Perditësimi i fundit June 25th, 2025 9:29 AM
Apr 11, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, pas digjitalizimit të plotë të revistës “Zani i Naltë” (1923-1939), në sajë të një pune të gjatë kërkimore, ka nxjerrë nga botimi vëllimin e I-rë të kolanës “Zani i Naltë”.
Digjitalizimi i 153 numrave origjinalë të revistës “Zani i Naltë” (1923-1939) përbëhet nga një volum prej rreth 5.000 faqesh të një periudhe 16 vjeçare të botimit të revistës “Zani i Naltë” nga tetori 1923 deri në maj 1939.
Revista “Zani i Naltë” është revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar.
Gjatë 16 viteve të jetës së saj, ajo botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së postpavarësisë. E gjithë përmbajtja e revistës është një pasuri e çmueshme kulturore, është një traditë e bukur fetaro-atdhetare, është një ndihmesë e vyer në publicistikën shqiptare.
Kolana “Zani i Naltë” përbëhet prej 10 vëllimesh. Në vëllimin e I-rë, përfshihen vitet 1923, 1934 dhe 1925, numrat e të cilëve iu është ruajtur origjinaliteti, duke u botuar siç kanë qenë, qoftë nga gjuha, qoftë nga karakteri dhe fonti i shkrimit, e deri te numri i faqeve.
Libri aktualisht ndodhet në librarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, “Miqtë e Librit”.
Jun 25, 2025 0
May 26, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...