Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Feb 12, 2024 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Ndjeksit e rrugës së Hazreti Muhammedit besojnë plotësisht dhe s’kanë asnji dyshim në Kur-an e në predikimet e Hazreti Muhammetit; prandaj mundohen dhe përpiqen qi t’i pajtojnë veprat, sjelljet dhe moralin e tyne me atë të Profetit të naltë dhe luftojnë çdo vepër ilegale qi âsht kundra parimeve të nalta të Profitit. Lufta kundra djallit âsht mâ e shenjta luftë e muslimanit, i cili e din fort mirë se djalli shum herë vepron edhe nëpër dorë të njerezve qi i ka bâ miq.
Muslimani i sinqertë din me i dallue njerzit qi janë miqsue me djallin e qi i shërbejnë propagandës së tij të mallkueme. Prandaj ruhet tepër nga influenca e tyne dhe përpiqet me e nxjerrë në shesh lakuriq propagandën e tyne.
Në kohët e fundit kanë marrë guxim të madh këta miq të djallit dhe janë verbue aqë tepër, sa qi guxojnë me luftue edhe kundra Zotit edhè si për lavd i kanë vû vetvehtes emnin atheistë.
Ne ketú nuk do të merremi me personalitetin e këtyne atheistëve, por do të shoshisim doktrinën e tyne për t’i kallzue elementit besnik të komunitetit musliman si edhe rinís shqiptare se doktrina atheiste âsht e gabueshme dhe nuk i afrohet të vërtetës e logjikës.
Pretendimet e atheistit dhe përgjigjet t’ona
Gjegje – Jo! Zoti s’âsht krijesë e mendes njerzore, por Krijuesi i mendes njerzore, krijuësi i njerzís edhe Krijuesi i gjithësis.
Ketë doktrinë t’onë nuk e kanë predikue vetëm Profetët e Shenjtë, por edhe gjithë filosofët e naltë qysh në kohët e vjetra e derin në kohët e soçme. Termat, me të cilat e shprehin ketë doktrinë filosofët, i kallzon historija e filosofis e ne ketú s’na lejon vendi qi t’i riprodhojmë.
Atheistëve i u themi se, idhylli i tyne âsht krijesa e mendes së tyne e jo Zoti i vërtetë, i cili âsht, se po të mos ishte nuk do të ishte as atheist qi predikon rrugën e djallit.
Gjegje – Ketë gjâ e përgënjeshtrojnë faktet historike. Historija na tregon nji qytetnim të shkelqyeshëm grek; por grekët jo qi s’ishin atheistë por ishin politheistë edhe Sokratin monotheist e dënuën me vdekje. Platoni dhe Aristoja kanë qenë gjeni të pakontestuëm, që edhe sod mbas kaqë mij vjetësh dominojnë në shum pika mbi opinionin publik të elitës intelektuale. Pra këta gjenì kaqë të zhvilluëm intelektualisht kanë besue në Zotin krijuës.
Atheistët t’onë vallë a janë mâ të zhvilluëm se Sokrati, Platoni, Aristoja, qi jetuën në kohët e lashta edhe se Dekarti e Spinoza qi jetuën në kohët e vona?
Ky fakt historik na dishmon se nevoja e Zotit âsht në natyrë të njeriut dhe nuk mund të zhduket me zhvillimin intelektual, por forcohet má tepër, kur arsyetimi âsht i parreshqitshëm.
Gjegje – E dijmë edhe ne se autoriteti i Shkencës do t’a thyejë autoritetin e institucjoneve fetare të pathemelta por me tê bashkë do t’a thyejë edhe autoritetin e Atheistit e atëherë do të triumfojë autoriteti i fés së vërtetë me institucionet e saj shkencore e logjike.
Gjegje – Davidi ka qenë Profit, ka qenë mbret, ka qenë edhe hekurpunuës, farkatar. Nuhi ka qenë Profit e me té bashkë ka qenë edhe kapedan anije, të cilën e pat ndërtue vetë… Këto fakte historike dishmojnë se fuqija levizëse e motorëve edhe në mos qoftë nji dhuratë e fés, sigurisht nuk âsht as rezultati i luftës qi i u bâ fés; por mund të jetë rezultati i luftës qi i u ka bâ mentalitetit të gabuar të fanatizmës qi âsht konsiderue fé.
Gjegje – Këjo shprehje poetike dhe alegorike po të analizohet s’ka asnji kuptim; sepse edhe atheisti vetë qi e shpreh ketë hiperbolë, nuk beson të gjindet nji teleskop, me të cilin të shifen thellsinat e pasosuna të qiellit. Rajoni deri ku mbrin teleskopi mâ i madh, po të krahasohet me thellsinën kurë të pasosun të qiellit, mbetet zero. Po j’a lamë opinionit publik që t’iu caktojë pozitën qi meritojnë atheistët, të cilët t’armatosun me nji zero kërkojnë me pushtue thellsinën e pambarueshme të qiellit!… Nji trû kaqë i ulët nuk mund të formojë idé mbi krijuësin, të cilin kërkon me e gjetë në qiell, të ulun në nji fron. Harron atheisti i shkretë se Zoti s’ka nevojë për vend, por âsht në ndërgjegjen e tij (t’atheistit), sadoqi ky s’e shef, pse e ka verbue materja.
Gjegje – Feja âsht dija e Zotit e shkenca âsht vepra e Zotit. Pra shkenca nuk mund t’a zâvendësojë të Mbinatyrshmin, por e provon edhe mâ mirë.
Gjegje – Fetari e din fare mirë se edhe bari qi shëron âsht krijue prej Zotit qi të shërojë; prandaj për fetarin e vërtetë edhe bari shëruës âsht nji fakt qi dishmon të Mbinatyrshmin, i cili asgjâ s’ka krijue kot por çdo gjâ e ka dhânë për dobí të njeriut. Si kinini, âshtu edhe repat e sheqerit, gruni e çdo bimë tjetër del prej të njajtit brumë qi e quejmë dhé, e me gjith këté kinini âsht helm i idhët, sheqeri âsht i ambël e gruni âsht i ushqyeshëm. Ç’âsht ky konfuzion i natyrës materjale qi adhuron atheisti. Kurse natyra s’ka as mend as dije, as vullnet, si i rregullon të gjith punët për dobí të njerzís? A e mendon ndonji herë atheisti ketë çashtje?
Gjegje – As Shkencëtari vetë nuk e beson kët triumf qi j’a uron avukati i tij atheist. Shkencëtari e din fare mirë kompetencën e tij të varfër. Shkencëtari sod hala s’ka mundë me e njoftë identitetin të elektrikut as atë të magnetit; por flet vetëm mbi ligjët e tyne. Imagjinata njerzore hala s’ka mund me e caktue kryeveprën e saj e jo me e prodhue; sepse po t’a prodhojë ketë kryevepër atëherë merr fund misjoni i njeriut e kur të marrë fund ky mision ç’i mbetet njeriut!
Ne themi se âsht e pamundun qi imagjinata njerzore t’a prodhojë kryeveprën e saj, si kur pretendon atheisti, i cili vetë në nji pikë këtú mâ poshtë thotë se njeriu do t’a sundojë natyren e me qenë se natyra apo gjithësija âsht e pasosun, qi të sundohet këjo gjâ e pasosun, duhet t’ja dijmë kufít; kurse njeriu si kur të ketë edhe jetë eternale e nji mjet mâ të shpejt se elektrike e se drita e diellit, prapë se prapë nuk do të mundet me e shetitë vetë njiherë hapsirën pa-kufí, mbassi âsht e pasosun, pasosmenìn e së cilës kujtojmë se e pranon edhe atheisti; se për ndryshe ky atheist i shkretë duhet të na diftojë se ç’ka m’at anë përtej hapsinës.
Kur se çâshtja qendron kështu, të jetë i sigurtë atheisti se kurrë s’ka me u turpërue Profiti e Artisti, por ka me u turpërue materjalisti i gabuar me fuqìn e shkurtun të trûvet të vet.
Nji pikë na çudit këtu, se atheisti, qi në pikën (23) thotë se mund të diskutojë, të këndojë dhe të admirojë shum fjalë e vepra të themelonjësve gjenialë e superiorë të févet, në pikën (8) të cilës po i përgjigjemi në këto rrjeshta, thotë se do të turpërohet Profiti dhe Artisti.
Ne i themi këtij atheisti mendeshkurtë, se kur të vijë koha qi të turpërohet Profit – qi s’ka me u turpërue kurrë – do t’a botojmë me germa të mëdha pikën (23) të atheistit e atëherë të shofim se kush ka me u turpërue.
Sa për turpërimin e Artistit duhet t’i dalin zot vet artistët e soçëm edhe ata – mbrenda të cilëve jemi edhe né – qi admirojnë veprën e tyne dhe i u këndojnë lëvdata.
Gjegje – Papandehun i shkreti atheist e shembi me dorë të vet doktrinën e tij, mbassi absolutisht pranon qenëjen e Shpirtit. Tani duhet të na diftojë ky atheist i shkretë se shpirti qi beson aj a âsht abstrakt apo konkret? Në qoftë se âsht abstrakt edhe mekanizma qi e sundon atë duhet të jetë abstrakte; përndryshe duhet nji fuqì e tretë qi t’u sigurojë kontaktin.
Në qoftë se beson qi shpirti âsht konkret atëhere duhet të na shkoqisi atheisti me trût e tij, për të cilët ka respekt.
Gjegje – Nuk e dijmë si do t’a bâjë ky shkencëtar i uruar me hudhrë, fjerin e bimë tjera qi s’kanë farë!…
Gjegje – Këta Shkencëtarë qi prej materjes pa jetë mundkan me prodhue celule të gjalla, pse nuk prodhojnë edhe materjen e vet, e cila kujtojmë se âsht punë mâ e lehtë për ta mbassi s’ka nevojë për gjallnì. Këta shkencëtarë kaqë të naltë qi s’kanë nevojë për Zotin s’duhet të kenë nevojë edhe për materjen e Zotit, por le të krijojnë edhe materjen e vet qi të jenë të sigurtë në punën e tyne, qi kështu të mos mbeten ngushtë në qoftë se nji ditë Zoti e tërheq materjen qi ka krijue vetë dhe i le me dorë thatë.
Edhe sikur të realizohet nji sukses i këtillë, ne nuk i kundërshtojmë, pse e dijmë qi njeriu âsht përfaqësuësi i Zotit e pra edhe vepra tij âsht vepra e Zotit.
Vetëm na mbetet t’a pyësim atheistin t’onë për një pikë: Si âsht e mundun qi njeriu idiot do të mundet me fabrikue njeri gjeni e si do të marrë fund lufta qi do të pëlcasë midis tyne, kur sicili do të pretendojë se âsht mâ i mençëm se shoku? Puna mâ e vështirë âsht se njeriu gjeni do të ketë të bâjë me nji idiot qi zemrohet shpejt dhe mund t’a masakrojë aty për aty. Do me thanë se Shkencëtari i urtë qi përpiqet me i bâ nji të mirë njerzìs âsht tue pregatitë me dorë të vet katastrofen e njerzìs vetëm për të kenaqë egoizmin e atheizmit.
Ç’janë këta prralla more zotni?
Gjegje – Vlefta dhe naltësija e njeriut nuk matet mes sasin e organizmave materjale të riprodhuara por me fuqín intelektuale dhe shpirtnore të tij qi i nep superioritet mbi natyrë.
Gjegje – Ku ka hy predikimi i Kur-anit janë harrue krejt Perëndít e vjetra dhe adhurohet vetëm Zoti Krijuës, e, atje ku s’ka hy ky predikim jetojnë akoma Perëndìt e vjetra dhe Perëndit e reja të atheismit.
Në qoftë se do të marrë pozitën e gjykatsit suprem mendja e njeriut natyral do të dalë në shesh e vërteta; por po e zû ketë pozitë mendja e gjeniut të fabrikuëm, ç’do të bâhet halli i atheistit t’onë?
Gjegje – Përsëri atheisti na parashtron nji send abstrakt, aktivitetin! Aktiviteti e celulet a janë nji gjâ a dy gjâna. Në qoftë se janë nji gjâ, pse nuk thotë celulet prodhojnë jetën; në qoftë se aktiviteti âsht tjetër gjâ, atëherë le të na spiegohet ç’âsht dhe ku e gjeti shkencëtari qi prodhoi celule të gjalla.
Gjegje – Shkencëtari qi din me fabrikue langje colloidale, pse nuk përpiqet t’i shkrin këta langje të ngrimë qi kështú t’a ngjallë, në mos tjetër, munde bare të dashurin e vet, nga vdekja e të cilit âsht pikëllue aqë tepër dhe palè sa lotët i ka derdhë.
Gjegje – Perëndija natyrën e sundon me anë të ligjëve qi ka caktue vetë; pra edhe forcat e shkencës janë të natyrës; porse këta ligjë nuk kanë ndonji fuqí, në qoftë se nuk pajtojnë me vullnetin e amshuem të Zotit. Nuk duhet të shkojmë larg për ketë gjâ; mjafton të vizitojmë nji teqe të sektit Rufaî, ku kemi me pá se zjarri s’ka fuqì me djegë lëkurën e dersvishit. Ç’i thue kësaj ore atheist! Prandaj duhet të pranojsh se edhe nulifikimi i gjâsë së msheftë me forcën e shkencës âsht nji ligjë qi ka caktue vetë Perëndija, vepra e të cilit âsht Shkenca.
Gjegje – Për atheistin me të vërtetë âsht gjâ e pamundun këjo punë, por për Perëndinë âsht gjâ fare e lehtë. Qi të besohet se ka posibilitet të ngjallet nji kufomë e vdekun duhet mâ para të besohet se ka nji Perëndi qi âsht i zoti me ngjallë, sikurse qe i zoti mâ para me e krijue, Perëndija nuk pati vështirsì në krijimin e parë, tash qi e ka modelin gati pse mos të mundet me e ringjallë?
Pula, qi âsht nji kafshë e ulët, nga ushqimi i pagjallë qi han mundet me trajtue nji vezë me celule të gjalla, si mund të pretendohet se Krijuësi i çdo gjâje, Perëndija s’mundka me ringjallë nji kufomë të vdekme? Ketë guxim të gabueshëm e ka vetëm atheisti.
Gjegje – Në qoftë se nuk ka ringjallje mbas vdekjes, as ne nuk humbim gjâ, as atheisti nuk fiton gjâ; të dy lagjet hangrëm, pimë, jetuëm dhe vdiqëm. Por në qoftë se do të ringjallemi, si kur na kallzojnë Profitët ç’do të bâjë atheisti i shkretë me krènin e tij? Në qëlloftë rasti i parë asnjani s’fituëm, e në qëlloftë rasti i dytë, cili del i fituar?
Gjegje – Çduke po munde emosjonin (frikën, telashi) e vdekjes; por kurrë s’do të mundesh me e çdukë, se e ke në natyrën t’ande; t’a ndìn ndërgjegja e jote se do të thirresh me dhanë llogarìn e veprave të tua; prandaj të këshillojmë t’i rrëgullojsh veprat e sjelljet e tua si mbas porosìs së fès; se ke për t’u pendue nji ditë, por do të jetë vonë!…
Gjegje – Jeta mbas vdekjes âsht e sigurtë për arsyet qi parashtruëm në pikën (19) e pse na kanë lajmërue Profitët e ndershëm e jo pse shpresojmë si kujton atheisti.
Nuk âsht e sigurtë jeta mbas vdekjes pse shpresojmë ne, por se âsht e sigurtë jeta mbas vdekjes, ne shpresojmë. Jetën mbas vdekjes na e provon Kur-ani. Atheisti flet në t’errët dhe s’ka asnji fakt qi të provojë mohimin e tij.
Gjegje – Kur qenka çashtja kështu përse idealisti sakrifikon jetën?
Nga kjo frazë merret vesht se atheisti deri sa të ndijë në vetvehte nji qejf, nji kënaqësì, nji gëzimi për jetën e kësaj bote nuk mund të vdesë për Atdheun e Shtrenjtë. Atëherë pra Shteti qi mbështet shpresën në ushtarë atheistë qenka në dërrasë të kalbur.
Sepse ata vetë po e thonë se deri sa të ndîjnë në vehten e tyre qejf, gëzim e kënaqësì për jetë nuk mund të vdesin.
Fetari vdes për atdhé se bije dëshmor e si shpërblim të sakrificës qi bân gëzon lumtërì të pasosuna e të paspieguëshme me gjuhën e kësaj bote.
Pra le t’a gjykoje opinioni publik se kush âsht rrezik për atdhé, feja apo atheizma?
Gjegje – Ndofta ka fé qi, si organizimet fetare âshtu edhe sistemet filosofike t’i kenë anakroniste; por këjo nuk do me thanë se të gjithë fét janë nji. Sa për fén islame atheisti duhet të studjojë Kur-anin e në qoftë se s’e kupton duhet të pyesë kompetentët dhe nuk duhet t’a luftojë nji fé pa ja ditur bazën.
Në qoftë se organizimet fetare nuk i përgjigjen mâ kohëve, duhet të na këshillojnë mënyrën e përmirsimit, me qenë se organizimi i ynë nuk âsht fiskal e dogmatik, por administrativ edhe pranon ndryshime po të gjindet nji sistem mâ i mirë.
Gjegje – Këtu atheisti gënjen, se me nji anë i pranon themelonjësit e févet për gjenì e superiorë edhe admiron shum fjalë e vepra të tyne e më anë tjetër mohon Zotin Krijuës qi kanë predikue të tânë me nji gojë këto Profitë të naltë, Zot, për të cilin shum Profitë sakrifikuën edhe jetën.
Gjegje – Opinioni publik le t’a çmojë vlerën intelektuale të këtij atheisti qi në ketë frazë thotë se mësimet fetare e kanë origjinën te fantazija e njeriut primitiv, kurse në pikën (23) pranon gjenialitetin dhe superioritetin e themelonjësvet të févet e shum fjalë e vepra të tyne i admiron.
Profitët e ndershëm ose kanë qenë gjenì superiorë ose njerës primitiv me fantazi të dobët; sepse qi të dyja këta cilësì nuk mund të bashkohen në nji person. Prandaj edhe gjykimi i atheistit mbi damin e rrezikun e fés âsht i gabueshëm.
Gjegje – Qytetërimi i soçëm nuk i detyrohet luftës qi i u bâ féve, por i detyrohet luftës qi feja e vërtetë i u bâni fevet pagane edhe atheismit edhe shperdoruësvet të feve. Asnji forcë barbare s’ka mundë me shtypë ndergjegjen fetare, sadoqi âsht përpjekë me e zhdukë lirín e kësaj ndërgjegje. Nuk mund të meritojë me u quajtë qytetërim nji forcë qi prek në lirin e ndërgjegjes.
Gjegje – Shum fjalë me vend këjo qi thotë atheisti. Me të vërtetë ata qi kanë respekt për trût e veta dhe kujtojnë se vetë materja e trunit âsht mende, nuk kanë si e pranojnë qi bota âsht kurdisur dhe ikën mbas nji koncepsioni të mbinatyrshëm. Porse ata qi e kanë njoftë vetvehten dhe e kanë çmue se truni nuk âsht vetë mendja, por sheshi ku mendja ushtron kompetencën e saj, ase pasqyra ku mendja ep dritë, e besojnë pa vështirsì këté gjâ; pse e shofin me sy projektin eternel të këtij fakti. Edhe atheiste vetë e din fare mirë se automobili pa shofer nuk mund të bâjë asnji çap; prandaj me pretendimin e tij të thatë veçse gabon vehten, se fuqìn qi ushtron i Mbinatyrëshmi në natyrë nuk mund t’a ç’dukë fjala e thatë e atheistit.
Gjegje – Mjeksija qi dita me ditë vjenë tue gjurmue mâ tepër trajtimin fizjologjik të njeriut, s’ka mundë deri sod me u kënaqë nga theorija e Davinit; prandaj ka qenë e shtrënguëme me pranue theorinë biblike të Adamit.
Për ne qi njofim nji Krijuës të Minatyrshëm, theorikisht ka posibilitet qi krijimi i njeriut të rrjedhë si mbas theoris së Darvinit, sikurse thotë atheisti; pse Krijuesi ka pushtet të madh, din e mundet me veprue si mbas çdo sistemi qi dëshron vetë.
Por për atheistin theorija e Darvinit âsht imposibël. Sepse natyra pa mend, pa vullnet e pa parapamje duhet t’a vijonte veprën e saj qi e rregulloi papandehun. Mjerisht, për fat të keq të atheistit nuk shifet mâ sod qi natyra t’a përmirësojë nji formë mâ të ulët qenëjeje dhe t’a plotësojë e t’i japë formën njeri. Pse vallë e harroi natyra mjeshtrin e saj, apo edhe ajo e urren atheistin dhe don t’a turpërojë.
Gjegje – Atheisti me ketë frazë vret vetvehten, si me thanë, me armë të vet. Sepse tue qenë atheist e materjalist pranon magjìn qi s’hyn n’asnji thes të materjalizmit. Kjo frazë dishmon se atheisti s’ka parim e princip, por flet kot më kot. Nuk kemi pra si ndjekim porosin e atheistit, i cili më nji anë ka pranue për mistikë “arsyetimin objektiv” e m’an tjetër beson magjin e njerëzve të mëdhej të Carlyle-it, sado qi të gjith këta njerëz të mëdhej të Carlyle-it kanë qenë kundërshtaë të magjìs.
Gjegje – Edhe Islami këté qëllim ka; prandaj nuk i ep vlerë e rândësi natyrës, por kërkon t’a sundojë, t’a shtypë, qi t’a ketë të bindun për t’a përdorë âshtu si dëshiron vetë. Veçse Islami këté gjâ nuk e pret nga rruga e atheistit, se e shef qi ajo rrugë âsht pa krye. Kjo rrugë, rruga me sundue natyrën, Islamit i âsht pregatitë me instruksionet e Kur-anit. Rruga e materjalismës e bân njerin skllavin e natyrës, të materjes.
Gjegje – Ekzaltimet e botës shpirtnore, hyjnizime, si mbas fés Islame, kanë për qëllim me edukue vetvehten, me i vû frê ambicjes e me shtypë egoizmin. Njeriu qi e ka edukue ndergjegjen si mbas këtij sistemi nuk pajton aspak me qytetrimin e atheistit e të masonit qi nxjerr në shesh Skandale Staviskore e sisteme komuniste qi thithin pa mëshirë djersën e popullit të shkretë e të pafajshëm.
Në qoftë se ky popull do të pajoset me edukatën dhe me moralin e Profitit të Madh dhe do t’i shtrohet urdhnit të të Mbinatyrshmit, të jetë i sigurtë atheisti mason e komunist se shumë shpejt do t’ja mbrimë ditës qi të çduket edhe a-b-c-eja e qytetnimit falso qi ka adoptue aj.
Gjegje – Në qoftë se atheisti e quën vetvehten e shokët e tij “botë me qytetrim mendor të shëndoshë dhe të natyrshëm” e pohojmë edhe ne se mistika e tij âsht vetëm arsyetimi objektiv dhe jo llogarija e qëruar dhe përfundimi i logjikshëm e natyral qi j’a mbështet vehtes e shoqërís dhe e monopolizon.
“Llogarija e qëruar, përfundimi logjik dhe natyral edhe arsyetimi subjektiv e objektiv bashkë” janë mistika e botës qi me të vërtetë ka nji qytetërim mendor të shëndoshë e natyral. Porse në ketë botë s’ka aspak pjesë atheisti me shoqërìn e tij, për arsye qi provuam mâ sipër. Llogarija e qëruar dhe përfundimi logjik e natyral nuk rrjedh nga nji trû, gjykimet e të cilit kundërshtojnë midis tyre, mbassi bota e kësaj dore nuk kanë qytetërim mendor të shëndoshë natyral, por një të ashtuquajtun qytetërim falso dhe passional.
Gjegje – Dogmatizmat e njeriut modern qi e kupton Perëndin si Shpirtë, nuk janë Opium i Popujve, Opium i atyne atheisteve demagogë qi kërkojnë me monopolizmë pozitën e elitës intelektuale, nën maskën e së cilës të ushtrojnë djallzìn e klikës së tyne.
*
* *
REZULTATI
Nga sa spieguëm deri këtú, merret vesht se atheistët e materjalistët nuk janë të arsyeshëm në gjykimet e tyne edhe luftojnë kot me fé, të cilën e kanë keqkuptue.
Qi të evitohet rreziku i këtij keqkuptimi po shënojmë këtu poshtë shkurtaz bazën e fés Islame:
Mbassi t’i kemi besue këta duhet të edukojmë vetvehten si mbas ethikës fetare qi na njofton Kur-ani.
Njerzit e dijes e të mendes e kuptojnë të vërtetën.
Detyra e jonë âsht t’a shpallim të vërtetën e të lutemi qi Perendija t’i drejtojë edhe ata qi s’e kuptojnë.[1]
[1]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 13-14, viti 9, shtator-tetor 1934, f. 406-440.
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Aug 10, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...