Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Sep 22, 2022 Zani i Nalte Studime 0


nga Ilir Akshija, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, Shërbimi i Statistikës

 

Abstrakt

Të dhënat demografike janë thelbësore për shoqëritë islame. Origjina e censeve në Islam e ka fillesën në vitin e parë të Kalendarit Hixhri me urdhëresën e Profetit a.s. Numri i njerëzve që popullojnë aktualisht tokën është i krahasueshëm me numrin e supozuar të të gjithë myslimanëve që ndonjëherë kanë jetuar në tokë përbën një fakt së paku interesant. Duke mos u futur në interpretime shpirtërore, që është kompetencë e tjetërkujt, mund të arrijmë në disa përfundime të bazuara në “të dhëna gjysmë-shkencore” në përafrim të këtij numri. Llogaritjet tregojnë se nga 107  miliard njerëz që kanë jetuar mbi tokë, 7,269,215,000 (6.8%) kanë lindur myslimanë. Përpunimi i mëtejshëm i të dhënave të paraqitura në mënyrë grafike tregojnë proporcionin e numrit të myslimanëve, që kanë jetuar deri në atë moment në kohë, me numrin e popullatës njerëzore të gjallë në atë kohë, që tregojnë disa pika thyerje me interes. Të gjitha të dhënat dhe konkluzionet duhen konsideruar me kujdes për arsye të burimeve të pasigurta të informacionit.  

 

Hyrje

Një nga suret e Kur’anit, i dha Profetit a.s. dhe komunitetit të tij lajmin e mirë të një fitoreje të madhe siç ishte çlirimi i Mekës dhe lajmin e përqafimit të Islamit nga njerëzit ‘turma-turma’.

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),

  1. dhe t’i shohësh njerëzit, që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut,
  2. ti, atëherë, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet e pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh.[1]

Një pyetje me vlerë praktike do të ishte rreth numrit të popullatës myslimane, që aktualisht jeton në tokë, dhe të tjera të dhëna demografike. Një pyetje tjetër mund të bëhej rreth “numrit të të gjithë myslimanëve që kanë jetuar ndonjëherë në tokë” ose “në çfarë proporcioni janë këta numra me njerëzit e tjerë që nuk i përkasin Islamit”. Ndërsa kërkesat rreth demografisë janë të pranishme që nga koha e Pofetit a.s., i cili urdhëroi edhe zhvillimin e një censi në vitin e parë të kalendarit islam, pyetjet e tjera mbeten interesante por me një vlerë “gjysmë-shkencore”.[2]

Këto të dhëna nuk kanë ndonjë vlerë në lidhje me komunitetet e tjera fetare për aq kohë sa vlerat më të larta njerëzore garantojnë bashkë-ekzistencën dhe tolerancën, ndërkohë që ato mund të jenë të rëndësishme në lidhje me aspekte praktike, si planifikimi dhe parashikimi i burimeve njerëzore.

 

METODA DHE MATERIALI

Ideja a kësaj llogaritjeje vjen si rezultat i llogaritjeve të ngjashme në lidhje me popullatën njerëzore në tokë duke shkuar pas deri në vitin 50,000 (CE), megjithëse këto janë të bazuara në të dhëna të pasigurta që lidhen me kohën e vërtetë të ekzistimit të njeriut në tokë, numrin e lindjeve dhe vdekjeve, si dhe të tjera të dhëna të gabuara.

Të dhënat që lidhen me numrin e myslimanëve janë marrë nga burime demografike shkencore, ndërsa të dhënat si “lindje për 1.000” janë adoptuar nga një studim që vlerëson të gjithë popullatën njerëzore, jo vetëm myslimanët. Metoda e llogaritjeve është bazuar në metodën e ofruar për të gjithë popullatën njerëzore, me përjashtim të rastit kur të dhënat rreth popullatës për vitet që shërbejnë si pikë referimi ne kemi përdorur mesataren e limitit të poshtëm dhe të sipërm të klasës për popullatën.

Paraqitjet grafike për çdo gjetje në tabelë janë treguar në formë diagramesh.

 

REZULTATE

Rezultatet janë fokusuar në dy elemente kryesore për tu llogaritur, numrin e supozuar të të gjithë myslimanëve, që ndonjëherë kanë jetuar në tokë, dhe proporcionin e tyre ndaj njerëzve të tjerë që jetojnë.

Tabela. 1 Numri i përgjithshëm i myslimanëve që kanë jetuar ndonjëherë në tokë

* Lindje që nga data paraardhëse, tregon numrin e lindjeve bazuar në ‘numrin e lindjeve për 1,000’ dhe mesatares së popullatës së vitit përkatës dhe vitit paraardhës, e llogaritur për diferencën e viteve.     

**  Kumulative, mbledh numrat e lindjeve të të gjithë klasave të mëparshme me klasën ku jemi.

 

Figura. 1 Numri i të gjithë myslimanëve që kanë jetuar ndonjëherë në tokë krahasuar me numrin e njerëzve të të gjithë njerëzve të tjerë.

Tabela. 2 Krahasimi ndërmjet numrit të të gjithë njerëzve të gjallë në një moment të caktuar kohor dhe numrit të supozuar të myslimanëve, që kanë jetuar ndonjëherë deri në atë moment në kohë.

* Numri i supozuar i të gjithë njerëzve që kanë jetuar në atë moment në kohë përveç myslimanëve.      

** Numri i njerëzve të etiketuar si të lindur myslimanë (umeti i profetit Muhamed a.s.). Të tjerë njerëz konsiderohen si myslimanë nga Kur’ani por janë lënë jashtë kësaj llogaritje. “Ibrahimi nuk ka qenë, as jehudi, as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte mysliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.”

*** Qelizat e ngjyrosura tregojnë se shifrat e popullatës myslimane janë marrë nga një burim informacioni që i referohet (Tabela 1) vlerës së vitit më të afërt të disponueshëm.

Figura. 2 Krahasim ndërmjet numrit të njerëzve të tjerë, në momentin kohor, me numrin e supozuar të të gjithë myslimanëve deri në atë moment

DISKUTIMI

Ndërsa popullsia e tokës po troket 7.9 miliard (2021) këto llogaritje tregojnë disa vlerësime rreth popullatës myslimane, që ndonjëherë ka jetuar në tokë. Numri 7,269,215,000, vlerësim i vitit 2010, është një vlerësim i numrit të përgjithshëm të myslimanëve, që ndonjëherë kanë jetuar në tokë (bëhet fjalë për umetin e Muhamedit a.s.). Grafiku (Figura 1) tregon proporcionin e popullatës myslimane që ndonjëherë ka jetuar në tokë (rrethi i vogël me figurën e Qabes) ndaj numrit total të njerëzve që kanë jetuar në tokë (rrethi i madh me figurën e hartës së botës). Sipas këtyre llogaritjeve 6.8% e të gjithë njerëzve, që kanë jetuar në tokë, janë myslimanë. Të tjerë myslimanë kanë jetuar në tokë por këto të dhëna tregojnë vetëm umetin e Muhamedit a.s. Një nga faktet më interesante ishte krahasimi i numrit të të gjithë myslimanëve, që kanë jetuar në një moment të caktuar në kohë, me numrin e të gjithë njerëzve që kishin jetuar deri në atë moment në kohë. Paraqitjet grafike tregojnë disa pika thyerje në kohë, që mund të shërbejnë për të orientuar kërkimet në mënyrën e zgjerimit të Islamit, për shembull, mund të analizohet nëse rritja ka ardhur si rezultat i konvertimit apo nga numri i rritur i lindjeve dhe rënia e vdekshmërisë, veçanërisht vdekshmëria infantile.

 

KONKLUZIONE

Në këtë botë dhe tjetrën numrat kanë rëndësi. Rezultatet e prezantuara mund të konsiderohet si “gjysmë-shkencore”, ashtu edhe siç shkruan vetë autori i punimit origjinal, të cilit i jemi referuar. Në fund kemi llogaritur, me kusht që numri i njerëzve të jetë kriteri i mbartjes së dijes, kusht teorik dhe jo i vlefshëm, por i përdorur vetëm për arsye demonstrimi, që ne në vitin 2010 duhet të kishim;

144 persona si Imam Abu Hanifa (699 – 767 CE / 80 – 148 AH),

144 persona si Imam Malik ibn Anas (733 – 795 CE / 114 – 178 AH),

144 persona si Imam Al-Shafi‘i (767 – 820 CE / 149 – 204 AH),

144 persona si Imam Ahmad ibn Hanbal (780 – 855 CE / 163 – 240 AH),

144 persona si Muhammad al-Bukhari (810 – 870 CE / 194 – 256 AH),

144 persona si Muslim ibn al-Hajjaj (815 – 875 CE / 199 – 261 AH),

69 persona si Al-Qushayri (986 – 1072 CE / 375 – 464 AH),

50 persona si Imam Al-Ghazali (1058 – 1111 CE / 448 – 504 AH),

36 persona si Ibn Arabi (1165 – 1240 CE / 560 – 638 AH),

36 persona si Jalal ad-Din Muhammad Rumī (1207 – 1273 CE / 603 – 671 AH),

31 persona si Ibn Qayyim al-Jawziyya (1292 – 1350 CE / 691 – 751 AH). 

Ebu Hurejra r.a. tregon: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. se ka thënë: “Nga pasuesit e mi do të hyjnë në Xhenet (pa u marrë në llogari) një grup prej shtatëdhjetë mijë vetësh, fytyrat e të cilëve do të shkëlqejnë si hëna në një natë me hënë të plotë”. Kur dëgjoi këtë ‘Ukashe bin Mihsan El-Esedij u ngrit, duke ngritur çarçafin që e mbulonte, dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Lutju Allahut që Ai të më bëjë prej tyre. Profeti a.s. tha: “O Allah, bëje atë njërin prej tyre.” Një burrë tjetër nga Ensarët u ngrit dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Lutu Allahut që Ai të më bëjë prej tyre. Profeti a.s. i tha, “Ta kaloi ‘Ukashe.”[5]

Referimi i rezultateve të këtij studimi duhet bërë në mënyrë shumë të kujdesshme pёr arsye se të dhënat mund të mbartin gabime që vijnë nga burimet e informacionit ku janë marrë, si kur flitet për numrin e lindjeve, vlerësimin e numrit të popullatës, etj. Supozimet që lidhen me rritjen konstante të popullatës mund ta nënvleftësojnë atë në periudhat e hershme, ndërsa një datë më e hershme e shfaqjes së njerëzve në tokë do ta rriste numrin.[6]

 

Referenca

Ahmeti Sh., KURANI I MADHËRISHËM, Kuptimet e tij në gjuhën shqipe. 2nd ed. Lies Stiftung; 2015.

The Noble Life Of The Prophet By Dr. Ali Muhammad As Sallaabee.

Ghazi bin Muhammad, Kalın I, Kamali M. War and peace in Islam. Cambridge, U.K.: Islamic Texts Society; 2013.

Science L. The Dead Outnumber the Living (Infographic) [Internet]. Live Science. 2018 [cited 6 February 2018]. Available from: https://www.livescience.com/18336-human-population-dead-living-infographic.html

Bukhâri M Khan M. The translation of the meanings of Sahîh Al-Bukhâri. Volume 8. Riyadh, Saudi Arabia: Dar-us-Salam,; 1997.

Haub C. How many people have ever lived on earth? Population Today. 1995 Feb 1; 23(2).

[1]. Kur’an; 110. Kuptimet e tij në gjuhën shqipe. Mbështetur në përkthimin e Sherif ef. Ahmetit.

[2]. The Noble Life Of The Prophet By Dr. Ali Muhammad As Sallaabee P. 882.

[3]. Ghazi bin Muhammad, Kalın I, Kamali M. War and peace in Islam. Cambridge, U.K.: Islamic Texts Society; 2013. 210-211.

[4]. Science L. The Dead Outnumber the Living (Infographic) [Internet]. Live Science. 2018 [cited 6 February 2018]. Available from: https://www.livescience.com/18336-human-population-dead-living-infographic.html

[5]. Bukhâri M Khan M. The translation of the meanings of Sahîh Al-Bukhâri. Volume 8. Riyadh, Saudi Arabia: Dar-us-Salam,; 1997. 294

[6]. Haub C. How many people have ever lived on earth? Population Today. 1995 Feb 1; 23(2):4-5.


  • tweet
Kur’ani dhe sufizmi Abstracts no. 34

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
    BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E...

    Jan 30, 2023 0

  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
    Vakëfi midis së shkuarës dhe së...

    Nov 30, 2022 0

  • Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të sotme (shekulli XXI)
    Roli i gruas në Islam dhe sfidat e...

    Sep 09, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al