Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 39 (192)

Sep 04, 2025 Zani i Nalte Abstraktet 0


Studime
Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
Nga: Msc. Dorian Demetja
Abstrakt
Periodikët islam shqiptarë që zunë fill nga shekulli XX, krahas periudhës së pavarësisë së Shqipërisë, marrin fizionominë e plotë me rastin e themelimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Fillimi i luftës së dytë botërore solli ndërprerjen e botimit të revistës “Zani i Naltë”, organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Për disa kohë nuk kemi asnjë periodik islam, gjë që la një boshllëk të madh për edukim islam dhe patriotik njëkohësisht sipas nevojave të kohës. Veprimtarinë e botimit të shtypit periodik, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e vazhdoi me revistën “Kultura Islame”, e cila iu ofrua publikut nga shtatori i vitit 1939 deri në shkurtin e vitit 1946. Revista “Kultura Islame” e filloi botimin e saj si revistë e përmuajshme fetare, filozofike, letrare, morale e shoqnore dhe më pas, si revistë fetare, letrare, ditunore, artistike.

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth
“El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Armand Asllani
Abstrakt

Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29 sureve të Kur’anit Famëlartë. Këto shkronja të veçanta, të cilat lexohen veçmas dhe jo si fjalë të përbëra, kanë ngjallur debate të thella dhe interpretime të ndryshme që nga fillimi i studimeve islame. Dijetarët kanë ndarë mendimet e tyre në dy grupe kryesore: disa mendojnë se kuptimin e këtyre shkronjave e di vetëm Allahu, ndërsa të tjerët argumentojnë se ato kanë kuptime të caktuara dhe mund të interpretohen.
Në punim shqyrtohen mendimet e dijetarëve klasikë dhe modernë, duke përfshirë qasjet që i trajtojnë këto shkronja si simbole të mrekullisë hyjnore, argument për paarritshmërinë e Kur’anit, shenja të profetësisë së Muhamedit (a.s.), apo si kode sekrete që mbartin kuptime të thella. Diskutimi përfshin gjithashtu analiza mbi përdorimin e shkronjave si elemente për të tërhequr vëmendjen, si betime hyjnore, apo si një mjet për mësimin dhe njohjen e shkronjave arabe.
Punimi përpiqet të hedhë dritë mbi kompleksitetin dhe diversitetin e mendimeve për këto shkronja, duke u bazuar në burime të ndryshme të tefsirit (komentimit të Kuranit) dhe literaturës bashkëkohore islame. Në përfundim, theksohet se megjithëse këto shkronja mbartin një kuptim të thellë dhe hyjnor, interpretimi përfundimtar i tyre mbetet i fshehtë, duke u lënë hapësirë hulumtimeve të mëtejshme për të zbuluar misterin që ato përfaqësojnë.

Fjalët kyçe: “El-Huruf el-Mukatta’a”, Kur’an, dijetarë klasikë, dijetarë modern, mrekullia e Kur’anit.

Shkenca Islame
Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam Maturidiut
Dr. Osman Nuri Demir
Abstrakt
Ky artikull trajton krijimin e Ademit dhe Havasë sipas Imam Maturidiut, një nga mendimtarët më të rëndësishëm të teologjisë islame, duke u mbështetur në analizat e tij mbi ajetet kur’anore dhe konceptet e krijimit. Për Imam Maturidiun, Ademi është njeriu dhe profeti i parë, i krijuar nga një tokë e pastër dhe e përzgjedhur që ka kaluar nëpër faza të ndryshme të përgatitjes. Ai e thekson faktin se substanca thelbësore e krijimit njerëzor është unike dhe e përshtatshme për natyrën njerëzore, duke kundërshtuar idenë se ajo mund të jetë e papastër apo e padenjë.
Maturidiu argumenton gjithashtu se krijimi i Ademit dhe Havasë bazohet në një origjinë të përbashkët, të cilën ai e quan “nefs-i vahide” (një shpirt/vetë i vetëm). Sipas tij, të gjithë njerëzit burojnë nga kjo origjinë dhe nuk ka epërsi ndërmjet burrit dhe gruas në aspektin e krijimit. Megjithëse Havaja konsiderohet gruaja e parë, Maturidiu nuk mbështet narrativat spekulative mbi krijimin e saj nga brinja e Ademit, duke u mbështetur vetëm në tekstet kur’anore dhe hadithet autentike.
Artikulli ndriçon qasjen racionale të Maturidiut, i cili interpreton fazat e krijimit njerëzor, si ato materiale ashtu edhe shpirtërore, në mënyrë metaforike dhe simbolike. Ai thekson se epërsia mes njerëzve nuk buron nga krijimi i tyre, por nga veprimet dhe morali i tyre. Në përfundim, analiza e Imam Maturidiut pasqyron një këndvështrim gjithëpërfshirës dhe unik mbi natyrën njerëzore, duke hedhur poshtë dallimet gjinore si burim epërsie dhe duke përqendruar rëndësinë te barazia dhe përgjegjësia individuale.
Fjalë kyçe: Imam Maturidiu, krijimi i Ademit, krijimi i Havës, nefs-i vahide, teologjia islame, barazia gjinore, Kur’an, tefsir.

Histori
ARABËT PARA ISLAMIT
Qazim Qazimi
Abstrakt
Ky shkrim trajton jetën dhe zhvillimet e arabëve para Islamit, duke përfshirë pozicionin gjeografik, jetën fetare, kulturore, arsimore dhe shoqërore të tyre. Gadishulli Arabik, një territor kryesisht shkretinor, me pozicion strategjik tregtar, ishte vendbanimi i një popullsie nomade dhe të paorganizuar politikisht, e ndarë në fise dhe klane patriarkale. Shoqëria arabe karakterizohej nga ndarje të theksuara sociale, ku dominonin fisnikët, ndërsa skllevërit përbënin shtresën më të ulët. Jetesa mbështetej kryesisht në blegtori dhe tregti, ndërsa kultura e tyre përfshinte poezi të lartë artistike, por një nivel të ulët arsimi dhe organizimi politik.
Fetarizmi i arabëve kaloi nga monoteizmi i Ibrahimit (a.s.) në politeizëm, me idhujtari të përhapur gjerësisht në Mekë dhe zona të tjera. Në gadishull kishte gjithashtu hebrenj dhe të krishterë, por besimi dominues mbeti idhujtaria. Traditat shoqërore përfshinin mikpritjen dhe besën, por edhe praktika mizore si varrosja për së gjalli e foshnjave vajza. Ekonomikisht, tregtia e karvaneve ndihmonte në lidhjen e Arabisë me kulturat e zhvilluara si Bizanti, Persi dhe India.
Gjithashtu përfshiheshin edhe principatat e vogla arabe, si Jemeni, Tedmuri dhe Petra, që kishin ndikim të kufizuar. Këto principata shpesh ndodheshin nën ndikimin e perandorive më të mëdha, si Bizanti dhe Persia. Shkrimi konkludon se ndonëse arabët para Islamit jetonin në kushte primitive dhe të paorganizuara, shpallja e Islamit dhe ardhja e Kur’anit shënuan fillimin e transformimit të këtij populli në një qytetërim të madh dhe të përparuar.

Filzofi
Konak me Edisonin
Nuredin Nazarko
Abstrakt
“Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ ndërmjet mendimit filozofik, poezisë dhe artit. Teksti shqyrton tema të thella si qëllimi i ekzistencës, liria individuale, kujtesa, dashuria dhe marrëdhëniet e njeriut me shoqërinë dhe botën përreth. Përmes një ndërthurjeje të bukur të filozofisë dhe ndjeshmërisë poetike, autori argumenton se përmbushja e vërtetë njerëzore nuk mund të arrihet thjesht përmes plotësimit të nevojave materiale, por kërkon një përkushtim të vazhdueshëm ndaj pasurimit shpirtëror dhe kuptimit të mistereve të jetës.
Përmbushja e jetës njerëzore lidhet me qëllimin pse jetojmë. A duhet të kryejmë vetëm funksionet që na diktohen prej përmasës biologjike, apo jeta është shumë më tepër se kaq? Si mund të jetohet një jetë ku çdo veprim është brenda një skeme të caktuar, i përgjigjet një funksioni të caktuar për të marrë një rezultat të caktuar? Kjo do të thotë të jetosh në laborator ose thënë ndryshe të vdesësh jetën, sepse dilemat dhe përpjekjet për të ndërtuar së brendshmi njeriun pushojnë së qeni. Në këtë gjendje njeriu përsos funksionin, por humbet (edhe) bukurinë e mistikës së jetës.
Konak me Edisonin rreh të ecë (ecën) shtigjeve ku zbulohet mistika e jetës për aq sa është e mundur një gjë e tillë, ku përballesh me dilemën që e bën njeriun të ndihet njeri. Është një sprovë që nuk duhet shmangur, as duhet tejkaluar, duhet jetuar.
Nëpërmjet gjuhës së thellë, të pasur me metafora dhe simbole, “Konak me Edisonin” është një thirrje për të jetuar me vetëdije të plotë, për të ruajtur lirinë personale dhe për të kërkuar një jetë me përmbajtje dhe kuptim përtej të dukshmes. Teksti ngre pyetje ekzistenciale që i mbijetojnë kohës dhe mbeten thelbësore në përpjekjen e përhershme të njeriut për të kuptuar veten dhe botën.
Fjalët kyçe: liria, qëllimi, kujtesa, dashuria, arti (Poezia)

Moral
Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
Hajredin Hoxha
Abstrakt
Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës shpirtërore dhe edukatës morale që duhet të shoqërojë këtë akt. Imam Gazali ofron dhjetë parime kyçe për të ndihmuar lexuesit të zhvillojnë një lidhje të thellë dhe të sinqertë me Fjalën e Allahut. Parimet përfshijnë kuptimin e madhështisë së të folurit hyjnor, përuljen, përkushtimin shpirtëror, meditimin, dhe largimin e pengesave për të kuptuar domethënien e ajeteve. Ai thekson rëndësinë e veçimit të lexuesit me mesazhin kuranor dhe ndikimin që ai duhet të ketë mbi zemrën dhe sjelljen, duke e konsideruar çdo ajet si një mesazh personal. Leximi i Kur’anit shihet si një proces i ndërthurjes së gjuhës, mendjes dhe zemrës, që udhëheq lexuesin drejt avancimit shpirtëror dhe modestisë. Ky shkrim përmban një reflektim të thellë mbi dimensionin shpirtëror të leximit të Kur’anit, duke e paraqitur si një udhëtim të vazhdueshëm drejt përmbushjes shpirtërore dhe morale.

Personalitet
HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

Nga Resul ef. Rexhepi
Abstrakt
Ky artikull ofron një përshkrim të jetës dhe kontributit të Hasan ef. Nahit, një prej figurave të shquara islame shqiptare, i cili realizoi përkthimin e parë të plotë të Kur’anit në gjuhën shqipe, të titulluar “Kur’ani i Madhëruar”. Hasan ef. Nahi, i lindur në Gjakovë më 1905, ishte dijetar, myderriz dhe edukator me një karrierë të gjatë dhe të pasur, duke kontribuar ndjeshëm në arsimimin dhe edukimin fetar të shqiptarëve.
Artikulli përshkruan rrugëtimin e tij arsimor, përfshirë studimet e thelluara në Universitetin e famshëm të Al-Azhar-it në Egjipt, dhe përpjekjet e tij për të përçuar mesazhet e Kur’anit tek shqiptarët, edhe në rrethana të vështira politike dhe sociale. Përkthimi i tij i Kur’anit, botuar në vitin 1988, pasqyron njohuritë e thella të Hasan ef. Nahit në tefsir (shpjegimin e Kur’anit), gramatikën arabe dhe jurisprudencën islame. Përkthimi u bë me kujdes të veçantë për të përcjellë kuptimet e ajeteve në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për lexuesit shqiptarë, duke respektuar frymën e shenjtë të Kur’anit.
Në këtë artikull shqyrtohen edhe disa veçori të përkthimit të tij, si zgjedhja e saktë e fjalëve, shmangia e përkthimeve fjalë për fjalë, dhe përkushtimi i tij për të ruajtur besnikërinë ndaj origjinalit arab. Në fund, përkthimi i Hasan ef. Nahit konsiderohet një vepër madhore dhe një kontribut i jashtëzakonshëm për kulturën fetare dhe kombëtare shqiptare. Puna e tij ka ndikuar ndjeshëm në edukimin fetar dhe në pasurimin e literaturës islame në gjuhën shqipe.
Fjalë kyçe: Hasan ef. Nahi, Kur’an, përkthim, gjuha shqipe, tefsir, Al-Azhar, edukim islam, kultura shqiptare.

Recensë
Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna.

Prof. Asoc. Dr. Ilirjana Kaceli
Kolegji Universitar Bedër

Abstrakt
Recensioni shqyrton librin “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)”, shkruar nga Prof. Asoc. Dr. Alban Dobruna, i cili ndriçon një nga ngjarjet kyçe të historisë së Kosovës dhe luftës çlirimtare shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Bujanit, mbajtur në një periudhë kritike historike, shënoi themelimin e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit dhe miratimin e Rezolutës së Bujanit, një dokument që për herë të parë shpalli të drejtën e vetëvendosjes për shqiptarët e Kosovës dhe synimin për bashkimin me Shqipërinë.
Libri trajton me kujdes dhe thellësi tematika kyçe, të organizuara në katër kapituj: arsimimin e kuadrove shqiptare dhe ndikimin e ideve komuniste, organizimin e rezistencës antifashiste, thirrjen dhe vendimet e Konferencës së Bujanit, si dhe reagimet e partive komuniste shqiptare dhe jugosllave ndaj saj. Dobruna analizon ndikimin e vendimeve të Konferencës në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e tyre në rrugëtimin e Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.
Autori thekson rëndësinë kombëtare dhe ndërkombëtare të Konferencës së Bujanit si akti i parë legjislativ për vetëvendosjen e Kosovës, duke ofruar një analizë të thellë të rrethanave historike dhe ndikimeve afatgjata politike e shoqërore. Libri paraqitet si një burim i rëndësishëm historiko-shkencor për studiuesit dhe lexuesit e interesuar në historinë dhe politikën bashkëkohore shqiptare.
Fjalë kyçe: Konferenca e Bujanit, rezistenca antifashiste, vetëvendosja, historia e Kosovës, Rezoluta e Bujanit, politika shqiptare.

Recensë mbi librin “Bardhësitë e atdheut” me autor z. Afrim Mustafa
KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
Nga: Prof. Dr. Mehmet Halimi
Abstrakt
Ky shkrim trajton vlerat dhe rëndësinë e librit “Bardhësitë e atdheut” të autorit Afrim Mustafa, një vepër monumentale që përfaqëson një testament historik dhe kulturor të kombit shqiptar. Përmes një analize të thelluar, autori ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të luftërave çlirimtare dhe sakrificave të tri ushtrive shqiptare: UÇK-së së Kosovës, UÇK-së së Maqedonisë dhe UÇPMB-së. Libri shfaqet si një kryevepër historike e bazuar në fakte, rrëfime dhe dokumente të sakta, duke i përjetësuar ngjarjet dhe figurat heroike që kontribuuan në çlirimin dhe bashkimin kombëtar.
Shkrimi vlerëson gjithashtu stilin e pasur dhe gjuhën e pastër të autorit, që ndërthur saktësinë historike me artin e rrëfimit, duke e shndërruar librin në një pasuri të paçmueshme për historiografinë shqiptare. Përmes kësaj vepre, Afrim Mustafa na kujton se liria dhe uniteti kombëtar kërkojnë jo vetëm guxim, por edhe përkushtim intelektual e kulturor. “Bardhësitë e atdheut” mbetet një burim frymëzimi dhe një dëshmi e pavdekshme e historisë dhe sakrificave shqiptare, e cila do të vazhdojë të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.
Fjalët kyçe: historia kombëtare, Afrim Mustafa, luftërat çlirimtare, uniteti kombëtar, historiografia shqiptare.

Retrospektivë
Grueja në myslimanizmë

Abstrakt
Artikulli trajton rolin dhe statusin e gruas në Islam, duke u fokusuar në mësimet e Kuranit dhe ndikimin transformues të Hazreti Muhammedit në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri. Islami, sipas autorit, solli një revolucion të vërtetë në mënyrën se si gratë trajtoheshin, duke e ngritur dinjitetin dhe nderimin ndaj tyre në nivel të lartë shpirtëror dhe shoqëror. Duke përdorur fjalët “erhám” dhe “takva”, Kurani thekson rëndësinë e respektit dhe përulësisë ndaj grave, veçanërisht duke i lidhur ato me rolin e tyre të shenjtë si nëna.
Artikulli analizon gjithashtu ndryshimet që Islami solli në jetën e grave, duke përmirësuar statusin e tyre si vajza, bashkëshorte dhe nëna. Një nga parimet thelbësore të Islamit është sigurimi i drejtësisë dhe mbrojtjes për gratë, përfshirë të drejtën e tyre për pronësi dhe pavarësi ekonomike. Po ashtu, Islamit i atribuohet shfuqizimi i zakoneve të egra, si vrasja e foshnjave vajza dhe trajtimi i grave si pasuri apo skllevër.
Hazreti Muhamedi, pavarësisht jetës së tij si jetim pa nënë dhe baba, shpalli mesazhe që theksonin nderimin dhe dashurinë për prindërit dhe gratë, duke vendosur bazat e respektit dhe drejtësisë që përshkojnë traditën islame. Artikulli përfundon duke vënë në dukje ndikimin e thellë të Islamit në ruajtjen e moralit dhe drejtësisë gjinore, përmes rregullave dhe ligjeve të Sheriatit, të cilat mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat e grave.
Fjalë kyçe: Islami, gruaja, Kurani, Hazreti Muhamedi (s.a.s.), nderimi i gruas, drejtësia gjinore, Sheriati.


  • tweet
Abstraktet e nr. 40 (193) Abstracts no. 39

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 40 (193)
    Abstraktet e nr. 40 (193)

    Sep 04, 2025 0

  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 36 (189)
    Abstraktet e nr. 36 (189)

    Feb 12, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al