Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM
Mar 17, 2021 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame, Bedër në bashkëpunim me Klubin Studentor të “Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam” zhvilluan sot më datë 17.03.2021, Seminarin e IX “Kur librat flasin” me fokus kryesor promovimin e librit “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku.
I ftuari special në seminarin të moderuar nga Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, Bedër dhe Ardita Kryeziu, Presidente e klubit studentor “Mendimi, Kultura dhe Arti Islam”, ishte autori i librit z. Fatos A. Kopliku në një lidhje të drejtpërdrejt nga Washingtoni, SHBA, ku jeton dhe punon prej disa vitesh. Ai është diplomuar për Biologji dhe Gjenetikë Molekulare nga Universiteti i Bosforit (Boğaziçi) në Stamboll, ka kryer një Master në gjenetikë në Universitetin e Massachusetts-it, Amherst, dhe një Master në pedagogji në Universitetin Amerikan në Washington, DC.
Kopliku prezantoi në mënyrë të përgjithshme ecurinë e kërkimit shkencor të kësaj vepre, e cila vjen si një përmbledhje e 12 artikujve, të botuar gjatë viteve 2013-2019 në revistën shkencore “Zani i Naltë”, si një përsiatje mbi Fenë, Folklorin dhe Shkencën, botuar në Tiranë para pak ditësh.
Më pas seminari vazhdoi me pyetje dhe përgjigje lidhur me artikuj të ndryshëm nga libri “Kurora mbi krye të përunjur”, ku autori sqaroi më në detaje domethënien dhe vlerën që këto punime akademike kanë për shoqërinë njerëzore në vendin tonë dhe më gjerë.
Nov 08, 2021 0
Feb 18, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Mar 13, 2023 0
Nga Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Nov 30, 2022 0
nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...