Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Jetë të gjatë “Zanit të Naltë”

Dec 14, 2013 Zani i Nalte Studime 0


IMG_5362-280x300nga BESNIK MUSTAFAJ – Zani i Naltë”, revistë shkencore dhe kulturore, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mbushi në fund të kësaj vjeshte 90 vjet. Njësoj si 100-vjetori i “Hyllit të Dritës”, edhe ky 90-vjetor i “Zanit të Naltë” përbën një ngjarje të rëndësisë së veçantë për historinë dhe aktualitetin e kulturës dhe të mendimit shqiptar. Ashtu si “Hylli i Dritës” dhe si shumë gjëra të tjera të mira, të themeluara nga etërit e shqiptarizmës bashkë me pavarësimin e Shqipërisë për të shoqëruar e përkujdesur mëkëmbjen mendore dhe shpirtërore të kombit shqiptar, edhe “Zani i Naltë” pati tragjedinë e vet gjysmëshekullore për shkak të regjimit fashist e mandej atij komunist. Por nuk vdiq, siç nuk vdesin kurrë gjërat e mira e të ndershme, ku mishërohet ndërgjegjja dhe ëndrra për paqe dhe prosperitet e kombit. Qysh në lindjen e saj, kjo revistë u përcaktua si tribunë për “shkencën islame, sociologjinë, psikologjinë, letërsinë, historinë, moralin, literaturën kombëtare”. Me të njëjtin qëllim të lartë, besnikërisht, vjen edhe e rilindur. Ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët.

Rilindja e kësaj reviste shpreh pa dyshim një nevojë të kohës. Kurrë në historinë e botës sonë nuk është folur e shkruar kaq shumë për Islamin sa sot. Fakt është se në këtë det fjalësh të thëna e të shtypura rreth Islamit, zërat e myslimanëve të vërtetë përbëjnë vetëm ca përrenj, të cilët më së shpeshti përmbyten nga zallamahia pa u vënë re. Do pranuar se një vëmendje kaq e madhe dhe mbarëbotërore ndaj Islamit dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka fituar qytetërimi islam në botën e sotme. Ama do pranuar po ashtu, sado që me keqardhje të thellë, se kjo vëmendje, në pjesën e vet mbisunduese, nuk ushqehet nga një kureshtje dhe dëshirë e ndershme për të kuptuar se ç’është qytetërimi islam, për të ndërtuar pastaj politika kulturore, sociale dhe ekonomike me bartësit e këtij qytetërimi, në interes të përbashkët të njerëzimit, apo për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike dhe njerëzore miqësore. Është një pakicë, kam parasysh këtu pa dallim fondamentalistët kristianë dhe myslimanë, të cilët bërtasin aq shumë, sa jo rrallë arrijnë ta turbullojnë arsyen e shëndoshë të njerëzimit të sotëm. “Zani i Naltë” rikthehet për t’iu bashkuar arsyes së shëndoshë, e cila, edhe pse nuk bërtet, është e do të jetë në fjalë të fundit e pathyeshme, sepse ka me vete të vërtetën.
Rilindja e kësaj reviste, parë në qerthullin e familjes sonë shqiptare, tregon seKomuniteti Mysliman i Shqipërisë ka tashmë brenda vetes forca intelektuale të bollshme dhe të devotshme si dhe me një nivel shumë të lartë dijesh për të ushqyer një revistë si kjo, ku jo vetëm paraqitet një informacion i pasur e i gjerë shkencor e kulturor, por edhe zhvillohet e do të zhvillohet më mirë në të ardhmen një debat i shëndetshëm idesh dhe pikëpamjesh mbi historinë, besimin, sociologjinë, psikologjinë, letërsinë, moralin dhe në përgjithësi mbi problematikat e mëdha me të cilat përballet kombi. Pra, është një tregues i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët fakti se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka potenciale të tilla dijetarësh, të pjekur, të lidhur, ashtu si paraardhësit e tyre, me fatet e atdheut, të shkolluar mirë, me një mendje të hapur, intelektualisht të ndershëm dhe të gatshëm të shprehen përpara gjithë opinionit publik, duke bërë që “Zani i Naltë”, edhe pse botim me përkatësi ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’i drejtohet me trajtesat e veta krejt shoqërisë shqiptare dhe më gjerë.
Kjo revistë, jam i bindur, ashtu si në zanafillën e saj, do të shërbejë në radhë të parë për të rritur besimin e myslimanëve të sinqertë shqiptarë te feja e tyre e trashëguar tashmë prej brezash. Rritja e besimit te feja e tyre është një nga sfidat më të rëndësishme që ka përpara sigurisht Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, siç është kjo në përgjithësi një nga sfidat më të mprehta për mbarë botën e sotme myslimane. E tillë, kjo revistë nuk drejtohet kurrsesi kundër besimeve të tjera. Përkundrazi. Ashtu siç është në traditën e saj të pasur, kjo revistë vetëm do e pasurojë gjuhën e dialogut në emër të mirëkuptimit me të tjerët. “Zani i Naltë” do të vazhdojë kështu  të shërbejë për të treguar fytyrën e vërtetë të “Islamit shqiptar” si një Islam modern, si një Islam paqtues dhe integrues përkundër të gjitha përpjekjeve të islamofobëve, të cilët përpiqen verbërisht ta dezinformojnë opinionin publik, përpiqen ta diskreditojnë Islamin në përgjithësi dhe “Islamin shqiptar” në veçanti, pa marrë parasysh dëmet e mëdha që mund t’i shkaktojnë kohezionit të shoqërisë tonë.  Islamofobët, veç të këqijave të tjera, ushqejnë drejtpërdrejt terrorizmin islamik. Kjo e vërtetë nuk duhet harruar kurrë. Si të tillë, islamofobët nuk janë vetëm armiq të myslimanëve të vërtetë. Ata janë mirëfilli armiq të njerëzimit.
Duke njohur trashëgiminë editoriale të kësaj reviste gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të jetës së saj para luftës, duke njohur frymën që zotëron në Komunitetin Mysliman Shqiptar në ditët tona, duke njohur personalitetin e drejtorit të saj të sotëm, Dr. Genti Kruja dhe të shumë autorëve që shkruajnë në të, mbetem i bindur se “Zani i Naltë” do të jetë një zë i fuqishëm dhe parimor në përballjen pa kompromis kundër islamofobisë dhe kundër të gjitha fobive të tjera, të cilat i fryjnë zjarrit të urrejtjes dhe synojnë të përçajnë njerëzimin për arsye të përkatësive të ndryshme fetare, etnike apo kulturore. “Zani i Naltë” ka pasur dhe do të ketë për mision mirëkuptimin në emër të jetesës së përbashkët në harmoni.
Në thelbin e vet “Zani i Naltë” u lind 90 vjet më parë si revistë thellësisht atdhetare. Ajo ka ndihmuar haptas në rrënjosjen e dashurisë për atdheun te shqiptarët në përgjithësi, te myslimanët në veçanti, si rruga e vetme për formësimin e vetëdijes dhe të identitetit kombëtar. Është me vlerë ta kujtojmë këtë gjen të “Zani të Naltë”, sidomos në kohën që jetojmë, një kohë e keqkuptimeve të mëdha identitare, kur atdheu jo gjithmonë ka vendin që do të duhej të kishte në mendjen dhe në zemrën e njeriut. Besimi i myslimanit shqiptar te Libri i Shenjtë nuk është nxjerrje në harresë e as nënvleftësim  i shenjtërisë së atdheut. Përkundrazi, është rivlerësim i tij. Le të kujtojmë plot nderim me këtë rast amanetin e Hafiz Ali Korçës: “Zot të na rrojë atdheu e kombësija/ aqë sa të na rrojë edhe gjithçka”. Ky është mësimi i madh që vjen nga themeluesit e “Zanit të Naltë” nëntë dekada më parë për ta vazhduar si trashëgimi të patjetërsueshme ata që e bëjnë sot revistën, me qëllimin për ta shndërruar këtë tribunë para së gjithash në një burim vital të energjisë së atdhedashurisë. Pjesë jetike e dashurisë së shqiptarit për vendin e vet sot është ëndrra e tij europiane. Rilindja e “Zanit të Naltë” i ka rrënjët te brohoritma e studentëve të ngritur kundër diktaturës në dhjetor 1990: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. “Zani i Naltë” do të dijë t’i shërbejë kësaj aspirate madhështore të rinisë shqiptare.
Nisur sa nga trashëgimia e saj, aq edhe nga mendësia e atyre që përkujdesen sot për të, unë jam i bindur se kjo revistë do të shërbejë fuqimisht për të vendosur mbi një bazë edhe më të strukturuar e më intelektuale dialogun e Islamit me besimet e tjera, në emër të interesave të përbashkëta, që janë kohezioni i shoqërisë shqiptare dhe uniteti kombëtar. Në qoftë se kjo do të bëhej një revistë për të ushqyer komunitarizmin, apo edhe më keq, një revistë sektare, atëherë nuk do të kishte vlerë, madje do të bëhej e dëmshme më së pari për myslimanët e mandej për të gjithë shqiptarët. Por “Zani i Naltë” rilindi si një revistë pikërisht në këtë qëllim, për t’i shërbyer hapjes së mendimit të “Islamit shqiptar” dhe të Islamit universal sigurisht, sepse “Islami shqiptar” nuk është jashtë Islamit universal. Dialogun me të tjerët, në emër të interesave të përbashkëta për të bashkëjetuar në paqe e në harmoni, duke sqaruar si keqkuptimet ashtu edhe provokimet, e ushqen vetë Kurani. Ata që rreken të thonë që Islami shqiptar, kaq i hapur dhe mirëkuptues ndaj besimeve të tjera, është një përjashtim nga fryma e Kuranit, ose nuk e njohin Kuranin, ose nxiten nga prapamendime të mbrapshta. Islami shqiptar është plotësisht në frymën e Kuranit. Dhe këtu buron fuqia e tij.
Kjo revistë do të thellojë e pasurojë dimensionin e vet ekumenik, që do të thotë se do të thithë në faqet e veta pa komplekse përjashtuese sigurisht mendimin e njerëzve më të shquar shqiptarë të kohës dhe të traditës, por edhe të mbarë botës, që nuk janë myslimanë doemos. Pra, duke qenë një revistë ndershmërisht ekumenike, ajo do të zgjerojë pareshtur horizontin e vet si tribunë intelektuale mbarëkombëtare dhe universale, por edhe do të justifikojë më mirë përcaktimin që ka qysh në origjinën e saj si një revistë shkencore dhe kulturore. E shpalosur si një revistë thelbësisht ekumenike, ashtu siç është ekumenike vetë jeta e shqiptarit sot dhe në traditë, me informacionet, idetë dhe analizat e veta “Zani i Naltë” do të përbëjë në vazhdimësi dhe në rritje një kontribut origjinal e shumë të çmuar për kulturën shqiptare, por edhe për kulturën e njerëzimit në përgjithësi. (Botuar në gazetën Panorama, dt. 14 dhjetor 2013)


  • tweet
Dokumentari “90 vjet Zani i Naltë” shfaqet edhe në Elbasan Një vështrim sociologjik mbi problemet familjare tek të rinjtë e shkollave të Tiranës

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip
    Roli i mejtepeve në zhvillimin e...

    Jul 02, 2024 0

  • “Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe
    “Zani i Naltë” paraprijës –...

    May 07, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al