Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM
Feb 28, 2021 Zani i Nalte Aktivitete 0
Ditën e mërkurë, me 24 Shkurt 2021 Departamenti i Shkencave Islame në KU Bedër organizoi simpoziumin virtual ndërkombëtar me titull: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
Në këtë simpozium morën pjesë një grup studiuesish nga bota Islame siç vijon:
Panelistët dhanë një pasqyrë të situatës së arsimit fetar në shtetet përkatëse, rolin që ka patur dhe vazhdon të ketë për mbarë shoqërinë. Ata qëndruan mbi rolin e arsimit fetar universitar në rilindjen dhe zhvillimin e kombeve. Gjithashtu ju kushtua një rëndësi rishikimit të kurrikulës së arsimit fetar në institucionet arsimore fetare, përfshirë universitetet, shkollat e mesme si dhe ato 9-vjeçare në përputhje me kërkesat e kohës duke patur parasysh që të mos bien në kundërshtim me parimet e fesë së pastër, dhe për të qenë e tillë duhet të ndiqen nga një proces aktiv për reformën e procesit arsimor në institucionet arsimore fetare. Në mënyrë që ky proces të ketë sukses, duhet të ketë përpjekje të bashkërenduara dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me aktorët e rëndësishëm në botën islame dhe perëndimore, si dhe specialistë dhe studiues me eksperiencë të shkencave Islame brenda dhe jashtë rajonit.
Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu, theksoi rolin e arsimit fetar në promovimin e kulturës së përparimit dhe zhvillimit të shoqërisë.
“Ky arsim, i cili ka filluar me zbritjen e Kuranit Famëlartë dhe ka vazhduar deri në ditët tona, ka për qëllim të ndërtojë një shoqëri që bazohet në drejtësi e tolerancë dhe të t’i japë rëndësi themelore dijes si bazë për qytetërim e zhvillim. Në këndvështrimin e Islamit të gjitha dijet e shkencat e dobishme gëzojnë konsideratë të lartë.” – tha ai gjatë fjalës së tij.
Simpoziumi, i cili u zhvillua online, vijoi me tej me referimin e të lartëpërmendurve, të cilët bënë një pasqyrim të të situatës së arsimit fetar në shtetet përkatëse, duke theksuar arritjet e deritanishme, problematikat e hasura ndër vite, si dhe të ardhmen e afërt në këtë kontekst.
Simpoiumi i zhvilluar në arabisht u moderua nga z. Hysni Skura, lektor në Departamentin e Shkencave Islame, Bedër. Ky ishte aktiviteti i parë në llojin e tij të cilin do ta pasojnë një sërë aktivitetesh të ngjashme.
Dec 01, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...May 02, 2022 0
nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi” Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Dec 16, 2021 0
Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...