Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Kriza e familjes shqiptare në vitet e regjimit komunist: Divorcet në vitet 60-të

Nov 17, 2021 Zani i Nalte Histori 0


nga Dr. Hasan Bello, Instituti i Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike

Abstrakt

Vendosja e regjimit komunist në nëntor të vitit 1945-së do të shoqërohet me ndryshime rrënjësore, jo vetëm në fushën social-ekonomike dhe politike, por edhe në ndryshimin e strukturës familjare të shoqërisë shqiptare. Përpjekjet e shtetit komunist për emancipimin e gruas, arsimimin, indoktrinimin ideologjik marksist-leninist dhe duke e angazhuar atë në procesin e industrializimit të vendit do të shoqërohen me rritjen progresive të numrit të divorceve.

Kjo situatë ishte rrjedhojë e disa faktorëve objektivë. Kështu, sapo erdhi në pushtet Partia Komuniste Shqiptare, i vuri vetes si qëllim të luftonte “zakonet prapanike” dhe një sërë traditash që kishin ndikuar pozitivisht për konservimin e vlerave familjare të shoqërisë shqiptare. Në radhë të parë këtu vinin ato tradita që e kishin burimin nga besimet fetare siç Islami dhe Krishterimi, të cilat luanin një rol pozitiv për stabilitetin social të familjes dhe shoqërisë.

Erozioni moral që shoqëria pësoi nga politikat indoktrinuese të regjimit komunist u pasqyruan në goditjen që mori familja dhe në rritjen e shpejtë të numrit të divorceve krahasuar kjo me periudhën para vitit 1945-së. Prandaj studimi i këtij fenomeni nga historianët dhe sociologët përbën një fushë me interes dhe të pastudiuar ende sot e kësaj dite ashtu siç duhet.

Në këtë kumtesë do të përpiqemi të analizojmë dhe pasqyrojmë disa aspekte kryesore të divorcit, duke u mbështetur në burimet arkivore të kohës.

 

Sipas statistikave zyrtare në vitet 1952-1953 kemi një rritje të ndjeshme të padive të shqyrtuara për zgjidhje martese nga gjykatat. Gjatë vitit 1954 kjo shifër pësoi një rënie relative. Kështu, nga 1521 padi të shqyrtuara 981 u pranuan, duke përfunduar me divorc, 418 u refuzuan, 59 përfunduan me pajtim, 59 u pushuan dhe 4 u konsideruan jashtë kompetencës. Arsyeja e kësaj rënie nëse ishte një fenomen i rastësishëm apo një tendencë që do të vazhdonte edhe përgjatë vitit 1955 nuk dihej me saktësi. Ekzistonte pikëpamja se shumë nga martesat e parealizuara siç duhej para vitit 1945, ishin zgjidhur për shkak të kushteve juridiko-sociale dhe frymës emancipuese që kishte krijuar regjimi komunist.

 

Numri i padive të shqyrtuara për zgjidhje martese nga gjykatat shqiptare në vitet 1952-1954[1]

 

Viti Nr. i padive të shqyrtuara për zgjidhje martese Nr. i padive të refuzuara nga gjykata për zgjidhje martese Nr. i padive të pranuara nga gjykata për zgjidhje martese
1952 2412 – –
1953 1622 – –
1954 1521 418 981

 

Për sa i përket shtrirjes gjeografike të divorcit në shkallë vendi, më tepër padi ishin regjistruar në qarkun e Korçës (238), pastaj vinte qarku i Vlorës (224), Tiranës (210), Beratit (159), Gjirokastrës (147), Durrësit (135), Shkodrës (135), Elbasanit (134), Peshkopisë (103), Kukësit (36). Numri i padive për divorc të ngritura nga burrat nuk kishte shumë ndryshim nga gratë. Në vitet 1951-1952-1953, 49% ishin ngritur nga burrat dhe 51% nga gratë. Në vitin 1954, 785 padi ose 52% ishin ngritur nga burrat dhe 736 padi ose 48% ishin ngritur nga gratë. Paditë e pranuara nga gratë dominonin me një përqindje të vogël krahasuar kjo me paditë e pranuara nga burrat. Kjo për shkak se gratë, si rezultat i rrethanave tepër të vështira ekonomike dhe paragjykimeve që ekzistonin, ishin më të matura kur kërkonin zgjidhjen e martesës. Një gjë e tillë reflektohej edhe në të dhënat për fajësinë, që kishte shkaktuar tronditjen e lidhjes bashkëshortore. Kështu, nga martesat e zgjidhura në vitin 1954, 395 ose 40% ishin zgjidhur për fajin e burrit, 245 ose 25% për fajin e gruas, 213 ose 22% për fajin e të dyve, 128 ose 13% për fajin e asnjërit.

Por kur vinte puna për shkaqet e divorceve dilte në pah kriza e familjes shqiptare në vitet e regjimit komunist. Gjithmonë kjo krahasuar me një apo dy dhjetëvjeçarë më parë. Kjo sepse edhe vetë regjimi komunist kur vlerësonte arritjet në fusha të ndryshme të ekonomisë, arsimit apo shëndetësisë i krahasonte ato me vitet e regjimit zogist. Sipas të dhënave të hartuara nga Ministria e Drejtësisë, në vitin 1954, për 649 padi ose 66% ishte vendosur zgjidhja e martesës në bazë të nenit 86 të Kodit të familjes, për tronditje të marrëdhënieve bashkëshortore; në 128 raste ose 13% për lënie ligësisht; në 127 raste për shkelje kurore; në 49 raste për dënim të njërit nga bashkëshortët nga gjykata; në 19 raste për keqtrajtim ose fyerje të rëndë; në 7 raste për sëmundje të pashërueshme; në 1 rast për mungesë dhe në 1 rast për atentat kundër jetës.[2]

Për të frenuar këtë erozion, që familja shqiptare po pësonte për shkak të ndryshimit të jetës social-ekonomike dhe politike, u propozua që kur të hartohej Kodi i ri i familjes, si shkak i zgjidhjes së martesës të parashikohej vetëm tronditja e marrëdhënieve bashkëshortore, i cili të përfshinte në vetvete edhe shkaqet e tjera. Kjo do të thoshte se autoritetet zyrtare nuk dëshironin evidentimin e shkaqeve specifike, që shumë bashkëshortë i çonte drejt zgjidhjes së martesës. A ishte kjo fshehje e të dhënave zyrtare me një emërtues të përbashkët për të gjitha shkaqet? Pse regjimi komunist i trembej artikulimit specifik të shkaqeve të divorcit? Sepse të dhënat, si tradhtia bashkëshortore apo të tjera si këto binin ndesh me “moralin socialist”, me propagandën zyrtare të regjimit komunist dhe me revolucionin kulturor të PKSH-së.

Për sa i përket martesave të zgjidhura 845 burra dhe 862 gra e kishin martesën e parë, 118 burra dhe 104 gra martesën e dytë, 17 burra dhe 14 gra martesën e tretë. Ndërsa për sa i përket jetëgjatësisë së këtyre lidhjeve konstatohet se 103 martesa të zgjidhura ose 10 % kishin zgjatur vetëm 1 vit, 744 ose 76% vetëm 9 vite dhe 134 ose 14% mbi 9 vite. Ky është një argument që tregon se tendenca e rritjes së numrit të divorcit kishte ardhur duke u rritur në vitet e regjimit komunist. Pretendimi i autoriteteve zyrtare të kohës se shkaqet kishin ekzistuar para ardhjes së komunistëve në pushtet nuk është i vërtetë. Kjo sepse statistika e vitit 1954 e shpreh qartë se 76% e martesave kishin zgjatur vetëm 9 vite, duke konfirmuar faktin se ato ishin lidhje që ishin realizuar në vigjilje ose pas vendosjes së regjimit komunist.

Në krahasim me vitet e mëparshme Ministria e Drejtësisë konstatonte se ishte ulur numri i martesave të zgjidhura brenda një viti, por ishte shtuar ajo e martesave të zgjidhura brenda 9 viteve. Në lidhje me përkatësinë fetare të çifteve të divorcuara vihet re se te myslimanët numri i tyre ishte 80%, tek ortodoksët 17% dhe te katolikët 3%. Këto përqindje reflektonin në përpjesëtim të drejtë strukturën religjioze të popullsisë shqiptare.[3]

Në emër të emancipimit kulturor dhe “moralit socialist” autoritetet zyrtare të kohës, në përputhje me Kodin e familjes, i shpallën luftë fenomenit të poligamisë. Në fakt ky fenomen nuk ishte shumë i përhapur dhe kishte arsyet e veta sociale, të cilat buronin dhe nga tradita zakonore shqiptare. Kështu, nuk ishin të rralla rastet kur bashkëjetesa me një grua të dytë, e cila nga shteti konsiderohej ilegale, ishte realizuar me miratimin e bashkëshortes së parë. Shkaqe të tilla si steriliteti, moslindja e fëmijëve meshkuj apo bashkëjetesa me gruan e të vëllait të vdekur, etj., etj., ishin arsye thelbësore për ekzistencën e poligamisë kryesisht në zonat rurale dhe më pak në zonat urbane të Shqipërisë. Prandaj, parë nga ky këndvështrim, poligamia nuk ishte krim familjar, por amortizim i problemeve sociale të kohës. Megjithatë lufta kundër saj u trumbetua me të madhe, duke ndikuar, dashur padashur, në shtimin e numrit të divorcit për shkaqe steriliteti, sëmundjesh të ndryshme apo të tjera si këto.[4]  

Për të frenuar këto fenomene nga organizatat e rinisë dhe gruas kërkohej që të bënin punë më të madhe sqaruese dhe edukuese me shtresat në fjalë për t’u ngjallur atyre frymën e urrejtjes kundër të ashtuquajturave zakone prapanike të së kaluarës. Të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Partisë dhe këshillave popullore të njihnin mirë dispozitat ligjore që dënonin këto zakone, t’i demaskonin ato para popullit dhe të denonconin pranë autoriteteve shtetërore të gjithë ata persona që vazhdonin të mbanin ato në jetë. Me masën e rinisë dhe të grave të zhvilloheshin leksione të veçanta lidhur me dëmin që, sipas autoriteteve të kohës, shkaktonte aplikimi i tyre.[5]  

Krizën e familjes shqiptare indirekt e pranonte dhe ministri i Drejtësisë dhe Drejtoria e organeve administrative që merrej me përpunimin e të dhënave lidhur me proceset gjyqësore të shqyrtuara nga organet e drejtësisë në rrethe. Sipas një relacioni të ministrit Bilbil Klosi, në vitin 1958 numri i divorceve kishte pësuar rënie të ndjeshme me 53.5% krahasuar me vitin 1952 kur paditë e shkurorëzimit dhe martesat e zgjidhura kishin arritur kulmin. Ky sukses i pretenduar ishte arritur falë një pune të madhe që mekanizma të ndryshëm partiakë dhe shtetërorë kishin luajtur për konsolidimin e familjes shqiptare. Megjithatë të metat e konstatuara dhe puna që mbetej për t’u bërë ishte mjaft e madhe. Kjo pranohej dhe nga vetë ministri i Drejtësisë. Por në vend që ai t’ia hidhte fajin faktorëve objektivë, që kishin ndikuar për shtimin e divorcit, theksonte se duhej intensifikuar veprimtaria për luftimin e zakoneve prapanike, mentalitetin e vjetër mbi martesën dhe familjen, nën influencën e të cilave lidheshin shumë çifte. Një numër i madh i këtyre martesave, duke mos pasur një bazë të shëndoshë, sipas ministrit të Drejtësisë, përfundonin në divorc. Prandaj, numri i shkurorëzimeve akoma vazhdonte të mbetej tepër i madh.[6] Në fakt ky konkluzion binte në kundërshtim me të gjitha teoritë sociologjike mbi divorcin dhe shkaqet e tij. Nga autorë të ndryshëm është konfirmuar se fenomene të tilla si industrializimi, arsimimi i gruas, e sidomos goditja e elementëve konservatorë me karakter religjioz ose të traditës, përbëjnë shkaqe të drejtpërdrejta për rritjen e numrit të divorcit. Në Shqipëri nuk duhen harruar dhe faktorët ideologjikë për indoktrinimin e gruas me parimet e marksizëm-leninizmit. Këto faktorë binin ndesh me shoqërinë shqiptare, nivelin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror, mentalitetin, traditën dhe zakonet e saj.

Në çiftet e divorcuara kishte dhe komunistë. Kështu, në vitin 1958 nga 1698 veta, 108 (6.3%) ishin anëtarë partie.[7]  

 

Martesat e lidhura dhe divorci në vitet 1946-1960[8]

 

Viti Martesa të lidhura Martesa të zgjidhura Në %
1946 11.207 713 6.4
1947 16.541 590 3.6
1948 17.712 1139 6.4
1949 11.580 1144 9.9
1950 12.341 976 7.9
1951 12.550 1114 8.8
1952 13.077 1515 11.6
1953 12.647 1447 11.4
1954 10.760 981 9.0
1955 11.258 1057 9.4
1956 10.368 957 9.2
1957 11.819 908 7.6
1958 11.931 849 7.1
1959 11.440 922 8.06
1960 12.565 850 6.8

 

Pasqyrë statistikore e përhapjes gjeografike të poligamisë[9]

 

Nr Rrethi Personi

(burra)

Me dy gra Me tri gra
1 Peshkopi 127 126 1
2 Burrel 40 38 2
3 Elbasan 33 32 1
4 Kukës 77 77 –
5 Tiranë 81 81 –
6 Fier 34 34 –
7 Librazhd 62 61 1
8 Krujë 32 32 –
9 Vlorë 20 20 –
10 Shkodër 16 16 –
11 Durrës 13 13 –
12 Tropojë 12 12 –
13 Tepelenë 11 11 –
14 Gjirokastër 5 5 –
15 Përmet 3 3 –
16 Lushnje 7 7 –
17 Skrapar 3 3 –
18 Korçë 7 7 –
19 Lezhë 3 3 –

 

Ky fenomen mbeti shqetësues për shtetin shqiptar dhe për organet e drejtësisë edhe në fund të viteve 60-të dhe në fillim të viteve 70-të. Ai vazhdoi të kamuflohej me arsye të ndryshme siç ishte mentaliteti i kohës dhe zakonet prapanike. Autoritetet zyrtare në çdo raport të hartuar për instancat e interesuara i mëshonin faktit se numri i divorceve kishte ardhur duke u ulur si rezultat i punës që mekanizmat partiakë kishin zhvilluar për forcimin dhe konsolidimin e familjes shqiptare.[10] Por asnjëherë nuk u evidentuan shkaqet e vërteta të krizës që po kalonte institucioni i familjes. Asnjëherë nuk u fol për shkaqet ekonomike, juridike, politike, etj., siç ishte bie fjala biografia e keqe, internimet, burgosjet, imoraliteti dhe tradhtia bashkëshortore.

Pas vendosjes së regjimit komunist propaganda antifetare do të intensifikohej, duke e arritur kulmin në vitin 1967 me ndalimin me ligj të besimeve fetare. Ky ishte një faktor që ndikoi akoma më shumë në krizën morale dhe familjare të shoqërisë shqiptare, duke e rritur ndjeshëm numrin e divorcit.

 

[1]. AQSH, F. MD, D. 10, V. 1954, fl. 1. Relacion mbi paditë për zgjidhje martese nga gjykatat gjatë vitit 1954, Tiranë, 1954.

[2]. Po aty.

[3]. Po aty, fl. 2.

[4]. Po aty, fl. 4-5. Relacion mbi krimet kundër martesës dhe familjes të gjykuara në vitin 1954, Tiranë, 1954.

[5]. Po aty.

[6]. Po aty, fl. 20. Relacion i ministrit të Drejtësisë Bilbil Klosi mbi punën e Partisë për luftimin e shkurorëzimeve dhe forcimin e familjes, Tiranë, 1958.

[7]. Po aty.

[8]. Po aty, fl. 7. Përgjithësimi i praktikës gjyqësore për paditë e shkurorëzimit të gjykuara në vitin 1958, Tiranë, 1958.

[9]. Po aty, fl. 24. Shtesë e relacionit mbi punën e Partisë për luftimin e shkurorëzimeve dhe forcimin e familjes, Tiranë, 1958.

[10]. AQSH, F. MD, D. 24, V. 1961, fl.1-5. Përgjithësim i praktikës gjyqësore mbi paditë për zgjidhje martese nga gjykatat gjatë vitit 1961, Tiranë, 12 korrik 1961.


  • divorci, regjimi komunist
  • tweet
Medreseja “Alaudin” e Prishtinës dhe kontributi i saj në formimin e inteligjencies fetare islame Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi krye të përunjur”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
    Medresetë në Kosovë gjatë...

    May 25, 2022 0

  • Medreseja “Alaudin” e Prishtinës dhe kontributi i saj në formimin e inteligjencies fetare islame
    Medreseja “Alaudin” e Prishtinës...

    Nov 24, 2021 0

  • Kur ulqinakët kërkonin bashkimin me Shqipërinë në vitin 1919
    Kur ulqinakët kërkonin bashkimin me...

    May 07, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al