Perditësimi i fundit February 26th, 2026 12:14 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ihvanus-Safa dhe muzikoterapia në civilizimin islam

Sep 16, 2013 Zani i Nalte Mjekësi 0


nga Dr. Abaz Jahja

Abaz jahjaBashkësia Fetare Islame e Maqedonisë – Shkup

Ihvanus-Safa ndjek rrugën e Pitagorianëve. Pitagora jo vetëm që konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisë mbi analizën e veprimit të numrave në natyrë (numerologjia), por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi më i madh i të gjitha kohërave. Kur në Evropë të sëmurit psikik janë djegur, civilizimi islam ka treguar interes të veçantë për këtë kategori njerëzish dhe rehabilitimin e tyre. Duke pasur parasysh se muzika dhe mekamet ose meloditë e ndryshme kanë ndikim të madh te njeriu, mund të themi lirisht se spitalet ose me fjalë të tjera klinikat e para për shërimin e sëmundjeve psikosomatike i hasim në vitet e hershme të sundimit të civilizimit islam

Ihvanus-Safa njihen si përfaqësues dhe ndjekës të filozofit të madh antik, Pitagorës dhe Nikomahosit. Në shkrimet e tyre gjegjësisht Risalet e tyre ata pohojnë se Pitagora është njeri i urtë. Si paraardhës i Pitagorës e konsiderojnë Hermes Totin.

Ihvanus-Safa është një rrymë filozofike që formohet në Basra, që në përkthim do të thotë: ”Vëllezërit e pastër”. Qëllimi i formimit të tyre është krijimi i një grupi mendimtarësh të pavarur “Libres pensuers”, që sot i kultivojnë vlerat morale dhe shpirtërore.

Risalet

Veprat më të rëndësishme të tyre janë përmbledhjet enciklopedike të ashtuquajtura “Risale”. Në fillim paraqiten si një grup i fshehur filozofiko-fetar.

Risalet e Ihvanus-Safas përbëhen prej 51 pjesëve. Në disa burime përmenden edhe 52 pjesë. Nuk kemi burime të sakta se kush i ka shkruar këta Risale, por sipas Ebu Hajjam et-Teuhidijut shkruesit e Risaleve janë: Ebu Sulejman bin Mesh’ar el- Besti, Ebul- Hasan Alij bin Harun ez-Zenxhani, Ebu Ahmed el- Mihrixhani, Zejd bin Er-Rrifai dhe Eufi el-Basri. Sipas një mendimi tjetër botëkuptimi i Ihvanus-Safas është hedhja e themeleve të metafizikës eklektike, ndërsa një mendim tjetër pohon se te ata hasim në një gnosticizëm eklektik.

Risalet ndahen në katër pjesë (lëmi): Matematika, Fizika, Psikologjia dhe Teologjia.

14 Risale flasin për Matematikën, 17 Risale për Filozofinë dhe Psikologjinë, 10 Risale për Metafizikën dhe 10 Risale për Astrologjinë dhe temat Mistike.

Në Risalen e pestë, Ihvanus-Safa, flet gjerësisht dhe në mënyrë shumë serioze i qaset çështjes së muzikës. Pas el- Kindiut, Farabiut dhe ibni Sinasë, Ihvanus-safa i kushton rëndësi shumë të madhe muzikës, si në aspektin teorik, po ashtu edhe në atë praktik. Në lëminë e muzikës janë ndjekës të shkollës Pitagoriane.

Në Risalet e Ihvanus-Safas flitet për ndikimin që ka dhe që mund të zgjojë zëri.

Zëri i bukur dhe i këndshëm ndikon pozitivisht në shumë aspekte, si qetësimi, guximi, gëzimi, dëshpërimi etj.

Sipas Ihvanus-Safas, aq sa duhet t’i kushtohet rëndësi diturisë dhe pajisjes nga ana intelektuale, gjithashtu paralelisht me diturinë, duhet t’i kushtohet kujdes të madh edhe artit në përgjithësi, e në veçanti artit muzikor.

Ihvanus-Safa theksojnë se çdo popull, siç e ka shijen e vet të posaçme për ngrënie, pije dhe veshmbathje, po ashtu e ka edhe shijen e vet për të dëgjuar muzikë.

Ihvanus-Safa pohojnë se edhe në gjithësi dhe çdo kund ekziston një harmoni dhe lidhshmëri në mes trupave qiellorë. Këta mendime i hasim edhe te popujt e mëhershëm si p.sh. në Konfuçionizëm. Konfuçionizmi këtë sistem e quan “sistemi Pentatonik”.

 

Shkalla pentatonike

Që në kohëra mjaft të lashta në disa popuj një pjesë e muzikës bazohet në shkallën me pesë nota, shkalla e ashtuquajtur Pentatonike, e marrë nga fjala e greqishtes së vjetër “Penta”, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Pesë”, pra që do të thotë shkalla pesëtonike, e cila ndërmjet pesë tingujve nuk ka as një gjysmëton.

Kjo shkallë përbëhet nga notat: DO, RE, FA, SOL, LA. Është një shkallë e gjymtë.

Ajo është përdorur gjerësisht në kohërat e lashta, jo vetëm për faktin se njohuritë e njeriut ishin të kufizuara ende, por edhe nga njëfarë dobësie mistike, supersticioze, që njerëzit kishin ndaj numrit pesë.

Edhe ndjekësit e Filozofisë së Pitagorës, të një filozofie idealiste e metafizike, kishin ndaj numrit pesë një ndjenjë druajtjeje, të turbullt.

Nëse kthehemi përsëri në shkrimet e Konfuçionizmit këtë lidhshmëri dhe harmoni ata e sqarojnë kështu:

 

1. Nota (intonacioni) -Kung- simbolizon sunduesin;

2. Nota (intonacioni) -Sheng- simbolizon parinë;

3. Nota (intonacioni) – Shueh- simbolizon popullatën;

4. Nota (intonacioni) -Shih- simbolizon punët dhe

5. Nota (intonacioni) -Ju- simbolizon sendet ose gjërat.

 

Sipas tyre nëse në mesin e këtyre pesë tingujve nuk ka ndonjë shkëputje atëherë sistemi do të funksionojë në rregull, përkundrazi nëse në mesin e këtyre tingujve ka shkëputje atëherë sistemi nuk do të kishte funksionuar në rregull, do të thotë sipas tyre muzika paraqet një lidhshmëri dhe harmoni në mes tokës dhe qiellit.

Ihvanus-Safa në sistemin e tyre i japin një vend të posaçëm dhe të rëndësishëm edhe numrit tetë. Çdo qenie ka lidhshmëri të ngushtë me tetë anë dhe këtë mundohen që ta argumentojnë me argumente të ndryshme. Edhe sistemi i sotëm muzikor përmban tetë nota edhe atë duke e përsëritur notën e parë fillestare: DO, RE, MI, FA, SOL, LA, SI, DO.

Më lartë thamë se Ihvanus-Safa ndjek rrugën e Pitagorianëve. Pitagora jo vetëm që konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisë mbi analizën e veprimit të numrave në natyrë (numerologjia), por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi më i madh i të gjitha kohërave.

Në fund mund të konstatojmë se shumë mësime të Pitagorës, edhe sot e kësaj dite konsiderohen si fshehtësi e madhe dhe se të gjitha shkathtësitë dhe praktikat okuliste të perëndimit burojnë nga mistika Pitagoriane. Ai përveç tjerash shëtiti edhe vende të ndryshme si Egjiptin, Persinë, Indinë dhe vende të tjera të lindjes.

 

Muzikoterapia në civilizimin islam

Myslimanët gjatë historisë i kanë kushtuar rëndësi të madhe shërimit të sëmundjeve të ndryshme psikike te njerëzit.

Duke patur parasysh se muzika dhe mekamet ose meloditë e ndryshme kanë ndikim të madh te njeriu, mund të themi lirisht se spitalet ose me fjalë të tjera klinikat e para për shërimin e sëmundjeve psikosomatike i hasim në vitet e hershme të sundimit të civilizimit islam.

Që nga viti 707 deri në vitin 1616, pra duke filluar nga dinastia Emevite, Abasite, Selxhuke, Memluke, Ilhane, ajo e Timurëve, e deri tek Osmanllinjtë, respektivisht hasim në një gjë të tillë ku myslimanët në mënyrë të organizuar dhe institucionale kanë vepruar në shërimin e sëmundjeve psikike me anë të muzikës.

Sipas disa të dhënave klinika e parë e cila ka shërbyer në këtë drejtim është spitali që është ndërtuar nga ana e Kalifit emevit, El-Velit Abdulmelik në vitin 707 në Sham (Damask).

Po ashtu sipas historianit Makriziut në vitin 872 nga ana e Ahmed Bin Tullun në Kajro është ndërtuar një xhami, dy hamame dhe një spital.

Në të njëjtin shekull e hasim edhe një spital në afërsi të Bagdatit, ku shënohet se të çmendurit i kanë shëruar me anë të muzikës. Po ashtu në disa dokumente hasim se në Bagdad ka pasur edhe më tepër spitale të këtij lloji si spitali Tutushija dhe spitali Adudi.

 

Spitali i Nuredinit në Sham (Damask)

Kur kalon Shami në duar të Nuredin Zengiut, aty kishte vetëm një spital i cili ishte ndërtuar nga ana e Dukakut, por Ibni Butllani kur e viziton Shamin në vitin 1048, tregon se ky spital ishte në gjendje të mjerueshme, por me ardhjen e Nuredin Zengiut, ky spital rindërtohet dhe merr emrin e tij.

Ibni Xhubejri tregon se pas rindërtimit spitali shndërrohet në një spital ekstravagant dhe në të njëjtën kohë ka qenë e shtuar edhe pjesa për gjininë femërore.

Përveç këtij spitali Nuredini ndërton edhe një spital tjetër për qëllime të njëjta.

Mjeku dhe historiani i famshëm Ebu Usejbe në veprën e tij të mirënjohur “Tabakatul etibba”, tregon se përveç muzikës për disa pacientë kanë përdorur edhe barna apostafat që i kanë shëruar njerëzit nga sëmundjet e ndryshme psikike.

Ky spital i quajtur si spitali i Nuredinit numërohet nga fakultetet më të vjetra të mjekësisë në botë.

 

Darush-shifaja e Sulltan Fatihut

Ka qenë një ndër spitalet më të njohura në kohën e shtetit osman. Spital i cili është ndërtuar nga vetë Sulltan Fatihu i II-të pas çlirimit të Stambollit dhe shtrihet në anën juglindore të Xhamisë Fatih.

Ky spital është hapur në vitin 1470, por për fat të keq me kalimin e shekujve ky spital sot nuk ekziston.

Evlija Çelebia në veprën e tij të mirënjohur “Sejjahatname” tregon se spitali ka pasur 70 dhoma të vogla për të sëmurët mendorë dhe 80 kupola.

Po ashtu në spital gjendeshin edhe mjekë dhe të punësuar të tjerë që shërbenin në shërimin e pacientëve.

Evlija Çelebi cek edhe atë se për të sëmurit janë përgatitur gjellë të ndryshme nga më të mirat dhe atë dy herë në ditë si dhe mish pëllumbi.

 

Darush-shifaja në Edirne

Ky spital është ndërtuar në kohën e Bajazitit të II-të në vitin 1484. Sulltan Bajaziti kur përgatitet me ushtrinë e tij dhe merr rrugën për marrjen e Kilit dhe Akkermanit në afërsi të Tunxhës pushon me ushtrinë e tij. Në këtë kohë ai i hedh themelet e një spitali, medreseje, imareti, hamami, mulliri dhe një ure.

Në shumë dokumente përmendet se në këtë spital të sëmurit psikik janë shëruar me barna të ndryshme, por në veçanti me anë të muzikës, instrumenteve muzikore dhe mekanizmave të ndryshme.

Ky spital edhe nga ana e arkitekturës nuk i përngjan stilit të Selçukëve, e as stilit osman, por është një spital me një stil të veçantë në periudhën osmane.

Me theks të veçantë duhet të cekim se në një periudhë kur në Evropë të sëmurit psikik janë djegur, civilizimi islam ka treguar interes të veçantë për këtë kategori njerëzish dhe rehabilitimin e tyre.

Ushqimet më të mira i kanë përgatitur për ta dhe me seanca të ndryshme të muzikës kanë treguar sukses të madh në shërimin e tyre.

 

Spitali i Jëlldërëm Bajazidit

Historiani gjerman Johana Schitberger në kujtimet e tij thekson se në atë kohë në Bursa, kryeqytet i shtetit Osman, kanë qenë aktive tetë spitale dhe në të gjitha këto spitale kanë bërë shërbim pa mos bërë dallim fetar, kombëtarë dhe racor.

Përveç këtyre qyteteve spitale muzikore ka pasur edhe nëpër vende të ndryshme si në Kajseri në vitin 1204, në Amasja në vitin 1309, në Tokat si dhe në shumë qytete të tjera.

Në fund lirisht mund të konstatojmë se civilizimi islam i ka kushtuar rëndësi të madhe artit dhe kulturës në përgjithësi.

Ne këtu në këtë shkrim cekëm vetëm një pjesë të gjeografisë islame. Nuk përmendëm myslimanët e Spanjës, e cila paraqet një temë shumë të gjerë, prandaj në lidhje më këtë duhet të shkruhet një artikull i posaçëm.

 


  • tweet
KRIJIMI I GJYQIT TË NALTË TË SHERIATIT Aspekte krahasuese ndërmjet të Drejtës Ndërkombëtare Islame me të Drejtën Ndërkombëtare Publike

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS...

    Feb 26, 2026 0

  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
    Recension për librin: “Me Zotin mes...

    Feb 09, 2026 0

  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
    Zhvillohet konferenca shekncore...

    Jan 15, 2026 0

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS...

    Feb 26, 2026 0

  • Ushqimet dhe barnat, të lejuara dhe të ndaluara, përballë zhvillimeve të shekullit XXI
    Ushqimet dhe barnat, të lejuara dhe...

    Mar 21, 2018 0

  • Psikiatria në historinë islame
    Psikiatria në historinë islame

    Sep 21, 2015 0

  • Bazat metafizike të sëmundjes
    Bazat metafizike të sëmundjes

    Sep 02, 2015 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin...

Jan 15, 2026 0

Kjo konferencë u organizua në ambientet e “Tirana International Hotel”, me rastin e botimit të kolanës “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, botim ky i cili vjen si bashkëpunim...
Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun...

May 21, 2025 0

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

    Feb 26, 2026 0

  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
    Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor...

    Feb 09, 2026 0

  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
    Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij...

    Jan 15, 2026 0

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

Më të lexuarat

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

    Feb 26, 2026 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
[Not a valid template]
Copyright 2013 Zaninalte.al