Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Feb 12, 2024 Zani i Nalte Editoriale 0
H. Bujar Spahiu
Pavarësia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është ndër aktet më të rëndësishme kombëtare, pas pavarësisë së Shqipërisë. Kleri mysliman, në përgjithësi, por edhe dijetarë e hoxhallarë të spikatur, kanë rolin e tyre vendimtar në Pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë vazhdë ata nuk u ndalën vetëm me pavarësimin e vendit, por, më 24 shkurt të vitit 1923, nisën rrugën e pakthyeshme për mëvetësinë e Komunitetit Mysliman.
Dijetarët myslimanë, të tillë si Daut efendi Boriçi, H. Ymer Prizreni, së bashku me bashkëkombës të tjerë, u prinë proceseve të tilla kohë më parë, qysh me kuvendin e Lidhjes së Prizrenit në xhaminë Bajrakli dhe Medresenë e Mehmet Pashës, që sot njihet si muzeu i Lidhjes së Prizrenit. Pra, në çdo moment historik që i ka kontribuar pavarësisë, shtet-formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, prijësit e Fesë Islame kanë qenë aty dhe kanë dhënë kontribut domethënës e definitiv në momente të caktuara.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është themeluar nga rilindës dhe firmëtarë të pavarësisë 100 vjet më parë, si një bashkësi që do të përfaqësonte zërin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, trojet shqiptare, madje, në mjaft raste, edhe zërin e mbarë shqiptarëve. Në këtë libër përkujtimor do të gjeni mjaftueshëm fakte dhe dokumente autentike, të cilat tregojnë se ky institucion është vazhdimësia e institucioneve islame, që ekzistonin prej shekujsh në vendin tonë nëpërmjet myftinive, trupave gjyqësore të sheriatit me kadinjtë e famshëm, medreseve dhe mejtepeve, të shtrira pothuajse në çdo hapësirë shqiptare.
Në këtë shekull plot sfida, Komuniteti Mysliman i ka shërbyer Fesë Islame me besnikëri, përkushtim e devocion të lartë dhe, me po të njëjtën përkujdesje, i ka shërbyer kombit dhe çështjes kombëtare në tërësi. Ndërkohë, nga dijetari i madh H. Vehbi Dibra e deri në ditët e sotme, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë dhe jep një kontribut të paçmuar edhe për harmoninë fetare në Shqipëri.
Një kontribut tejet jetik për Fenë Islame dhe shoqërinë shqiptare në tërësi, Komuniteti Mysliman ka dhënë edhe në fushën e arsimit e kulturës. Revistat kulturore e shkencore, institucionet arsimore si medresetë, hapja e Universitetit BEDËR, jeta edukative nëpër xhamitë e vendit, kanë qenë elementët bazë mbi të cilët, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka shtruar rrugëtimin e tij të suksesshëm në 100 vite.
Është nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua, si kryetari i 10-të i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’i shërbej fesë sime të bukur, besimtarëve dhe kombit tim në një moment të tillë historik, siç është 100-vjetori i pavarësisë së KMSH-së.
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 29, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...