Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Apr 01, 2022 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizuan sot, më 31 mars 2022, Simpoziumin e XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”.
Në takimin e moderuar nga z. Hysni Skura, lektor në Departamentin e Shkencave Islame Bedër, përshëndetën Dr. Skender Bruçaj, kryetar i Bordit të Administrimit të KU Bedër dhe Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, KU Bedër.
Simpoziumi mblodhi së bashku pedagogë dhe studentë nga tre departamente dhe institute të teologjive islame dhe të krishtera, të cilët diskutuan mbi konceptin e paqes sipas këndvështrimit teologjik. Panelistët e këtij simpoziumi ishin lektorë, përfaqësues të departamenteve të teologjisë islame, ortodokse dhe katolike, respektivisht, z. Ali Zaimi, lektor në Departamentin e Shkencave Islame, KU Bedër, Dr. Thoma Shkira, lektor në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos dhe Don Simo Ljuljić, Drejtor i Institutit Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër.
Pas seancës së kumtesave kanë folur dhe diskutuar Prof. Rahim Ombashi, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, KU Bedër dhe Prof. Fadil Maloku, sociolog dhe lektor në Universitetin e Prishtinës, të cilët kanë vlerësuar këto lloj aktivitetesh, si të domosdoshme për vetë mesazhi dhe modelin që ata përcjellin. Më pas studentët e pranishëm nga tre institucionet e larta arsimore i kanë drejtuar disa pyetje referuesve në këtë simpozium.
Ky aktivitet vjen në një periudhë kohore tepër të rëndësishme, në një kohë kur lufta është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar edhe kriza ekonomike, sociale dhe humanitare, të cilat kanë prekur mbarë rruzullin. Për këtë arsye është momenti i duhur, që ne, një komb i cili është shembull për mbarë rajonin dhe Evropën, për paqen dhe bashkëjetesën ndërmjet besimeve, të japim të gjithë njëzëri mesazhin e paqes dhe dashurisë, i cili buron natyrshëm nga feja.
Rrugëtimi i këtij simpoziumi daton disa vite më parë, kur teologë myslimanë, ortodoksë dhe katolikë ftoheshin nga Akademitë, Institutet dhe Departamentet Teologjike të ndërsjella në Shqipëri, si lektorë të ftuar në lëndën e “Historisë së Religjioneve”, ku teologu dhe pedagogu i secilit besim fetar shpjegonte besimin e tij në aspektin akademik dhe teologjik. Pas kësaj përvoje disa vjeçare, me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit, në dhjetor 2015 u organizua simpoziumi i parë i përbashkët “Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”, zhvilluar në Universitetin Bedër dhe realizuar nga Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Akademinë Teologjike Ortodokse “Shën Vlash”, Durrës (sot Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, pranë KU Logos) dhe Institutit Katolik i Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër. Prej asaj date, tre shkollat e larta teologjike vendosën së bashku, që të mblidhen në një simpozium të përbashkët çdo 6 muaj, apo 2 herë në vit me rotacion te njëri-tjetri, duke zgjedhur tema të përbashkëta, si:
“Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”, “Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij”, “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”, “Gruaja në komunitetet fetare dhe në shoqërinë shqiptare sot”, “Dashuria Hyjnore”, “Lutja”, “Maria/Merjemi, si simbol i virtytit dhe i devotshmërisë”, “Sfidat e religjionit në globalizëm”, “Besimet Fetare dhe Vëllazëria Njerëzore”, “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”.
Dec 16, 2020 0
Dec 20, 2018 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Mar 17, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...