Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Mar 06, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Islami e nderoi Gruan
Në kuadër të Javës së Gruas, Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, organizoi sot simpoziumin “Gruaja në Islam”, ku u diskutua mbi pozitën dhe vlerën që i jep islami gruas, si dhe pozicionin e gruas myslimane, femrës me shami, në shoqërinë shqiptare.
Në fjalën e hapjes, Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në Komunitetit Mysliman, znj. Fatma Karaj theksoi se çelësi për të rregulluar shoqërinë është gruaja dhe se triumfi i mbarë shoqërisë lidhet drejtpërsëdrejti me kontributin e gruas. Ajo gjithashtu theksi se shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet mbi faktin se islami e ka nderuar dhe fisnikëruar gruan.
Zonja Elsa Ballauri, Kryetarja e grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, u shpreh se gruaja nuk është minoritet por pjesë e rëndësishme e shoqërisë, një vlerë e madhe dhe protagoniste në çdo sferë të jetës. “Sa më shumë të flitet e të diskutohet për gruan, aq më shumë do të ndërgjegjësohet individi dhe shoqëria për vlerat që ajo përfaqëson me dinjitet”, theksoi znj. Ballauri.
Ndërsa Shefi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër, z. Ramadan Çipuri, nënvizoi se gratë janë gjysma më e rëndësishme e shoqërisë. “Ajetet e Kuranit dhe porositë profetike shpërfaqin dukshëm rëndësinë dhe vlerat e gruas si nënë dhe si edukatore e gjeneratave”, tha z. Çipuri. Programi vijoi dhe diskutimin e panelistëve, ku znj. Ruzhdie Qafmolla, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, foli mbi femrën myslimane në civilizimin e sotëm shoqëror; znj. Klodiana Malushaj, Studiuese në Shkencat Politike, foli mbi angazhimin publik dhe politik të gruas myslimane në Shqipëri; znj. Mejrem Lumi, Teologe, trajtoi të drejtat e gruas në Islam dhe Hz. Mejrem; z. Dorian Demetja, Drejtor i Burimeve Njerëzore në KMSH, foli rreth, nënës së besimtarëve Hz. Hatixhes; ndërsa znj. Aisa Kokiçi, Teologe, trajtoi temën Hz. Aishe, shembulli i përsosur i gruas në Islam.
Të pranishëm në aktiviteti ishin: Zonja Elsa Ballauri, Kryetarja e grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Shefi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër, z. Ramadan Çipuri, Drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Omer Çallësh si dhe dhjetëra gra besimtare.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....