Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jun 03, 2020 Zani i Nalte Editoriale 0
nga Blerim Ciroka, Londër
Fëmijët dhe vlerat e tyre nuk janë cështje e një dite, ata janë jeta vetë.
Siç ata janë jetë për ne, po ashtu edhe kujdesi, dashuria, butësia, shërbimi, përgjegjësia, prindërimi ynë në tërësinë e tij janë jetë dhe oksigjen për fëmijët tanë.
Kujdesi që prindi i ardhshëm, qoftë djalë e qoftë vajzë, fillon që me zgjedhjen e njeriut që nesër do të jetë prindi i femijës tënd. Fëmija nuk mund ta zgjedhë prindin, por babai i tij e qoftë nëna e tij e ka patur këtë mundësi.
Dashuria për fëmijët është mënyra se si prindërit e trajtojnë njëri tjetrin. Përtej asaj që trajtimi i mirë i ndërsjelltë bashkëshortor është obligim dhe vlerë në vetvete, ai është pjesë sinjifkante e ndjesisë, rritjes, inteligjencës, vetëbesimit, botës sociale dhe ndjenjës së sigurisë në familje.
Butësia dhe sjellja e ekuilibruar me të vegjëllit tanë i lejon ata të rriten e zhvillohen natyrshëm dhe pa pasoja. Shtypja, ashpërsia, nënvlerësimi qoftë me sjellje e qoftë me fjalë, qoftë me dashje e qoftë pa dashje lënë gjurmë afatgjate tek fëmijët tanë, me nje çmim të pallogaritshëm.
Duhet të marrim mësim nga gabimet, të përmirësohemi, të mësojmë, mësimi nuk ka moshë. Ndjenja e fajit për të kaluarën nuk e zgjidh situatën, por reflektimi dhe përpjekjet me këmbngulje do ta bëjnë ndryshimin për të mirë.
Shërbimi prindëror është nevoja kryesore që njeriu ka. Aroma, prania, kujdesi dhe mbështjetja e prindit janë nevojë, janë domosdoshmëri, jo luks. Krahas sprovave të ndryshme, Zoti e ka krijuar njeriun, që gjithmonë të ketë nevojë, jo gjithmonë monetare e materiale, por edhe shpirtërore e fizike për praninë e prindit.
Prindi duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësitë që bart. Prindërimi është seriozitet, është peshë që kërkon vëmendje 24 orëshe. Përgjegjësitë prindërore kanë fillimin e tyre që kur lind fëmija, por nuk kanë fund, deri kur prindi largohet nga kjo botë.
Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri.. Mos veproni keq, mos u bëni shembull i keq për fëmijët tuaj, përkundrazi ruani ata nga rrugët e gabuara përmes sjelljes tuaj, përmes këshillave tuaja, përmes sinqeritetit, konsideratës, dashurisë, harmonisë tuaj në familje. Ruani përmes formimit tuaj njerëzor, kërkoni vlerat dhe praktikoni ato që fëmijët tuaj të inspirohet me vlerat tuaj e shëmbëllejnë imazhin tuaj të mirë.
Zoti e ka krijuar njeriun të denjë e të vlefshëm e kështu ta trajtojmë atë, e për më shumë fëmijën tonë. Njeriu është krijesa më me vlerë e krijuar në sipërfaqe të tokës.
Si njerëz mund të kemi probleme shëndetsore, ekonomike, familjare, etj., por le t`i ruajmë dhe mbrojmë fëmijët tanë. Mos t`iu prishim ëndërrat fëminore. T`i mbrojmë të vegjlit tanë nga përvojat e padëshirueshme sepse çdo gjë që ata shohin dhe përjetojnë do të ketë ndikim në përsonalitetin e tyre.
Njeriu si qënie gabon, por kur do që kthehet nga gabimi dhe përmirësohet është përfitim, është sukses, është dobi. Asnjëherë nuk është vonë për të vepruar mirë.
1 qershor 2020
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...