Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 33 (186) korrik-dhjetor 2021

Dec 20, 2021 Zani i Nalte Abstraktet 0


Shkenca Islame

1. Aspektet sociologjike në Kur’an, Xhuzi i XXV-të

Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”

Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë. Kështu, ajo e analizon njeriun në të gjitha episodet e ndërveprimit të tij social dhe domosdoshmërisht formon kësisoj një lidhje të ngushtë me të gjitha shkencat e tjera humane, si psikologjia sociale, antropologjia, filozofia, folklori, historia, teologjia, etj.

Një ndër nënllojet e sociologjisë është edhe sociologjia e fesë, e cila shqyrton ndërlidhjet që ekzistojnë midis strukturave shoqërore dhe feve të ndryshme, duke identifikuar aspektet e tyre besimore, praktikat dhe format e organizimit të besimeve fetare përmes metodave dhe disiplinave sociologjike.

Librat hyjnorë janë një burim i pashtershëm i tablove të shoqërisë së njerëzimit përgjatë periudhave të ndryshme historike, prandaj, parë nga ky këndvështrim, ato janë ndër pikat kyçe që tërheqin interesin e studiuesve të sociologjisë së fesë.

Në këtë punim, në formë të shkurtuar dhe përmbledhëse, do të paraqesim disa nga aspektet sociologjike që përmbahen në xhuzin e njëzet e pestë të librit të shenjtë të fesë islame, Kur’anit.  

Fjalët kyçe: sociologji e fesë, aspekt sociologjik, individ.

 

2. Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të sotme (shekulli XXI)

Valdrin Mera, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër

Si bashkësia e parë sociologjike, familja është njësia më e vogël ndërtuese dhe elementi themelor i shoqërisë, dhe si e tillë, ka arritur t’i mbijetojë çdo lloj rreziku pavarsisht ndryshimeve që ka pësuar gjatë historisë. Rol kryesor mbrojtës, në këtë rrugëtim të familjes, kanë feja dhe tradita si insititucione që organizojnë jetën shoqërore.

Sipas të dhënave historike dhe antropologjike, gratë kanë qenë gjithmonë në qendër të “institucionit të familjes”. Në këndvështrimin e fesë islame, gruaja ka një pozicion që formon familjen dhe është bartësi kryesor i strukturës aktuale shoqërore. Shumica e kapitujve rreth grave në veprat klasike Islame përqendrohen në rëndësinë vendimtare të familjes në islam dhe në rolin qëndror të gruas në mbajtjen e njësisë familjare. Bazuar në funksionet e ndryshme që i obligon shoqëria, gruaja shfaqet si “nënë”, si “bijë”, si “motër” etj.

Zhvillimet e shumta kulturore dhe ndryshimi i rolit të gruas në shekullin 21, ka bërë të detyrueshme një qasje më globale në lidhje me çështjen e grave në universin Islam të referencës. Ky artikull përtej përsëritjes së normave, detyrave dhe të drejtave, në mënyrë literaliste hedh një vështrim në gjetjen e një mënyre për tu përballur me sfidat bashkëkohore në koherencë me mesazhin hyjnor duke qëndruar besnik ndaj parimeve dhe qëllimeve themelore. 

Fjalë kyçe: Feja, familja, institucioni, gruaja në Islam

 

Studime

3. Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Fatos A. Kopliku, Ann Arbor, Michigan, SHBA

Kjo ese gjurmon zanafillën e premisave mekanicistike dhe shkenciste, të cilat u bënë rrënja e një botëkuptimi të ri në Perëndim ku roli i Hyjnores u zbeh në atë shkallë sa gjërat e vetme “reale” u bënë forcat e papërvetshme materiale. Këto premisa i dhanë hov një kulture të re e cila u shpreh në forma të ndryshme, veçanërisht në teorinë e evolucionit të Darwin-it, e cila ishte rezultat i një procesi të gjatë të mbingopjes me filozofi materialiste, kjo e fundit pasojë e një humbjeje të shkallëzuar të kthjelltësisë metafizike në Perëndim.

Fjalë kyçe: Historia e shkencës, historia e ideve, biologjia, evolucioni, shprehja kulturore.

 

4. Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Ilir Akshija, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, Shërbimi i Statistikës

Të dhënat demografike janë thelbësore për shoqëritë islame. Origjina e censeve në Islam e ka fillesën në vitin e parë të Kalendarit Hixhri me urdhëresën e Profetit a.s. Numri i njerëzve që popullojnë aktualisht tokën është i krahasueshëm me numrin e supozuar të të gjithë myslimanëve që ndonjëherë kanë jetuar në tokë përbën një fakt së paku interesant. Duke mos u futur në interpretime shpirtërore, që është kompetencë e tjetërkujt, mund të arrijmë në disa përfundime të bazuara në “të dhëna gjysmë-shkencore” në përafrim të këtij numri. Llogaritjet tregojnë se nga 107  miliard njerëz që kanë jetuar mbi tokë, 7,269,215,000 (6.8%) kanë lindur myslimanë. Përpunimi i mëtejshëm i të dhënave të paraqitura në mënyrë grafike tregojnë proporcionin e numrit të myslimanëve, që kanë jetuar deri në atë moment në kohë, me numrin e popullatës njerëzore të gjallë në atë kohë, që tregojnë disa pika thyerje me interes. Të gjitha të dhënat dhe konkluzionet duhen konsideruar me kujdes për arsye të burimeve të pasigurta të informacionit.  

5. Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane

Dr. Sadik Mehmeti, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë

Me depërtimin e osmanëve në Kosovë dhe me vendosjen e administrimit të tyre (shek. XIV – XV), dhe pas pranimit të Islamit nga pjesa më e madhe e popullatës së saj, ata, siç është e ditur, kanë sjellë në këto anë të njëjtat parimet të cilat i kishin përvetësuar nga arabët dhe persët. Në mesin e këtyre, bëjnë pjesë edhe shkollat fetare myslimane – mejtepet dhe medresetë -, të cilat, pas xhamive,  i hasim shumë herët në Kosovë.

Në të vërtetë, fillet e para të veprimtarisë arsimore-edukative islame në trojet tona datojnë qysh nga periudha më e hershme e krijimit të bërthamave të para të komunitetit shqiptar të islamizuar. Kjo veprimtari në fillimet e saj është zhvilluar në xhami, ose pranë xhamisë. Pikërisht për këtë arsye edhe historia e veprimtarisë së arsimimit islam ndërlidhet me historinë e ngritjes së xhamive të para në këto troje, që ka filluar në vitet e para të vendosjes së pushtetit osman.

 

6. Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Msc. Xhorxhina Seferi, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër

Menjëherë pas çlirimit nga pushtuesi fashist, në Shqipëri u vendos regjimi komunist, i cili bazohej në diktaturën e proletariatit dhe në luftën e klasave. Qeveria e drejtuar nga Enver Hoxha në vitet e para të pasçlirimit u paraqit si qeveri me vizion, e cila kishte hartuar projekte për zhvillimin arsimor, kulturor, ekonomik dhe shoqëror të vendit. Në fillimet e tij shteti komunist nuk u afirmua në publik si shtet ateist, por si shtet laik. Megjithatë kjo nuk do ta pengonte shtetin që të fillonte luftën për zhdukjen e feve si ideologji kundërshtare. E zhvilluar në një shoqëri të mbyllur dhe me nivel të ulët kulturor, propaganda komuniste arriti të denigrojë klerikët dhe të cenojë integritetin e shërbesave fetare. Në vitin 1967 u zhvillua haptazi, në mënyrë intensive e të programuar, propaganda kundër besimeve fetare, e cila tregoi nevojën e regjimit për uniformitet politik e social. Në këtë studim rreth politikave të PPSH-së kundër besimeve fetare, jemi ndalur te vendosja e regjimit komunist në Shqipëri, marrëdhënia e tij me komunitetet fetare, masat e para kundër besimeve fetare, metodat e përdorura në luftën kundër fesë, fushata propagandistike dhe mjetet kryesore të propagandës, te qëndrimi i klerit e deri te ndalimi i veprimtarisë fetare në vend.

Fjalë kyçe: Besime fetare, PPSH, Propagandë, Masa ligjore, Ndalimi i fesë, Ateizëm, Komunizëm, Regjim, Komunitete fetare, Shqipëri.

 

Pedagogji Islame

7. Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë, Prof. Ahmed Muadh el Hatib

Edukimi i njeriut është vërtet i çuditshëm. Ekzistojnë forma dhe mënyra të ndryshme të edukimit të njeriut. Secili individ, në vetvete, është një botë. Sa më shumë ligje që e përcjellin, ndihet intimiteti më i madh dhe pasuria e brendësisë së tij. Edukimi i fëmijëve, posaçërisht, është një mjedis i frytshëm e i pranueshëm dhe sa më tepër që mundohet edukatori, aq më tepër tregohet arti njerëzor në të dhe bëhet pishtar i udhëzimit, rilindjes dhe urtësisë.

Për këtë arsye është shumë vështirë që në disa fletë të përshkruhet ajo botë e pakuptueshme, shumëdimensionale dhe vetëripërtërirëse, por ky është një plotësim i vogël, qëllimi i të cilit është që të zbulohet ndonjë perde dhe të ndriçohet kjo temë për shkak të obligimit, këshillimit dhe përkujtimit të ndërsjellë.

 

Sociologji Islame

8. Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Prof. Dr. Sadije Bushati

Dijetarët myslimanë shpeshherë e vlerësojnë Kur’anin Madhështor, për parimet themelore me anë të të cilave rregullohet jeta e njeriut, sepse ai rregullon të gjithë shoqërinë, madje në të gjitha kohërat. 

Kur’ani Madhështor përbëhet nga 114 sure, të cilat kanë një numër të caktuar ajetesh. Numri i këtyre të fundit varion nga 3 deri në 286 ajete. Aty trajtohen jo vetëm çështjet sociale, por edhe ato juridike, shkencore, me një fjalë, është rregullues i të gjitha problemeve të një shoqërie, natyrisht nëse njihen e zbatohen rregullat e tij dhe me bindje të plotë. “Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është mëse e vërtetë…”

 

Shkenca Komunikimi

9. Roli i gruas në edukimin e brezave, bazuar në revistat kulturore islame

Dr. Ilirjana Kaceli, Universiteti Bedër

Në të gjitha periudhat historike, si dhe në të gjitha shoqëritë, roli i gruas në familje dhe shoqëri mbetet i pazëvendësueshëm. Ato janë shquar jo vetëm në detyrën e tyre si nënë, grua, motër, bijë, por edhe si dijetare, prijëse dhe udhëheqëse të shtetit. Ato janë përpjekur dhe kanë arritur të edukojnë breza, që me veprat e tyre lanë shenjë dhe gjurmë në histori. Ato i rritën fëmijët e tyre me dashurinë dhe sakrificën për atdheun, i pajisën me kulturën e duhur dhe edukatën për të qenë bij të denjë dhe besimtarë të devotshëm. Ato luajnë rolin kryesor në familje, e cila është baza e shoqërisë dhe si e tillë mund të themi që shoqëria dhe shteti lulëzojnë e përparojnë vetëm prej disiplinës, rregullit, bashkimit dhe paqes, si dhe nga individë të edukuar dhe mirëarsimuar. Figura e gruas dhe roli i saj në edukimin e brezave ka zënë një vend të rëndësishëm në revistat kulturore islame si: Zani i Naltë, Kultura Islame, Njeriu, Dituria Islame, Drita Islame të botuara në viset shqiptare. Këto revista pasqyruan gjerësisht veprimtarinë e gjerë, misionin human, përkushtimin, besimin, devotshmërinë dhe cilësitë e rralla të shumë nënave, motrave dhe grave myslimane.

 

Përkthime

10. Kur’ani dhe sufizmi

William C. Chittick

Fjala arabe sufi, nga e cila nxirret termi ‘sufizëm’ në anglishte, fillimisht përdorej për të dëftuar një lloj të caktuar fetarie në shekullin II/VIII. Kuptimi burimor i saj duket se ishte “veshës leshi”, ndonëse janë sugjeruar edhe derivate të tjera. Me të hyrë në përdorim kjo fjalë, dijetarët muslimanë nuk arritën kurrë njëzëshmëri se ç’nënkuptonte ajo tamam. Deri në shekullin VII/XIII, ajo përdorej përgjithësisht për të karakterizuar figura të caktuara të lartë shpirtërisht dhe mësimet e tyre, dhe që prej asokohe vlente edhe për tarikate (“udhë”), në të cilat mësues udhëzonin nxënës në kërkimin e Zotit. Në botën islame lulëzojnë akoma një mori tarikatesh të tilla, çdonjëri nga të cilët e gjurmon prejardhjen e vet deri te një ose më tepër evlija themelues dhe në fund te Profeti. Për shekuj me radhë, tarikatet luajtën rol mbizotërues në jetën fetare të bashkësisë muslimane, por së fundmi format e politizuara të Islamit të njohura si “fundamentalizëm” ua kanë errësuar në shkallë të dukshme praninë, të paktën për mediat.

 

Recencë

11. Recensë librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor z. Qemajl Morina

Refik Gerbeshi, Kosovë

 

Retrospektivë

12. Pse duhet te jemi fetar

Kur-ani âsht nji vepër e denjë për ç’do respekt. Kur-ani i ka njoftue njerzís tagrin e Zotit; ja shkoqitë qartaz njeriut marëdhaniet që ka me Perëndín dhe ç’duhet të pres prej Tij. Kur-ani mbështiell krejt bazat morale e filozofike. Virtuti e vesi, e mira dhe e keqja, e vërteta dhe ngjyra e vërtetë e ç’do sendi âsht spjegue në Kur-an…

Kur-ani âsht ai qi disa thërmija grindavecësh të bastardhuëm e të degjeneruem i lidhi ngusht dhe i bashkoj në nji tansi Kombëtare që kishte të bâjë me fatin e botës. Themelet e urtís e të filosofis, drejtsija e barasija, janë spjegue në Kur-an.

Kur-ani këshillon e porosit kursim dhe shpenxime me masë; Aj nxjerr në dritë njerin që ka humbë rrugën. Aj shpëton moralin. Kur-ani të mêtat dhe gabimet e njeriut i ndryshon dhe i këmben në vërtyte të larta e të përsoruna.

Kanë qenë të marrë ata që Islamizmës i kanë thanë fè barbare. Këta njerëz i kanë mbyllë sytë përpara Kur-anit, dhe s’kan dasht të kuptojnë se si ky libër i naltë qysh prej shumë shekujsh po shkul e po resitë nga zemrat e njerzvet veset e liga.


  • tweet
Abstracts no. 33 Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 40 (193)
    Abstraktet e nr. 40 (193)

    Sep 04, 2025 0

  • Abstraktet e nr. 39 (192)
    Abstraktet e nr. 39 (192)

    Sep 04, 2025 0

  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al