Perditësimi i fundit May 25th, 2022 8:51 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Departamenti i Shkencave Islame, Bedër partner ndërkombëtar në fushën akademike të Dialogut Ndërfetar

Aug 11, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0


Rimini-broshura-1

Departamenti i Shkencave Islame është bërë pjesë e një programi Master falë një bashkëpunimi me Institutin e Lartë të Studimeve Religjioze në Rimini të Italisë në bashkëpunim me Shkollën e Lartë të Studimeve Historike në Universitetin e Republikës së San Marinos. Partneriteti i disa institucioneve akademike ndërkombëtare ka bërë të mundur hapjen për herë të parë të një programi studimi pasuniversitar mbi Dialogun Ndërfetar dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Ky partneritet i Departamentit të Shkencave Islame, vjen pas pjesëmarrjes së tij në një konferencë ndërkombëtare, mbajtur në tetor 2018 dhe organizuar nga Instituti i Lartë i Studimeve Religjioze në lidhje me modelin shqiptar të dialogut ndërfetar. Pas kësaj konference, Instituti  në fjalë, ka ftuar zyrtarisht Departamentin e Shkencave Islame në Universitetin Bedër për të qenë partner i një programi pasuniversitar, i cili do të realizohej në bashkëpunim me Universitetin e San Marinos. Partnerë të këtij programi janë gjithashtu dhe disa institucione fetare dhe akademike kryesisht nga Italia dhe Shqipëria, të cilët po japin një kontribut në zhvillimin e dialogut ndërfetar.

Në përfundim të këtij programi 2-vjeçar (2018-2020), Instituti i Lartë i Studimeve Religjioze i ka dërguar një letër falënderimi Departamentit të Shkencave Islame, Bedër për bashkëpunimin si partner i këtij programi.

Ky program synon një vështrim objektiv të fenomenit fetar, së bashku me historikun dhe krahasimin e kulturave të ndryshme fetare. Ai synon të shtjellojë një kulturë të themeluar epistemologjikisht të dialogut ndërfetar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kjo rrugë akademike i kushton vëmendje të veçantë zonës së Ballkanit dhe Mesdheut, për të favorizuar një zhvillim inovativ dhe konkret të rrjeteve të solidaritetit dhe për të promovuar paqen dhe bashkëjetesën ndërfetare dhe ndërkulturore.

Programi ka gjithsej 60 ECTS (kredi universitare), ekuivalent me një Master universitar të nivelit të parë dhe ndër të tjera synon të eksplorojë format antropologjike, kulturore, gjuhësore, filozofike, teologjike dhe mistike të traditave të ndryshme fetare, në mënyrë që të kuptojë më thellë rrënjët e civilizimeve të ndryshme dhe identitetet kulturore, zhvillimin e tyre historiko-politik, përhapjen dhe ndikimin e tyre, etj.

 

Programi vlen kryesisht për të diplomuarit në:

  • Shkencat Teologjike
  • Të diplomuar dhe doktorantë në Histori e Feve dhe Filozofi e Feve
  • Të diplomuar dhe studentë të doktoratës në disiplina juridike, marrëdhënie ndërkombëtare, histori të doktrinave politike dhe të ngjashme
  • Të diplomuar dhe doktorantë në Letërsi, Filozofi dhe Shkenca Politike
  • Diplomantë të rinj nga e gjithë Ballkani dhe zona e Mesdheut
  • Operatorët në fushën e Dialogut Ndërfetar
  • Operatorët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mësuesit e profileve të ngjashme, etj.

 

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe profileve të mëposhtme profesionale si:

  • Studiuesit në Shkencat Fetare, që punojnë në Universitetet Evropiane dhe në vendet e zonave të Ballkanit dhe Mesdheut
  • Anëtarët e Korpusit Diplomatik dhe Konsullor të vendeve evropiane, zonës së Ballkanit dhe Mesdheut
  • Ekspertë dhe konsulentë ndërkombëtarë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, politikave kulturore dhe integrimit shoqëror
  • Edukatorë dhe mësues të specializuar në fushën e trajnimit/edukimit në dialog ndërfetar dhe ndërkulturor
  • Studiues dhe akademik të rinj universitarë
  • Mësuesit e shkollave fetare;
  • Ekspertë të komunikimit në sektorin ndërfetar dhe ndërkulturor, etj.

 

Programi i titulluar “Dialog Ndërfetar dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” është i sponsorizuar dhe i akredituar nga Fakulteti Teologjik i Emilia Romagna dhe njihet dhe nga Ministria e Arsimit e Italisë.

 

Faqja e programit:

https://www.issrmarvelli.it/corsi/corso-di-alta-formazione-in-dialogo-interreligioso-e-relazioni-internazionali/

broshura-2 via adriatica-1 via adriatica-2 Rimini-letter

Share

  • Bedër, Departamenti i Shkencave Islame, dialog ndërfetar
  • tweet
Mus’hafët mbi majat e heshtave Komuniteti Mysliman i Shqipërisë boton librin “Ilmihal për fillestarë”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Departamenti i Shkencave Islame, BEDËR zhvillon takim online me 7 brezat e diplomuar
    Departamenti i Shkencave Islame, BEDËR...

    May 22, 2020 0

  • Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, Bedër pjesë e Konferencës Ndërkombëtare mbi Edukimin Fetar në Shkolla
    Vjenë, Departamenti i Shkencave...

    Nov 20, 2019 0

  • Riakreditohen me 5 vjet programet e studimeve Bachelor dhe Master në Shkencat Islame, Bedër
    Riakreditohen me 5 vjet programet e...

    Nov 13, 2019 0

  • Departamenti i Shkencave Islame, Bedër zhvillon shkollë vere në Vjenë
    Departamenti i Shkencave Islame, Bedër...

    Jul 31, 2019 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane

Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane

May 25, 2022 0

nga Dr. Sadik Mehmeti, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë Hyrje Me depërtimin e osmanëve në Kosovë dhe me vendosjen e administrimit të tyre (shek. XIV...
Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i...

May 02, 2022 0

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al