Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Në prag të censit të popullsisë dhe banesave, një rishikim i ‘Census 2011’

Jul 22, 2021 Zani i Nalte Studime 0


Në prag të censit të popullsisë dhe banesave, një rishikim i ‘Census 2011’

 

Nga: Ilir Akshija, M.D., M.Sc.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Departamenti i Statistikave, Tiranë

 

Abstrakt

Në vitin 2020 pritej të bëhej censi i popullsisë dhe banesave, organizuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), por që tashmë është shtyrë për në një moment tjetër. Në draft-pyetësorin gjendet edhe pyetja rreth përkatësisë fetare në rubrikën e temave jo-kryesore, ku vihet re edhe pyetja problematike e kategorizimit në ‘myslimanë’ dhe ‘bektashi’, ndërkohë që bektashinjtë janë myslimanë, gjë që çon në njëfarë mbivendosje, që mund të sjellë edhe hezitim në përgjigje ose mospërgjigje. Ky problem, teknik, nuk ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri, marrëdhënie, që mund të përmblidhen shumë mirë në lidhje me numrat në fjalët e H. Hafiz Sabri Koçit: “Ç’të duhet përqindja?”, kur pyetet për raportet numerike të besimeve fetare, aq sa me detyrën për një numërim profesional me përfitime, sidomos në planifikimin dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore, etj.. Rishikimi i censit të vitit 2011 dhe problematikave të tij, në lidhje me këtë temë, sjellin rekomandime të vlefshme për numërimet në vazhdim.

 

Fjalëkyçe

  1. Hafiz Sabri Koçi, census, Shqipëri, përkatësi fetare, mysliman, bektashi, emigracion

 

Ç’të duhet përqindja?

  1. Hafiz Sabri Koçi: “Ç’të duhet përqindja?”[1]

Një monument urtësie që shqiptarët e kuptojnë më mirë se të tjerët për shkak të ndarjes së besimeve të ndryshme fetare me vëllezërit nga gjaku. Megjithatë shprehja është thënë në një kontekst të caktuar dhe është shpjeguar mirë në vazhdim. Harmonia fetare dhe bashkëjetesa nuk mund të jenë të sinqerta ndërkohë që nuk respektohen parakushtet, dhe një prej tyre është edhe respektimi i të drejtave nga palët, pavarësisht nga numrat. Sipas këtij këndvështrimi numrat nuk do kishin ndonjë vlerë përveçse provokuese. Ndërkohë që jashtë këtij konteksti censi ka vlera të padiskutueshme. Do të ishte krejt e pavend mospjesëmarrja në një proces gjithpërfshirës, në mos jo në mënyrë aktive, monitorimi i opinioneve dhe rregullimet e asaj çfarë të tjerët kanë konceptuar është detyrim. Pastaj mund të kalohet në argumentimin e nevojës së padiskutueshme të numrave në planifikim dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore, etj.. Rasti i censit të sotëm nuk është i veçantë. Vendosja e Profetit (a.s.) në Medine shoqërohet me kërkesën e tij transmetuar me fjalët: ‘Shënoni emrat e të gjithë atyre që e pranuan Islamin’. Ne i regjistruam emrat e 1500 vetave transmeton Hudhejfe.[2] Meqenëse censi është një procedurë përtej një numërimi të thjeshtë edhe pjesëmarrja, jo vetëm si subjekt i tij, por edhe si aktor, është e rëndësishme. Censi është një procedurë që aplikohet sistematikisht mbi një popullatë, me qëllim arritjen dhe regjistrimin e informacioneve të konsideruara të vlefshme sipas objektivit tek të gjithë anëtarët e popullatës. Vetë objektivi, apo teknikat e mbledhjes mund të modifikohen, nëse sugjerimet janë të pranueshme.  

Si çdo process politik, censi mund të paragjykohet ose të mbivlerësohet. Njerëzit janë subjekt i propagandës dhe madje edhe profesionistët e kanë të vështirë të jenë të paanshëm. Të dhënat më poshtë janë një tregues që e demitizojnë saktësinë e censit në syrin e publikut. Disa fakte përveç se interesante, jashtë aspektit të ngushtë professional, nga censet në SHBA, japin edhe një imazh të informacionit, që mund të mbledhë një cens. “Më 1790 New York City (New York State) kishte 33,131 banorë. Censi i vitit 1850 mblidhte të dhëna edhe për shurdhë, memecë, të verbër, të sëmurë mendorë, idiotë, të varfër, apo të dënuar. Censi i vitit 1980 nuk arriti të numëronte 1.2 % të popullatës, apo rreth 2.6 milionë njerëz. Censi i vitit 2000 për herë të parë i publikoi të dhënat në internet dhe janë të arritshme nga publiku. Shprehja ‘Gerry-mander’ përdoret në rast tentative për manipulim të kufinjve administrativë për qëllime përfitimi të partive politike dhe e ka origjinën në një veprim të tillë nga Governatori i Masaçusets Elbridge Gerry, i cili nënshkroi një dokument për një veprim të tillë në vitin 1811. Amerikanët vendas nuk janë numëruar si Amerikanë deri në vitin 1900. Në vitin 1940 vetëm 5% e popullsisë kishin një diplomë kolegji. Në vitin 1920 një mësues shkolle nga Nebraska ishte akuzuar për leximin e një historie nga Bibla në gjermanisht një nxënësi 10 vjeç. Në vitin 2010 një në shtatë amerikanë ishte veteran dhe qytetarët me pesë, apo më shumë automjete në pronësi numëronin 4,626,437.”[3]

Përtej kuriozitetit, ne kemi një histori censesh dhe nga shifrat e mbledhura mund të vilen rezultate, që mund të paraqesin edhe probleme në metodologjinë e mbledhjes, analizën dhe interpretimin e tyre. Nga ana tjetër, rezultatet mund të sjellin besime të gabuara, që janë pjesërisht të tilla edhe nga mungesa e informacionit. Nga Censi i vitit 2011, bazuar në mënyrë indirekte nga të dhënat e ‘Instat – Web Atlas’ dhe ‘Harta – Shoqata e Bashkive të Shqipërisë’, kemi nxjerrë shifrat e popullatës të vet-raportuar si ‘Përkatësia fetare: myslimanë’ për 61 njësitë vendore të grupit të treguesve ‘Popullsia’. Përqindjet e vjelura nga atlasi janë përkthyer në numër banorësh, gjë që mund të sjellë edhe ndryshime minimale me shifrat e mbledhura në terren, të padisponueshme për ne për t’u arritur dhe përdorur nga institucioni që i ruan. Rezultatet janë paraqitur (Tabela 1) në formë tabele dhe harte (Figura 1). Përkatësia fetare haset edhe si variabël në regjistrin civil të viti 1927 (Tabela 2).    

 

Tab. 1 Shpërndarja sipas njësive vendore (bashki) e kategorisë ‘Myslimanë’ (numër, % dhe dendësi për km2) sipas Censit 2011 

 

Qarku Bashkia Popullsia (censi 2011) Regjistri    civil[4] Sipërfaqja (km2)[5] Myslimanë Dendësia (myslimanë/ km2) Myslimanë  (% e totalit)[6]
Shkodër Fushë-Arrëz 7405 11651 540.02 1214 2.2 16.4
Shkodër M. e Madhe 30823 53918 951.01 14456 15.2 46.9
Shkodër Pukë 11069 16836 505.53 3188 6.3 28.8
Shkodër Shkodër 135612 200889 872.71 70925 81.3 52.3
Shkodër Vau i Dejës 30438 48966 499.09 6818 13.7 22.4
Kukës Has 16790 21247 399.62 13936 34.9 83.0
Kukës Kukës 47985 59393 933.86 42563 45.6 88.7
Kukës Tropojë 20517 28216 1057.3 14977 14.2 73.0
Dibër Bulqizë 31210 40223 678.51 21472 31.6 68.8
Dibër Dibër 61619 78940 937.88 58292 62.2 94.6
Dibër Klos 16618 20821 357.48 14208 39.7 85.5
Dibër Mat 27600 38615 493.5 17636 35.7 63.9
Lezhë Kurbin 46291 79987 269.03 13748 51.1 29.7
Lezhë Lezhë 65633 106245 509.1 5644 11.1 8.6
Lezhë Mirditë 22103 37384 869.71 464 0.5 2.1
Tiranë Kamzë 104190 125632 37.18 79080 2127.0 75.9
Tiranë Kavajë 40094 79556 198.81 35162 176.9 87.7
Tiranë Rrogozhinë 22148 40684 223.5 19025 85.1 85.9
Tiranë Tiranë 557422 757361 1110.03 310484 279.7 55.7
Tiranë Vorë 25511 36230 82.72 22756 275.1 89.2
Durrës Durrës 175110 299989 338.3 114172 337.5 65.2
Durrës Krujë 59814 79608 339.02 39716 117.2 66.4
Durrës Shijak 27861 44103 92.19 23320 253.0 83.7
Elbasan Belsh 19503 32389 196.44 12482 63.5 64.0
Elbasan Cërrik 27445 46652 189.65 15095 79.6 55.0
Elbasan Elbasan 141714 205892 872.03 87296 100.1 61.6
Elbasan Gramsh 24231 36305 739.22 9789 13.2 40.4
Elbasan Librazhd 31892 44181 739.36 26662 36.1 83.6
Elbasan Peqin 26136 38900 197.79 19837 100.3 75.9
Elbasan Përrenjas 24906 33031 322.95 19377 60.0 77.8
Fier Divjakë 34254 53372 309.58 18805 60.7 54.9
Fier Fier 120655 196324 619.9 46090 74.4 38.2
Fier Lushnje 83659 127438 372.72 44423 119.2 53.1
Fier Mallakastër 27062 43033 329.19 18835 57.2 69.6
Fier Patos 22959 45738 82.55 9666 117.1 42.1
Fier Roskovec 21742 31548 118.01 12697 107.6 58.4
Berat Berat 60031 98875 379.98 33317 87.7 55.5
Berat Kuçovë 31262 55293 160.23 18914 118.0 60.5
Berat Poliçan 10953 18341 272.02 3549 13.0 32.4
Berat Skrapar 12403 19072 831.44 1278 1.5 10.3
Berat Ura Vajgurore 27295 39551 156.56 14166 90.5 51.9
Korçë Devoll 26716 42388 453.27 19262 42.5 72.1
Korçë Kolonjë 11070 19919 864.06 3875 4.5 35.0
Korçë Korçë 75994 129065 805.99 35641 44.2 46.9
Korçë Maliq 41757 64664 656.34 29272 44.6 70.1
Korçë Pogradec 61530 90976 594.77 41902 70.5 68.1
Korçë Pustec 3290 5191 198.68 23 0.1 0.7
Gjirokastër Dropull 3503 23131 466.67 39 0.1 1.1
Gjirokastër Gjirokastër 28673 52054 469.25 12129 25.8 42.3
Gjirokastër Këlcyrë 6113 12468 304.65 2347 7.7 38.4
Gjirokastër Libohovë 3667 7158 248.24 1602 6.5 43.7
Gjirokastër Memaliaj 10657 21467 272.07 5403 19.9 50.7
Gjirokastër Përmet 10614 20301 601.95 1921 3.2 18.1
Gjirokastër Tepelenë 8949 16371 431.24 4376 10.1 48.9
Vlorë Delvinë 7887 18078 182.9 4283 23.4 54.3
Vlorë Finiq 7284 39055 441.2 903 2.0 12.4
Vlorë Himarë 7818 27049 571.94 2017 3.5 25.8
Vlorë Konispol 8245 13737 221.88 4320 19.5 52.4
Vlorë Sarandë 23183 50680 58.96 9320 158.1 40.2
Vlorë Selenicë 16396 35793 561.24 7755 13.8 47.3
Vlorë Vlorë 104827 194147 616.85 45390 73.6 43.3

 

Fig. 1 Shpërndarja sipas njësive vendore (bashki) e kategorisë ‘Myslimanë’ (numër, % dhe dendësi për km2) sipas Censit 2011*

 

 

* Numri pranë hartës tregon lidhjen me legjendën.

1 – Numri i popullsisë në kategorinë ‘myslimanë’ sipas cens 2011.

2 – % në raport me totalin e popullsisë.

3 – dendësia e popullsisë në kategorinë ‘myslimanë’ sipas censit 2011 e shprehur në banorë/km2.

 

Besimi futet te kategoria e klasifikuar si ‘Temat jo kryesore në Censin 2020’

Kjo zgjedhje nuk është e veçantë për censet shqiptare. Përgjithësisht besimi, në të gjitha censet, aty ku është pranuar të mblidhet si informacion, klasifikohet si temë jo kryesore. Gjithashtu mbledhja e përkatësisë fetare nuk është risi e censeve të fundit. Sipas Open Data Albania, që ka hulumtuar të dhënat e censit të vitit 1923 dhe të dhënave të regjistrit civil të vitit 1927, publikuar nga T. Selenica, mund të shohim një përmbledhje të raportimit të përkatësisë fetare, duke mos harruar pa përmendur defektin e konsideruar nga studiuesi për ‘nën raportim në një masë që është e vështirë të përcaktohet’.[7]

 

Tab. 2 Shpërndarja e përkatësisë fetare ‘censi i vitit 1923 dhe regjistri civil 1927’

 

1927 Popullsia banuese Popullsia banuese (%)
Myslimanë 563000 67.6
Ortodoksë 181000 21.7
Katolikë 88739 10.7
Total 832739 100.0

 

Vetë pyetja e një individi rreth përkatësisë fetare sjell mjaft debat, aq më tepër kur etiketohet si ‘temë jo kryesore’, duke futur në lojë, për sa i përket saktësisë, jo vetëm përgjigjen e individit me dyshimet, frikën, sinqeritetin, etj., por edhe gabimet që mund të vijnë nga vlerësimi i ulët i intervistuesit për pyetjen. Nëse pyetja rreth besimit fetar duhet bërë, automatikisht nëse pranohet që po, lind diskutimi tjetër se si duhet bërë. Njëra mundësi është zgjedhja nga individi e përkatësisë fetare, siç aktualisht bëhet, ndërsa pretendimi tjetër nuk e shikon të mjaftueshme. Nga hadithet e pyetjes së të vdekurit nga engjëjt Munker dhe Nekir, pyetja nuk është një zgjedhje e thjeshtë nëse beson apo jo, pyetja merr një formë më të përpunuar duke kaluar në elementë më specifikë të besimit. ‘Cili është Zoti yt?’ është vetëm pyetja e parë e shoqëruar pastaj me pyetje se cila është feja jote, kush është profeti yt dhe pyetja rreth librit, Kur’anit[8].[9] Megjithatë kërkesa e Profetit (a.s.) në Medine kufizohet, pra në një ambient të kësaj bote të numërojë myslimanët. Nuk zgjatet për të testuar besimin e tyre megjithëse mund të kishte edhe hipokritë. Nga ana tjetër, nëse do të studionim një fenomen, nuk do ishte i mjaftueshëm deklarimi i përkatësisë. Një person që deklarohet mysliman, por nuk zbaton asnjë rregull higjenik të rekomanduar nga feja, do të jetë e pritshme të preket nga një sëmundje infektive njëlloj si një person tjetër që ka të njëjtin stil jetese. Rreziku i vlerësimit të besimit fetar, nëpërmjet variabëlve dikotomikë në raport me kompleksitetin e besimit si dhe variabilitetin e madh të praktikimit të besimit nga individi në individ, kërkon aplikimin e një mekanizmi që mund të realizojë një peshim të përafërt të fenomenit.[10] Prandaj, në një rast të tillë, studimi përveç pyetjes rreth përkatësisë fetare do të duhej të dihej edhe rreth normave higjienike, apo edhe mënyrave specifike të cilat i praktikon, p.sh., sipas një protokolli fetar, si abdesi, gusli, etj., një protokolli të ofruar nga kultura ku jeton apo kombinime të tyre, dhe vetëm atëherë mund të bëhet gjykimi. Kjo sjell edhe nevojën për gjykim sipas situatave dhe më e përafërta me censin është kërkesa, që bëri Profeti (a.s.) për vetë-deklarim. Ky nuk është një përafrim i thjeshtëzuar, sepse edhe në një situatë të tillë kur duket sikur vlerësimi është fare i thjeshtë, sepse bëhet me një pyetje, ka probleme serioze që kërkojnë kujdes. Pyetja i drejtohet të gjithë të anketuarve, pra që janë edhe të besimeve të tjera, dhe personave që nuk besojnë. Gjithashtu organizatorët mund të kenë probleme në perceptimin edhe të pyetjeve të tilla, që në pamje të parë duken fare të thjeshta. Një problem i tillë është edhe kategoria ‘përkatësia fetare: bektashi”. Një ‘bektashi’ ka një mundësi zgjedhjeje, por a nuk është njëkohësisht mysliman? Mjaft nga të anketuarit mund të mos e kenë vrarë mendjen kur është bërë pyetja, duke ja lënë barrën e interpretimit tjetërkujt. Por të tjerë mund të jenë vendosur para një zgjedhje të sikletshme, sepse duke zgjedhur njërën kategori do të mohojnë tjetrën dhe ka mundësi të kenë refuzuar fare plotësimin e përgjigjes për këtë pyetje, duke humbur një individ dhe një informacion shumë të vlefshëm, madje edhe për brezat e mëvonshëm. Një ndër objektivat elementare të shpërndarjes së vlerave të një variabili, sipas kategorive të paracaktuara, është që intervalet, që përcaktojnë grupet të mos mbivendosen ndërmjet tyre. Pavarësisht se parimi është universal për të gjithë llojet e variabëlve, përkatësia fetare është një variabël kategorik (nominal) ku një individ duhet të llogaritet si element i një dhe vetëm një prej kategorive. Paraqitja e shpërndarjes sipas tabelave të frekuencave ka detyrimin që shuma e frekuencave relative të jetë gjithmonë e barabartë me një.[11] Kategoritë duhet të jenë shteruese për elementët përkatës. Ndërkohë që kemi të bëjmë me një koncept elementar në fushën e statistikës, vëmendja duhet të zhvendoset në konceptimin e grupeve (kategorive).       

 

Kategoria ‘Përkatësia fetare: Bektashi’

Një temë tejet e përfolur dhe subjekt ndarje është çështja e trashëgimisë pas Profetit (a.s.) dhe që ka për subjekt hilafetin. Tepër delikate për t’u diskutuar, një temë që kërkon profesionalizëm të lartë dhe me ngarkesë emocionale, nuk mund të jetë pjesë e këtij studimi. Por një ilustrim për personat jashtë rrethit të Islamit praktik, që marrin përsipër vlerësimin e besimit pa pasur njohuri të mjaftueshme dhe pa kërkuar ndihmën e autoriteteve të këtij komuniteti, konsiderohet e nevojshme. Lesley Hazleton figuron si reportere e ‘Time, The New York Times, The New York Review of Books, and Harper’s’, ndërmjet publikimeve të tjera konsiderohet si një gazetare dhe historiane e shkëlqyer.[12] Autorja në librin e saj ‘After the prophet: the epic story of the Shia-Sunni split in Islam – Pas profetit: historia epike e çarjes Shia-Suni në Islam’, merr përsipër të analizojë këtë temë. Vetëm pak faqe nga libri mjaftojnë për të kuptuar pamundësinë për të gjykuar rreth Islamit nga pozita e një ‘të huaji’, pavarësisht aftësive intelektuale të padiskutueshme. Një nga interpretimet e autores është se miqtë mund të jenë po aq të rrezikshëm sa armiqtë. Caktimi i një pasardhësi në të gjallë të tij (Profetit a.s.) mund të ishte fatal, sepse personi i caktuar, pavarësisht sa afër tij ishte, mund të tentohej që për të futur në dorë postin dhe të shpejtonte rrjedhën natyrore të jetës së Profetit (a.s.) si nëpërmjet një helmi të maskuar në një pije me mjaltë apo tek një qengj i shijshëm i pjekur. Kur flet për sëmundjen e fundit të Profetit (a.s.) autorja thotë se bazuar në simptomat, të njohura nëpërmjet haditheve dhe kohëzgjatja rreth dhjetë ditë, duket se tregojnë për një meningjit bakterial.[13] Dy çështje më sipër, mesa duket është përpjekur t’i japë një zgjidhje ‘logjike’ nga pozita jashtë besimit Islam dhe fakteve historike. Po të kërkosh në internet edhe në mënyrën më joprofesionale të mundshme, me simptomat në fjalë dhe kohëzgjatjen, gjenden mjaft diagnoza të tjera, që e bëjnë përnjëherësh të pavlefshëm diagnozën e përcaktuar nga autorja. Ndërsa, çështja tjetër që hedh dyshime edhe te njerëzit më të afërt të Profetit (a.s.) nuk gjen shpjegim tjetër përveçse njerëzit gjykojnë me logjikën e asaj çfarë kanë zgjedhur të besojnë dhe rrethit shoqëror që i përkasin. Tema të tilla janë ekstremisht delikate edhe ndërmjet përfaqësuesve të mirinformuar, ndërsa gjykimi nga persona të jashtëm është pothuajse i pamundur. Shpesh realitete të zakonshme përzihen me mesazhe mijëravjeçare, herë duke u shfrytëzuar për qëllime politike e herë spontane të promovuara nga karakteristikat sociale dhe kulturore të një popullate. Pas zhdukjes së papritur të Musa al Sadrit, klerikut të famshëm që zhvilloi aktivitetin e tij politik në Liban, ndjekës të zakonshëm qëndronin poshtë fotove të tij duke pritur ‘rikthimin’, ndërkohë që në shtëpitë e fshatarëve dhe klasave më të varfra Shia të popullatës mbahej një miniaturë ku tregohej helmimi i Imamit të 8-të, Ali al Rida (vd. 818), duke përjetuar ngjarjen si një paralelizëm me çfarë kishte ndodhur.[14]

Në literaturën shkencore shqiptare mund të hasen probleme të tilla teknike por edhe konceptuale, si më sipër. Gjatë një hulumtimi të popullatës Bektashiane rreth tri teqeve të këtij tarikati në Maqedoni gjenden përgjigje të tilla ndaj pyetjeve, “A e parapëlqeni namazin?” dhe “A e parapëlqeni agjërimin e Ramazanit?” Të anketuarit i përgjigjen me ‘Jo’, të parës 69.5% dhe të dytës me ‘Jo’, 58.5%.[15] Ndërkohë në një botim të autorizuar si ‘Pasqyra e mendimeve’ që botohet në kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, H. Dede Edmond Brahimaj, autori, Sejid Ahmet Rifat, shpjegon me hollësi lindjen, strukturën, historinë dhe qëllimet e tarikatit Bektashi, duke e quajtur salatin – të falurit, si çdo mysliman tjetër, urdhër të Allahut xh.sh. dhe e konsideron ‘një drit’ e Zotit, që ndriçon zemrat e begata me atë,… duke e lartësuar në shprehjen ‘Ashikët janë tek të falurit e përhershëm.’[16] Qëndrimi i të intervistuarve duket kontradiktor me qëndrimin e librit. I intervistuari mund të mos e ‘parapëlqejë’ – duke përdorur fjalën që ka përdorur studiuesi, jo pse është bektashi por si një çështje individuale, një problem kulturor, apo si pasojë se është pjesë e një popullate, që ka pasur shkëputje si shqiptarët e Maqedonisë, apo Shqipërisë nga burimi, të detyruar nga regjimi ateist dhe komunist. Probleme të tjera mund të lindin edhe thjesht nga mungesa e unifikimit të definicioneve si pyetjet e mbivendosura rreth Haxhi Bektashit, duke e vendosur intervistuesin ndërmjet zgjedhjes ‘dijetar’ ose ‘evlija’, duke përjashtuar mundësinë e të qenët të dyja.   

Diskutimi është i vjetër siç shikohet nga shkrime të viteve 30’ të shekullit të kaluar, por deri tani duhet të kishte ardhur një zgjidhje përfundimtare, duke mos lënë individin e paarsimuar në këto çështje ta gjejë të vërtetën nga burime informacioni të rastësishme. Një artikull i gazetës “Drita”, i vitit 1937, boton një përkthim të një artikulli të marrë nga e përditshmja e Patrës ‘Teligrafos’ me autor kryetarin e bashkisë së Mesolongjit me titull ‘Në Teqen’ e Krujës’ ku pretendohet, ndërmjet të tjerash, se ‘arkangjeli Xhebrail kur u dërgua prej Zotit qi të dorëzoje profet Alinë dhe t’i kallzojë porosit e Kur’anit, gabimisht vajti në Muhameti…’. Revista “Zani i Naltë” i lutet Kryegjyshatës për një përgjigje, si palë e prekur, me pyetjen: ‘A ka ba gabim me të vërtetë Xhebraili, a po ka ba gabim artikullisti?’ Përgjigja gjendet në tre numra të tjerë nga klerikë të tarikatit Bektashi ku Musa Qazim Baba thotë, ‘Feja e Bektashijvet asht Muhamedanizma’ dhe ‘kur e pyetën Haxhi Baktashin se ç’fis e nga ç’fe je, cilin ke myrshid, kush të ka ba irshad? Ajy j’u përgjegj: (Jam fis i Hazreti Muhamed Mustafajt, për fe kam Sheriati-Muhamedin, myrshid kam Haxhi Ahmed Jesevin)’. Në një përgjigje tjetër Selman Xhemal përgjigjet se ‘Bektashizma është myslimanizma e vërtetë, mbështetur në Kur’anin Madhështor’. Së fundmi në këtë vazhdimësi përgjigjesh Fehim Zavalani thotë se “Bektashizma është një nga dymbëdhejtë tarikatet dhe gjithë këshillat e shërbimet e bëra janë ‘bazuar përmbi Sheriat’”.[17] Çfarë dyshimi mbetet pas fjalëve të Baba Rexhebit: “Një tjetër bazë, për të cilën interesohet dhe i jep rëndësi bektashizma, është besimi se feja islame është shkenca fetare e mbështetur mbi logjikën dhe arësyen. Themeli i kësaj feje nuk është vetëm të plotësosh urdhëresat fetare, t’i lutesh Zotit, etj., por duhet dhe të zbukurosh moralin dhe ta ngresh në nivelin e duhur.”[18] Si në tarikatet e tjera edhe te Bektashinjtë sheriati nuk anashkalohet në asnjë mënyrë.

Njerëzit është shumë e vështirë të bien në një kategori të caktuar, në mënyrë të prerë, por duhet të bien patjetër në një kategori nëse paraprakisht pranojnë të jenë pjesë e një numërimi me kushte të paracaktuara, siç është censi. Personazhe të famshëm që nga Shemsi Tebrizi, i cili edhe pse i përkiste shkollës juridike shafi’, kishte një dashuri të madhe për Ebu Hanifen, deri te figura bashkëkohore të mirëpërcaktuara si fetarisht edhe politikisht, por me interesa studimore rreth traditës filozofike, do të duhej të bënin një zgjedhje të thjeshtuar, nëse do ju kërkohej të merrnin pjesë në një cens[19].[20]

Rreth diskutimit ku pretendohet për disa persona, të cilët arrijnë një perfeksionim shpirtëror bien detyrimet e zakonshme si namazi, si dhe përjashtohet nga ngarkesa e kryerjes së këtyre detyrimeve është marrë një arsyetim nga një nga autoritet shi’it. Muhammad Husayn Tabatabai (1903-1981) thotë se një pretendim i tillë është i pasaktë dhe i papërshtatshëm, duke treguar se këtu bëhet fjalë për një keqinterpretim. Ai thotë se rruga e njeriut drejt përsosjes lidhet me mundësitë dhe potencialin që i është dhënë dhe kur ky potencial aktualizohet plotësisht njeriu nuk i praktikon ritet fetare me qëllim që të arrijë perfeksionimin, apo afërsinë me Allahun, gjë që tashmë e ka arritur, por vazhdon t’i praktikojë pa ndërprerje dhe të zbatojë Sheriatin, pikërisht sepse i është dhënë ky status që ka. Për këtë ai merr shembullin e Profetit (a.s.), që pyetjes nga Aishja (r.a.) për faljen e madhe, që ai gëzon nga Allahu, Profeti (a.s.) i përgjigjet: “A nuk do të jem një rob falënderues?”.[21]

 

Shqipëria e rrethuar me shqiptarë dhe Italia një fenomen për t’u studiuar

Përveç kërkesës për thjeshtësim me qëllim të kërkimit të së vërtetës, në një ambient të komplikuar si Shqipëria, shqiptarët gjenden edhe përballë faktit të shpërndarjes në shumë shtete. Tabela 3, tregon në mënyrë të përmbledhur, duke u bazuar në burimet e mundshme të informacionit, një kombinim të dy variabëlve ‘grupi etnik’ dhe ‘besimi’ për popullatën e shteteve Ballkanike kufitare me trungun mëmë, Shqipërinë.

 

Tab. 3  Të dhëna në lidhje me grupet etnike dhe besimet për vendet e Ballkanit Perëndimor (The World Factbook – Central Intelligence Agency, 2019)[22]

 

  Shqipëri Kosovë Maqedoni e Veriut Mali i Zi
Popullsia 3,057,220 

(Korrik 2018 vlerësim)

1,907,592 (Korrik 2018 vlerësim) 2,118,945 (Korrik 2018 vlerësim) 614,249 (Korrik 2018 vlerësim)
Grupet

 etnike:

Shqiptarë 82.6%, Grekë 0.9%, tjetër 1% përfshin Arumunë, Romë, Maqedonas, Malazias, dhe Egjiptianë), të paspecifikuar 15.5% (2011 vlerësim) Shqiptarë 92.9%, Boshnjakë 1.6%, Serbë 1.5%, Turq 1.1%, Ashkali 0.9%, Egjiptianë 0.7%, Goranë 0.6%, Romë 0.5%, tjetër/e paspecifikuar 0.2% (2011 vlerësim) Maqedonas 64.2%, Shqiptarë 25.2%, Turq 3.9%, Romë 2.7%, Serbë 1.8%, tjetër 2.2% (2002 vlerësim) Malazias 45%, Serbë 28.7%, Boshnjakë 8.7%, Shqiptarë 4.9%, Myslimanë 3.3%, Romë 1%, Kroatë 1%, tjetër 2.6%, e paspecifikuar 4.9% (2011 vlerësim)
Besimet: Myslimanë 56.7%, Katolikë 10%, Ortodoksë 6.8%, ateistë 2.5%, Bektashi (një rend Sufi) 2.1%, tjetër 5.7%, e paspecifikuar 16.2% (2011 vlerësim) Myslimanë 95.6%, Katolikë 2.2%, Ortodoksë 1.5%, tjetër 0.07%, asnjë 0.07%, e paspecifikuar 0.6% (2011 vlerësim)  Ortodoksë Maqedonas 64.8%, Myslimanë 33.3%, të Krishterë tjetër 0.4%, tjetër dhe e paspecifikuar 1.5% (2002 vlerësim) Ortodoksë 72.1%, Myslimanë 19.1%, Katolikë 3.4%, ateistë 1.2%, tjetër 1.5%, e paspecifikuar 2.6% (2011 vlerësim)

 

Meqenëse gjatë kërkimit rreth kohës kur është realizuar censi, viti 2011, Italia paraqiste interes, sepse ka realizuar numërimin e ekstra-komunitarëve dhe ka vlerësuar edhe përkatësinë e tyre fetare, sipas dy dokumenteve të gjetur dhe që i korrespondojnë viteve 2011-2012 dhe 2013-2014, mund të nxirren përfundime të përafërta, duke llogaritur edhe metodologjinë e tyre nëpërmjet kampionimit dhe të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me interes për studime të tjera[23].[24] Shqipëria figuron në këtë periudhë me 502,546 qytetarë të regjistruar si ekstra-komunitarë me qëndrim të rregullt në Itali. Nga 3,639,000 qytetarë të huaj, rezident në Itali në vitet 2011-2012, janë katolikë (25.1%, që i korrespondon 913,389 individëve) dhe  myslimanë (26.3% që i korrespondon 957,057 individëve). Me kombësi shqiptare rezultojnë 15.3% e myslimanëve dhe 10.7% e katolikëve. Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme në këtë periudhë në Itali vetë-deklarohen me përafërsi si myslimanë 146,430 individë dhe katolikë 97,733 individë. Duke ju referuar shifrës së shqiptarëve me regjistrim të rregullt llogaritet përafërsisht nga vetë-deklarimi se 29.14% janë myslimanë dhe 19.44% katolikë.

 

Përfundime 

Fakti që censi është një proces politik dhe ky është dhe funksioni i tij parësor, nuk duhet asnjëherë të humbet nga fushëpamja kur flitet për modelimin e pyetësorit dhe në fund për diseminimin e të dhënave. Nuk mund të ndalohet përdorimi për qëllime politike jo korrekte, por ofrimi i të dhënave të konceptuara, apo të mbledhura në mënyrë të gabuar, ofron një mundësi për keqpërdorim në favor të objektivave politike të grupeve të caktuara, në kurriz të së vërtetës. Pa çuar nëpër mend mundësinë e sendërtimit të vetë pyetjes në mënyrë të gabuar, duhet të pranojmë pa hezitim se një palë e interesuar do ta gjurmojë dhe gjejë lajthitjen dhe do ta përdorë me shumë kënaqësi në favor të objektivave të saj. Shqipëria është një vend i veçantë në aspektin gjeopolitik me mundësi të pakta autoriteti dhe plasticiteti gjeostrategjik, me një ekonomi të varfër dhe stabilitet të dyshimtë politik, e cila ka si alternativë të vetme zhvillimi të qëndrueshëm zgjedhjen e ndershmërisë dhe profesionalizmit. Duke parë numrin e lartë të të anketuarve, që refuzojnë të përgjigjen në lidhje me përkatësinë fetare një nga mundësitë pse ata nuk janë përgjigjur është edhe dilema ‘nëse unë jam bektashi nuk duhet të zgjedh përkatësinë myslimane ose përndryshe duhet të zgjedh myslimane, por të mos tregoj që jam bektashi’. Një rast i tillë nga ky pyetësor nuk është i pamundur por e pamundur është të numërohen të anketuarit, që kanë refuzuar të përgjigjen ndikuar nga një dilemë e tillë. Në lidhje me tarikatin Bektashi qëndrimi im përgjatë trajtimit të temës ka qenë ai i një personi që nuk është pjesëtar i këtij tarikati, por duke e drejtuar gjykimin jo ndaj Bektashinjve, por drejt grupeve jashtë përkatësisë Islame, si orientalistë dhe profesionistë të studimit të statistikave, duke u përpjekur të ruaj hierarkinë e njohurive, pra duke e konsideruar pozitën time si të mundshme për të ndërhyrë në një debat teknik, por duke qëndruar jashtë një diskutimi të mundshëm rreth tarikateve dhe pozicionit të tyre në raport me ndarjet madhore islame si sunizmi dhe shi’izmi. Fakti interesant i gjetjes së numrave të emigrantëve në Itali ku vetëdeklarimi tregon një numër më të vogël myslimanësh se censi, dhe katolikësh në një numër më të madh se censi, së pari të çon në mend mundësinë se Italia është një destinacion i zgjedhur për popullatën katolike shqiptare për shkak të afrimitetit fetar dhe kulturor, megjithëse kjo mbetet hipotezë, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi metodologjinë e censit dhe rekomandimin për përfshirje në numërimet e ardhshme të palëve të interesit në mënyre profesionale dhe intensive.

[1]. Zani i Naltë, (2019). H. Hafiz Sabri Koçi: “Ç’të duhet përqindja?”. [online] Zani i Naltë: www.aninalte.al/2017/09/h-hafiz-sabri-koci-cte-duhet-perqindja/ (17.09.2019).

[2]. Hamidullah, M. (2011). Muhammedi Alejhisselam Jeta I. 1st ed. Shkup: Logos-A. 157.

[3]. Bass F. Guide to the Census,+ Website. John Wiley & Sons; 2013. 4-6-10-32-63-89-103-125

[4]. Aam.org.al. (2019). Harta – Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. [online] https://aam.org.al/harta/ [23.09.2019].

[5]. Po aty.

[6]. Instatgis.gov.al. (2019). Instat – Web Atlas. [online]: https://instatgis.gov.al/#!/l/prefectures/population/prefpop1 [Accessed 24 Sep. 2019].

[7]. Open.data.al. (2019). Popullsia sipas religjionit 1923-2011. [online] Available at: http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/670/Popullsia-sipas-religjionit-1923-2011 [25.09.2019].

[8]. Abu Davud Sulayman ibn al-Ashʻath al-Sijistani, Zaʼi A, Qadi Y, Abu Khalil. English translation of Sunan Abu Dawud. Volume 5. Riyadh: Darussalam; 2008. 240-242.

[9]. Tirmidhi M, Abu Khalil, Zaʼi A. English translation of Jamiʻ at-Tirmidhi. Volume 2. Riyadh: Darussalam; 2007. 443-444.

[10]. Akshija I., Ischemic Heart Disease Correlates with Muslim Names in a Population of Ten Year First Admissions at Tirana University Hospital Center. InpHealth 2019: Proceedings of the 16th International Conference on Wearable Micro and Nano Technologies for Personalized Health 10-12 June 2019, Genoa, Italy 2019 May 29 (Vol. 261, p. 294). IOS Press.

[11]. Dodge Y., The concise encyclopedia of statistics. Springer Science & Business Media; 2008 Apr 15. 213.

[12]. Penguin Random House Speakers Bureau. (2019). Lesley Hazleton. [online]: https://www.prhspeakers.com/speaker/lesley-hazleton [Accessed 25 Sep. 2019].

[13]. Hazleton L., After the prophet: the epic story of the Shia-Sunni split in Islam. Anchor; 2010. 9-17.

[14]. Ajami F., The vanished imam: Musa al Sadr and the Shia of Lebanon. Cornell University Press; 1987. 21-23-184.

[15]. Izeti M., Tarikati bektashian. Tetova, Macedonia: Çabej. 2001. 150-151.

[16]. Rifat, S. A. and Vokopola (përkth.), F. (2016). Pasqyra e Qëllimeve – pjesa e dytë. Tiranë: Urtësia Bektashiane. 48-50.

[17]. Zani i Naltë – 9 – 1938: Nji lutje Kryegjyshatës së hirëshme. (2015). Tiranë: Komuniteti Mysliman Shqiptar. 32 (148) (151) (180).

[18]. Baba Rexhebi (2006). Mistiçizma Islame dhe Bektashizma. 3rd ed. Tiranë: Urtësia. 129.  

[19]. Demetja, D. (2019). [online] Zani i Naltë. http://zaninalte.al/2019/02/mevlana-xhelaluddin-rumi-simbol-i-dashurise-ii/ [21.08.2019].

[20]. Sejjid Husein Nasr. Filosofia Islame nga zanafilla e saj deri sot – Filosofia në tokën e profetësisë. Tiranë: Fondacioni Rumi; 2011. 310.

[21]. Tabataba’i SM. Kernel of the Kernel: Concerning the Wayfaring and Spiritual Journey of the People of Intellect (Risala-yi Lubb al-Lubab dar Sayr wa Suluk-i Ulu’l Albab) A Shi’i Approach to Sufism. SUNY Press; 2003 May 8. 37-38.

[22]. Cia.gov. (2019). Europe :: Albania — The World Factbook – Central Intelligence Agency. [online] Available at: https://www.cia.gov/library/publications/resources/the-world-factbook/geos/al.html [24.09.2019].

[23]. L’Istituto nazionale di statistica (Istat). Appartenenza e pratica religiosa tra i cittadini stranieri [Internet]. Istat.it. 2019 [17.07.2019]. https://www.istat.it/it/archivio/169710

[24]. L’Istituto nazionale di statistica (Istat). I cittadini non comunitari regolarmente soggiornanti [Internet]. Istat.it. 2019 [17.07.2019]. https://www.istat.it/it/archivio/129854

Share

  • tweet
Përballimi i dhimbjeve kronike dhe atyre shpirtërore, parë në këndvështrimin e shkencës dhe fesë Shpirtshmëria Islame dhe etika kur’anore - nga Prof. Atif Khalil

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al