Perditësimi i fundit May 25th, 2022 8:51 PM
Feb 06, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0
Klubi i Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame, Bedër zhvilluan me dt. 5 shkurt 2020, Konferencën e III Studentore në Shkenca Islame të titulluar: “Kontributi i Prijësve Myslimanë në Historinë e Kryeqytetit”.
Programi u çel me këndim Kur’ani nga studenti i Masterit Abdullah Ziba dhe ku më pas mbajtën fjalë përshëndetëse Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame.
I ftuar në këtë konferencë ishte zv/myftiu i Tiranës, Imam Bilal Teqja, i cili foli rreth vlerës dhe rëndësisë së studimit të jetës së dijetarëve myslimanë shqiptarë. Ai gjithashtu nuk la pa përmendur edhe sfidat që hasen çdo ditë në zbatimin e këtij misioni profetik, duke vlerësuar rolin që luan edhe Universiteti Bedër dhe Departamenti i Shkencave Islame në përçimin e vlerave universale, jo vetëm studentëve të tyre, por edhe mbarë shoqërisë.
Më pas u mbajt edhe paneli i përgatitur nga studentët e Departamentit të Shkencave Islame, ku referuan studentë të këtij departamenti.
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...May 25, 2022 0
nga Dr. Sadik Mehmeti, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë Hyrje Me depërtimin e osmanëve në Kosovë dhe me vendosjen e administrimit të tyre (shek. XIV...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Dec 16, 2021 0
Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...