini drojën gjith subalternëvet të vet, me bastun në dorë me trup impozant, si një aga i vjetër i Ihtisabit (shef i Policisë Bashkiake dikur, sh. i përk.) Megjithse injorant në kulm, mujte me ja mëshef vehtes këtë mangësi dhe me largue të keqen prej vehtes. U internue në Janinë si Kryetar i Divanit t’Apelit. Në Gjirokastër e në Prevezë qe si Prefekt, dhe këtu pak a shumë ç’faqi ndjenjat e tij kombëtare dhe mbrojti interesat e kombit. Me shumë parësi qe internue në Çanakkala. Këndonte me za të naltë disa fraza e vjersha që kishte mësue përmendësh turqisht e greqisht dhe mundohej me u dëftue i madh. I shkruante lutje Qemal bej Konicës, poetit të madh në za, dhe këto i shitëte si kapital të truvet të veta, tue vu në habi gjithkënd!! I tmerrshëm ndaj armiqve të vet, vendikatf dhe llafazan. Në krushqi me familjen e Dinojvet fitoj titull fisnikrie dhe bani pasuni. Vdiq n’Izmir ku qe prefekt. Në kuvend ishte i vrazhdë, por gjithmonë i shendshëm e burrë. 
  1. Qazim Pasha, Musa, Bendo, Gjirokastrit, gjeneral divizioni. Musa Qazim Pasha, agë nga një familje e mesme në Gjirokastër, u edukue n’ushtri pa pasë një shkollë. Qe ndërmjet karidëvet (këtë fjalë të nënvizueme se kupton përkthyesi dhe as se ka gjetë ndër fjalorë) në za të regjimentave të Kalorisë t’Armatës IV. Qazim Pasha qe i zoti si i vëllaj Hilmi Pasha, por jo si ky me vese të dobta. Megjithse i randë ndër sjellje veti kjo e nderueme për një shef ushtrie qe prap i pajtueshëm me shokë, i drejtë dhe i arsyeshëm. Nuk pat ndonjë kulturë të naltë ushtarake dhe ndonjë eksperiencë të gjanë. Megjith këtë njeri fort i disiplinës dhe i zoti me ia ba tjetrit hatrin. Qe i ruejtun në të çfaqun të ndjesivet kombëtare, kujt s’i bani mirë dhe as që pa mirë prej tij ndonjë shqiptar. U rrit e u shkri porsi një mand!! 
  1. Qazim Pasha, prej Konice, gjeneral Divizioni. Bir i Hysejn bej Konicës, prej parisë së Konicës. Musa Qazim Pasha, lindi në Konicë në vitin 1237 h (1822), dhe bashkë me t’an shkoi në Stamboll ku kreu dhe mësimet. Ndërkohë shërbeu në zyrën sekrete të Divani-Humajumit (Oborrit mbretëror) dhe në Konicë e mandej hyni n’ushtri ku mbërriti dalë-kadalë me u ba deri gjeneral divizioni. La emën të pa harrueshëm me ndere e dinjitet të vedin. Vetëm uniforma që barte jepte provën e lidhjes që kishte me ushtrin, pse nuk solli ndonjë shërbim ushtarak serioz. Qe poet, dhe në poezi imitoi Nefi-në dhe Fuzu-li-në. Pati vërtetë një vend të çmueshëm midis poetëve të lindjes. Si shumë poetë kishte një natyrë epikuriane, i lirë ndër koncepcione fetare dhe pijanec. Megjith këtë të varfnit i shikonte, jetimat i ndihmonte dhe u vinte atyne ndër nevojë që kishin; kurse ai vetë jetonte ndër ngushtica e ekononike. Prej gjuhës së tij trembeshin dhe eprorët e tij, dhe në çdo kuvend flitëte ashtu si i pëlqente. Ju lut një herë Ali Saib Pashës, Ministër Lufte, me i pague rrogat e mbrapambetuna. Ministri i Luftës urdhënoi Marshall Hasan Pashën, Ministrin e Shpenzimevet të Përgjithshme ushtarake t’i paguente dy rroga. Hasan Pasha e kishte ftue që t’i shkonte në zyrë. Vetëm për me i pague një rrogë. Qazim Pasha iu drejtohet atyne të dyvet me këto fjalë përbuzëse: ç’ka me ba, një muej e jep e një muej s’e jep[5]. Vdiq në Stamboll në vitin 1305 h (1888) dhe u varros ndër varrezat e Ebu-Ejub-Ensarit. 
  1. Qazim Efendi, Cipi, prej Gjirokastre, grada Ula-Sënëfi-Seni. Mbaroi shkollën Mylqye (shkollë e naltë politiko Administrative, sh. i përk.). Memduk Pasha Ministër i Brendshëm, e pati me vedi si atashe kur qe vali n’Ankara, fitoi simpatinë e tij, u ba Mektupçi (Drejtor i Korrespondencës) i vilajetit të Ankarasë, e mandej prefekt n’Artugrull. Qe në midis të nëpunësavet korrekt e me kulturë, dhe la kujtime të paharrueshme nëpërmjet disa vepravet që botoi. 
  1. Qani Pasha, prej Leskoviku, Jakup Agalliu, grada Bejlerbej. Djali i dytë i Rustem Pashës, Leskoviqarit, dhe po me mbrojtjen e tij pati funksione, deri sa u vu prefekt në Gjirokastër. Kështu qe dhe në punë administrate. Mbasi u doq Leskoviku nga dorë të mallkueme të grekëvet, zgjodhi si vend banimi Selanikun dhe këtu jetoi me nderë. Vendit si bani as mirë as keq dhe nuk ia pa kush dobinë prej asaj, mori pasuni që iu grabit prej grekëvet. Por as zemrën nuk ia thej kujt. Ndër ditë e mbrame të jetës së tij vujti dhe qe i smut. Nuk ushqej për kënd mëni. U varros në Selanik. 
  1. Qemal bej, Namik, Konica, nga grada Bala. Qemal beu që krenohej me qenë Shqiptar, qe një reformator i letërsisë otomane dhe yllë i ndritun i karvanit të letravet. Pati titullin e shkëlqyeshëm “Letrar i madh” dhe i etshëm për liri, mujti me i dhanë gjith qartësinë stilit të vet me fjalët ma të reja e të spikatuna dhe me provue kulturën e tij të thellë. Në poezi qe ma i fortë se në prozë, stili i tij i pa imitushëm dhe shum efikas. Ndër veprat e tija provohej patriotizmi i tij. Me veprat e veta të zgjedhuna që janë prodhimi i lirivet dhe i pendës së tij, i hapi gjuhës letrare turke një udhë të re, u ba simbol i letërsisë dhe bani që t’i njihej ndera e fama ndër ata pjestar të kombit dora e të cilëvet dijnte me mbajtë pendën. Midis xhonturqve që u mblodhën për herë të parë në Paris, Qemal beu me qëndrimin e tij konstant, u ba shprehja e dëshirave të kombit dhe ndoshta flamurtari i shokëve të vet. Vdiq në Midili (Mytelenë) ku qe prefekt. Qe një letrar i nderuem që ia çmoj gjithkush vlerën. Asht shkrue aq tepër për Namik Qemalin, sa për mue do të qe pak sado që të shkruejshem për të. 
  1. Maliq, Naili Pasha, Arsllan Pashalliu, prej Libohove, grada Bejlerbej i Rumelisë. U njoftë në Shqipni për zotnues i një karakteri të ngultë dhe si pasanik. Megjithse analfabet, qe inteligjent e i kuptueshëm. Marrë zakonet e një shevaljeje. I rritun në një kështjellë të Libohovës, urreu kulturë e art jo vetëm për personë të tij por dhe për njerzit e shpisë, ato e konsideronin si një barrë. Shum pak e integrojnë ato që njeh, dhe rrin larg punëvet të qeverisë. Ka një natyrë të hollë sarkastike, dhe asht guximtarë. Kurrë gja s’i bam përshtypje dhe për çdo gja asht indiferent. Në shpenzime asht i ndalun, kështu dhe dhurata s’i ban kujt. Arin që futë një herë nder qypa, s’e nxjerr ma andej. Kujtë pare si huante as nuk merrte prej kujt hua. Besim nuk kishte te kërkush. Në shpi ushqente një shumicë njerzë-bisha për t’u mbrojtë prej brigandash, dhe e kish zakon me u ndej larg njerzëvet të qeverisë. Kjo natyrë e tij rridhte, siç u thonte miqëvet të vet intim, nga ngjarjet e fundit që kisht psue daja i tij, Ali Pashë Tepelena e që ai i kishte pa me sy. Megjith këto ndisina e urrejtje që kishte ndaj qeverisë e qeveritarit, ushqeu n’ambicje me qenë i pajisun me ndonjë gradë qeveritare, dhe për me pasë një këso grade bante sakrifica. Kur Mustafa Asim Pasha Gjiridi (asht shqiptar, por mori këtë emën pse qe vali në Gjiridi- sh. i përk.) ishte vali në Janinë kërkoi ndihma prej pasanikësh me ba një ndërtesë shkollore, Maliq Pasha, tue dashtë me shfrytzue këtë rast, kishte dhanë njëmij lira ndihmë, me kusht që t’i jepej (naltohej) paja në Bejlerbej prej asaj që kishte si Mirmiranë. Mbas vdekjes së tij kam shkue në Libohovë për kryeshëndoshë e ngushëllim të birëvet dhe me u ndihmue në çashtje trashigimi djalit të tij të madh dhe vjehrrit të Ferid Pashës, Adem beut. Në një vend ma në sy të dhomës ku qeshë përbujtun më ranë në sy suazë prej një dërrase të thjeshtë e të pa botueme të varuna në mur. Ndër këto suaza ishin ngjitë dy fletë të salnames që përmbajshin gradat e titujt e disa personavet të shtetit.

Për djalin e madh, Adem begun, mendonte se do të jetë një trashigimtarë debamche që do t’ia qettë fundin trashigimit. Neki beun donte ma tepër ndër djelmë të vet. Trashigimin ua la baraz gjith djelmëve dhe thoshte se në mos ai vetë s’donte me u ba shkaktar grindjeje në mes të trashëgimtarëvet. Mbas vdekjes i kanë gjetë nd’arkë 64.000 lira të verdha dhe shum sende të kushtueshme. Ndër këto gjana të kushtueshme ndodheshin një bazubend dhe një hajmali që barte mbi vedi Ibrahim Pashë Vlora, megjith këllëfat e tyne të praruem si dhe një musaf (Kur`an) i lidhun me një mblojë të prarueme dhe ky bashkë me disa sende artistike që kishte pasë ble prej Sabri beut e Servet beut të birëvet të t’Ahmed beut. Në mes të plaçkavet të lanuna i asht gjetë dhe një fletore, ku kishte pasë shënue emënat e gjith atyne që i kishin pasë lypë hua e s’u kish pasë dhanë megjith shumat e kërkueme. Asht për tu çuditë se këto të holla kanë dalë krej baraz me sasinë e shumës së të hollave që ka lanë!! Maliq Pasha ka vdekë në vitin 1892 dhe asht varrosë në Libohovë, në Teqe të Sheh Mahmudit. Teqes i ka lanë disa dhurata; dhe birt e nipat e tij do t’i gëzojshin pasunie që ka lanë në Libohovë me kusht që të banojshin në këtë qytet. Maliq Pasha qe një njeri suigeneris me krejt kuptimin e fjalës, dhe një njeri që nuk u gabue ndër porosi e gjykime të veta për të zbulue të ardhmen. 

  1. Mehmed Ali Pasha, Selim, prej Delvine, Bejlerbej i Rumelisë. Mehmed Ali Pasha qe adjudant i Sulltan Abdylazizit që ditën që hypi ky në fron e deri që u shfronzue. Ditën që hypi në fron Sulltan Muradi doli nga pallati me gradën e Kolonelit. Në Vlonë, në Tarsos e n’Ajvallëk qe prefekt dhe për shërbime të çmueshme që dha ndër këto vende, u dërgua prefekt në Resmo e në Kandojë e ma mbrapa në Jenipazar, në Tokat e n’Amasja, gjithnjë si prefekt. Kaloi me vullnet të vet në Këshillë t’Evkafit si antar, tue shërbye në këtë post ma së miri, e mandej, prap me kërkim të vet u emënue prefekt n’Ajdin. Me çpallje të Konstitucionit dha dorëhekjen dhe kaloi në pension. Mbas proklamimit të Shqipërisë më vehte u largue prej Stambolli dhe u kthye në Shqipni, tue iu pre pensioni që ishte një e drejtë e tij. Në çdo funksion zyrtarë që pati u tregue një administrator i mirë, la një tok veprash të mira dhe si shpërblim pati prej Shtetit shkallë shkallë grada deri në Bejlerbej i Rumelisë dhe u nderue me dekoratat Osmani e Mexhidi. Qe nderue gjithmonë midis funksionarëvet me virtyte të nalta. Mehmed Ali Pasha pati merita të nalta në sa që fitoi nderimin e dashuninë e gjithkujt. Qe dhe pjestar i një sekti fetar, një plak zemër mirë. U varros në Delvinë në Tyrben e Beqir Efendiut, në varr ku e pat pregatit në gjallni të vet. Kur vdiq qe në një moshë afër tetëdhjet vjeç. Shkroi një vepër me shënime të ngjarjevet me randësi i të cilavet ishte qenë vetë dëshmitarë në jetën e tij; dhe aty n’atë vepër inseroj dhe shumë të vërteta historike. Qe i shoqi i motrës s’ëme ma të vogël Melek Hanëmit dhe djali i madh i Abdyl bej Selimit nga pari e Delvinës. 
  1. Mehmed Ali Pasha, Vrioni, Beratas, grada Mirmiranë. Është djali i madh i Hyjsen Pashës të birit Omer Pashë Vrionit dhe i Merjem Hanëmit të së bijës së Sulejman Pashë Toptanit. Qe një ndër të mdhajt të kombit t’onë, i çquem për kulturë e për patriotizëm kombëtar. Pranoj me qenë Serqerde (komandant) i bashibuzukvet (ushtarë vullnetarë të parregullt) që u mblodhën në Toskëni me qëllim që të shtypej kryengritja që shpërtheu në Hersekë në vitin 1293 h (1876). Në shpërblim të patriotizmit e të shërbimit të jashtëzakonshëm që tregoi me një herë fitoi titullin “Rutbei sanije Sënëfi Mytemajiz”. Hoq shum mundime e vështirësi, dhe mbasi Bosnja-Hersegovina u pushtua prej Austriakëvet mujti të kthehej shëndosh e me plaçka lufte bashkë me ushtarët e vet. Në vitin 1880, në mbledhjen Kombëtare që u mbajt në Prevezë, u dërgue n’Evropë me mision për të mbrojtë kërkesat t’ona kombëtare pranë Kancelarivet të huaja, dhe për të lehtësue barrën e randë që na kishte ngarkue Traktati i kobshëm i Berlinit; dhe ia arrijti sa qe e mundun, me ia dalë me sukses misionit tij. Dikur qe prefekt ad interim në Vlonë e në Berat, mbrapa shkoj në Stamboll prej aty prefekt në Bajazid. Si u kthee prej andej provoj një fatkeqësi të madhe. Iu rrëzue prej kali dhe vdiq shoqja e jetës së tij Hysnije Hanëmi, e nderumja bi e Mehmed bej Vokopolës. Mandej u emënue prefekt në Sakëz (Kio). Mehmed Ali Pasha kreu kudo me zotësi shërbimet e veta zyrtare, la kudo kujtime të paharrueshme. Qe gojtar (orator) e poet, dhe i dhanun mbas letërsisë së perëndimit e të lindjes. Recitonte shpesh vjersha që ishin të tija dhe që kishin një frymë kombëtare. Më tepër se me u marrë me punët zyrtare dëshronte me shpreh ndjenjat e tij poetike. Poezia tek ai kishte përmbajtje të ndryshme. Aq e mprehtë e pasun ishte fjala e tij sa që po të donte bante të qajë njerinë e po të donte e bante të qeshte. Ngjarjen ma të thjeshte e përshkruante me fjalët ma të kandëshme, dhe mund t`i jepte shpirt një gjajë të vdekun, kaq e fortë ishte fjala e tij. Në fytyrë ishte gjithmonë i qeshun dhe ndër sjellje tërhjekës. Nuk mburrej me pasuni, por dhe ngushtica ekonomike nuk e trembte. Nuk ishte tahmaqar dhe kapriçoz me pasë pasuni. Thanethashat nuk ia kandëte, bile ankohej për ambjentin ku merreshin nëpër gojë punët e tjerëvet. Beratasit i recitojnë pra vjershat kombëtare të Mehmed Ali Pashë Vrionit dhe kallzojnë ngjarje që lidhen me personin e me jetën e tij private. Kena të drejtë me kërkue prej Eljas beut që të mbledhë veprat që ka lanë të shkrueme Mehmed Ali Pashë Vrioni, mbasi Eljas beu ka trashigue dhe kulturën e tij. Me një fjalë Mehmed Ali Pasha qe një presonalitet i çquem që nderoj kombin me virtytet e tija të nalta dhe me vepra që janë fryti i kulturës dhe i frymëzimevet të tija mendore. Vdiq në Serfixhe në vjetin… dhe u varros në varrezat e atij qyteti. Zoti e pastë mbulue me mëshirën e vet të pambarueme. 
  1. Muhtar bej, Mehmed, Tepedenli-zade, grada Ula-Sënëfi-Ula. Mehmed Muhtar bej, djali i vetëm i Selim Pashë Tepelenës lindi, u rrit dhe vdiq në Stamboll. Qe sekretar në Tophane, i zgjuet e i zoti dhe një shkrimtarë i mirë. Pati një gjuhë elegante, të mprehtë e sarkastike. Qe i kandëshëm e simpatik në kuvend. Mori një rrogë, e cila i qe pague prej pasunisë së tij së konfiskueme, sa me i mbyllë gojën dhe me i dhanë mundësinë me jetue varfënisht. La një vajzë vetëm dhe vdiq në vitin 1911. 
  1. Mustafa bej, Pasha, Shefqet, Janinot, grada Ula-Sënëfi-Evvel. Është i biri i Ahmed Pashës të birit Ismail Pasho Pashës, i cili qe përkrahë një herë prej Halit efendiut dhe i qe lëshue në shpindë si shemër (rival) Ali Pashë Tepelenës por që mandej qe vra në rrugë të Filibesë dhe i qenë marrë nga dora sanxhaqet e Janinës e të Delvinës me shkas se vu në pozitë të keqe ushtrinë e Janinës më 25 të Muharremit të vitit 1237 (22 tetor 1821). Në Shqipni u lidh në krushqi me shum familje të para, në Janinë i shkoj fjala, për këdo qe një person me autoritet mbasi fjala i ndërgjohej. Në të parin parlament otoman u zgjodh deputet dhe fitoj famë, por mandej, si u mërgue Mid`hat Pasha dhe u mbyll parlamenti u dëbue dhe ky prej Stambolli. Qe njeri me kulturë, administrator i mirë dhe i zoti. Dhe ky ishte bashkë me pari të Shqipnisë që u internue në Çanakkala dhe pati pjesë ndër të tana mbledhjet kombëtare. Qe një gastronom i madh dhe njeri dëfrimesh. Por kah fundi i jetës vuejti shumë dhe bile u çmend. Me trup qe i madh, në bisedë i kandëshëm. Vdiq në Janinë dhe u varros në varrezat e familjes së tij. Tue qenë Mirmiranë u naltësue në gradën Ula-Evveli, prandaj morri titullin Pashë. 
  1. Mustafa Pasha, Psura (Psara), Janinot gjeneral Divizioni. Kur qe n’Elbasan major batalioni e kaloi kohën midis sazevet e çingijevet!! i ardhun në Stamboll gjeti rastin me fitue dhe ma fort simpatinë e Serasqer Ali Sabri Pashës e ma mbrapa Serasqer të Riza Pashës, dhe kështu, i përkrahun prej këtyne u ba i hartueshëm. Mandej si Indendant i ushtrisë u ba një autoritet që i drejtoheshin i madh e i vogël. Ndër veprime të zyrës që pat u tregue njeri i disiplinës, ndihmoj atë që njofti, veprat i pat të mira dhe u provue një administrator i mirë. Qe ushtarë i karrierës (regjimenterë), por ma fort se me punë ushtarake direkt u muer me çashtje administrative t’ushtrisë. Me gjithse prej Janine, shqipen e flitte krejtësisht bukur dhe thonte se është lindun shqiptar. I kandej me qenë me shqiptarë gjithmonë në kontakt. Në jetën private e në sjellje qe i lirë, s’la konditë, ceremonitë, dhe u njoftë për një gjeneral, të cilit i pëlqente të jetonte në qetësi e i dizenteresuem!! 
  1. Mustafa Efendi, Budo, prej Gjirokastre, grada Ula-Sënefi-Evveli. Qe mjek i dalun prej fakultetit të Mjeksisë së Stambollës. Inteligjent e i zoti në profesionin e tij. Në Janinë i doli fama për zotësi. I mbrojtun prej Tatar Osman Pashës, u ba njeri me autoritet në Janinë dhe mandej iu shtue fama e ndera kur u emënue Inspektor i Shëndetësisë në Stamboll. Pati ndjenja kombëtare, qe i kujdesun në punë dhe patriot. Prej të lodhmes e prej vujtjevet u kthye në Gjirokastër me duer thatë, dhe lujti mëndsh. Vdiq në Gjirokastër. 
  1. Mustafa Pasha, Neshet, Çeço, Janinas, grada Bejlerbej i Rumelisë. Mustafa Pasha, i një familjeje me za të Janinës, qëndroi shumë kohë në Gjirid si mektupçi (Drejtor Korrespondence vilajeti) dhe prefekt ndër disa prefektura. U tregua një administrator i zoti. Me sjelljet e tija arrogante i theu zemrën kujdo që njofti, dhe qe skrupoloz në punë. Megjith këtë në çdo nëpunsi që pati ruajti dinjitetin e vet, njofti mirë punët e veta; dhe la një pasuni të konsiderueshme. Qe i internum në Çanakkala me parinë shqiptare, por ma tepër për shpifje që i ban se sa për interesimin që tregoj ndër çashtje kombëtare. 
  1. Mustafa Pasha, Kolonja prej Kolonje, gjeneral brigade. Në kohët e fundit të sundimit të Sulltan Mahmudit u regjistrue në muzikën mbretnore dhe prej këtu përparoi. Mbasi shërbeu ndër shumë funksione ushtarake dhe dha kontribut të mirë, u emënue ma në fund Kolonel i Redifëvet (rezervistëve) të Gjirokastrës. Mori pjesë në luftën turko-greke të 1897-ës, ia mbrini si Hizri te Pes-Pusat ku pësoj një disfatë armata e Lorosit dhe me shpatë në dorë dhe me fjalët “o burrani djem,, në gojë u hodh me një shkathtësi djaloshi e me një eksperiencë plaku në luftë, tue shkatrue ushtrinë greke e tue i dhanë një jetë e guxim të ri ushtrivet otomane. Me një fjalë qe një nder krenë shqiptarë të guximshëm t’ushtrisë otomane. Kultura e tij qe e kufizume. Në bisedë qe i kandshëm pat sjellje të mira dhe disiplinë n’administatë ushtarake. I ndershëm e gojë-ambël, fjalën fjalë e me karakter burri. Tue qenë në moshën tetëdhjetë vjeç e në pension vdiq. 
  1. Mustafa Bej, prej Konice, grada Ula-Sënëfi-Evveli. Detyra e tij zyrtare qe Drejtor i Bonovet të Trezorit, por u mor dhe me astrologji. Famën e pat vetëm nga i ati, pse qe i biri i Namik Kemal beut. Ishte nip i Abdyl Latif Pashës. Qe i ndershëm e zemër mirë. Rrnoj shumë, por gjithmonë me zemër të mjerume nga vujtjet e të birit. Fukaranë e shikonte; qe një bamirës me cilësitë e një njeriu të mirë. 
  1. Mustafa Pasha, Nuri, Vlora, prej Vlore, grada Bejlerbej i Rumelisë. Mustafa beu rrin indiferend kundrejtë ngjarjevet të ditës dhe veprimevet administrative e merret vetëm me mësimet e veta. Megjith këtë mbas disa kohe në Shqipni pëlcet një kryengritje për me kundërshtue zbatimin e vendimeve të marruna me rastin e proklamimit të Tanzimatit. Mustafa beu, i vëllai e nipat me tjerë të parë shqiptarë internohen në Konjë si organizator të asaj kryengritje. Mustafa beu vjen në Konicë plot njëmij e tridhjet e tri ditë. E vetëm fill mbas emënimit të Ismail Rahmi Pashë Tepelenës. Si vali në Janinë për të parën herë me ndërmjetësimin e tij falen e lirohen prej internimit një herë Mustafa beu e mandej tjerët. Ismail Pasha, i cili në personen e Mustafa beut sheh njeriun inteligjent e t’aftë, i jep këtij për shoqe Naile Hanëmin bijën e Aishe Hanëmit, të cilën Ismail Pasha e ka motër. Kështu Mustafa beut i hapet rruga e një fati të bardhë. Bejlerët që u internuen në Konicë, për pasunitë e tyne që kishin në zotnim si ajanë (notable, fr.) të Vlorës s’kishin pague të dhetat për gjasht vjet në Vlonë, dhe qeveria kundrejtë detyrimevet të tyne që kapeshin gjashtqindmij e sa grosh, u kishte zaptue pasunitë dhe administrue nga ana e saj. Mustafa beu ma së pari iu hyni punës që të shpëtonte pasunitë e konfiskueme. Prej kësaj pasunie vetëm një mulli në Gremenicë kishte mbetë i lirë, jashtë konfiskimit. Këtë mulli e kaloj mbi të shoqen. Shiti mandej çiflikun e Radhotas që ishte mbi të shoqen dhe paret e tij, dy treqindmij grosh, ia çoj Hurshid Pashës, vali i Rumelisë që kishte selinë në Manastir. Kështu shpëtoi pasuninë nga konfiskimi. Mandej Mustafa beu ngrehi një konak madhështor në Janinë dhe këtë qytet zgjodhi për vend banimi. Këtu Mustafa beu u ba njeri me influencë dhe fitoj famë. Por paria e Janinës e shikonte me sy rivali dhe s’pushonte s’atakuemi. Dhe ky rivalitet i solli mjaft trazime Mustafa beut. Pse paria e Janinës imituen vulën e tij, dhe sendergjuen një sened. Por për fund, gjykatorja e naltë në Stamboll nxorri në dritë të vërtetën, dhe Mustafa beu shpëtoi nga një gajle të madhe. Në vitin 1278 h (1861) u emënue prefekt në Gjirokastër, një vit mbrapa në Korçë e prap mbas një viti në Nartë. Por prej këtu dha dorëhjekjen e shkoi në Stamboll. Në vitin 1283 h (1866) u krijua rishtas valillëku i Tunës, ku u emënue vali Mid`hat Pasha e Mustafa beu ndihmësi i tij. Deri në vitin 1286 h (1869) Mid`hat Pasha e pat Mustafa bejnë shokë e përkrahës ndër të gjitha reformat e veprat e tij. Kur Sulltan Abdyllazizi kthehej prej udhëtimit të tij t’Europës nëpër Rusxhuk e emënoj në Mabejnë (në Pallat) n’emën të vilajetit. Kryeministri Emin Pasha që çmoj cilësitë e vetitë e Mustafa beut, e emënoj në Resmo prefekt tue i dhanë dhe gradën e Bejlerbeut të Rumelisë, ku qëndroi tri vjet; dhe tri vjet e gjysëm tjera si prefekt në Kandje, një vjet si prefekt në Hersekë e në 1296 h (1879) mori kryesinë e mbledhjes që u ba në Prevezë dhe provoj veprën e vet patriotike tue shpëtue Janinën me lëshim të Jenisherit në vend të saj. Muhtar Pasha ishte në Prevezë aso kohe si komisar. Mbasi u kryen formalitetet e këmbimit, të Jenisherit në vend të Janinës, u formue valillëku rishtasi i Manastirit ku Muhtar Pasha u emënue vali e Mustafa beu, në saj të relacionevet të mira që kishte me të, u dërgue prefekt në Korçë. Por prej këtu dha dorëhjekjen mbas shtat muajsh dhe vajti në Stamboll. Me t’ardhun këtu u emënue Komisar i caktimit të Kufijvet në Shkodër mision ky të cilin, dashtë e pa dashtë e pranoi, por tue vu disa kushte. Stambolli kishte da me ia lëshue Malit të Zi pesë-malet e Shkodrës në vend të Plavës e të Gucisë. Mustafa Pasha, që çmonte pozicionin e fortë të këtyne malevet për Shkodrën dhe rrezikun që do t’i vinte Shqipnisë në rasë se këto i lëshoheshin Malit-Zi, pa nevojën me lëshue një copë tokë kahë Kraja si shpërblim për pesë-malet dhe kështu me përfundue caktimin e kufijvet. Mbi autorizimin që mori për këto motiv kuvendi si i shkroi drejtëpërdrejt zyrtarisht Princit të Malit Zi dhe mori pëlqimin e tij. Por ambasadori Rus në Stamboll e kishte bindë Portën e Naltë për një ndrrim të pesë-malevet me Ulqinin, dhe i ishte ba komunikimi Mustafa Pashës; por ky nuk e pa të zakonshëm këtë vendim të Portës së Naltë dha dorëhjekjen dhe nguli kambë që t’i pranohej kjo. Në vend të tij u dërgue me të shpejtë gjenerali i Shtat Madhnisë Veli Riza Pasha. Tue pas ngurue edhe ky në çashtje të dorzimit t’Ulqinit, u ngarkue Dervish Pashë Lofçeja. Ky kuptoj se akti i Mustafa Pashës në refuzim të dorëzimit t’Ulqinit mbështetej në ndenjat e tij kombëtare, dhe këtë e mori për shkas me shfrye mëninë e tij kundra Mustafa Pashës dhe kundra shumë krenëvet tjërë shqiptarë, tue nxjerrë urdhnin e Sulltanit për internimin e tyne në Çanakkala. Mustafa Pasha këtu ndej i internuem dy vjet, dhe mandej në Izmir, ku qe transferu gjithnjë i internuem. Mbas gjashtë muejshë u fal dhe me insistim të Ismail Pashës, vali i Izmirit, pranoj kambën e prefektit të Menteshës. Këtu shpartalloj një çetë brigadash që i pat shti tmerrin popullsisë së vilajetit t’Zmirit dhe mbrrijti me rivendosë qetësinë. Sulltani në shërbim të këtij shërbimi e nderoj me medaljen “Ikinxhi Osmani”. Dëshira kryesore e Mustafa Pashës ishte me u kthye një or e ma parë në vend të vet. Dha dorëhekjen si prefekt i Menteshës megjith premtimet e sigurimet që iu dhanë se do të kishte edhe ma nderna prej Sulltanit, dhe u kthye në Vlonë mbas autorizimit që nxorri. Në Vlonë priti kohën me shkue në Qabe, për ku u nis në fillim të vitit 1302 (1884) dhe por sa mbrrijni në Mina, më 16 të gushtit, të këtij viti, të mërkurën u nda këso jete.

Mustafa Pasha qe njeri me kulturë të gjanë. I devoçëm fetarisht, ruhej prej çdo mëkati. Të tana punët e tija ishin të shestueme ma përpara e mbrenda një plani. Disa vjersha të tija arabisht dhe sa annotacjone letrare stolisin bibliotekën t’ëme dhe për mue janë një kapital që më gëzon. Frengjishten dhe greqishten i zotnonte në mënyrë të përsosun. Në kaligrafi ishte mjeshtër. Bante pjesë në sektin e mevlevijve, dhe në Konja në Teqe të këtij sekti kishte selinë e vet. Kundrejtë të mdhajvet ishte krenar, por modest ndaj të voglit. Ai kisht ambicie për me pasë famë e pozitë, jeta e tij ishte fare e thjeshtë. As nuk ishte hipokrit as nuk detyronte të tjerët t`i bajshin hipokrizi. Respektonte të drejtat e shoqit, dhe ishte i prirun me ba mirë. Kundrejtë vuejtjeve e mjerimeve kishte një rezinjacion. Memorien e kishte të fortë, gjuhën elokuente, ishte, të thuash erudit. Dijte përmendç shumë vjersha të mesnevisë dhe gjithmonë e mbante në dorë librin e Imam Shuaran-it.

Në mbledhjen e Prevezës ia doli me sukses qëllimeve të veta kombëtare, por po këto qëllime i dhanë grusht dhe e hollën ndër vujtje. Kudo që qe u krenu me qenë shqiptarë. Ndër gjykime ishte i qartë dhe punët i shihte shumë larg. Në kryengritjen e Hersegovinës dhe në lëvizjen malazeze ma tepër se ngacmimevet të rusëvet shihte gishtin e Austrijakëvet, për çka kishte shti në dorë provën bindëse. Vetë Mustafa Pasha qe i pari që ja raportoj me dërgue ushtarë para se me plasë kryengritja. Por kryeministri i atëhershëm Esad Pasha në vend t’ushtarëvet i çoj porosina me zbutë kryengritsat me këshillë. Dërgimi i dy bataljonëvet ushtarë siç i propozonte Mustafa Pasha, thonte kryeministri, do të bante bujë të madhe n’Europë, dhe për këtë kishte arsye. Mustafa Pasha dha dorëhjekjen dhe insistoi që t’i pranohej; bile refuzoi propozimin që iu ba me shkue si prefekt në Jenipazar. Qe shum rigoroz ndër çashtje fetare, dhe zbatonte përpikmisht detyrimet që i vente feja. Nuk i jepte kujtë rastin me vu gojë as kundra çashtjes vet ma të thjesht fetare. S’e kishte zakon as me marrë kënd për të keq nëpër gojë. Fjalën e kishte fjalë, me t’afërm e miq ishte i shkueshëm. Që të mos ishte i detyruem me bartë një dekoratë me kryq, gjeti ekskuza me dalë me pritë në emën të Portës së Naltë Perandorin e Austrisë që vinte në Raguzë. Mbante një pozë serioze në çdo mbledhje a shoqni, mbrojte interesat e qeverisë dhe mbante dinjitetin personal të vetin. Në Vlonë ngrehi shkollën ruzhdie (Qytetëse). Nër vende ku pati nëpunësina la një tok veprash. Në Gjirokastër solli ujët e Sopotit, në Resmo ndërtoi një godinë qeveritare dhe një kazermë, në Kandojë mbërrijti me ngrehë rishtas Xhaminë e Madhe të Vezirit dhe Shpi-korrektimi, në Trenovë të Mastarit shtroi një urë madhështore hekuri dhe në Medinë në varin e Mevlana-së bani disa përmirësime e la dhurata. Mbi gurë të varrit ka këtë mbishkrim: “Geldim sana rizanë ederek xhyrmu gjynahi, Xhanëmlla sëgëndën sama ej Bajti-Ilahi”.[6]

Asht i varrosun në Mina ku pat vdekun, pranë varrit të Hazreti Hadixhetul’Kubarasë. Perëndia e pastë mbushtë me mëshirën e vet të pambarueme. 

  1. Myfid bej, Ahmed, Libohova, prej Libohove, grada Ula-Sënëfi-Sani. Se sa ndikim të randë kanë mbi njerzë ndryshimet e kohës e të vendit!! Maliq Pashë Libohova urrente kulturën dhe për një shënim llogarie ma të vogël mbetej në nevojë t’imamit të lagjes. Kështu la të zhytun në pellg t’injorancës katër djelmët e vet, pse ishte i bindun se në këtë mënyrë do të mund i vazhdonte ndera e madhnia e Shpisë së vet!! Por Neki beu, biri i Maliq Pashës, pati një përshtypje të keqe nga indiferentizmi kulturorë i t’et, dhe çoj në shkollë djelmt e tij. Neki beu i kishte kuptue se malli, gjëja, ndera e madhnia mund të mbaheshin vetëm me virtyte të mira e me një perfeksionim shpirtnor, prandaj me sakrifica të mëdha u dha mësim katër djelmëvet të vet, i çoj ndër shkollat ma të mira t’Evropës, ku ata morën një kulturë të gjanë dhe mësuen shumë gjuhë të hueja. Kështu Neki beu kreu ma së miri detyrën e tij atnor ndaj të birit. Ma i madhi ndër djelmët e Neki beut por dhe ma i dashuni benjamin ash Ahmed Myfit beu. Inteligjencën e vet dhe zotësinë kulturore pikë ma së pari e provoj Myfid beu në hartim të një vepre biografike që botoj për dajën e madh të tij Ali Pashë Tepelenën.

Me zotësi përdori pendën në përshkrim të jetës dhe në mbulim të vepravet të shëmtuta të këtij përbindëshi! Por tue studjue thellë jetën e dajës së vet, Myfit Beu iu ushqye zemra e trutë me një ndjenjë fisnikrie madhështore dhe me një simpati ndaj trimnisë. Kështu iu shujtnë shpirti me peripecitë e gjith jetës s’Ali Pashës. Daja i Myfit beut qe një satrap i kohës vet, dhe përbuzi armiqt, nënçmoi gjithëken, pse mendonte që kështu duhej të sillej një njeri shteti. Por sot janë ndrue kohët. Për ta çue në vend një dëshirë ma të vogël duhet me iu përulë vegjlisë, të cilën Myfid beu e quen “hezele-bezele” (përdoret për të poshtrue turmën, sh. i përk.). Por këtë të vërtetë Myfid beu e kuptoi vonë dhe ra në deziluzion!! Myfit beu asht guximtar dhe i zoti i gojës. E para nëpunësi e tij qe në Ambasadën otomane të Brukselit si sekretar i dytë. Aty nxorri revolverin kundra Këshilltarit Sejfedin beut dhe vu në frikë e në shqetsim personelin e Ambasadës me poteren e tij. Aso kohe Faik bej Konica nxirrte në Bruksel gazetën “Albania” dhe Ismail Qemal beu gazetën “Selamet”. Të dyja këto gazeta shkruen kundra Myfid beut, por ky u detyrue me heshtë. Por Myfid beu, edhe i ri tue qenë filloj me folë me një gjuhë të qartë rreth revendikimeet legale shqiptare, dhe me guximin që tregoj i thirri një nderë e lavdi emënit të vet! Fill pas çpalljes së Konstitucionit, u zgjodh deputed i Gjirokastrës, e këtu pati një pozitë me randësi. Një ditë bamë një mbledhje në shpi t’Eqerem beut, vëllait të vogël të Myfid beut ku morën pjesë Ahmed Riza beu, Xhavid e Talat beu. U vendos në këtë mbledhje me gjetë një afrim në mes të Myfid beut e të krenëvet t’Ittihad-it. Njëni ose pari ndër kushte t’afërimit që paraqiti Myfid beu qe sjelljen në shkallë të Kryeministrit t’Isamil Qemal beut. Krenët e Ittihadit jo vetëm që nuk e pranuen këtë kusht, por çfaqën nevojën që Myfid beu duhej të këputtë relacionet me Ismail Qemal bejnë. Kështu Myfid beu la mbledhjen dhe doli prej shpie të vëllasë. Diskutimet që u banë ne mbledhjen që u tha më sipër, provuen se Ittihatçijtë s’do të ishin të zotët me zbatue parimet e medodat e nevojituna në një regjim konstitucional dhe që ata do t’a vejshin absulutisht në tiraninë e tyne sundimin e shtetit. Prandaj, Ittihatçijt sa n’Ismail Qemal begun kishin çfaqë urrejtjen dhe kundra Myfid beut, tue e manifestue herë mbas here këtë urrejtje. Kur Myfid beu lajmoj me një gjuhë të qartë politike dhe të mbatun aleancën e katër shtetevet të Ballkanit prej tribunës së Parlamentit, Ittihatçijt e përbuzën dhe e tallën dhe bile Ministri i Jashtëm Rifat Pasha, njeriu i Ittihatçijëvet, për të nënçmue vlerën e Myfid beut përdori kundra tij fjalët përbuzëse “s’ka as furrik as voe” tue mos pa nevojën as me ba ndonjë hetim. Ndër zgjedhjet e dyta Parlamentare, qeveria e Ittihadit u përpoq mjaftë me pengue zgjedhjen e Myfid beut si deputet, tue shënue për kandidat të Xhemijetit Halil Pashë Alizotin. Myfid beu me vota dërmuese të zgjedhësëvet doli prap deputet. Gjithashtu dhe këtë herë Myfid beu me të tanë zotësinë e tij politike u çfaq kundërshtarë i Ittihatëçijve. Në qeverinë e përkohëshme t`Ismail Qemal beut Myfid beu qe Ministër Brendëshëm. U prish mandej me Ismail Qemal begun, dhe u emënue antar i Komisionit të Kontrollit ku do të përfaqsonte Shqipërinë. Ismail Qemal beu donte me i sigurue vedit pozitën me një farë administrimi të butë, ma mirë me thanë donte me fitue kohë. Myfid beu përkundrazi donte me shpejtue punë, tue riorganizue xhandarmërinë, tue i dhanë një rrugë të mirë veprimevet administrative dhe tue ba sidomos që të ndigjoheshin prej kabinetevet t’Europës ankimet e Shqipënisë për t’i dhanë fund sulmevet e atrocitetevet të grekëvet. Dhe një tjetër ngjarje vlen për t’u shënue, ngjarje që largoj Myfit begun prej Ismail Qemal begut. Në luftën greko-turke, në Jenishehir që mandej u pushtue prej grekëvet, ushtria otomane kishte ble një sasi drithi prej Neki Beut dhe i detyrohej këtij një shumë të madhe. Në Vlonë patën dalë disa plaçka për ushtrinë otomane. Myfid beu vu sekuestër mbi këto plaçka, por Ismail Qemal beu, për të mos i dhanë shkak intervenimi ushtrisë otomane e përqëndrueme në veri e kundërshtoi me të tan forcën e tij këtë masë, tue refuzue kështu kërkimet e Myfid beut. Kjo armiqësi nuk u shue një herë me thanë në mes tyne, por vazhdoi gjithnjë. Në qeverinë e Princ Widit, Myfit beu qe ministër i Drejtësisë. Në një kohë qe dhe zëvendës Ministër i Jashtëm; por tue u gjetë përpara një pune t’ashpër të Princit dha dorëhjekjen dhe u emënue Ministër fuqiplotë në Romë. Qe dhe në qeveri të Durrësit qe dhe mori pjesë në Delegacionin Shqiptar që shkoi në Romë. Por në çdo rast çfaqi natyrën e tij intrasigjente dhe si pasojë e kësaj natyre nuk mujt kurrë një herë me fitue simpatinë e kujt. Zotësia e pendës së Myfid beut si në turqisht ashtu në frëngjisht asht shumë e thellë si e thellë asht dhe kultura e tij në politikë ka një largpamësi objektive; në punë asht i ashpër. Fjalën e ka fjalë, asht vendikatif, ka natyrë aventurjeri dhe zemërohet shpejt. Punët e dëshirat nuk i mshefë, s’e ka frigë as mikun as armikun, ka vullnet e qëndrim në punë. 

  1. Namik bej, Ahmed, Vlora, grada Bala. Është vëllau i jem i vogël. Ka dalë i pari prej Sulltanijes (Liceu perandorak) dhe prej Mylkies (shkollë e naltë administrative-politike), asht dërgue me bursë n’Europë për të zgjanue mësimet. Njeri me kulturë, zemrak dhe në gjuhë i ashpër. Në çast zemërimi s’dallon as t’afërmin as të largtin dhe poteres s’din me i vu kufij. Si superjorët ashtu inferjorët gati-gati e kanë frikë, dhe domosdo do t’ia shikojnë hatrin. Nëpunësia e tij e parë qe një seksion përkthimesh në Ministri të Botores. Ky seksion nxirrte një të përkohshme mujore shkencore. Namik beu botoi në këtë të përkohshme artikuj të vlefshëm. Mandej u transferue në doganë të Sirkexhiut si drejtor i saj dhe mbrapa si ndihmës-këshilltar. Prej këtu kaloi në Këshillin e shëndetësisë si antar, e pak mbrapa u ba antar i këtij Këshilli tue pasë në ngarkim dhe rangun e llogaritarit e të kryetarit. Shokët e tij të huaj që ishin antarë në Këshill të shandetsisë çmojshin vlerën e tij kulturore, dhe pranojshin çdo gja që ai propozonte mbrenda kuadrit të ligjës. Veç dekoracioneve Osman e Nexhaidi ka dekoracione dhe prej qeverivet t’Iranit, të Greqisë, të Rusisë, t’Austrisë, t’Italisë dhe të Serbisë. Dallohet si njeri i ndershëm dhe i drejtë. Memorien e pati shumë të fortë. Mbante mënd çdo gjë që kishte pa e ndëgjue dhe i rrëfente me një gjuhë elokuente. Mërzitej me këndue libra. Nuk hudhte sy veçse ndër Salname e ndër urdhëna emënimesh. Me vjetë ka qenë si profesor në Sulltanie dhe gjith mësimet e konferencat i jepte përmëndësh. Në vitin 1906 u prek prej paralize, dhe i dolën zorrët jashtë. Qe pre shpresa se mund të jetonte. Familja e gjith qe e bindun se nuk kishte mundësi me i dalë para kësaj fatkeqsie dhe pritshin se po vdes me të nesërmen, tue u pregatit për me e kallë në dhe. Unë i dëshpëruem vrapova te mjekët, te Xhemil Pasha e të Konburogllu. Këta e tjerë mjekë të gjith i solla në shpi. Këta një herë, të tanë një gojë, ia lanë Zotit në dorë punën, tue e gjykue vetëm një torturë e asgja tjetër operacionin. Por Kanburogllu ndërroi mendim, tue pa dëshpërimin t’em, dhe dashtë e padashtë vendosi m’e operue, makari me një sukses një në mij. Dhe ia ban operacionin, pa aplikim t’anestezisë, pse i ngrati Namik beu e kishte humbë vehten krejt, kaluen disa orë mbas operacionit. Mjekët u mblodhën prap. Namik beu përveçse një të marrunit frymë, të dobtë s’tregonte kurrëfarë shej gjallënije. Xhemil Pasha midis një shqetsimi të madh, donte me i shkepë domosdo vendet e qepuna. I kishte ra në mend Xhemil Pashës se kishte harrue në bark t’operuemit havllinë (peshqir i vogël) e fytyrës kur kishte mbyllë zorrët e futë në barkë, mbasi me gjith operacionin e banun ai kishte hjekë shpresën prej tij. Ia nxorri havllinë dhe e qepën prap. Namik beu shtatëdhet e dy orë ndej si i vdekun. Mandej filloj dalë-kadalë me i çel sytë, me marrë pak ushqim, dhe ndër dyzet ditë u shërue. Xhemil Pasha këtë gabim m’a veshi mue, pse un, i fikun e i mekun disa herë gjatë operacionit paskemi shkaktue shqetësim Xhemil Pashës e unë qenkemi ba shkak me harrue ai havllinë në bark të t’em vëlla Namik beut. Xhemil Pasha këtë ngjarje e mori si shkas me u largue nga unë dhe me u bashkue me t’em vëlla të madhin. Namik beu shkonte në çdo vjetë n’ujnat e Vitllit dhe më 1903 u ndal në Vlonë dhe lypi të falun prej meje; dhe pranoj fajin e vet, tue dashtë që të harrohej e kalumja.

Namik beu s’ashtë marrë kurrë me punë politike kombëtare, s’ka marrë pjesë ndër mbledhje kombëtare. Ka vdekë në Stamboll, dhe ashtë varrosë në varrezat e Maçkës. Dritë pastë. 

  1. Nexhip Pasha, Kajca, grada Bejlerbej. U dërgue në Stamboll si një fëmi i vogël katundar, dhe një bamirës e futi n’Enderuni Humajunë, ku kreu mësimet dhe, dalë prej atij, u emënue n’prefekt në Jemen. Këtu ndër shumë Nënprefektura qëndro si Nënprefekt. Mësoi gjuhën arabe dhe shumë kallzime arabësh, përzi me hiperbolë si e kanë zakon arabët. Mbrapa u transferue prapa si Nënprefekt në Vlorë e në Loras e mandej prapa Arabistan si prefekt i Jizanit. Në Jizan mblodh pare, bani tregti, dhe erdhi në Stamboll mbasi ia kishte sigurue vehtes jetesën. Në Shqipni i preu marrëdhëniet, mbasi këtu s’kishte pasuni. N’administratë mbajti një qëndrim t’egër. Megjith këtë ishte i ndershëm. Valiu i Janinës Ahmed Hifzi Pashë Manastiri deshtë t’a bante vegël për të mëshefë të kqijat e tija, por ai Nexhip Pasha, sikur e rrëfen ky vetë, nuk u ba vegël me gjith premtimet e thana, dhe mbajti sjelljen e vet të drejtë. Vetëm tue ndigjue fjalët e vendasavet u soll shum keq me popullin e Dukatit dhe u çue me zaptue n’emën të shtetit pyjet që i përkitshin katundit. 
  1. Nedim bej, Mahmud, Leskoviku, grada Ula-Evveli. U mor me iltizame (ndërmarrje) dhe me tregti, u simpatuzue për ndershmërinë e tij, dhe qe një burrë i nderuem, fytyrë qeshun shumë e gojë-ambël. Më politikë nuk u mor. Kujt s’i bani keq. Vdiq në Stamboll, la një djalë trashigimtarë të denjë, Hajreddin bejnë. 
  1. Nesib Efendi, Abdurrahman, Libohova, Shehislam. Djali i njaj shpie fisnike e njohun për kulturë, Adurrahman Nasib Efendiu, qe i çquem ndër shokë si vëllaznit e tij, Ali Salih, Azmi e Talat Efendilerët. Ndër shumë vende qe Kadi ku punoi me nderë e me drejtësi. Një kohë të gjatë qe kryetar i gjykatës së Apelit të Janinës, mandej kadi i këtij vendi. Në kohën kur u shpall Konstitucioni ndodhej kadi i Selanikut. Shefat e Ittihadit kishin pa çiltas kulturën, zgjimin e karakterin e tij, dhe me ndërmjetësimin e disave prej tyne që kishin trut në vend, u ba Kadi i Misirit, prej ku kaloj në selinë e naltë të Shehislamit. Nasib Efendiu qe një personalitet i çquem në çdo pikpamje, në gjentilencë e n’inteligjencë. Rrallë i gjendej shoqi. Në Stamboll u njoftë për një erudit. Në letërsi turke e arabe qe një za me shumë vepra, sidomos për përkthimet nga arabishtja. Në vitin 1330 h (1912) vdiq në Stamboll. Me të tana virtytet e mira me moral të naltë dhe me kulturë të thellë, qe një ndër njerzë t’anë të mëdhej. Nuk qe një joboz (arrogant) si Musa Qazim Efendiu (dhe ky një herë shihislam, sh. i përk.) i cili u naltësue në shkallë të Shehislamatit, pa pasë kurrfarë zotësie vetëm pse u shërbej verbnisht Ittihatçijëve dhe vetëm pse qe aventurjer e mason. Kurse Nasib Efendiu nuk iu ba kurrë vegël asaj frrote të vogël t’Ittihatçijvet, por u natësue në selinë e Shehislamit me meritat e tija, dhe kurrë një herë s’i vuni njollë dinjitetit të tij kultural e personal. Mbërrijti me krye misionin e vet të naltë ma së miri, butë e urtë si e deshti koha e vendi. Nuk la as pasuni e as fëmi, por një emën që do të mbetet i paharrueshëm. 
  1. Neshet Pasha, Mehmed, Vlora, prej Vlore, grada Bejlerbej i Rumelisë. Është djali i dytë i Mustafa Pasha Vlorës dhe vëllau i jem ma i madhi. Lindi në Janinë në vitin 1855 dhe kreu mësimet e veta në Janinë, në Rusçuk në Resmo e në Kandje. Qe njeri i pajisun me një moral të shëndoshë, me ndenja të nalta, zemër butë dhe i sinqertë. Fitoi nderimin e gjithkujt, dhe gjithkush e deshti. Rujti dinjitetin e vet, u rujt prej së këqijëvet, qe me një fjalë i dalluem për njeri të mirë. Në vitin 1878 megjithse në Janinë pat një fuqi ushtarake pak a shum të mjaftueshme, ai ia befi në Sarandë dhe zaptojë kalanë e Likursit, dëboj dhe shpartalloj çetën greke, qetësoj të krisunit e Himarës, të Vlorës e të rrethevet që ishin gati me çue krye dhe mbërrijti me shpëtue vendin vërtetë prej një katastrofe. Punoi gjithmonë për të mirë të vendit për nderë e lumni të kombit, e për këtë shkak Ittihatçijtë e dëbuen prej Stambolli. Mbas vdekjes të të birit të tij Server’it në vitin 1901 në moshën tetëmbëdhjetëvjeç, bota iu ba burg, jeta e gëzimi iu shëndruen në një mjerim. Nuk iu qesh ma buza një herë me thanë në këtë jetë, një herë me thanë nuk i men lotët. Mbasi mbuloi me dhe të zi të birin e vet, loçkën e zemrës, u shtrëngue me lanë Vlorën, dhe shkoi në Stamboll. Pesëmbëdhjet vjet administroi me zotësi pasunitë mbretnore si drejtor, dhe por sa mbrrijti në Stamboll u emërue me urdhën të Sulltanit antar i Këshillit të Naltë të Shtetit, në seksionin e Janinotëvet. Megjithëse ç’prej njëzet e sa vjetësh u largue prej Shqipnie, gjithmonë qe krenarë me çfaqë lidhjen e tij që kishte me kombin shqiptar, dhe dëshira e tij me ba gjithmonë vepra të mira. 
  1. Naim bej, Frashëri, Dumë, prej Frashërit, grada Ula Evveli. Çdo komb ka pishtarët e rilindjes së tij. Kështu dhe Naim beu asht flamurtar i rilindjes shqiptare. Çka ashtë Goethe për gjermanët, Shakespeare për anglezët, Victor Hygo për francezët, këta ishin Naim beu për shqiptarët, këtë vlerë e këtë veti ka ai për ta. Naim beu me poezinë e tij të ndritun holli ndër shqiptarë shpirtin e zgjimit, iu frymzoj atyne idealin kombëtar e dashuninë e Atdheut. Naim beut ia ruejti fatin nderën me çue në një shkallë përsosmërie gjuhën, së cilës i mungonte substanca e elokuencës dhe me i dhanë asaj një madhni hyjnore në të shprehun të ndiesinavet. Nuk ka shqiptar që të mos tronditet në shpirtë prej një entuziazmi kombëtar kur këndon veprat që janë një prodhim kulturor i Naim beut. Penda e Naimit ushqej në dashuni për indipendencë në zemrat e ndenjat e Shqiptarëvet. Shqiptari i Toskënisë, në katundin më të harruem, i pa këndim e i pa shkrim këndoj veprat e poezisë së Naim beut. Katundari ma i varfër vari në kasolle të vet portretin e Naim beut. Naim beu nuk thuri vetëm poema shqiptare. Ky njeri i madh, ky poet i madh e i nderuem vuni në varg mendimet e tij të nalta dhe në persisht, përktheu Homerin dhe hypi në kulm t’artit të tij poetik dhe të kulturës së tij. Ndër vepra e ndër vjersha të tija Naim beu derdhi të tana ndenjat e tij të holla kombëtare dhe përshkroi lidhjen që kishte me kombin. Përdori ndër shkrime të veta një gjuhë t’ambël e të kulluet që e shijoi kushdo që këndoi ato shkrime. Naim beu do të mbesi i pavdekshëm, si një flamurtar i kombit, në kujtimin e shqipëtarëvet. Në shqipe qe një poet i vetëm, në turqishte një hartues i pa shoq, në persishte një njohës i thellë. Por dhe greqishten e arabishten i zotronte me të tana hollësitë e këtyne dy gjuhëvet të gjana. Qe një mjeshtër në letërsi të lindjes e të perëndimit. Naim beu qe një krijeaturë që lind krye një shekulli një herë! Një prodhim i jashtëzakonshëm i natyrës. Virtyti që mëshefej në të, çfaqej me të tanë madhëninë ndër sjelljet e tija, dhe bante gjithëkënd për vedi. Me kujdesin e Abdyl beut kreu mësimet në Janinë në shkollën greke. Këtu mori e zgjanoi kulturën e tij. Kur Abdyl bejnë e detyrojë qeveria me caktue si vend banim Stambollin, të tanë familja u bartën në kryeqytet të Perandorisë, ku i takoj me kalue të tanë jetën edhe Naim beut.

Naim beu me vjetë qe nëpunës në Ministri t’Arsimit, mandej antar i komisionit t’inspektimit në gji të kësaj Ministrie e ma vonë kryetarë i këtij komisioni. Nuk kishte punë ma të mërzitshme për Naim beun se me pasë një funksion që t’i lidhi duert e gjuhën me zinxhir popullit për kapriçot e një njeriu (e ka fjalën për Sulltanin, sh. i përk.) dhe të censurojë fjalë për fjalë veprat e shtypuna; për Naim begun gjeni i cili ishte i djegun për liri të fjalës e të gjuhës. Një filozof mysliman thotë: “Dënimin e ferrit e vuen në këtë botë një njeri i përsosun kur asht i detyruem mos me thanë atë që din e me thanë atë që nuk beson”. Një ditë kur po bisedojshëm me Naim begun ia kujtova këtë të vërtetë dhe mu gjegj: “Veprat që i paraqiten Komisionit, i studjoi një herë në mënyrë të veçantë. Veprës i hedh një vrejtje të kujdesëshme si mbas famës që ka autori i saj. Mbi një paragraf ose fjalë qëndroj me ditë dhe ma në fund gjej rrugë si me bishtnue”. Nën peshën e këtyne vuajtjevet shpirtnore Naim beu u smue seriozisht, dhe ma në fund e rrëmben nga kjo jetë në një moshë që mund të cilësohej edhe i ri. Naim beu megjithse mizantrop, prap qe i rrethum prej njerzish të përsosun që adhurojshin. Shpesh kalonte ditët i smut e në dobësi fizike. Por megjith këtë kundrejtë miqve e dashamirëve që kishte pranë qëndronte gjithmonë bujarë i pritun e i sjellshëm. Nuk i thyu zemrën kërkujt, nuk pati ambicie me qenë mbi të tjerët, por për kundra qe modest ndaj kujdo. Në sjellje qe fort serioz dhe i çveshun prej kapriçovet. Rregullën e disiplinës në jetë ia kandëte fort, fukaranë e ndihmonte. Ata pak të holla që mund të kursente, i prishte me botue veprat e veta. Ishte i heshtun, por gjithmonë mbrojtës i së drejtës. Kur flitej për Shqipni, gjuha e tij bahej elokuent, në detin e gjanë të kulturës së tij fillojshin atëherë me buçitë tallazet.

Vdiq në vitin 1315 h (1899) në Stamboll dhe u varros në Teqen e Bektashijëvet të Merdiven Kojit, aty ku asht i varrosun dhe vëllai i tij, Sami beu. Perëndia derdhtë mbi të mëshirën e vet të pambarim. 

  1. Naim Pasha, Ahmed, Moulla, Beratas, gjeneral Divizioni. Naim Pasha qe nga një familje e njoftun e Beratit. Persona e tij qe simpatizue fort prej popullit. Kahreman Pashë Vrioni, parësi e Beratit e çoj në gjimnazin ushtarak të Manastirit bashkë me djalin e vet të madh Omer begun. Mbaroi gjimnazin shkoi në Stamboll, dhe këtu kreu mësimet në Akademinë Ushtarake, nga e cila doli oficer në vitin 1860. Përparoi shkallë shkallë dhe në vitin 1897 u ndodh në krye të së parës brigadë të Divizionit të katërt që ndodhej n’Allasonjë, në luftën kundra Greqisë. Mahmud Myftar beu i Myftar Pashës desht ta përdorte gjeneral Naim Pashën si shërbëtorin e tij ndër llogoret (fortifikimet) e Veleshinit. Luftimet që u zhvilluan në këtë sektor e që mbaruen me shkatrimin kryekëput të një regjimenti të kalorësie, vërtetë ia zbardhën faqet kolonelit grek Jemolenskit, por Naim Pasha me zellë dhe guxim të tij qëndroi, siguroi zmrapjen e fuqivet të veta dhe për hirë të manovrimit të mirë nuk i la vend zgjimit të gabimëvet të Mahmud begut. Naim Pasha nuk qe një ushtarak i madh. Por dijte me përdor trimërinë e tij të natyrshme, dhe kështu u tregue i zoti në të rujtun të nderit të tij ushtarak. Në çdo vend që ndodhi siguroi rregull e disiplinë, dhe kreu me nderë e me atdhetarizëm detyrën e vet. Për hirë të guximit që dëftej në … (nuk kuptohet se ç’asht emni që përmendet këtu, sh. i përk.) u gradue në dinjitetin e gjeneralit të Divizionit. Vdiq në vitin 1916.

Naim Pasha pati veti të mira, nuk qe i dhanun mbas tantanasë. Ishte një ushtarë i provuem dhe bamirës e i sjellshëm ndaj këdo. La dy djelm, me emna Zija e Qemal. 

  1. Nurullah bej, Alizoti, prej Gjirokastre, grada Ula-Sënëfi-Sani. Rrjedh prej një familjes fisnike të Alizotëvet. Nga i ati nuk trashgoi ndonjë pasuni. Në saj të përpjekjes së tij rroj në begati, u dha kulturë djelmvet të vet, s’u lodh nga puna, s’pritoj me ia dalë qëllimit dhe me çue në vend fjalën. Qe njeri i gojës, ambicies me pasë pasuni; inteligjent dhe i njohun për njeri tallës. Flitte shumë, ishte dhe vendikatif. Tue qene nëpunës në Kadastër vdiq në Stamboll ku la dy djelmë. 
  1. Nevzad Pasha, Alizoti, prej Gjirokastre, Mirmiranë. Është djali i vogël i Naim beut, pari e Gjirokastrës. Mbasi mbaroi shkollën e Mylkijes, shërbeu si Nënprefekt ndër shum vënde t’Anadollit. Kur ishte nënprefekt në Bejrud për një herit iu dha titulli i Mirmiranit. Vdiq në Stamboll në një moshë të re. Pati sjellje fisnike e qe fort i ndershëm. I shkueshëm shumë me shokë në bisedë i ambël e inteligjent e gjithmonë në shënd, dhe një home d’esprit. E peshoj mirë botën, besoj se vuajtjet e lumënija, skami dhe pasunia janë si një hije që vijnë e zhduken shpejt në sy të njeriut. I dizinteresuem në jetë dhe i çveshun prej ambicies me pasë famë e pozitë. Shokët e tij hypën ndër nëpunësi të nalta, shokë të cilët qysh prej bankavet të shkollës kishin pasë nderë prej tij. U përpoq me ndalue të keqen për sa i erdhi prej dore. Nuk u martue. Kaloj jetën në qetësi e në gëzim. 
  1. Nikollaqi Efendi, Çanaka, prej Janine, grada-Senëfi-Sani. Në Janinë jetoi me zakone e tantana të një osmanlliu, ndër grekë pat emën të mirë e famë, qe në medis t’antarëvet të Këshillit Naltë të Shtetit që qenë marrë nga notablët e Janinës, dhe qe zgjedhë deputet i vilajetit të Janinës në të parin parlament otoman. Në mes të biografisë së personalitetevet, kam detyrë me ia kushtue dy rreshta dhe Çanak Efendisë, mbasi i meriton. Pse ky nuk u tregue një shoven në medis të nacionaliteteve grekë, por mbajti në Janinë përherë një qëndrim moderat, iu bind çdo urdhni të qeverisë dhe pati një edukatë otomane. 
  1. Vexhihi Efendi, Kasimati, prej Libohove, grada, Meqqe Pajehisi. Lindi në Libohovë, studimet i bani në Stamboll, qe i sinqertë e fatin e pati të quet. I thellë në shkenca tradicionale e racionale dhe njohti krejt mirë gjuhën frënge. Kudo që ndodhi Kadi u dallue me drejtësinë e tij, nuk u kursye me thanë fjalën e drejtë kur e donte puna. Fitoi mirëbesimin e simpatinë e gjithkujt. Qe një ndër personalitete me kulturë. Kur Nexhi Efendi ishte Kadi në Serfixhe, këtu prefekt qe Halil Pashë Gjirokastra. Për një punë të këtij të pa drejtë e qortoj, u keq me të u ankue kundra tij. Kjo çashtje proukopoj me vjetë zyrat qeveritare deri sa ma në fund u konstatue dobësia e Pashës dhe e drejta e Kadiut. Por mbrapa me ndërmjetësimin dhe lutjen e disavet, Vexhihi Efendiu ia hoq thojt qafës Halil Pashës.

Qe fetar, por i sinqertë në besim. Njeri poteraxhi, por me njohuri të thella ndër punë të njerzisë. Mbrapa u dha fort mbas studimevet të misticizmit, gati gati u ba i çmendun, dhe në këtë gjendje vdiq. Qe një shkrimtarë i pashoq dhe i ndjeshëm. Kam parë rastin me ba disa dorëshkrime letrare të tijat, por këta kanë humbë ndër duer të trashëgimtarëvet të tij. 

  1. Vehib Pasha, Leskoviku, Bejlerbej i Rumelisë. Është djali i madh i Rustem Pashës. Pasunia që trashëgoi prej t’et i siguroi një pozitë nderi dhe një jetesë të kandëshme ne Leskovik. Nuk u përzi ndër punë të vendit as ndër çashtje kombëtare. Por pasuninë nuk mujti t’a administroi mirë, s’i bani as mirë as keq kërkuj, jetoj në punë të vet. Qe një njeri me natyrë dervishi (askete). 
  1. Vehib Pasha, prej Janine, gjeneral Divizioni. Është vështirë me shkrue siç lypset jetëshkrimin e Vehib Pashës, idetë e qëllimet e veprat e tija. Disa këtë Vehibi-Muhibë (Vehib të tmershëm), i cili u ndodh në krye të shumë ngjarjeve të mdhaja dhe me randësi, e din një ushtar trim e t’aftë, të pamëshirshëm, një tip burri si luan. Disa tjerë e tregojnë një ambicioz që kërkon me pasë pozitë të naltë, që fugon mbas interesave të veta, të tmerrshm e fort atik (s’e kupton përkthyesi). Mbas mendimevet t’ona Koloneli Vehib beji asht komandant i zellshëm e trim, që mprijti me një guxim të pa shoq në Janinë dhe bile u tregua një patriot i ekzaltuem aq sa s’kurseu jetën e sa e sa ushtarëve që pushkatoi pse dojshin t’arratiseshin. Në Çanakala, sidomos në mbrojtje të fortifikimevet të Anafortës tregoi një zellë e trimëri të madhe sa që u ba shembull për tjerët; në frontin e Erzurunit komandoi me sukses ushtrinë osmane megjith mungesat që kishte kjo dhe fitoi simpatinë e gjithkujt sidomos pse qe shmirak i Enver Pashës, i cili iu vu tarnagopin temelevet të Perandorisë Osmane. Mbasi të vemë përpara sysh këto të vërteta, duem të japim një pasqyrë të jetës së tij, për qëllime për me plotsue kështu detyrën tonë si historiograf.

Në vitin 1914, në dhjetor, ishim në Hotel Imperial të Vjenës. U lajmova se në këtë hotel kishte ra Khedivi i Misirit Abas Hilmi Pasha. Me një herë u takova me Naltësinë e tij dhe një kohë të gjatë pata nderin me qenë i mirëpritun nga ai. Ndër ato ditë Khedivit i vjen një letër nga Sherifi i Mekes Hysen Pasha, i cili me një gjuhë shum të prekshme ankohej kundra Vehib Pashës aso kohe vali i Hixhazit, se ka mbetë në një gjendje shumë kritike, mbasi ai i kërcënohet në një mënyrë fort tragjike. Ashtë sjellë kundra tij fort egër, s’ka dashtë me ja njoftë gradën e pozitën dhe si pasojë epërsinë e tij si sherif i Mekes, ka dashtë me suprimue prerogativat e tij fetare që gëzonte dhe ma në fund ka dashtë t’a helmatosë me anë të gjelltarit të vet, të cilin e ka bindë e mashtrue, për me krye këtë atentat. Kur ishëm në Këshillën e Naltë të Shtetit dhe mandej mbrapa pata rastin e lumtun me u njoftë me Sherifin Hysen Pashën s’afërmi dhe me çmue vetijat e tija të nalta e fisnike. Prandaj formova idenë se s’kishte kurrëgja të shtueme e shpifje në letrën që i dërgonte Khedivit të Misirit. Por ma hëngri mendja se Vehib Pasha kishte veprue si ushtar i bindun porosivet t’Ittihatçijëvet. E mbas do kohe ia hapa këtë çështje. Ai më tha: Qëllimi i tij kishte qenë me i dhanë fund ndërhymjes së tij ndër punë të qeverisë. Halifin e përfaqësonte ai, Vehbi Pasha, e jo Sherifi, e pra ky ma tepër se një Meharacë bindjen s’duhet të kishte tjetër privilegj, kështu që kishte urdhën m’e njoftë atë gjithmonë nën vali. Mirpo koha s’ishte oportune grindjesh për karrike. Privilegjet i qenë njoftë ç’prej shekujsh Emirit (shefit) të Mekes. Sulltan Abdyl Mexhidi iu kishte puthë dorën vetë ma i pari Sherifit (Emirit) të Mekes, Abdyl Muttalibit, dhe kishte qitë atë ndër ceremonina përpara të gjith Ministravet. Mandej, ai ishte dhe makëmbës i Halifit, i autorizuem me da gjyqet n’emën t’Emaretit. Nuk ishte aspak e arsyeshme m’e vu atë në të njoftën shkallë me një Mihraxhe të Hindisë. Vehib Pasha ma mbrapa e kishte kuptue këtë realitet, dhe i kishte lypë të falun Shejtnisë së tij Sherifit. Mbas luftës Vehib Pasha erdhi n’Itali. U muer me punët e veta. Në tren të Janinës u vra gabimisht një Italian. Vehib Pasha u muer në proces si i akuzuem për këtë vrasje. Vuejti do kohë në burg, por mandej u lirue si i pa faj. Këtë shpifje kundra Vehib Pashës e bani Qemal bej Dinoja. Ky pat ngelë ngushtë n’Itali. Vehib Pasha e ndihmoi këtë. Por ky i hëngri Vehib Pashës gjashtëmij franga, paret e disa hallijavet. Pasha e qortoi. Ai i zemëruem, e paditi Vehbi Pashën si organizator i kësaj vrasje. Në burg Vehib Pasha u njoftë me një kapiten italian; ra në kurthin e tradhtisë së tij dhe ai i hangri treqindmij lira. Me një mijë mundime mujti me shpëtue një pjesë të këtyne të hollavet. Prej Italie kaloi në Rumani për t’u marrë me punët e veta që të siguronte jetesën e familjes. Vehib Pasha, me thanë të drejtën, qe i shkathtë, njeri me dinjitet, me një kulturë të thellë ushtarake dhe i zoti me krye çdo punë që i dilte nga dora. Dhe në shkrim qe i fortë. Vehib Pasha qe i biri i Mehmed Efendiut të Vehib Efendiut të Janinës, dhe vëllai i vogël i gjeneral Esad Pashë Janinës. Qe i dalun nga Akademia Ushtarake e Stambollës. Shum kohë shërbeu dhe ndër zyrë ushtarake me randësi. Flitte frëngjisht, italisht e greqisht. Si për digresion dhe me qëllim për t’a kalue në histori, e shoh t’udhës me përmendë këtë ngjarje: Ishte, më duket, në mars të vitit 1915, kur erdhi në Vjenë Perandori i Gjermanisë Wilhemi II, i shoqënuem prej Kryeministrit Bethmann Holleveg dhe prej Ministrit të Jashtëm Jargovv. Khedivi i Misirit Abas Hilmi Pasha, i cili ç’prej njëzetepesë vjetësh ndodhej në seli khedivnore, nuk kishte pasë rasën me i ba vizitë Perandorit të Gjermanisë, megjithse shpesh kishte ba udhtime n’Europë; dhe nuk e kishte pa me udhë t’a vizitonte kur ai, Perandori, kishte ardhë në Vjenë si mik. Vetëm i shkoj në banesë dhe i la, si donte rregulla e protokollit kartë-vizitë tue pranue mbrapa Khedivi vizitën e dy diplomatëvet që shoqënojshin Perandorin. Para 4-5 ditësh t’udhëtimit të Perandorit në Vjenë, kishin ardhë këtu kapidani dhe ekuipazhi, 60-70 vetë gjithsej, i kryqëzorit Amden i famshëm për vaporët që kishte mbytë. Kapidani dha në Muzik-Holl një konferencë shum kurajoze mbi aventurat e ekuipazhit të kryqëzorit në fjalë. Publikun e interesuem ma tepër këto aventura sesa vizita e Perandorit gjerman dhe s’flitej tjetër veçse rreth këtyne aventuravet. Jagovv-i e Bethmanni i kishin folë rreth kësaj çashtje Khedivit dhe ishin ankue kundra Sherifit të Mekes, Hysen Pashës! Mbasi u zhduk Amdeni nga skena, Kapidani i dytë megjith ata që kishin teprue nga ekuipazhi i saj, kishin dalë me një varkë, emnit Ajishe, në brigjet e Kunfude-s, dhe kishin da me ardhë nëpër rrugë të Mekes në Medinë e prej këtu ne Stamboll. Naltësia e tij sherifi u kishte qitë këtyne para djalin e vet. Naltësinë e tij Sherif Fajsallin me treqind kalorës edhe për tu thanë mirëseardhjen edhe për t’i mbrojtë nga një sulm i çetave arabe. Mirpo çetat arabe ashtu si e kishte paramendue Sheifi Hysen Pasha, kishin sulmue ata dhe rrethue. Por gjermanët, të cilët kishin pasë me vedi 4 mitroloza, kishin xanë pozita dhe ishin mbrojtun, tue lanë të dekun nga arabët tre vetë dhe tue plagosë disa tjerë. Në këtë çast ia kishte mbërritë Fajsalli dhe shpëtue gjermanët nga një katastrofë, pse arabët të ndezun ma tepër në hakmarrje nga shkaku që iu vranë e iu plagosën shokët, do t`i kishin çfarue për fund gjermanët. Fajsalli i ka marrë këta, i ka përcjellë deri në garë të hekurudhës së Medinës shëndosh e mirë, tue iu dhanë kështu gjithë ndihmën për t’u nisë për në Stamboll. Por gjermanët ishin zemërue ndaj Sherif Hysen Pashës pse ky s’i kishte vra të gjithë arabët që kishin guxue me iu pre rrugën dhe pse ky s’e kishte sakrifikue për ta personën e pozitën e tij, dhe si për sadisfaksion kishin lypë prej Portës së Naltë pushimin e tij!! Khedivi ishte orvatë me qetësue gjermanët, tue iu thanë se ndër këto kohë ka qenë e pa mundur me shtrue atë çetë arabe dhe se pushimi i sherifit në një kohë si kjo do të ftofë ndaj qeverisë tonë popullin e Hixhazit. Mirpo këta dy diplomata s’ia kishin vu veshin fjalëvet të Khedivit, kishin insistue në mendimet e veta, dhe Porta e Naltë ma në fund kishte ba gabimin me pushue sherif Hysen Pashën, dhe me vu në vend të tij si sherif Naltësinë Ali Hajdar Pashën. Por Sherifi i ri u tregue i dobët, dhe këtë e kuptoj Porta e Naltë. Shetet e Antantës dhe sidomos Anglia përfituen prej kësaj politike të marrë të Portës së Naltë, dhe ndër këta Anglia, ia ngjiti menjëherë dorën Hysen Pashës dhe i njofti këtij dinjitetin e Meliqyl’Hexhazit (Mbret i Hixhazit). Zoti i dhashtë shëndet personës auguste të Sulltanit e familjes së tij të nderueshme, dhe jetë të gjatë e pushtet shteteve islame. 

  1. Vejsel Pasha, Dino, prej Preveze, Bejlerbej i Rumelisë. Me origjinë asht prej Lopsi; djali i madh i Mehmed aga Dinos që u pasunue në saj t’Ali Pashë Tepelenës dhe vëllau i madh i Abedin Pasha Dinos. Ishte zhel në veshmbathje, një farë epikurjani. I çuditshëm ndër sjellje, por shpirtë mirë. Jelek, pantallon, e gjithkohë shbërthye, pjesa më e madhe e trupit çveshë, mjekra e kryet si flokët e harapit. Deri në moshën pesëdhet vjeç u mor me punët e veta në Janinë dhe fati i dha grusht dhe e hodhi në Stamboll. Në këtë kohë ishte në Saraj të Sulltanit Sejfulla bej zavalani, pari e Përmetit, një njeri si elefant i bashëm por dhe me zemër të një divi. Dhe këtij i shkonte fjala pranë Sulltanit, Vejsel beu me ndërmjetësinë e Sejfullah beut, me të cilën ishte njoftë kishte dalë deri n’audjencë pranë Sulltanit. Vejsel beu bahet me një herë Pashë. Dhe i hypi fort në qefë Sulltanit me sjelljet e tija bixarre. Kështu që Vejsel Pasha bahet mik me Sulltanin!! Tashti Vejsel Pashës, që asht i afërmi i sulltanit, i drejtohen i madhi e i vogël. Bile një ditë Vejsel Pasha, në bisedime intime me Padishahun i sugjeron këtij idenë me sjellë në seli të Kryeministrit ase së paku të Ministrit të Jashtëm të vëllanë e vet Abedin Pashën, pse ky do të mund të mposhte të gjithë difikultetet nëpër të cilat përshkohej shteti dhe do të mund të sillte përmirësime në gjendje. Abedin Pasha, i cili ndodhej vali në Selanik me titullin bejlerbej i Rumelisë, u sull në Stamboll si Ministër i Jashtëm me titullin veziri. Por ashtë për tu çudit se Abedin Pasha, njeri i kulturës, nuk mund e këndaqi Sulltanin, për më tepër humbi menjëherë simpatinë e besimin e tij, mbi lajmet qe i qenë dhanë se ishte një bashkëpuntor i Mid`hat Pashës dhe në hartim të statutit të shtetit ishte çfaqë njeri i mendimesh të lira. Mirpo Vejsel Pasha e kishte sigurue të vëllanë se pa tjetër do të bahej kryeministër. Kur një ditë, në saraj depërton lajmi i përfrigueshëm se shqiptarët janë mbledhë në shpi të dy Pashallarëvet të Dinjovet. Vërtetë shqiptarët ishin mbledhë në shpi të tyne, por me pritë urdhënin mbretëror t’emënit t’Abedin Pashës si Kryeministër dhe me marrë pjesë në ceremoninë gazmore që do të zhvillohej në këtë rasë. Veç çka se ndodhi e kundërta: Vejsel Pasha u dëbue prej Stambolli dhe u dërgue në Sinop si prefekt e Abedin Pasha në Sivas si vali. Vejsel Pasha qëndroi në Sinop dhjet vjetë, tue lanë në dorë të këtij e t’atij administrimin e vendit. Po kaq vjet u end edhe Abedin Pasha nëpër Sivas, Adana e Ankara si vali. Vejsel Pasha u suell prap në Stamboll dhe vijoi me marrë rrogën si i afërmi i Sulltanit, por s’e pat ma rëndësinë e përparshme, megjithëse nuk humbi krejt, pse pak shum prap i ndigjohej fjala në Saraj. Të dy vëllaznit ishin shumë të lidhun në familje të vet. Vejsel Pasha qe naiv, mashtrohej me një herë dhe i besonte çdo fjale. Kultura e tij ishte e kufizueme, por fjala e biseda e tij filozofo-mistike ndëgjohej prej çdo kujt e në çdo mexhlis (kuvend). Shqiptarët i ndihmonte me të tanë fuqinë e tij e përgjithësisht të varfrit. Dëshironte t`i shërbente atdheut, tue përfitue nga çdo rast, e sidomos përpiqej me da Shqipërinë zyrtarisht në një vilajet, tue përshi në këtë dhe Çamërinë e Prevezën. La dy djelmë, Shahin begun e Ahmed begun. Shahin beu qe deputet i Prevezës në të dytën perjodë të zgjedhjevet parlamentare. Para zgjedhjevet qe me Ittihatçijt, por mandej u bashkue me kundërshtarët e tyne, kur konstatoj qëllimet e veprat që ata fillojnë të zhvillojnë kundra shqipëtarëvet e Shqipërisë. Dhe vërtetë këtu Shahin beu u tregua patriot. Në një kohë qe Ministër i Brendshëm në qeverinë kukull t’Esad Pashës. Në Selanik u ba shemër me Esad Pashën në dashuni të një vajze donme. Esadi desht t’a vriste, por me një mijë lutje i shpëtoi kthetravet të tija, dhe atëherë e internoi në Midilli (Mytelenë). Djali tjetër i Vejsel Pashës, Ahmed beu u ndodh në Korfuz kur Italjanët (?) zaptuen Janinën. Shkoi në Çamëri, kur prej andej po këthente në Korfu e xun Francezët dhe mbas shumë vuejtjevet u shpëtoi doret. Me zi që u hodh në Romë me një pasaportë italiane, dhe aty u detyrue me qëndrue.

 

[1]. Këtu bëhet fjalë për librin Shqipëria pasosmane 1912-1920, i cili tashmë është botuar në versionin origjinal i transkiptuar nga osmanishtja në Stamboll në vitin 2009. Në gjuhën shqipe ky libër është botuar në dy versione, me titullin Kujtime-Nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës, (përgatiti për botim dhe redaktimi i përkthimit Akad. asoc. Marenglen Verli dhe Dr. Ledia Dushku) Tiranë: ICEBERG, 2013 dhe Shqipëria pasosmane 1912-1920, (përktheu nga turqishtja Rubin Hoxha) Shkup: Logos-A, 2015.

[2]. AQSH, F: S. Vlora, D. 8.

[3]. Po aty.

[4] Ky personalitet është botuar veçant në revistën “Zani i Naltë”, nr. 26.

[5]. Këtu ka një lodër fjalësh. Muejit i thanë turqisht “aj” dhe ariut “aji”. Tue thanë se “një muej i jep e një muej s’e jep “iu thonte atyne pashallarëvet njëkohësisht se “njeni ari e jep e tjetri s’e jep”. (Sh. i. përk)

[6]. Erdha te t`i tue derdhë fajet e mëkatet

T’u trova ty bashkë me shpirtë t’ëm o Shpi e Zotit. (Sh. i përk.)

 

Share

  • tweet
“Medresetë e Shkodrës” (nga fillimet deri në vitin 1947) Gjithçka është pronë e Krijuesit

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Medreseja “Alaudin” e Prishtinës dhe kontributi i saj në formimin e inteligjencies fetare islame
    Medreseja “Alaudin” e Prishtinës...

    Nov 24, 2021 0

  • Kriza e familjes shqiptare në vitet e regjimit komunist: Divorcet në vitet 60-të
    Kriza e familjes shqiptare në vitet e...

    Nov 17, 2021 0

  • Kur ulqinakët kërkonin bashkimin me Shqipërinë në vitin 1919
    Kur ulqinakët kërkonin bashkimin me...

    May 07, 2021 0

  • Shqiptarët e Çamërisë në rrjedhat e shpërnguljeve të dhunshme
    Shqiptarët e Çamërisë në rrjedhat...

    May 28, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al