Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Aug 10, 2023 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Abstrakt
Kur-ani âsht nji vepër e denjë për ç’do respekt. Kur-ani i ka njoftue njerzís tagrin e Zotit; ja shkoqitë qartaz njeriut marëdhaniet që ka me Perëndín dhe ç’duhet të pres prej Tij. Kur-ani mbështiell krejt bazat morale e filozofike. Virtuti e vesi, e mira dhe e keqja, e vërteta dhe ngjyra e vërtetë e ç’do sendi âsht spjegue në Kur-an…
Kur-ani âsht ai qi disa thërmija grindavecësh të bastardhuëm e të degjeneruem i lidhi ngusht dhe i bashkoj në nji tansi Kombëtare që kishte të bâjë me fatin e botës. Themelet e urtís e të filosofis, drejtsija e barasija, janë spjegue në Kur-an.
Kur-ani këshillon e porosit kursim dhe shpenxime me masë; Aj nxjerr në dritë njerin që ka humbë rrugën. Aj shpëton moralin. Kur-ani të mêtat dhe gabimet e njeriut i ndryshon dhe i këmben në vërtyte të larta e të përsoruna.
Kanë qenë të marrë ata që Islamizmës i kanë thanë fè barbare. Këta njerëz i kanë mbyllë sytë përpara Kur-anit, dhe s’kan dasht të kuptojnë se si ky libër i naltë qysh prej shumë shekujsh po shkul e po resitë nga zemrat e njerzvet veset e liga.
Pse nuk vjen tjetër Profet mbas Muhammedit?
Mâ naltë thamë se ardhja e profetënve njani mbas tjetrit kish për qëllim: të përmbushte të metat që ekzistonin, dhe të zgjanonte në mëndje të njerzve, si mbas fuqís mendore të tyne, nj’ato gjâna, të cilat i përshtateshin nevojavet dhe rrethanavet të kohës.
Shi, po për këtë qëllim, mbas Jesu Krishtit erdhi Muhammedi. Ay erdh të përmbushte të metat që ekzistonin, të zhdukte krejt nj’ato sende të pa nevojshme dhe të damshme.
Tashti le të kthehemi në themë. Pse nuk vjen tjetër profet mbas Muhammedit?… Të shumta, dhe të ndryshme janë përgjegjet që mund t’i epen kësaj pyetje; por unë po mjaftoj vetëm me dy:
Një orjentalist Frang, Z. Sidion, tue folur për Kur-anin thotë: “Kur-ani âsht nji vepër e denjë për ç’do respekt. Kur-ani i ka njoftue njerzís tagrin e Zotit; ja shkoqitë qartaz njeriut marëdhaniet që ka me Perëndín dhe ç’duhet të pres prej Tij. Kur-ani mbështiell krejt bazat morale e filozofike. Virtuti e vesi, e mira dhe e keqja, e vërteta dhe ngjyra e vërtetë e ç’do sendi âsht spjegue në Kur-an… “Kur-ani âsht aj qi disa thërmija grindvecësh të bastardhuëm e të degjeneruem i lidhi ngusht dhe i bashkoj në nji tansi Kombëtare që kishte të bâjë me fatin e botës. Themelet e urtís e të filosofis, drejtsija e barasija, janë spjegue në Kur-an.” “Kur-ani këshillon e porosit dhe spenxime me masë; Aj nxjerr në dritë njerin që ka humbë rrugën. Aj shpëton moralin. Kur-ani të mêtat dhe gabimet e njeriut i ndryshon dhe i këmben në vërtyte të larta e të përsosuna.”
“Kanë qenë të marrë ata që Islamizmës i kanë thanë fé barbare. Këta njerëz i kanë mbyllë sytë përpara Kur-anit, dhe s’kan dasht të kuptojnë se si ky libër i naltë qysh prej shumë shekujsh po shkul e po resitë nga zemrat e njerzvet veset e liga.”
Nji dijetar tjetër Angles John Davenport spjegon mendimet e Z. Gibbonit tue thanë: “Kur-ani âsht kodi i përgjithshëm i Muhammedanve, nji kod fetar, shoqnor, civil, tregtar, militar, gjyqsor, e penal. Rregullon ç’do gjâ; qysh prej ceremonive të fesë e deri tek ato të jetës së përditshme, qysh prej shpëtimit të shpirtit deri tek shëndeti i trupit, qysh prej të drejtave të të gjithëve, deri tek ato të ç’do individuali, qysh prej interesave të ç’do njeriu deri tek ato të shoqëris, qysh prej moralit deri në krime, e qysh prej dënimit këtu, deri tek ay në jetën tjetër.”
Prap Z. John Davenport thotë për Kur-anin: “Kur-ani pranohet pa kundërshtim që âsht standarti i gjuhës Arabe, dhe âsht mbushë plot me figura të shkëlqyera, dhe me metafora fort guximtare, sa do qi disa herë âsht i errët, jo i qartë për me u marrë vesh, përgjithësisht âsht i fuqishëm e sublim; kështu të vërtetojmë gjykimin e të famëshmit Goethe, i cili thotë: Kur-ani âsht nji vepër, me pa kthjelltín a me premín e të cilit lexuesi pik së pari mërzitet, mbasandaj thithet prej bukurive tërhjekse, dhe mâ në fund pa dashje, ja marrin zemrën dhe e bëjnë për vehte bukurít e shumta të Kur-anit.”
Kishim me përmendë këtu edhe shumë orjentalista kundërshtarë të tjerë, të cilët, para madhështis së Kur-anit, kanë kjen të detyruem me folë të drejtën. Ja, pra, për arsyenat e nalt parashtruara nuk vjen dhe as nuk âsht nevoja të vij tjetër profet mbas Muhammedit. Kur-ani i përshtatet ç’do kohe e Kombi.
Personaliteti i Muhammedit
Myslimanët e kanë për detyrë morale, me mos kursye fjalët dhe lavdet mâ të ambla që mund të prodhojë penda e tyne, për Hazreti Muhammedin, por kurdoherë këta të jenë mbrenda kufinit të së vërtetës se p. sh., po i thamë hasha, H. Pejgamberit Zot, a djali i Zotit, kemi kalue, jo vetëm kufinin e të vërtetës, por kemi hy edhe mâ tutje… në shirq; estagfirull-llah; për H. Muhammedin. Prandaj unë këtu po marrë vetëm se ç’kanë thanë do kundërshtarë për të.
Të fillojmë pra qysh nga rinija tij. Sir William Muir thotë: “Gjithë autoritetet janë në nji mejtim që Muhammedi, në djalëri kishte një sjellje modeste, dhe vetija të naltësuara rallë ndër qytetasit e Meqqes.”
Mr. Cyrlyle (Karlail) në librin e tij “Heronj si Profet Muhammedi dhe Islamizma” tue bâ fjalë për sjelljet e Muhammedit në rinín e tij, thekson se, akoma kur qe i vogël, ju dha titulli El-Emin që d.m.th. besniku[1].
Në moshën 25 vjeç Muhammedi (A.S.) u martue me Hatixhen, e cila ish 40 vjeçe; dhe me të jetoj 25 vjet. Mbas vdekjes së Hatixhes Muhammedi bâni nji jetë poligamije, me shumë gra dhe ky ka kjenë shkaku, qi shumë llapazana (na falni që e përdorëm këtë fjalë; por ç’të bëjsh!.) të thonë se Muhammedi ka kjen qefli grash, dhe ka hupë dignitetin e tij me anë të poligamie. Le të ndëgjojmë pra, edhe për këtë se ç’farë thotë një orjentalist dhe kundërshtarë: “Lypset mbajtë mend se mâ të shumtat e martesavet që kontraktoj Muhammedi munden me u spjegue, së paku, aqë prej mëshirës së tij për gjendjen e dëshpërueme të grave në fjalë, sa dhe për arësyena të tjera. Martesat qenë gadi të gjitha me gra të veja, të cilat nuk qenë as të bukura, as të pasuna, por përkundrazi.”
Bossvorth Smith, tue përshkrue personalitetin e naltë të profetit t’Islamizmës, Muhammedit, thotë: “Në bariun e shkretinës, në tregëtarin e Sirisë, në banuesin e malit Híra, në reformuesin pa as nji pasanik, në t’arratisunin e Medines, në sundimtarin e pohuem, n’atë baraz me Khosroët (qisrat) e Persís dhe Heraklis e Greqis, na prap se prap mudn të dallojmë një njësi (unité). Nuk besoj se ndokush tjetër, rrethanat, ose gjendja e përjashtme e të cilit ndryshuën aqë shumë, ndryshoi vetë ma pak se profeti në të përballunit e tyne: ngjarjet kanë ndryshue, por esanca më duket të jet nji soj.”
Afetarizma.
Mjerisht âsht bâ nji zakon ndër të rijtë t’onë, që në qoftë se i pyet të ç’farë besimi janë kanë, me t’u përgjegjë pa pikë turpi: “Afetar”, e ç’të duhet feja tash, sidomos në kët kohë.
Afetarizëm = Dekadenca shpirtnore, morale e materiale e njeriut. Afetarizëm; sa fjalë e tmershme!!! Shumë të mbëdha e të damshme janë konseguencat pra të afetarizmi. Afetari, shpresat kah të gjitha anët i ka të preme. Ay jeton si nji kafshë në mes të shoqnis, pa ditur detyrët e tij që ka kundrejt kolektivitetit; pa dijtun qëllimin e ardhjes së tij në këtë botë. E kush ja mëson atij këto a … ligja morale!… po a ka ligjë morale pa pasur fé? (!) A ekziston ligjë morale pa besim? (!)… Jeta, për afetarin âsht nji lodër ku dominon vetëm fuqija materiale.
Afetari jeton si nji … kafshë në mes të një fushës s’gjelbër, qi nuk shijon barin e njomë t’asaj fushe qi âsht nergut për të.
Dy janë shkaqet ma kryesore që e hudhin njerín n’afetarizmë: I- Ignoranca, dhe II- Mos zotnim i vet-vehtes. Si kur ç’do njeri t’i mposhte këta dy anmiq kaq të mbëdhenj, at’her në fjalorin t’në s’kishte me ekzistue këjo fjalë.
Duhet pohuar se, Intelektualët e sotshëm, ata që i thonë vehtes afetar, të cilët nën maskën e intelektualitetit mshefin gjithë krimet e tyre morale e shoqnore, janë vetëm parasitë që rrojnë në krahë të botës. Intelektualët t’onë nuk dinë as barrën e randë që kanë dhe që randon mbi krahë të tyne. Mjafton për ta të këndojnë ndo nji rromancë dashurie, kriminale dhe të jepen mbas qejfeve dhe epsheve shtazore. Të vishen mbasmodës, të pëlqehen prej vajzave të bukura, të mbyllen nër kafene dhe të luajnë bixhos, të shkojnë natë për natë në për kinema… dhe ja u banë Intelektualë(!) Në qoftë se kjo don të thotë intelektualitet, na të gjithë mund të bâhemi Intelektualë pa zor. Urdhno mor z. Afetar kët libër këndoje nji herë! Ti pa pas as nji ide mbi fet si flet kundër tyne?…
Këta janë afetarët. Në qoftë se qëllimet e tyne s’mbarohen me anë miqsh, në qoftë se shpresat e tyne nuk j’u plotsohen at’herë ata bajnë atë që kanë bâ ma parë shokët e tij… mer nji revolver dhe ja heq vehtes…
Mirë po kjo nuk ngjet edhe me fetarin: Aj din qëllimin e ardhjes në këtë botë, din detyrët që ka kundrejt shoqnis, din… dhe… din… të gjitha ç’a i urdhnon feja dhe i ve në veprim. Në qoftë se qëllimet e tij nuk mbarohen ay ja le punën në dorë Zotit dhe nuk vret vehten.
Ja pra, pse duhet të jemi fetar. Dhe ja pse dijetarët ma të mdhaj të botës Descarti, Newtoni e tjerë janë kundra Afetarizmit.
Lexuesat të ndershëm të më falin për përdorimin e do fjalve jasht edukatës njerzore e fetare, si dhe pse, në disa vende kam dalë mjaft jashtë themës së marrun për subjekt.
Në numrin e ardhëm kemi me zhvillue: “Islamizma dhe qytetërimi” dhe “Bolshevizma dhe Islamizma”.[2]
Sabri Dardha
[1]. Vepra e Carlyle që përmëndëm sipër ësht e përkthyeme edhe në gjuhën t’onë Shqip prej z. Beqir Çela.
[2]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 8-9, viti 11, gusht-shtator 1936, f. 240-251.
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...