Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Botimi i kolanës “Zani i Naltë”

Jan 31, 2017 Zani i Nalte Shkenca Komunikimi, Studime 0


Kolana Zani i Nalte ok

– Vlerësim kompensues për vitet e anatemimit dhe rëndësia e tij sot –

nga

Msc. Ramadan Shkodra

Dr. Sadik Mehmeti

 

Abstrakt

Mungesa për pesëdhjetë vjet e trashëgimisë së revistës “Zani i Naltë”, sikurse edhe e shumë simotrave të saj, që dolën me të ose pas saj, pastaj anatemimi, anashkalimi dhe mohimi i vlerave të saj, si dhe seleksionimi, përbuzja dhe përçmimi e cilësimi “si armiq të popullit” të autorëve që kanë shkruar në këtë revistë, përveç se tregon për një përpjekje të ashpër, sistematike dhe të orkestruar të mendimit ideologjik të kohës, për t’i zhdukur dhe për t’i kaluar në harresë vlerat e saj, ajo dëshmon edhe një herë se fjala e mirë, fjala e vërtetë dhe hakikat, është si pema e mirë që rrënjët e saj i ka thellë në tokë, kurse degët i ka lart, shumë lart, dhe e cila, me vullnetin e Zotit, e jep bereqetin e vet në çdo kohë dhe në çdo moment.

 

 

 

1.

Kohë më parë, nga tri komunitetet tona islame Tiranë-Prishtinë-Shkup, u botua në dhjetë vëllime kompleti i revistës “Zani i Naltë” (1923-1939). Me botimin e kësaj ndërmarrjeje të përbashkët, tri komunitetet tona islame, pa mëdyshje, realizuan dhe konkretizuan një vepër monumentale për historinë, kulturën dhe qytetërimin shqiptar, një njërën anë, kurse për vlerat që bart dhe përmbajtjen që kjo revistë ka, lexuesit shqipfolës i ofruan një udhërrëfyes të rëndësishëm për kohët e sotme, në anën tjetër.

Meqenëse për “Zani i Naltë”, për rëndësinë dhe kontributin e tij të gjithmbarshëm, që nga koha kur u botua e këndej, më pastaj për vlerat dhe rolin e kësaj reviste në formimin e vetëdijes dhe mendimit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve, për anatemimin dhe harresën që iu bë kësaj reviste dhe autorëve që shkruan në të, tashmë studiues të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, të besimit islam e të besimeve të tjera, me studime e shkrime të shumta, në simpoziume e konferenca shkencore, kanë paraqitur analiza, kanë nxjerrë konkluzione, kanë dhënë gjykime dhe kanë shprehur vlerësime. Neve na ngelet të shprehim admirimin, vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për themeluesit, drejtuesit, bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që kanë kontribuuar për themelimin, rritjen, përhapjen dhe zhvillimin e “Zani i Naltë”.

Shprehim admirimin, vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për gjithë ata dijetarë vepërmirë, që me nxjerrjen e “Zani i Naltë”, pikërisht në një fazë të krizës institucionale e morale që po përjetonte përgjithësisht bota shqiptare dhe veçmas besimtarët myslimanë, si pjesë dërrmuese e saj, dhe në një kohë të përpjekjeve për të krijuar një realitet të ri shtetëror, trasuan fuqishëm, qëndrueshëm, drejt dhe saktë, rrugën që vazhdon të japë frytet e saj edhe sot e kësaj dite. Kjo sepse me “Zani i Naltë” nisi, – për së mbari, – botimi i publicistikës islame në gjuhën shqipe dhe jo vetëm, por “Zani i Naltë” shërbeu edhe si prelud për fillimin e veprimtarisë botuese islame në gjuhën shqipe.

Kurse ata që në faqet e “Zani i Naltë”, vunë firmën e tyre, gjithmonë do të jenë të respektuar e të vlerësuar dhe kurrë s’do të harrohen. Dhe s’ka si të harrohen emra si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Ismail Maçi, Sali Vuçiterni, Ferit Vokopola, Haki Sharofi, Jonus Bulej, Mehdi e Mithat Frashëri, Nebil Çiko, Shefqet Muka, Sadik Bega… dhe gjithë ajo plejadë intelektualësh që shkëlqyen si frymëzues, si pararendës dhe si bartës të ndryshimeve të mëdha shoqërore, duke i dhenë kahe e drejtime mendimit teologjik islam shqiptar dhe rrjedhave shoqërore, duke kryer në mënyrë të shkëlqyeshme detyrën dhe misionin e tyre. Dhe jo vetëm kaq, por këta intelektualë u vunë në mbrojtje të Islamit, mësimeve dhe vlerave të tij, duke polemizuar e debatuar me individë e grupe njerëzish, të cilët në shtypin e kohës, keqinterpretonin, shpifnin e intrigonin kundër fesë islame dhe pasuesve të saj.

2.

Ribotimi i kompletit të revistës “Zani i Naltë”, për ne sot dhe brezat që do të vijnë, përveç tjerash, është edhe një argument dhe dëshmi shtesë se Allahu xh.sh., me Madhërinë e Tij, kurrë nuk lejon që një punë e nisur në Emër të Tij të humbasë e të harrohet, pavarësisht përpjekjeve dhe dëshirave njerëzore.

Mungesa për pesëdhjetë vjet e trashëgimisë së revistës “Zani i Naltë”, sikurse edhe e shumë simotrave të saj, që dolën me të ose pas saj, pastaj anatemimi, anashkalimi dhe mohimi i vlerave të saj, si dhe seleksionimi, përbuzja dhe përçmimi e cilësimi “si armiq të popullit” të autorëve që kanë shkruar në këtë revistë, përveç se tregon për një përpjekje të ashpër, sistematike dhe të orkestruar të mendimit ideologjik të kohës, për t’i zhdukur dhe për t’i kaluar në harresë vlerat e saj, ajo dëshmon edhe një herë se fjala e mirë, fjala e vërtetë dhe hakikat, është si pema e mirë që rrënjët e saj i ka thellë në tokë, kurse degët i ka lart, shumë lart, dhe e cila, me vullnetin e Zotit, e jep bereqetin e vet në çdo kohë dhe në çdo moment.

Kështu, me krijimin e rrethanave të reja dhe shkuarjen në pakthim të ish-sistemit dhe ringritjes së komuniteteve fetare, nisi një e periudhë e re, jo vetëm për “Zani i Naltë” dhe revistat e tjera islame që kishin dalë dikur, por filloi gjithashtu periudha e rivlerësimit dhe e vendosjes së tyre në vendin ku e meritojnë. Këtë e dëshmon edhe projekti fillimisht për të ripërtërirë emrin e “Zani i Naltë” dhe më pas edhe me botimin e kompletit të kësaj reviste dhe risjelljen e saj në këtë mënyrë dhe në tërësinë e saj para lexuesve, studiuesve dhe të interesuarve të tjerë.

Ribotimi i kompletit të “Zani i Naltë” në dhjetë vëllime, përveç tjerash, është i rëndësishëm dhe merr vlera ku e ku më të mëdha, për mendimin tonë, edhe për këto arsye:

  • Sepse u krijon mundësi studiuesve të fushave të ndryshme, dhe më së shumti studiuesve të fesë, historisë, qytetërimit, letërsisë etj., që më me kompetencë t’i qasen trashëgimisë sonë të shkruar dhe krijimtarisë që na kanë lënë brezi i “Zani i Naltë”
  • Sepse përmbajtja e revistës “Zani i Naltë” dhe tematika e trajtuar me kompetencë në rubrikat e larmishme nga fusha e tefsirit, hadithit, fikhut, filozofisë, moralit, letërsisë, sociologjisë etj., është tregues i qartë i një materiali shumë të pasur dhe me interes për studentët e fakulteteve tona islame në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë, të cilët, mendojmë, “Zani i Naltë” duhet ta kenë literaturë të obligueshme gjatë studimeve të tyre. Artikujt dhe studimet e botuar në faqet e “Zani i Naltë”:
  • do t’i ndihmojnë studentët e këtyre fakulteteve, përveç për njohjen e bazave dhe burimeve të Islamit-Kuranit dhe Hadithit, edhe për të sqaruar pozicionin islam rreth tyre;
  • do t’i ndihmojnë për mësimin e historisë dhe qytetërimit islam,
  • do t’ju shërbejnë për ngritjen e horizonteve fetare, kulturore e qytetare,
  • do t’i nxisin dhe do t’i inkurajojnë ata për t’u përgjigjur detyrave reformuese, emancipuese progresive, shoqërore, arsimore e kulturore në përputhje me kërkesat e kohës, me objektivat aktuale e të perspektivës,
  • do t’u ndihmojë në heqjen e disa dyshimeve dhe nuk do të lejojnë futjen e mendimeve dhe ideve të huaja për ne dhe për trashëgiminë e Islamit në këto troje.
  • Përcaktimi i studentëve të fakulteteve tona islame për punimet e tyre të diplomës nga fushat e sipërpërmendura, do të na mundësojë që rolin dhe rëndësinë e “Zani i Naltë” ta njohim jo vetëm nga aspekti historik, por edhe nga ai bashkëkohor dhe aktual, sepse ndonëse “Zani i Naltë” është botuar dekada më parë, përmbajtja e shkrimeve të saj kanë vlerën e tyre të njëllojtë edhe në kohën e sotme, janë shumë aktuale, të rëndësishme dhe të nevojshme, sikurse të jenë thënë sot dhe sikur të jenë shkruar për ditët e sotme.
  • Sepse duke vështruar faqet e “Zani i Naltë”, do të njihemi edhe me rolin e ulemasë tonë në rrafshin kombëtar dhe me kontributin e tyre domethënëse dhënë çështjes së kombformimit dhe shtetformimit. Ky kontribut ka vazhduar edhe gjatë gjithë periudhës së daljes së revistës “Zani i Naltë”, duke ngulitur te lexuesit e saj, me shkrime të zhanreve të ndryshme, ndjesinë kombëtare dhe respektin për institucionet e shtetit.
  • Sepse duke lexuar “Zani i Naltë”, do të shohim se ai ka ndihmuar që në mes të shqiptarëve të ekzistojë ndjenja e dashurisë, harmonisë, tolerancës e mirëkuptimit me anëtarët e besimeve të ndryshme, vlerë për të cilën krenohemi të gjithë. Pa mëdyshje, një kontribut të madh në ngulitjen dhe kultivimin e kësaj vlere kombëtare patën autorët që shkruan në faqet e “Zani i Naltë”.
  • Ndërsa vjershat dhe poezitë e botuar në faqet e “Zani i Naltë”, duhet të jenë patjetër pjesë e repertorit të korit të nxënësve të medreseve tona, sepse vështirë të thuhet se mund t’i këndohet më me shpirt dhe më mirë Kur’anit, Pejgamberit a.s., Atdheut, Flamurit etj., se ç’u është kënduar në këtë revistë dhe simotrat e saj “Kultura islame”, “Njeriu” etj..

 

3.

Në fund, edhe një herë përshëndesim finalizimin e projektit të tri komuniteteve tona islame për “rikthimin” e “Zani i Naltë” dhe atë t’ua ofrojë masës së gjerë të lexuesve.

  • Shpresojmë dhe urojmë që iniciativa dhe ndërmarrje të tilla nga tri institucionet tona të ketë edhe në të ardhmen me botimin e kompletit të veprave të autorëve të traditës, si p.sh. të Hafiz Ibrahim Dalliut, hafiz Abdullah Zëmblakut, Ferit Vokopolës, Haki Sharofit, Haxhi Sherif Ahmetit, pastaj botime të antologjive të poezisë së traditës etj., sepse me ribotimin e tyre, jo vetëm që do të shlyenim, deri në njëfarë mase, borxhin që kemi ndaj të parëve tanë, por botimi i tyre, na thotë mendja, do të bënte të njëjtin shërbim që kanë bërë kur janë botuar për herë të parë. Janë jashtëzakonisht me rëndësi, për shkak të aktualitetit nëpër të cilin po kalojmë si popull dhe si shoqëri, që të ribotohen veprat sidomos nga fusha e akaidit, e fikut dhe nga lënda e kulturës fetare në të cilat kemi një material shumë të pasur nga e kaluara jonë. Pse të mos botohen, fjala vjen, veprat: “Dhuntie Ramazani”, “Besimet e myslimanvet”, “Libri i së falmes”, të Hafiz Ibrahim Dalliut, “Ilmi halë” i Shevqet Mukës, “Dijeni besimtare praktike” – për disa nivele, botim i Këshillit të Naltë të Sheriatit, “Mësime feje” i Ahmed Hamdiut, botim i Këshillit të Naltë të Sheriatit, “Islamizmi”, botim i Këshillit të Naltë të Sheriatit, “Edukata morale” për disa nivele, nga Haki Sharofi, dhe shumë të tjera.
  • Është koha, mendojmë, që të tria komunitetet tona islame, të kenë edhe një revistë fetare, filozofike dhe kulturore islame të përbashkët dhe me karakter gjithëkombëtar, që do të vazhdonte traditën e nisur nga brezi i “Zani i Naltë” e këndej.

Ndonëse jemi shumë admirues për punën që na kanë lënë të parët, megjithatë mundemi dhe duhet të vazhdojmë traditën e tyre, nëse dëshirojmë që edhe ata të jenë të kënaqur me ne dhe në mënyrë që brezat që do të vijnë pas t’i bëjmë të ndihen në borxh për të na admiruar, ashtu siç ne po i admirojmë të parët tanë.[1]

[1]. Kumtesë e mbajtur në konferencën shkencore “Zani i Naltë”-një shekull në shërbim të dijes”, mbajtur në Prishtinë, më 16 qershor 2015.


  • tweet
Nis cikli i seminareve “Kur librat flasin” Paqja, bashkimi kombtar dhe Islamizma

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

Me shumë në këtë kategori
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip
    Roli i mejtepeve në zhvillimin e...

    Jul 02, 2024 0

  • “Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe
    “Zani i Naltë” paraprijës –...

    May 07, 2024 0

  • 100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)
    100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924...

    Feb 01, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

Sep 13, 2024 0

nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...
Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

Feb 01, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Jul 02, 2024 0

Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...
Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane...

Nov 30, 2022 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.)...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Randsi e marteses
    Randsi e marteses

    Jul 02, 2024 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al