Perditësimi i fundit November 30th, 2022 2:01 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore
  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Kur’ani dhe sufizmi
  • Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 30 (183), janar-qershor 2020

May 16, 2020 Zani i Nalte Abstraktet 0


Shkenca Islame

1. Rëndësia e meditimit në Islam dhe teknikat e meditimit

Prim. dr. med. sc. Ali F. Iljazi, Kosovë 

Njeriu mund të kalojë tërë jetën e tij pa meditim të thellë, për arsye se të jetuarit në esencë nuk kërkon meditim dhe kombinime mendore afatgjata. Mjafton të futesh në sistemet ekzistuese dhe t’i lëshohesh forcës inerte, të veprosh në drejtimin e lëvizjes së shumicës. Ngjashëm është me shahun. Njeriu mund të luajë shah dhe të arrijë në fazën përfundimtare, pa kombinime por vetëm si humbës.

Një potencial mendor kolosal fshihet nën aftësitë e pakontrolluara të mendimit, të cilat shpesh ruhen në disa familje dhe me kujdes transmetohen nga brezi në brez.

Kur është në pyetje ky lloj kapitali, siç është arti i meditimit, vërehet një kujdes i veçantë i mjeshtërve të këtij arti, siç është e kuptueshme edhe seleksionimi i atyre që lënë trashëgimi paratë dhe patundshmëritë. Në ndryshim nga “pasanikët” të sapo pjekur, të cilët nuk e arritën atë me aftësitë e tyre, njerëzit e urtë me spektër të gjerë, depërtues dhe ngadhënjyes të meditimit, instalojnë te gjeneratat e reja sisteme elastike, që janë të orientuara në përsosjen e shpirtit, trupit dhe mendjes.

Njerëzit me spektër më të varfër të teknikave të meditimit janë ata të cilët nuk janë tërësisht të sigurt në vërtetësinë e idesë së caktuar. Sot dallohen disa teknika të meditimit.

 

Studime

2. Familja në kontekstin e dinamikave globale

Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti Bedër

Shteti i vogël, si quhej në Romën e lashtë familja, nuk është hiperbolizim, por një metaforë cilësuese. Çerdhja e ngrohtë rrit shtetasin apo shtetarin e ardhshëm, banorin që zmadhon turmën, apo qytetarin dinjitoz të vendit dhe shtetit të vet. Ndaj interesi për shtetin, ku jetohej në paqe me veten, mbështeti shtysën, që ky organizim të shihet me kujdes, të mbrohet, sepse brenda atij mjedisi duhet rritur pasardhësi, që do të trashëgojë pronën vetjake familjare. Gjendja pasurore shtjellohet  te Surja en-Nisa (Gratë), ku trajtohen të drejtat e gruas dhe problemet e jetës familjare, përfshi marrëdhëniet bashkëshortore, por ku sqarohet e drejta për zotërim e gruas, që veç pasurisë së trashëguar, shton dhe dhuratën e kurorëzimit. Për lidhjet humane dhe socializuese brenda familjes shkon saktë fraza e M. Walzer se ajo që prek të gjithë duhet të vendoset nga të gjithë, gjendje që nuk ndeshet jashtë celulës hyjnore. Në ekonomitë e planifikuara socialiste shtypen dhe eliminohen motivet e fitimit, që i motivojnë njerëzit të mësojnë dhe të përmirësohen përmes garës. Prandaj tani që i jemi futur rrugës së kapitalizmit, duhet që ashtu si shteti edhe familja të shtojë funksionin mbështetës dhe rregullator. Brenda këtyre parametrave etiko-morale dhe ekonomiko-sociale lëviz e gjithë dinamika globale.

Fjalë kyçe: Sure, familje, socializim, kapitalizëm, global, dinamikë

 

3. Ebu Hamid El-Gazali – Autoritet i Islamit

MA. Dorian Demetja, Drejtoria e Kulturës dhe e Arsimit, KMSH

 

Imam Gazali është një dijetar i madh në botën islame dhe shquhet për kritikat e tij adresuar filozofëve. Ai i përket medh’hebit Eshari në itikad dhe medh’hebit Shafi në fikh. Ebu Hamid el-Gazali është i pranueshëm për të rinjtë dhe për të moshuarit, për teologët, juristët, filozofët, imamët dhe sufinjtë. El-Gazali, i njohur në mesjetë si Algazel, zë vend unik në historinë e mendimit fetar, me gjerësinë e mendimit, me origjinalitetin e ideve dhe me ndikimin e jehonën e madhe në botën islame dhe atë joislame. Si një personalitet i madh dhe me autoritet të pacenueshëm, Imam Gazali nderohet në përmasa botërore, sepse ndikimi i tij, veçanërisht në filozofi, ka qenë me shumë rëndësi te filozofët, jo vetëm ata myslimanë, por edhe tek ata hebrenj e të krishterë.  Metodika e Gazalit në të shkruar rëndon akoma më tepër në peshë, kur shteti mysliman u shtri në vende e popuj të shumtë, me fe e filozofi të ndryshme, kur u duhej dhënë përgjigje besimeve dhe filozofive të tyre, kur duheshin ftuar në Islam popujt e tjerë. Vepra e tij nuk e ka humbur shkëlqimin e saj, përkundër gjithë kësaj krijimtarie botërore. Figura e Imam Gazalit është simbol i të gjitha lëvizjeve të rëndësishme intelektuale dhe fetare të asaj kohe.

Në udhëtimin e tij drejt mënyrës më të mirë për tek e vërteta, Gazali u dha në fund pas sufizmit. Ai e konsideron atë parësor në rrugën e shërimit, duke treguar njëkohësisht se arsyeja dhe shkenca janë armë e vegla për myslimanin në drejtim të shërbimit ndaj Islamit. Imam Gazali vendosi në mënyrë të shkëlqyer baraspeshën ndërmjet shpirtërores dhe fizikes, duke i konsideruar ato si lidhje të ngushta dhe të pashkëputshme me njëra-tjetrën. Sipas mendimit unanim të dijetarëve myslimanë, Imam Gazali konsiderohet ripërtëritës i fesë së shekullit kur jetoi. Me të drejtë atij i janë dhënë epitetet Autoritet i Islamit (Huxhxhet’ul-islam), Stoli e fesë (Zejn’ud-din), Ripërtëritësi i fesë (Muxheddid’ud-din).   

 

4. Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Hysen Kobellari 

Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera të vërteta monetare me vlera të veçanta artistike. I tillë është i mirënjohuri “Thesari avar i Vrapit të Tiranës”. Ky thesar është një prej koleksioneve shumë të rëndësishëm që ekspozon sot Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut në SHBA. Koleksioni i rrallë përbëhet prej objektesh të punuara në ar dhe argjend.

Thesari u zbulua në lindje të fshatit Vrap të Tiranës nga vëllezërit besimtarë myslimanë Murat e Ali Biceri dhe vëllezërit Met e Mustafa Mema në vitin 1901 në arën, e cila ishte në pronësi të Met Memës… Mendohet se thesari i përket shekullit të VI dhe se ka qenë pronë e avarëve të Obrait, ose të njohur si bullgaro-sllavët, që për njëfarë kohe sulmuan dhe pushtuan provincat romake të Dalmacisë, Prevalitanisë, Dardanisë dhe Ilirisë…

Interesant është fakti se një pjesë e këtij thesari është gjetur në fshatin Lëngëz të Ersekës, Kolonjë, nga një familje e fshatit me mbiemrin Qiriazi, në vitin 1890, buzë një përroi dhe është paraqitur në vitin 1981 në Galerinë e famshme në Sotheby në Londër, ndryshe edhe i njohur si Thesari i Ersekës, i ardhur nga një krahinë jugore e Shqipërisë. Të dyja këto koleksione janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe mendohet se vijnë nga i njëjti burim. Megjithatë misteret mbeten mistere, sepse kanë të fshehtat e tyre, të cilat kurrë nuk mund të zbulohen plotësisht…

 

Filozofi

5. Qasja filozofike e Avicenës ndaj Kur’anit nën dritën e komentit të tij mbi Suren Ihlas

Daniel de Smet & Meryem Sebti, CNRS, Paris, Francë 

Avicena (Ibn Sina, v. 428/1037), një ndër filozofët më të shquar në botën Islame, tregoi një interes të madh për Kur’anin dhe për fenë Islame në përgjithësi. Ndonëse në shumicën e punimeve të tij ai citon ajete nga Kur’ani, mënyra se si i përdor dhe i interpreton ato, deri më tani, nuk është studiuar tërësisht. Studimet bashkëkohore e konsiderojnë kryesisht Avicenën si një Aristotel Arab, mendimet e të cilit reflektojnë një shpjegim Aleksandrian, Neo-Platonik të Aristotelit. Ashtu sikurse kjo është e vërtetë, elementet islame në shkrimet e Avicenës janë shmangur krejtësisht dhe shpeshherë thjesht si lëshime dytësore dhe sipërfaqësore ndaj ambientit të tij religjioz dhe kulturor.

Për të sqaruar qasjen e Avicenës ndaj Kur’anit dhe për të vërtetuar natyrën e studimit të tij filozofik të tekstit të Kur’anit, po përgatisim një përkthim të pajisur me bibliografi të gjashtë artikujve të tij të shkurtër rreth tefsir-it. Si një rezultat paraprak i studimit tonë, artikulli që po lexoni shtron pyetjen e lidhjes ndërmjet metafizikës së Avicenës dhe Kur’anit, bazuar në komentin e tij mbi suren Ihlas.

 

Psikologji

6. Psikologjia nga perspektiva islame

Kontributet e myslimanëve të hershëm, dhe sfidat te psikologët myslimanë

Amber Haque, Shkolla e Shkencave Sociale dhe Humane, 

Instituti i Dohas për Studime Pasuniversitare, Katar

Myslimanët e hershëm shkruanin gjerësisht për natyrën njerëzore dhe e quanin Ilm’ul-nefsije ose vetë-njohja. Në shumë raste, veprat e tyre duket se janë ide origjinale për ditët moderne, praktika dhe teori psikologjike. Ajo çka është interesante është se ajo çka shkruanin dijetarët ishte një ndërlidhje me filozofinë islame dhe idetë fetare.

Ky punim përfshin kontributet kryesore të dijetarëve të shquar të hershëm myslimanë në psikologji dhe përshkruan sfidat me të cilat përballen myslimanët e sotëm në përshtatje me teoritë perëndimore. Gjithashtu ofron disa rekomandime për indigjenizimin e psikologjisë për shoqëritë myslimane të interesuara për të kërkuar perspektivën islame mbi sjelljet njerëzore.

Fjalët kyçe: Psikologjia islame; dijetarë të hershëm myslimanë; historia e psikologjisë; psikologë myslimanë; psikologji indigjene.

 

Personalitet

7. Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 – 1975)

Feti Tunuzliu, Mitrovicë, Kosovë 

Sabit Zajmi thërriste për emancipimin e femrës shqiptare, për të drejta të barabarta për shkollimin e saj krahas me mashkullin, drejt një shoqërie të emancipuar. Përveç në tubime familjare dhe fetare, këto predikime i artikulonte edhe në shkrimet e veta. Në shërbim të atdhetarizmit, si pjesë e inteligjencës islame të kohës, Sabit Zajmi propagandoi para dashamirëve dhe para xhematit që pjesëtarët e popullit, shumicë shqiptare, të mos i lënë vendbanimet e tyre për t’u shpërngulur për në Turqi.

Ai i ka tubuar gjithmonë myslimanet për t’i këshilluar. Përveç gjuhës arabe ka njohur edhe gjuhën perse e turke dhe letërsinë, ndërkohë që edhe vetë shkruante. Njëkohësisht ka qenë njohës i shkëlqyeshëm i feraizit (të drejtës trashëgimore të sheriatit). Çdo pëllëmbë e vendit tonë ka qenë e kënaqur me të. Sa personalitet i gjithanshëm ka qenë tregon ajo se ka qenë myderriz bashkëkohor. 

 

Retrospektivë

8. Tefsiri i Sure-i Duhasë

Kjo Sure ka zbritun në Meqqe edhe permban njimdhet’ Ajete

Hazreti Muhammedi dëshronte me e pa atdhen e dashun të tij Meqqen dhe krejt Arebinë të dëlirtë prej puteve, dhe kombin e vetë e gjithë njerzín donte me e pa të pajosur me besime të sakta edhe me morale ëngjëllore, edhe me të vertetë brënda në njizet vjet krejt sinisija Arabi dyk e qenë nji shkretëtirë errësire dhe egersire me anen e ligjit Perandior, me anën e atij Kuranit të madhnushim e t’urushim u bë nji lulishtë njerzimi e qytetrimi, e kështû u bë nji shembëll lulzimi per gjith botët q’asi kohe ishin egersuar.

 

Abstracts in English

Share

  • Abstraktet, nr. 30, Zani i Naltë
  • tweet
Abstracts no. 30 Kur flasim për dashurinë

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Abstraktet e nr. 27 (180), prill, maj, qershor 2019
    Abstraktet e nr. 27 (180), prill, maj,...

    Oct 22, 2019 0

  • Konferencë Studentore “Aspektet intelektuale në revistën Kultura Islame (1939-1946)”
    Konferencë Studentore “Aspektet...

    Apr 12, 2019 0

  • Qytetrimi i vërtetë e qytetrimi mjeshtëror
    Qytetrimi i vërtetë e qytetrimi...

    Nov 26, 2018 0

Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 34 (187)
    Abstraktet e nr. 34 (187)

    Sep 18, 2022 0

  • Abstraktet e nr. 33 (186) korrik-dhjetor 2021
    Abstraktet e nr. 33 (186)...

    Dec 20, 2021 0

  • Abstraktet e nr. 32 (185) janar-qershor 2021
    Abstraktet e nr. 32 (185) janar-qershor...

    Jun 27, 2021 0

  • Abstraktet e nr. 31 (184), korrik-dhjetor 2020
    Abstraktet e nr. 31 (184),...

    Dec 11, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

nga Edison Hoti Vakëfi[1] luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëritë myslimane. Ai ka qenë burimi kryesor për shërbimet e ndryshme publike të ofruara për komunitetet...
Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të sotme (shekulli XXI)

Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të...

Sep 09, 2022 0

Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë

Tezat më të rëndësishme në çështjen e...

Jul 23, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (34)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore
  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Kur’ani dhe sufizmi
  • Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al