Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ismail Muçej, kryeredaktori i parë i “DRITA ISLAME”

Dec 14, 2020 Zani i Nalte Editoriale 0


Z. Ismail Muçej ishte kryeredaktori i parë i gazetës (sot revista) “Drita Islame”, themeluar në vitin 1992 nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Z. Muçej ka kryer detyra të ndryshme në KMSH si: Anëtar i kryesisë të Komunitetit Mysliman; drejtor për çështjet e kulturës pranë këtij Komuniteti; kryeredaktor i gazetës ‘‘Drita Islame’’; mësues i arabishtes në medresenë e Shkodrës ‘‘Haxhi Sheh Shamia’’.
Z. Ismail Muçej e drejtoi gazetën “Drita Islame” përgjatë viteve 1991-1999. Për detyrën e kryeredaktorit është me interes të shkëpusim një fragment nga fjalimi i tij, botuar në gazetën ‘‘Drita Islame’’, nr. 5, mars 1995, fq. 1. Në këtë artikull përçohet ndjenja e përgjegjësisë, vendosmëria, synimi dhe thjeshtësia e tij:
‘‘Ne i dolëm të zotë kësaj barre të rëndë e shumë delikate për të larë borxhet që kemi ndaj institucioneve fetare që na patën pajisur me kulturë fetare … kemi hyrë në vitin e katërt që po e nxjerrim një gazetë fetare dyjavore ‘‘Drita Islame’’, drejtimi i të cilës më është besuar mua e me tre kolegë të redaksisë. Më tepër si diletant, flas për veten time jemi përpjekur që me këtë të hedhim disa shkëndija të kulturës islame. Është e natyrshme që kërkesat e kohës janë më të mëdha, por kaq janë aftësitë e mundësitë materiale.’’
 
Kush ishte Ismail Muçej?
 
Z. Ismail Muçej lindi më 14 Dhjetor, 1924, në fshatin Spas të Kukësit. Rrjedh nga një familje me taban fetar. Babai, Hysejni me prejardhje nga Gjakova, ka përfunduar medresenë e Prizrenit dhe ka ushtruar aktivitetin si hoxhë. Ai ka njohur mirë gjuhën arabe, turke dhe frënge. Ndërsa nëna, Zyhraja, rrjedh nga një familje shkodrane.
 
Më 1932 ka ardhur pranë dajave në Shkodër, për të filluar dhe vazhduar shkollën fillore. Më 1937 i është akorduar bursa për të filluar studimet e mesme në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës. Pas 8 viteve përfundoi aty studimet me rezultate të shkëlqyera. Ai gjithashtu, u edukua privatisht edhe nga elita e hoxhallarëve shkodranë.
 
Që nga mosha e rinisë dhe në vazhdim është marrë me shkrime, përkthime, studime dhe veprimtari të ndryshme intelektuale. Në rininë e tij, ka shërbyer si sekretar i Komitetit Bamirës Mysliman të Shkodrës; është punësuar edhe në arsimin shtetëror, si mësues, si sekretar i Seksionit të Arsimit në Kukës; drejtor i shkollës fillore në Krumë të Hasit; inspektor arsimi në Pukë; bashkëpunëtor i rregullt i revistës ‘‘Kultura Islame ’’, atëherë organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar.
 
Më 1952, kur ishte akoma në Pukë, ishte i fejuar me Melianë, një bijë nga familja Djepaxhia dhe po përgatitej që të transferohej në Shkodër dhe të martohej, por arrestohet. Arrestohet me akuzën zyrtare ‘‘kontaktet me diversantët për të rrëzuar pushtetin’’, por u shtua edhe një akuzë tjetër gojore, ‘‘… e pa imagjinuar nga unë, se gjoja kisha përgatitur planin për të vrarë Enver Hoxhën dhe si pasojë u dënova me vdekje, pastaj 20 vjet, e më pas afër 12 vitesh u lirova.’’ – shënon z. Muçej.
 
Më 1963, pas 11 vitesh, në moshën 39 vjeçe, lirohet nga burgu dhe detyrohet të punojë si punëtor krahu. Ai u burgos, u keqtrajtua nga sistemi i kohës por nuk i mohoi bindjet e veta fetare, nuk iu nënshtrua politikave shkatërruese, nuk e mbështeti antifetarizmin. Z. Muçej shprehet: ‘‘Duke qenë ashtu i lidhur këmbë e duar, moralisht shumë i lartë. … ndihesha shumë krenar, asnjë mërzitje, përveç shqetësimit për gjendjen e prindërve e të vëllezërve. Isha i lidhur ngusht me këndimin e Kuranit dhe të lutjeve.’’ Përkujtimi i njerëzve të tillë është jo vetëm një akt njerëzor por edhe një mësim për brezat e rinj të hoxhallarëve, që të mos bien pre e mashtrimit dhe e aventurierëve politikë.
 
Periudha e burgut, me gjithë vështirësitë, vuajtjet fizike dhe shpirtërore, ka luajtur rolin e një shkolle të jetës. Kontaktet me të gjitha kategoritë e njerëzve në burg, mjedis i cili grumbullonte intelektualë të shkolluar në shkolla perëndimore dhe orientale, mësues, oficerë, hoxhallarë, priftërinj, tregtarë e deri te punëtori i thjeshtë, krijonte një frymë kulture e pjekurie, një universitet jete. Z. Muçej shënon: ‘‘Në burgun e Burrelit ishin mbledhur njerëz të elitës intelektuale e patriotike, aty ishte një shkollë për mue, ku mësova gjermanishten e turqishten, i kalonim ditët duke diskutuar çështje kulture dhe patriotike.’’
 
Në burg, z. Muçej takohet me mësuesin, edukatorin dhe eruditin nga Elbasani, prof. Et’hem Haxhiademi, i cili mes tjerash e këshillon të hartojë një fjalor arabisht-shqip. Me një punë këmbëngulëse, rreth 20 vjeçare, z. Ismail Muçej ka hartuar dy fjalorë: Arabisht-shqip me 45.000 fjalë e 20.000 shprehje, si dhe shqip-arabisht me 25.000 fjalë e 30.000 shprehje, të cilët arrijnë në 3300 faqe libri. Përveç këtyre dy fjalorëve, Z. Muçej ka përkthyer nga gjermanishtja një metodë për të mësuar gjuhën arabe duke u mbështetur në kritere didaktike e pedagogjike.
 
Krahas fjalorit dhe metodës për mësimin e arabishtes, ai përktheu dhe përgatiti për botim disa vepra, prej tyre: ‘‘Feja dhe misioni i saj’’, ‘‘Pse përqafova Islamin?’’, ‘‘Rendi i ri botëror’’ etj. Z. Ismail Muçej nuk është kufizuar me shkrime vetëm në gazetën ‘‘Drita Islame’’, por ka qenë bashkëpunëtor edhe në organe tjera të shtypit, si: ‘‘Rinia Islame’’, ‘‘Balli i Kombit’’, ‘‘Rilindja Demokratike’’, ‘‘Rimëkëmbja’’ etj. Karakteri i artikujve të tij ka qenë i larmishëm, fetar, politiko-shoqëror, historik, edukativ, gjuhësor, etj. Mes artikujve lexojmë: kujtime, reportazhe, replika, përkthime, çështje fetare, problematika shoqërore, qasje edukative etj. Ai është vlerësuar si publicist, studiues, poliglot, sepse njeh gjashtë gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, arabisht dhe turqisht. Z. Muçej shënon: ‘‘Njohja e këtyre shumë gjuhëve të huaja më kanë zgjeruar kulturën dhe më kanë ndihmuar për zgjidhjen e problemeve të jetës.’’ Ndërsa raportet me librin, z. Muçej i shpreh si më poshtë: ‘‘Librin nuk e lëshoj nga dora. Ai mbetet miku më i dashur i imi.’’
 
REDAKSIA
Share

  • Ismail Muçej
  • tweet
Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” Abstraktet e nr. 31 (184), korrik-dhjetor 2020

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0

  • Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi krye të përunjur”
    Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi...

    Nov 08, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al