Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Sep 11, 2024 Zani i Nalte Editoriale 0
LINDJA E DIELLÎT TË NJERËZIMIT
Nj’ errësir’ e tmerrshme botën kish mbuluar
Nga gjith anët kombet kjenë turbulluar
S’kish mbetur gjikundi nji moral i bukur
Diturija, feja fare ishte çdukur.
Ligësi e madhe plakosur dynjanë
Të bijt e Ademit njeri tjatrin hanë.
Kishte perënduar diell’ i njerëzimit.
Akoma s’kish lindur han’ e lulëzimit.
Donte nevoja të delte nji dritë
Për të zgjuar botën që kish ngel e mpitë.
Kish afruar koha do të grisej reja
Do të përsëritej e vërteta feja.
Gjith librat e shënjta sihariq thërrisnin
Lindjen e AHMEDIT pa-durim e prisnin,
Nat’ e dymbëdhet’ e Rebiul-ev-velit
Ajy yll i bukur ka zbritur prej qiellit.
Ajy shpirt i bukur e ndriçoj dynjanë
Ç’ka krijuar ZOTI mirs-ardhe i thanë.
Për të ngjallur zëmrat të çoj Perëndija
Me përkrahjen t’ënde u ngjall diturija.
Gjithë njerëzija ty të qofshin falë,
Shërbimet e tua s’tregohen me fjalë.
Veç se njerzimit tjater s’ke mejtuar
Vetëm për të sheruar shpirtat je munduar.
Shërbimet q’i bëre O shpirt njerzisë
Tregojnë q’u çove drejt prej Perëndisë.
Alejqes-selam them o i madhi ynë
Na ke zbardhur faqen, na ke çelur synë.
Alejqes-selam se nga shirqi na qite
Me Kur-an’ e naltë shpirtin na ndrite.
HAFIZ ALI KORÇA (pjesë e shkëputur) – Marrë nga revista “Zani i Naltë”, Nr. 1, f .7-9, Tetor 1923.
NJI LUTJE SHPIRTIT TË SHËNJTUESHËM TË PEJGAMBERIT T’ANË (ALEJHISELAM)
Ti je Diell’ i dituniës,
Ja ke ndriçue sytë njerzis
Je i dashm’ i Perëndis
N’doresh ja Resulell-llah!
N’rruzllit t’dheut ane e m’anë
Në çdo çast thirret ezanë
Ty Resulull-llah tu t’thanë
N’doresh ja Resulell-llah!
Ti je shembull’ i gjithë mirësivet
Ti je ma i ndershmi i nebivet
Si elmasi n’varg t’inxhivet
N’doresh ja Resulell-llah!
Ti na e ke kënduë Kur-anin
Ti na e ke mësuë Imanin
Ti na e ke diftuë dermanin
N’doresh ja Resulell-llah!
Por se na at’udhë nuk po e ndjekim
Përnej po vujm e po hjekim
Prap ke ti kryet e përpjekim
N’doresh ja Resulell-llah!
Vetëm ke ti asht uzdaja,
Se veç ty do t’shkojë rixhaja,
Kurban t’u baftë gjithë dynjaja,
N’doresh ja Resulell-llah!
Por n’dete t’fajvet jem kah mbytmi,
Me faqe n’pluhnit po zhytmi,
Ditn’ e vajit kur do t’pytmi,
N’doresh ja Resulell-llah!
Kur t’na epen n’dorë tefterët,
Kur t’thonë “nefsi, nefsi” tjerët
Kur t’tremben dhe pejgamberët,
N’doresh ja Resulell-llah!
Punët kur do të na shikohen,
T’mira e t’liga kur t’peshohen,
Të mçeftat kur t’na zbulohen,
N’doresh ja Resulell-llah!
Kur t’kalojmë n’urët Siratit,
T’randuem tepër prej mëkatit,
Mos na dajë prej shefaatit
N’doresh ja Resulell-llah!
HAFIZ IBRAHIM DALLIU (pjesë e shkëputur) – Marrë nga libri “ E lemja e të madhit Pejgamber dhe jeta e tij (a.s.), Botim i KMSH, Tiranë 2016. Botimi i parë 1934.
Sep 13, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 20, 2020 0
Nov 19, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 29, 2024 0
May 07, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...