Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Nov 19, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës (16 nëntorit), shpallur nga Kombet e Bashkuara (OKB) është mbajtur në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, Konferenca për Forcimin e Tolerancës Ndërfetare, organizuar nga OSBE dhe UNESCO.
Konferenca, e cila ka zgjatur dy ditë, 17-18 nëntor 2014 dhe është zhvilluar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, ka mbledhur liderë fetarë nga vende të ndryshme të botës, si Franca, Britania, Shqipëria, Azerbajxhani, Rusia, Gjeorgjia, Polonia, etj., si përfaqësues të komuniteteve myslimane, ortodokse, katolike dhe hebreje.
Në këtë konferencë mori pjesë gjithashtu edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj dhe Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH z. Genti Kruja, të ftuar në këtë konferencë për të dhënë shembullin e modelit të bashkëjetesës, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërfetar në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij kryetari i KMSH-së z. Bruçaj ka vënë theksin mbi shembujt konkretë në Kur’an dhe Traditën Profetike në lidhje me bashkëjetesën ndërfetare, shembuj të cilët përkojnë shumë mirë edhe me pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë, duke bërë që sot vendi ynë të merret si një model i radhë në botën e sotme që po përballet me një sërë konfliktesh politike dhe ekonomike, duke intrumentalizuar fenë dhe etninë.
Në këtë konferencë krahas liderëve fetarë të komuniteteve të ndryshme kanë referuar gjithashtu edhe akademikë dhe studiues të ardhur nga universitete të ndryshme, si dhe mjaft ambasadorë të akredituar në Baku.
Ky samit është hapur me një darkë mirëseardhje me dt. 16 nëntor nga ambasadori i OSBE-së në Baku Alexis Chahtahtinsky dhe kreu i komuniteteve myslimane të Kaukazit H. Allahshykyr Pashazad, me të cilët kreu i KMSH-së ka zhvilluar edhe takime, ku krahas tyre është takuar dhe ka zhvilluar biseda edhe me personalitete të shumta të ardhur nga vende të ndryshme të Europës.
Për nder të pjesëmarrësve në konferencë ditën e hënë me dt.17 nëntor, delegacionet janë pritur në Parlamentin e Azerbajxhanit nga nënkryetarja e Parlamentit znj. Bahar Muradova, e cila ka shtruar edhe një darkë për të ftuarit në ambientet e Parlamentit.
Gjatë takimit me nënkryetaren e Parlamentit delegacioni nga KMSH i ka shprehur asaj kënaqësinë për vizitën në Baku, ndërsa zj. Muradova ka shprehur respektin e madh që kishte për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ruante mbresa të veçanta nga vizita që kishte zhvilluar më parë në Shqipëri.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....