Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
May 29, 2020 Zani i Nalte Shkenca Islame, Studime 0
nga Prof. Dr. Muhamed Mustafi, Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup
Abstrakt
Rëndësia e vendimeve të mëdha varet nga roli strategjik i vendimit marrjen e tyre, dhe çdo vendim i tillë do të vlerësohet pozitivisht apo negativisht nga rezultatet, që do të vijojnë në jetësimin e tyre.
Karta e Medinës ishte një hap strategjik i Pejgamberit a.s. për të formuar dhe vënë në funksion një qytet – shtet, që duhej të mëkëmbej nga zeroja.
Rezultati strategjik ishte maksimalisht pozitiv, sepse i vuri themelet e një shoqërie të re, që kishte frymëzim të ri në organizimin e jetës dhe që synonte botën.
Suksesi varej nga jetësimi i Kartës së Medinës dhe nga angazhimi serioz i myslimanëve për të ecur përpara brenda një shoqërie të organizuar dhe të disiplinuar.
Roli strategjik i kësaj karte siguroi pikënisjen e një lëvizjeje të re, e cila do të përhapej në botë ashtu siç përhapet rëra e shkretëtirës nëpërmes ajrit, por me inspirim Hyjnor.
Fjalët kyçe: Karta e Medinës, strategjia, pikësynimi, ndikimi.
Hyrje
Shumë historianë e konsiderojnë Magna Kartën angleze si kushtetutë të parë të shkruar; megjithatë, sipas hulumtimit të Dr. Muhammad Hamidullahit, një nga hulumtuesit dhe dijetarët më të shquar myslimanë të shekullit 20, Karta e Medinës (Mithak-ul-Medina) ishte kushtetuta e parë e shkruar nga njerëzimi. Karta e Medinës i paraprin kushtetutës amerikane të vitit 1787 dhe Magna Kartës angleze të vitit 1215.
Formulimi i Kartës
Pas marrjes së rolit qendror në Medine, Pejgamberi a.s. njohu disa nevoja të ngutshme, të cilat përfshinin:
Nevoja e fortë për të krijuar një qeveri të centralizuar në Medine, për t’i dhënë fund anarkisë mbizotëruese, arriti kulmin në hartimin e Kartës së Medinës. Teksti i statutit është ruajtur në tërësi nga dijetarët Ibn Is’hak dhe Ebu Ubejd; është e ndarë në dy pjesë, pjesa e parë merret me rregullat për emigrantët myslimanë (Muhaxhirinët) dhe vendasit myslimanë (Ensarët), kurse pjesa e dytë merret me të drejtat dhe përgjegjësitë e hebrenjve të Medinës.
Ky statut përmban 47 klauzola, të cilat kanë hedhur themelet e një shteti sovran të përbërë nga myslimanë, hebrenj e paganë, që kanë të drejta dhe përgjegjësi të barabarta në një shtet të përbashkët.
Ky është një version i zgjeruar i “Kushtetutës së Parë të Shkruar të Botës” të Hamidullahut, botuar në Shqyrtimin Islamik më 1941. Hamidullahu e ndan dokumentin në dy pjesë: (1) Rregullat që prekin Muhaxhirët dhe Ensarët, që kthehen në fillim të vitit të parë pas hixhretit, dhe (2) kodi për hebrenjtë pas Betejës së Bedrit. Sipas tij, kjo ishte një kushtetutë parë, që është shpallur në qytet-shtetin e Medinës. Ajo përfshinte obligimet dhe detyrimet e sunduesit dhe të sunduarit, si dhe kërkesat e tjera të menjëhershme (duke përfshirë një lloj sigurimi shoqëror për nevojtarët). E drejta për të kerkuar drejtësinë kalon nga individi në bashkësi (d.m.th. bartet nga sistemi autokratik në autoritet qendror kolektiv këshilldhënës – Shura). Megjithatë, fjala përfundimtare ishte e Pejgamberit a.s.[1]
Sipas Denny-t, Ummeti i Kushtetutës përbëhet nga besimtarë e myslimanë, dhe mjaft hebrenj (edhe pse ato mund të përbëjnë një ummet të veçantë “së bashku”). Kushtetuta ishte një dokument politik-ushtarak i marrëveshjes së projektuar për të bërë Jethribin dhe popujt e tjerë më të sigurt. Çifutët mund të jenë pjesë e saj si një lloj grupi i veçantë, një “nën-ummet” me dinin e vet (që gjithashtu mund të thotë “ligj”). Jethribi duhej të ishte “i shenjtë për njerëzit e këtij dokumenti”, i cili, shton një faktor lokaliteti ose territorialiteti. Feja ishte me rëndësi më të madhe. Umeti konsiderohej një fis, apo diçka që tejkalonte nocionin e fisit e që kishte Zotin e Madhëruar dhe Muhamedin a.s. si arbitra dhe autoritete përfundimtare. Asgjë në dokumentin, lidhur me ummetin nuk është në kundërshtim me atë që thotë Kur’ani dhe të dy burimet reciprokisht konfirmojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin.[2]
Në ummetin e sapoformuar të Muhammedit, besnikëria nuk ishte më për fisin apo farefisin. Besnikëria ishte në ligj. Të gjithë besimtarët ishin vëllezër të njëri-tjetrit. Me anë të vënies së teorisë në praktikë, Pejgamberi formoi vëllazërimin në mes emigrantëve [Muhaxhirëve], myslimanëve që ndoqën Profetin në hixhretin e tij nga Meka në Medinë dhe vendasëve [Ensarëve], duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të pasurit me të varfërit, të bardhët me njerëzit me ngjyrë, si dhe njerëzit e rëndomtë me ata, që kishin pozitë të lartë në shëqëri. . Në këtë mënyrë agoi dita e re dhe kultura e një qytetërimi të ri. Ajo që Pejgamberi kishte themeluar ishte e pashembullt: një shtet i lirë, “i pari i këtij lloji në historinë intelektuale dhe politike të qytetërimit njerëzor”, u themelua “më shumë se 1300 vjet përpara Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (1948)” (Khan 1)
Duke pasur parasysh nivelin e paprecedent të të drejtave, lirive dhe mbrojtjeve që Pejgamberi a.s. ishte i gatshëm të ofronte, duke u integruar në ummetin islam, ishte veçanërisht tërheqës për arabët paganë, disa hebrenj dhe një numër i rëndësishëm i të krishterëve. Pluralist në natyrë, Konsensusi i Medinës ishte një thirrje për bashkëjetesë paqësore. Ai siguroi të drejta për jo-myslimanët dhe inkurajoi pjesëmarrjen e tyre në komunitetin më të gjerë mysliman.[3]
Koncepti i Kartës
Kushtetuta e parë me shkrim e Medinës (e njohur edhe si Karta e Medinës) është hartuar dhe shpallur nga Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të) në vitin 622 A. D. për popullin e Medinës, i cili përfshinte jo vetëm emigrantët dhe myslimanët lokalë por edhe hebrenjtë dhe jo-myslimanët e tjerë dhe fiset e tyre jo-myslimane. Kushtetuta ishte menduar, që të rregullonte jetën e një shoqërie multi-fetare e që arrinte numri i kësaj shoqërie të Medines në dhjetë mijë. Kjo kushtetutë e shkruar i dha shoqërisë medinase konceptin e shpërnguljes së pushteteve, që më vonë u bë baza praktike e demokracisë. Ajo siguroi një aftësi të moderuar dhe të balancuar për të gjitha komunitetet që jetonin në atë shoqëri. Për herë të parë në histori, ajo lindi idenë e një vendi gjeografik, i cili do të përfshinte të gjitha besimet dhe kulturat në një popull të vetëm.
Koncepti i sundimit të ligjit, gjithashtu, doli nga kjo kushtetutë, për herë të parë. Ai siguroi konceptin e respektimit të ligjeve lokale dhe zakoneve të të gjitha fiseve dhe feve që jetonin së bashku. Ai garantoi mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e të drejtave të grave, të drejtat sociale, të drejtat kulturore, lirinë fetare dhe të drejtat e pakicave që jetonin në shtet. Ajo e shpalli Medinën si një shtet të paqes dhe sigurisë, i lirë nga çdo lloj dhune dhe terrorizmi. Pejgamberi Muhamed (Paqja qoftë mbi të) më pas themeloi shtetin e parë islam. Ky është një dokument i shquar politiko-kushtetues dhe konstituimi i parë i shkruar i demokracisë në historinë njerëzore, si dhe të gjitha kushtetuta më vonë u themeluan mbi të. Parimet e saj janë të bazuara në Kur’an dhe Sunnet.[4]
Një nga dokumentet më të mëdha politike në historinë islame është ajo që njihet si El-Uethijkatu (dokumenti). Ky dokument është konsideruar nga dijetarët dhe mendimtarët myslimanë, si kushtetutë e shtetit të parë islam, të themeluar nga Pejgamberi Muhamed a.s. në Medinë në vitin 622. Thelbi i këtij dokumenti ishte të shqyrtojë klauzolat kryesore të këtij dokumenti së bashku me komentet e shkurtra mbi idetë e tyre kryesore. Objektivat e këtij shqyrtimi janë të trefishta.[5]
Migrimi i Pejgamberit a.s., nga Meka në Medinë, formoi një pikë kthese të rëndësishme në rrjedhën e historisë islame, duke pasur parasysh atë që e themeloi dhe që bëri një ndryshim të thellë e rrënjësor, si në nivelin politik, social, ashtu edhe në atë ekonomik. Historianët janë të një mendimi se migrimi ishte një deklaratë për shfaqjen e shtetit islam. Që nga momenti kur mbërriti në Medine, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) filloi punën për të mbështetur shtyllat e vendit të ri islam mbi themele të forta. Çdo hap që ai (paqja qoftë mbi të) ndërmori përfshinte krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të begatshëm në Medine, nëpërmjet parimeve të mëposhtme:
– Themelimi i “Xhamisë”
– Themelimi i sistemit të “Ezanit” për t’i thirrur njerëzit në namaz.
– Krijimi i detyrimeve të Vëllazërisë
– Vendosja e Kushtetutës
– Vendosja e Kushtetutës
– Zgjedhja e vendndodhjes gjeografike
– Planifikimi i lagjeve
– Themelimi i objekteve sociale dhe ekonomike (Tregje, rrugë, institucione publike… etj.)
– Ndërtimi i një ushtrie.[6]
Pra, Kushtetuta ose Karta e Medinës u formua gjashtë shekuj para Magna Kartës angleze. Ajo u ekzekutua dhe u zbatua për 10 vjet (622-632 A.D.) dhe u zbatua në 10,000 qytetarë që jetonin në Medinë në atë kohë. Në fillim, dihet se 45% e popullsisë së përgjithshme në Medinë përbëhej nga arabë jo myslimanë, 40% përbëhej nga hebrenj dhe vetëm 15% përbëhej nga myslimanë. Këto shifra u regjistruan nga vetë Pejgamberi Muhamed a.s. përmes një regjistrimi, që ai kishte porositur. Me fjalë të tjera, Pejgamberi Muhamed a.s. hartoi Kartën e Medinës si një sovranitet për pakicat. Qëllimi i tij ishte të qeverisnin një shoqëri multi-fetare pluraliste, në një mënyrë që lejonte lirinë fetare për të gjithë. Karta përbëhet nga 47 klauzola, të cilat përcaktojnë formimin e një shteti sovran kombëtar me një shtetësi të përbashkët për të gjitha komunitetet. Karta mbron të drejtat themelore të njeriut për të gjithë qytetarët, duke përfshirë barazinë, bashkëpunimin, lirinë e mendimit dhe lirinë e fesë. Paragrafi 25 thekson në mënyrë specifike se hebrenjtë dhe arabët jo-myslimanë kanë të drejtë të praktikojnë besimin e tyre pa asnjë kufizim. Shkurt, Karta e Medinës ishte dokumenti i parë në histori për të vendosur lirinë fetare si një e drejtë themelore kushtetuese.[7]
Sipas Mark Grahamit, Madhështia e Muhamedit qëndronte në politikë, po ashtu edhe në frymëzim. Një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme që do të ndodhnin gjatë kësaj kohe ishte hartimi i Besëlidhjes së Medinës (Sahifetu el-Medineh), të cilën, disa e konsiderojnë si Kushtetutën e parë të botës, ishte një traktat mes arabëve dhe hebrenjve të qytetit. Të gjitha grupet (myslimanët, hebrenjtë dhe arabët jo-myslimanë) u zotuan të jetojnë në harmoni qytetare, të qeverisur nga këshilla dhe konsultimi reciprok. Pakti i lidhi këto grupe të ndryshme në një pakt të përbashkët mbrojtës dhe përcaktoi se hebrenjtë e qytetit ishin një bashkësi me myslimanët, se ata ishin të lirë të praktikonin fenë e tyre. Ky dokument ishte një hap revolucionar përpara një qeverisjeje civile. Pavarësisht nga disa mosmarrëveshjeve në mes myslimanëve dhe hebrenjve në Medinë, ky plan i tolerancës ndërfetare do t’i shërbejë Islamit dhe popujve të tij në të ardhmen.[8]
Shteti i parë islam nuk u themelua nën hijen e shpatave, siç besohet zakonisht në disa qarqe, por nën sigurinë e një kontrate shoqërore, që quhet Kushtetuta e Medinës. Nga të gjitha akuzat, Kushtetuta e Medinës ndezi pishtarin e lirisë, duke formuar një Shtet të Lirë për një komunitet pluralist të përbërë nga myslimanë, hebrenj e paganë. Ky shtet i pashembullt, i Lirë, i pari i këtij lloji në historinë intelektuale dhe politike të qytetërimit njerëzor, u themelua nga vetë Pejgamberi Muhamed a.s. në vitin 622, domethënë më shumë se 1300 vjet përpara Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut (1948), si dhe parashikonte një shtet modern të tolerancës pluraliste, fetare tolerante.[9]
Shumë historianë besojnë se statuti është hartuar në dy faza: pjesa e parë është shkruar para betejës së Bedrit dhe pjesa e dytë për marrëdhëniet me hebrenjtë, pas Bedrit, kur myslimanët kishin fituar një qëndrim shumë më të fortë. Tiparet kryesore të këtij dokumenti përfshijnë:
Të gjithë njërëzit e përfshirë në kartë, e që kishin përkatësi të ndryshme, pra qofshin myslimanë, ithtarë të Librit (hebrenjë dhe të krishterë) ose paganë, gëzonin lirinë për të praktikuar fenë e tyre
Të gjithë shtetasit e shtetit kishin të drejta dhe përgjegjësi të barabarta dhe ishin të mbrojtur nga represioni dhe shtypja.
Një sistem ndihme financiare u zhvillua brenda çdo fisi dhe midis fiseve. U krijuan fonde komunale, të cilat përdoreshin në kohë të nevojave financiare, si pagimi i shpërblimit ose parave të gjakut.
Në rast të një lufte ose sulmi armiqësor nga të huaj, të gjitha fiset e Medinës (nënshkruesit e kartës) duhej të vinin në ndihmë për të mbrojtur fisin.
Në rast të një mosmarrëveshje midis nënshkruesve, Pejgamberi Muhammed a.s. ishte autoriteti përfundimtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
Kurejshët e Mekës duheshin bojkotuar komercialisht nga të gjithë nënshkruesit dhe askush nuk duhej të ofronte asnjë mbështetje për ta.
Rëndësia strategjike e Kartës së Medines
Karta e Medines është një dokument historik, jo vetëm në historinë myslimane, por edhe në historinë kushtetuese të botës. Ky statut i përmblodhi të gjitha aspektet e jetës në Medine, përfshirë edhe jetën politike, fetare dhe shoqërore. Arritja e saj më e madhe ishte sjellja e fiseve luftarakë së bashku për të formuar një qeveri dhe vendosja e paqes afatgjatë në mes tyre. Ai i dha fund anarkisë mbizotëruese dhe mbrojti jetën, lirinë, pronën dhe lirinë fetare të të gjithë njerëzve të përfshirë në marrëveshje. Ajo themeloi një shtet ku të drejtat dhe përgjegjësitë e barabarta u siguruan realisht për të gjithë qytetarët. Karta e Medinës zëvendësoi fisnikërinë fisnore me një rend të ri shoqëror dhe krijoi një shtet kombëtar me një strukturë të re shoqërore.[10]
Përfundim
Të gjitha studimet mbi rolin strategjik të Kartës së Medinës japin rezultat të dukshëm mbi ndikimin pozitiv në shoqërinë e porsaformuar islame të asaj kohe dhe në shoqërinë e përhapur islame të kohërave të mëvonshme.
Ngjarjet që kanë ndikim të gjerë ndër shekuj janë shumë të rralla, sepse vlera e tyre kufizohet për një kohë dhe për një vend ndërsa gjurmët e Kartës së Medines ende nuk janë zhdukur, madje i shohim edhe më të fuqishme, sepse hapësira e përhapjes së Islamit është ende më e madhe se në të kaluarën dhe numri i myslimanëve me përkatësi të ndryshme nacionale është shumë më i madh se në kohën e përpilimit të Kartës. Efekti pozitiv i asaj kohe mund të jetë aktual edhe sot kur dihet se divergjencat mes myslimanëve në botë janë të dukshme dhe të dhimbshme, sepse shpesh përfundojnë me konflikte dhe gjakderdhje të pakontrolluara ndërvëllazërore mes myslimanëve.
Bibliografia
Absar Kazmi, The Charter of Madinah – Mankind’s First Written Constitution, August 23, 2011, Pakistani Insider.
Ali Khan, The Medina Constitution, Understanding Islamic Law, 2006, 7 Pages Posted: 17 Nov 2006 , Khan, Ali, The Medina Constitution. Understanding Islamic Law, 2006. Available at SSRN: https://ssrn.com/abstract=945458.
Denny, F. M. “Ummah in the Constitution of Medina.” Journal of Near Eastern Studies 36 (1977): 39–47. DOI: 10.1086/372530E-mail Citation.
Hamidullah, Muhammad. The First Written Constitution in the World: An Important Document of the Time of the Holy Prophet. 3d rev. ed. Lahore, Pakistan: Sh. Muhammad Ashraf, 1394/1975.
John Morrow, Sawt Al Hikma, The voice of wisdom, The Centrality of the Constitution of Medina , 9/28/2016 – 12:00:00 AM .
Mark Graham. How Islam Created the Modern World. Amana Publications, 2006. Pages 21.
Mohamed Berween, Al Wathika, The First Islamic State Constitution, Journal of minaority affairs, Vol. 23, No.1, April 2003. Carfax Publishing. Tonkzo and French Coup.
Muhammad Tahir-ul-Qadri, Shaykh-ul-Islam, The Constitution of Medina [63 Constitutional Articles], Minhaj-ul-Quran Publications 2012.
Muhammad Hamed Mousa, A SUCCESSFUL ISLAMIC SOCIETY (Guidelines from the Madinah Period), Published On: 6/9/2015 A.D. – 22/11/1436 H., en. Aluka. Net (in English).
Zia H. Shah, The Constitution of Medina: A Symbol of Pluralism in Islam, The Muslim times. On November 9, 2012.
[1]. Hamidullah, Muhammad. The First Written Constitution in the World: An Important Document of the Time of the Holy Prophet. 3d rev. ed. Lahore, Pakistan: Sh. Muhammad Ashraf, 1394/1975.
[2]. Denny, F. M. “Ummah in the Constitution of Medina.” Journal of Near Eastern Studies 36 (1977): 39–47. DOI: 10.1086/372530 E-mail Citation»
[3]. John Morrow, Sawt Al Hikma, The voice of wisdom, The Centrality of the Constitution of Medina, 9/28/2016 – 12:00:00 AM.
[4]. Muhammad Tahir-ul-Qadri, Shaykh-ul-Islam, The Constitution of Medina [63 Constitutional Articles], Minhaj-ul-Quran Publications 2012, p. 5.
[5]. Mohamed Berween, Al Wathika, The First Islamic State Constitution, Journal of minaority affairs, Vol. 23, No. 1, April 2003. Carfax Publishing. Tonkzo and French Coup.
[6]. Muhammad Hamed Mousa, A SUCCESSFUL ISLAMIC SOCIETY (Guidelines from the Madinah Period), Published On: 6/9/2015 A. D. – 22/11/1436 H., en. Aluka. Net (in English).
[7]. Zia H. Shah, The Constitution of Medina: A Symbol of Pluralism in Islam, The Muslim times. On November 9, 2012.
[8]. Mark Graham. How Islam Created the Modern World. Amana Publications, 2006. Pages 21.
[9]. Ali Khan, The Medina Constitution, Understanding Islamic Law, 2006, 7 Pages Posted: 17 Nov 2006 , Khan, Ali, The Medina Constitution. Understanding Islamic Law, 2006. Available at SSRN: https://ssrn.com/abstract=945458.
[10]. Absar Kazmi, The Charter of Madinah – Mankind’s First Written Constitution, August 23, 2011, Pakistani Insider.
Jun 16, 2021 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
May 07, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...