Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Oct 19, 2023 Zani i Nalte Personalitete 0
I dekoruar për veprimtari patriotike
Abstrakt
Veprimtaria e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit ishte shumë e gjerë. Në rrafshin pedagogjik ai la gjurmë të thella te shumë nxënës, mjaft prej të cilëve punuan e u afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore e kulturore, në mes të cilëve shquhen studiues të shquar orientalistë si Vexhi Buharaja, teologë e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Haki Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën filologjike, etj.
Veprimtaria atdhetare e Mahmud Dashit është vlerësuar me dekoratën “për veprimtari patriotike”, për një aktivitet të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.
Kështu, teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti, duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe i kulturës shqiptare.
Shkenca e edukimit bashkëkohor, përfshirë edhe pedagogjinë, shkrijnë në një veprimtarinë edukative të teologut, pedagogut, didaktit, kur këto fusha janë zhvilluar në nivelin e duhur. Këto drejtime veprimtarie janë harmonizuar e shkrirë natyrshëm në personalitetin e Haxhi Hafiz Mahmud Dashit nga Tirana.
I lindur në Tiranë në vitin 1873, Mahmud Dashi trashëgoi traditën e pasur të familjes e të paraardhësve të tij në fushën fetare e atdhetare, me aftësinë e theksuar rrezatuese te mikro e makromjedisi i tyre nëpërmjet fjalës së zgjedhur e të argumentuar, e cila natyrshëm shkonte drejt e në zemrat e mendjet e të pranishmëve. Ai ishte një interpretues i aftë i Kur’anit dhe i Hadithit. Punoi si profesor i jurisprudencës islame në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës deri në vitin 1961, kur ky institucion u mbyll nga regjimi monist, vit në të cilin ndërroi jetë edhe hafizi.
Mahmud Dashi i dha përparësi të veçantë punës edukative me njerëzit, duke nënvizuar se, nuk ka njeri të paedukueshëm, se me njeriun duhet menduar e gjetur gjuha, që edhe ujku të zbutet, e të mos mbetemi duke u marrë vetëm me qingjat.
Veprimtaria e tij ishte shumë e gjerë. Ai nuk mjaftohej vetëm me ngarkesën mësimore në Medresenë e Tiranës, por punoi edhe si predikues në xhaminë e rrugës së Kavajës, e cila sot quhet “Xhamia e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit”.
Veprimtaria e tij pedagogjike la gjurmë të thella te shumë nxënës, mjaft prej të cilëve punuan e u afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore e kulturore, në mes të cilëve shquhen studiues të shquar orientalistë si Vexhi Buharaja, teologë e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Haki Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën filologjike, etj.
Veprimtaria atdhetare e Mahmud Dashit është vlerësuar me dekoratën “për veprimtari patriotike”, për një aktivitet të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.
Kështu, teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti, duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe i kulturës shqiptare.
Ai në medrese jepte mësim lëndën e besimit, bazën e Fesë islame, themelin e saj, sepse çdo punë e veprimtari që bën njeriu gjatë gjithë jetës së tij, ngrihet mbi bazën e besimit të tij të sinqertë: Paqe me Zotin, me shoqërinë e vetveten.
Lëndën e besimit që ai ia mësonte nxënësve e shtrinte në tre plane:
Haxhi Dashi ishte fjalëpakët, fliste ngadalë, me zë të ulët, por fjala e tij ishte bindëse e zinte vend, sepse shqiptohej nga goja, por ajo dilte nga zemra, mendja e shpirti i tij; ishte fjalë e vepër, prandaj mësimet e Islamit që ai mësonte nguliteshin në mendjet e nxënësve.
Ai kishte marrëdhënie shumë të mira me nxënësit, shpjegonte qartë e kuptueshëm me shumë shembuj konkret. I inkurajonte ata gjithmonë, i afronte, kurrë nuk i ndëshkonte dhe i bënte për vete me respektin reciprok.
I pëlqenin aktivitetet kulturore e sportive që nxënësit zhvillonin në kohën e lirë. Nxënësit kishin gjithashtu grupin teatral dhe përgatisnin shfaqje, si historinë e Hz. Jusufit, dramën Halili dhe Hajrija, elegji për Qerbelanë, këndimin e Mevludit, etj. Ai i ndiqte me dëshirë shfaqjet që jepeshim në sallën e shkollës.
Sa i afërt ishte me nxënësit aq edhe autoritar ishte, por jo me imponim. Respektin e fitonte me qëndrimin e tij, me gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar nxënësit në çdo gjë që ata pyesnin.
Gëzonte autoritet dhe respekt dhe ndaj kolegëve e pedagogëve të tjerë që jepnin mësim në medrese.
Bisedat e tij ditëve të premte ishin të goditura dhe aktuale dhe dëgjoheshin me vëmendje nga xhemati dhe nga nxënësit që shpesh shkonin për të falur xhumanë atje.
Ai ishte i afërt me besimtarët që frekuentonin xhaminë dhe interesohej për ta, për nevojat e shqetësimet e tyre dhe shpesh i vizitonte ata dhe në shtëpitë e tyre. Nga të gjithë ishte i respektuar.
Botimi i librit “Haxhi Mahmud Dashi” nga z. Xhemal Balla është shumë kuptimplotë dhe një mesazh me vlera aktuale që na fton në besimin e Zotit të Vetëm-Krijuesit të gjithësisë, na fton të jetojmë në paqe, harmoni, ndershmëri, sinqeritet e devocion, larg çdo keqbërje, ngaqë kjo jetë është vetëm një provë.[1]
[1]. Për më tepër shih: Balla, Xhemal, “H. H. Mahmut Dashi, jeta dhe vepra”, Tiranë, 2010.
May 28, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Jul 14, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...