Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM
Sep 04, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap fushatën për mbledhjen e objekteve të vjetra, që kanë lidhje me Islamin, e cila do të finalizohet me hapjen e disa ekspozitave, evidentimin, inventarizimin dhe botimin e disa studimeve dhe ribotimin e veprave më me vlerë të tyre.
Për herë të parë KMSH i bën thirrje zyrtarisht të gjithëve, veçanërisht familjeve të hoxhallarëve dhe intelektualëve myslimanë që lanë trashëgim bibliotekat e tyre, të ruajtura me kujdes dhe në fshehtësi në kohën e komunizmit, si libra, revista, Kur’an, sende të ndryshme të vjetra, që kanë lidhje me fenë dhe besimin Islam, apo që tregojnë historinë e besimit në Shqipëri dhe mënyrën e jetesës së myslimanëve, sende personale të hoxhallarëve e të ngjashme me to. Kushdo që ka dëshirën e mirë për t’i dhuruar ato, është i lutur t’i sjellë pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Materialet e sjella do të arkivohen dhe do të skedohen me emrin e personit, i cili do t’i sjellë dhe më pas do të ekspozohen në ekspozita të ndryshme, që do të hapen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Ne besojmë dhe shpresojmë, se do të gjejmë mirëkuptimin tuaj, duke ditur që tradita jonë e hershme e praktikimit të Islamit në Shqipëri, ka lënë pas gjëra me vlerë historike e kombëtare.
Le ta shkruajmë historinë tonë së bashku!
Oct 09, 2025 0
Oct 06, 2025 0
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...