Perditësimi i fundit June 25th, 2025 9:29 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Abstracts no. 39
  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

KMSH, simpozium “Ramazani dhe vlerat e tij”

Jun 17, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0


 ZK1A0509

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi sot, më 17 qershor 2015, një simpozium me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Në këtë aktivitet u trajtua rëndësia, vlerat dhe dobitë e Ramazanit për njeriun, familjen dhe shoqërinë. 

Simpoziumi nisi me këndimin e një pjese kur’anore nga Gazmend Teqja, zv/myfti i Tiranës. Në vijim, të ftuarit dhe pjesëmarrësit i përshëndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj. Në fjalën e tij z. Bruçaj e vuri theksin te rëndësia e këtij muaji të bekuar, në të cilin manifestohet përkushtimi i besimtarëve ndaj Zotit me anë të kësaj sakrifice sublime. “Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror, që zhvillon te njeriu ndjenja të tilla si: mëshirën, dhembshurinë, bamirësinë dhe sinqeritetin, por, mbi të gjitha, na afron dhe na bën më shumë falënderues e mirënjohës ndaj Zotit”, u shpreh Kryetari Bruçaj.

Në vijim, nënkryetari Ali Zaimi referoi mbi temën “Ramazani, moment reflektimi”. Z. Zaimi solli në vëmendje disa nga vlerat e shumta të Ramazanit, i cili konsiderohet si pranvera e jetës së besimtarit. “Ramazani është muaji i reflektimit, i cili ndikon fuqishëm në  rregullimin e jetës sonë sipas një sistemi të përsosur jete, sipas Islamit”, tha z. Zaimi.

Për temën “Aspekti social i Ramazanit” referoi Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. “Ramazani është muaji në të cilin manifestohet më shumë mëshira e dashuria. Ky është muaji kur të pasurit nxiten të mendojnë më shumë për të varfrit, ndërsa njerëzit në përgjithësi priren t’i forcojnë më shumë marrëdhëniet familjare, farefisnore dhe ato shoqërore”, nënvizoi z. Gurra.

“Urtësitë e Ramazanit” ishte tema e referuar nga Elvis Naçi, drejtor i Thirrjes dhe Mesazhit Islam në KMSH. “E vërteta kryesore e agjërimit në Islam, vjen si pasojë e mbikëqyrjes së Allahut ndaj agjëruesit si dhe shqetësimi dhe përkushtimi i këtij të fundit për të agjëruar vetëm për hir të Allahut”, u shpreh z. Naçi.

Një tjetër temë ishte ajo e trajtuar nga Myftiu i Durrësit, Redin Quku, i cili foli mbi aspektin socio-psikologjik të agjërimit. “Agjërimi, – u shpreh z. Quku, – duke ulur intensitetin e instinkteve dhe emocioneve shtazore e trupore, influencon në vendosjen e ekuilibrit logjikë-kompleks instinktesh dhe emocionesh, për pasojë dhe ekuilibrin psikik.”.

Moderimi i simpoziumit u bë nga Drejtor i Kulturës, Dr. Genti Kruja, i cili theksoi se, muaji i Ramazanit na fut brenda një atmosfere të përshpirtshme dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm, sidomos në këto kohë të tendosjeve psikologjike. Në fund, duke falënderuar referuesit dhe pjesëmarrësit, ai uroi një Ramazan të mbarë, agjërim të lehtë dhe sakrificë të shpërblyer për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Simpoziumi i organizuar në Hotel Tirana u mbyll me një koktej. Për pjesëmarrësit u dhurua numri i fundit i revistës “Drita Islame”.

ZK1A0421 ZK1A0466 ZK1A0480 ZK1A0488 ZK1A0528


  • tweet
Presidenti Nishani uron mbarë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Ramazanit Një botim bibliografik me vlera studimore

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Abstracts no. 39
    Abstracts no. 39

    Jun 25, 2025 0

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • Abstracts no. 39
    Abstracts no. 39

    Jun 25, 2025 0

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Abstracts no. 39
  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al