Perditësimi i fundit May 25th, 2022 8:51 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”

Mar 10, 2021 Zani i Nalte Editoriale 0


Ndahet nga jeta pedagogu dhe anëtari i Bordit Editorial të Revistës Shkencore “Zani i Naltë” Prof. Dr. Njazi Kazazi. Prof. Kazazi, qytetari model dhe një kontribuues i shquar në fushën e arsimit dhe kulturës.

Njazi Kazazi bir i një familje te njohur shkodrane, do t’i përkushtohej arsimit, fillimisht si mësues ne disa fshatra te Pukës, Shkodrës e Malësisë se Madhe, ku fitoi dhe admirimin e banorëve për sjelljen dhe edukatën e tij, respektin ndaj tyre dhe pasionin për një mësimdhënie sa më të mirë të nxënësve. Ky përkushtim bëri që ai të caktohet në vijim si specialist në ish-Kabinetin Pedagogjik të Shkodrës, një institucion shumë i rëndësishëm i kohës për arsimin, ku punoi  për shume vite. Fjalë pak, punë shumë, kërkues ndaj vetes dhe kolegëve, Njazi Kazazi, do bëhej kështu mjaft i njohur në sektorin arsimor të Shkodrës, duke fituar edhe mirënjohjen e mësuesve, drejtuesve të shkollave, nxënësve e prindërve. Vlerësimi për punën në ish-Kabinetin Pedagogjik, bëri që Njazi Kazazi të emërohej më pas në një nivel më të lartë mësimdhënie e pikërisht pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Edhe këtu spikati me angazhimin e tij si një profesionist  tashmë me përvojë i lëndës së gjuhës shqipe, së cilës i ishte përkushtuar që në shkollën e mesme për ta vijuar në studimet universitare. 

Pikërisht në këtë universitet e mbylli zyrtarisht edhe karrierën e tij arsimore me daljen në pension, por në të vërtetë ai nuk iu nda universitetit, kolegëve dhe studentëve. Ndonëse në pension, ai kalonte jo pak kohë në mjediset e universitetit, duke ofruar përvojën e tij për pedagogët dhe studentët.

Prof. Njazi Kazazi me lirinë e besimit pas viteve ’90 do të angazhohej dhe do të jepte një kontribut të gjerë në publicistikë, duke botuar dhjetëra artikuj në shumë gazeta dhe revista islame, duke nxjerrë në pah shumë personalitete të shquara myslimane shqiptare. Prej rithemelimit të revistës “Zani i Naltë” në vitin 2012 ai ishte gjithashtu dhe anëtar i Bordit Editorial të saj, duke botuar shumë artikuj me karakter biografik dhe studimor për personalitete të shumta dhe historikun e medresesë së Shkodrës dhe arsimit islam në qytetin e tij të lindjes.

Redaksia e revistës “Zani i Naltë”, i lutet Zotit për rahmetin e tij dhe i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta. Qofsh i xhenetit prof. Njaziu, miku ynë i ngushtë në rrugëtimin tonë.

Share

  • Njazi Kazazi
  • tweet
Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Prof. dr. Shaban Demiraj edhe poet…!
    Prof. dr. Shaban Demiraj edhe poet…!

    Mar 30, 2019 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0

  • Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi krye të përunjur”
    Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi...

    Nov 08, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane

Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane

May 25, 2022 0

nga Dr. Sadik Mehmeti, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë Hyrje Me depërtimin e osmanëve në Kosovë dhe me vendosjen e administrimit të tyre (shek. XIV...
Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i...

May 02, 2022 0

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al