Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Kontributi i el-Birunit (973 – 1048) në shkencën e gjeografisë

Jun 30, 2021 Zani i Nalte Studime 0


nga Msc. Artan S. Mehmeti

El-Biruni

Abstrakt

Kontributi i El-Birunit, në fushën e gjeografisë dhe gjeologjisë, janë studimet rreth shpërthimeve gjeologjike, hulumtimet në fushën e metalurgjisë, matjet e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, si dhe metodat për përcaktimin e largësisë relative të një vendi nga një vend tjetër. Ai gjithashtu studioi dhe shpjegoi natyrën e burimeve dhe puseve artizane me metodat hidrostatike, si dhe komunikimin e këtyre puseve përmes kanaleve nëntokësore.

Nga ana praktike, El-Biruni ndërmori një nismë që nuk ishte marrë kurrë më parë. Me sistemin që kishte ndërtuar arriti të përllogarisë me një përqindje gabimi gati të papërfillshme koordinatat e hapësirës midis Gazës dhe Bagdadit, qytete të cilat ndaheshin në një distancë dhe hapësirë më shumë se 2.000 km.

El-Biruni gjithashtu kishte mjaft shkathtësi për të përpiluar harta qytetesh dhe llogariste distancat mes tyre. Këtu bëhet fjalë për qytetet që gjendeshin në Lindjen e Mesme, si dhe për nënkontinentet perëndimore indiane.

Ebu Rejhan Muhammed bin Ahmed El-Biruni, lindi në Corasmia, një rajon i lashtë, që asokohe ndodhej në veriperëndim të Persisë, nën kalifatin islam të abasidëve. Aktualisht ky rajon i takon Uzbekistanit. Zbulimet e tij ishin në fushën e gjeografisë, astronomisë, gjeologjisë, matematikës, fizikës, kimisë, filozofisë, etj.

Puna shkencore e El-Birunit është origjinale, si dhe ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e shkencës. Gjatë jetës së tij, ai shkroi 146 libra, nga të cilat 10 në topografi dhe hartografi, 9 në gjeografi, si dhe 2 në veprimtarinë minerare. Hulumtimet e tij shkencore të gërshetuar me punimet e El-Hejthem (El-Hazin), dhe të shumë shkencëtarëve të tjerë myslimanë, së bashku i hodhën themelet e shkencës moderne. Nga kjo kuptohet se në veprat e tij rëndësi të veçantë zë edhe gjeografia dhe studimet që kanë lidhje me këtë fushë.

Ndër librat më të njohur të El-Birunit janë:

  • “El-Athar’ul-Bakijjeti an’il-kurun’il-halijjeh”, trajton historinë e kohës së lashtë, duke përfshirë edhe disa hulumtime në fushën e gjeografisë;
  • “El-Kanunu El-Mes’udij”, trajton disa teori mbi trigonometrinë, gjeodezinë, kronologjinë, gjeografinë e astronominë, si lëvizjen e Diellit, Hënës dhe planeteve të tjerë, si dhe matjen e dy objekteve gjeografike me distanca të largëta. Gjithashtu, në këtë libër përfshin një përmbledhje të 23 observimeve të ekuinokseve, si dhe disa teori rreth ekuinokseve;
  • “Et-Tefhimu li Sana’at’it-tenxhim”, është një përmbledhje e studimeve të tij në matematikë dhe astronomi;
  • “Kitab ’ul-Xhamatir”, diskuton vlerën dhe përbërjen e gurëve të çmuar;
  • “Kitab’ul-Hind”, përfshin të dhëna të shumta mbi jetën, fenë, gjuhët dhe kulturën e Indisë, po ashtu edhe studime të ndryshme gjeografike;
  • “Tahdidu Nihajat’il–emakin li tas’hihi mesafet’il-mesakin”, ky libër përmban studime në lidhje me gjeodezinë, por ka të dhëna në lidhje me gjeografinë, gjeologjinë, astronominë, astrologjinë dhe historinë. Në këtë vepër, El-Biruni jep detaje mbi eklipset e ndryshme të ndodhur gjatë sundimit të perandorit Dioklecian (285 – 305);
  • “El-Xhemahiru fi ma’rifet’il-Xhevahir” përmban kryesisht studime mbi gurët e shtrenjtë (siç i quan ai), mineralet tjera dhe metalet në thellësi të tokës. Ky libër konsiderohet të ketë qenë libri më i kompletuar në kohën e tij, për sa i përket mineralogjisë. El-Biruni bëri qindra eksperimente gjatë katalogizimit të artikujve dhe shpesh këto artikuj i regjistronte me emra të gjuhëve të ndryshme, përfshirë gjuhën arabe, persiane, greke, hinduse, latine, si dhe në disa gjuhë të tjera. Në këtë libër ai katalogizoi çdo mineral sipas ngjyrës, erës, fortësisë, dendësisë dhe peshës së tij. Saktësia e matjeve të tij, sa i përket peshave të mineraleve ishin pothuajse po aq e saktë sa në kohët moderne.
  • Studimet në fushën e gjeografisë matematikore ai do ti përmbledhë në librin me titull “Tahdidu Nihajat ‘il-emakin”. Ai gjithashtu punoi kalendarin e yjeve.

Kontributi i El-Birunit, në fushën e gjeografisë dhe gjeologjisë, janë studimet rreth shpërthimeve gjeologjike, hulumtimet në fushën e metalurgjisë, matjet e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, si dhe metodat për përcaktimin e largësisë relative të një vendi nga një vend tjetër. Ai gjithashtu studioi dhe shpjegoi natyrën e burimeve dhe puseve artizane me metodat hidrostatike, si dhe komunikimin e këtyre puseve përmes kanaleve nëntokësore. El-Biruni ka qenë gjeografi i parë që e ka emërtuar lumin Angara, si dhe përshkroi popullsinë e krahinës së Baikalit që ndodhet në Siberinë Veriore. Ai gjithashtu ka dhënë informata edhe rreth Afrikës së Jugut e Mozambikut. Në aspektin praktik, El-Biruni ndërmori një nismë që nuk e kishte marrë kurrë më parë. Me sistemin që kishte ndërtuar arriti të përllogarisë me një përqindje gabimi gati të papërfillshme koordinatat e hapësirës midis Gazës dhe Bagdatit, qytete të cilat ndaheshin në një distancë dhe hapësirë më shumë se 2.000 km. Në hulumtimet e tij, El-Biruni ka shkruar se India në të kaluarën ka qenë një gji detar i lumenjve që rrjedhin nga Himalajet. Këta lumenj nga malet e kanë mbushur lumin Ind me materialë të eroduar, duke e shndërruar në tokë pjellore. Ai në librat e tij ka shkruar edhe për baticat e zbaticat e detit, duke sqaruar se ato shkaktohen nga ndikimi i forcës tërheqëse të Hënës në sipërfaqen e detit.

El-Biruni ka shkruar edhe mbi popullimin e tokës ku supozonte se ¼ e planetit është e banuar me njerëz. Ai ka thënë se ishujt e Azisë dhe Evropës janë të ndarë nga një det i madh, që është shumë i errët e shumë i dendur për navigacion, si dhe shumë i rrezikshëm për ta provuar. Me këtë ai u referohej oqeanit Atlantik dhe Paqësorit.

Skica e hartës së shpërndarjes së tokës dhe detit (e orientuar me jugun në krye)

El-Biruni gjithashtu kishte mjaft shkathtësi për të përpiluar harta qytetesh dhe llogariste distancat mes tyre. Këtu bëhet fjalë për qytetet që gjendeshin në Lindjen e Mesme, si dhe për nënkontinentet perëndimore indiane. Një hartë skicë e punuar nga ai, ilustron vetëm një hartë, dhe si e tillë ushtron ndikim të konsiderueshëm në disa gjeografë të njohur. Harta e punuar nga El-Biruni tregon një shpërndarje më ndryshe të hapësirës e që përputhet më shumë me formën e tanishme të hapësirës. Disa vende përkatëse të Azisë, duke përfshirë Kinën, kanë ngjashmëri me vendet e hartuara në hartat e Shkollës së Belhit. Sidoqoftë skica e El-Birunit me botën ka dallime të konsiderueshme. Një hapësirë e hapur oqeanike në hemisferën jugore që korrespondon me Oqeanin Indian, ai e zëvendëson me hapësirën tokësore “incognita” (terra incognita), e te hartat e shkollës së Belhit, kjo tokë ndodhet në pjesën jugore të Afrikës. Oqeani Indian për këtë arsye është i lidhur me Oqeanin Atlantik nën majën jugore të Afrikës (e cila paraqitet si një formë drejtkëndëshe, jo trekëndore).

Në artikullin e S. Frederik Starr të publikuar në Revistën “History Today”, tregohet se një dijetar mysliman në fakt e ka zbuluar Amerikën, para se Kolombi të niste rrugëtimin e tij, në vitin 1498. Sipas artikullit në fjalë, El-Biruni, ishte personi i parë i cili kishte deklaruar zyrtarisht se ekziston një masë e pazbuluar e tokës në oqean, në mes të Evropës dhe Azisë. Edhe pse El-Biruni, i cili e bëri deklaratën në fillim të shekullit të njëmbëdhjetë, asnjëherë vetë nuk kishte “hedhur sytë” mbi Amerikën e sotme, ekspertiza e tij në gjeografi dhe hartë, e çoi atë në përfundimin se bota e njohur e cila shtrihej nga brigjet perëndimore të Evropës dhe Afrikës në brigjet lindore të Azisë, llogaritet vetëm për dy të pestat e botës.

Në moshën 17 vjeçare El-Biruni bëri përllogaritjen e lartësisë mbidetare të qytetit Kath, duke u bazuar në lartësinë maksimale të dukshme të Diellit (në zenit). Në moshën 22 vjeçare publikoi studimin për projektimet hartografike. El-Biruni është njeriu i parë që ka theksuar se Toka është e rrumbullakët, duke u bazuar në ajete kur’anore si dhe në hadithe të Pejgamberit a.s. Ai gjithashtu tregoi se Toka sillet rreth boshtit të vet. Në dallim nga paraardhësit e tij, të cilët matjen e perimetrit të Tokës e bënin me anë të vrojtimit të Diellit njëkohësisht nga dy vende të ndryshme, El-Biruni zhvilloi një metodologji të re, duke përdorur llogaritjet trigonometrike bazuar në këndvështrimin mes rrafshinës dhe majës së kodrës, një mënyrë që rezultoi me vlera më të sakta për matjen e perimetrit të Tokës dhe ishte mundësia që matja të bëhej nga një person i vetëm, nga një lokalitet i vetëm.

J. O’Connor dhe Edmund F. Robertson në Mac Tutor History of Mathematics kanë shkruar: “El-Biruni kishte dhënë kontribute të rëndësishme në gjeodezi dhe gjeografi. Ai prezantoi teknika për matjen e perimetrit të Tokës dhe doli në përfundim për një vlerësim, të cilin Perëndimi nuk arriti ta bënte deri në shekullin XVI-të, ku punimet e tij përmbanin tabela me mbi 600 koordinata të vendeve të ndryshme”.

Pamja grafike e metodës së realizimit të matjes së rrezes së Tokës, e cila u realizua pa instrumente përllogaritëse në majën e një mali në Indi nga El-Biruni

Kontributi më i njohur i El-Birunit është punimi që ka të bëjë me matjen e rrezes së Tokës, e që është cilësuar si një vepër kolosale e kohës. Sipas matjeve të El-Birunit, rrezja e Tokës në ekuator është 6.339,6 km, duke e përmirësuar përllogaritjen 6.314,5 km të kryer nga Eratosteni në vitin 230 p.e.r. E veçantë e kësaj ishte mënyra e realizimit të kësaj matjeje, e cila u arrit pa instrumente përllogaritëse në majën e një mali në Indi. Vlera e matur nga ai, është 16,8 km më e vogël nga vlera e sotme 6.356,7 km, e cila është përllogaritur në Perëndim vetëm në shekullin XVI-të.

El-Biruni, zbuloi shtatë metoda të ndryshme për të gjetur drejtimin e veriut dhe jugut, gjithashtu zbuloi disa teknika matematikore në përcaktimin e fillimit të stinëve të vitit. Ai shkroi edhe për lëvizjen dhe eklipsin e Diellit. Gjatë hulumtimeve të tij, ai studioi rrotullimin e Tokës rreth boshtit të vet, si dhe bëri llogaritje të sakta mbi gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike. El-Biruni kombinoi shpesh të dhënat astronomike dhe ekuacionet matematikore, në mënyrë që të zhvillonte metodologji për përcaktimin e lokaliteteve, duke regjistruar shkallët e gjerësive dhe gjatësive gjeografike. Ai gjithashtu kishte zhvilluar një teknikë të ngjashme për matjen e lartësive të kodrave dhe thellësive të luginave, që e paraqiti në punimin e tij “Kronologjia e kombeve antike”.

El-Biruni ishte hulumtues dhe studiues i dukurive astronomike, të cilat shfaqeshin në gjithësi, veprimtari kjo në të cilën dha edhe mendime dhe konkluzione, e po ashtu ishte edhe i përpiktë dhe kujdes të veçantë u kushtonte përllogaritjeve, në mënyrë që të dhënat nga vëzhgimet që bënte, të ishin sa më të sakta. Ai ishte i pari që zhvilloi eksperimente mbi fenomenet astronomike.

El-Biruni e përshkroi Rrugën e Qumështit si fragmente të panumërta dhe të paqarta yjesh, kurse kritikoi pikëpamjet e Aristotelit për sa i përket fizikës e kozmologjisë dhe vuri në pikëpyetje gati që të gjitha aksiomat fondamentale të tij në fizikë, sidomos thëniet e tij se trupat qiellorë lëvizin vetëm në formë rrethore, kurse El-Biruni thoshte se orbitat e tyre mund të jenë edhe eliptike, çështje kjo për të cilën ofroi edhe argumente. Ai zbuloi po ashtu se graviteti ekziston në sferat qiellore dhe kishte kritikuar Aristotelin për sa i përket kësaj çështjeje, pasi El-Biruni e kishte mohuar një gjë të tillë, ndërsa gravitacionin e Tokës ai e përshkruante si tërheqja e të gjithë trupave nga qendra e saj. El-Biruni gjithashtu kishte zbuluar se distanca mes Tokës dhe Diellit është më e madhe sesa kishte thënë Ptolemeu, pasi ky kishte shpërfillur eklipset vjetore të Diellit. Sa i përket shpejtësisë së dritës ai arriti në përfundimin se shpejtësia e dritës është jashtëzakonisht më e madhe se shpejtësia e zërit.

Duke studiuar punimet e dijetarëve të vjetër grekë, si Klaudio Ptolomeut dhe Pitagorës, ai ishte nga të paktët në atë kohë i cili kishte pretenduar se bota është e rrumbullakët. Edhe mësuesi i tij, El-Fargani gjithashtu kishte pretenduar se bota është e rrumbullakët, si dhe çuditërisht kishte arritur të realizonte një matje gati të saktë të perimetrit të tokës, të cilën më vonë, Kolombi e kishte përdorur si bazë për zbulimin e tij.

Paraqitja grafike e fazave të ndryshme të Hënës nga El-Biruni

Në Horasan, El-Biruni përshkroi eklipsin diellor, i cili ka ndodhur më 8 prill 1019, si dhe eklipsin hënor, i cili ka ndodhur më 17 shtator 1019. Eklipsin diellor e vëzhgoi në Lamgan, një zonë e rrethuar me male, e ndodhur mes qyteteve të Kandaharit dhe Kabulit. Për eklipsin e Diellit, ku shkroi “në lindjen e Diellit ne pamë që përafërsisht një e treta e Diellit ishte zënë dhe eklipsi po bëhej më i dobët”. El-Biruni gjithashtu e pa eklipsin hënor në Gazna.

El-Biruni kontribuoi edhe me zbulimin e disa instrumenteve astronomike, shkroi traktatin e parë mbi planisferën, ose hartën e parë yjore, dhe prezantoi përdorimin e koordinatave drejtkëndore për të përcaktuar lokalitetet në hapësirën tredimensionale. Po ashtu shkroi edhe për astrolabin ortografik dhe ishte në gjendje të përcaktonte drejtimin e Kiblës nga çdo vend në botë. Kishte punuar, po ashtu, një traktat mbi këndmatësin dhe zbuloi hodometrin e parë, një mekanizëm ky që ka shërbyer për matjen dhe tregimin e distancës që ka kaluar një mjet i caktuar. Përshkrimi i parë i “gypit vrojtues” po ashtu është gjetur në punimet e tij. Edhe pse gypat e hershëm vrojtues nuk kishin thjerrëza (lente), ato i kishin mundësuar vrojtuesit të përqendrohej në një pjesë të qiellit, duke eliminuar dritën dhe interferencat e tjera që gjendeshin në natyrë. Këta gypa më vonë janë adaptuar në Evropë dhe ndikuan në zhvillimin e mëvonshëm të teleskopit.

 

Burimet

  • Besart Shala, Ebu Rejhan el Biruni, DITURIA ISLAME, nr. 227, Prishtinë 2009,
  • Eduart Caka, SHKENCËTARI I MADH MYSLIMAN I SHEKULLIT XI, EL-BIRUNI, Univers nr. 17, Tiranë 2016,
  • Dr W. Hazmy C.H. Dr Zainurashid Z. Dr Hussaini R., BIOGRAPHY Muslim Scholars and Scientists, Published by: Islamic Medical Association of Malaysia N. Sembilan, (https://docs.google.com/file/d/0B-e6qHPbxSdNd1oxMUVCVG82a0E/edit),
  • Muhammad Adil Afridi, CONTRIBUTION OF MUSLIM SCIENTISTS TO THE WORLD: AN OVERVIEW OF SOME SELECTED FIELDS,
  • (http://irep.iium.edu.my/8415/1/Contribution_of_Muslim_Scholars_to_the_world.pdf),
  • The Illustrated History Of Turkish Cartography, THE OLDEST MAP IN HISTORY (https://www.hgk.msb.gov.tr/english/images/kurumsal/history_of_turkish_cartography.pdf),
  • Muslim Scientist & Their Contribution, Muslim Scientist & Their Contribution, (http://www.csspoint.yolasite.com/resources/Muslim%20Scientist%20%26%20Their%20Contribution.pdf),
  • C. Sparavigna – The Science of al-Biruni – Dec 2013 1 The Science of al-Biruni Amelia Carolina Sparavigna Department of Applied Science and Technology, Politecnico di Torino, Italy, (https://arxiv.org/ftp/arxiv/papers/1312/1312.7288.pdf),
  • Al-Biruni: A Great Muslim Scientist, Philosopher and Historian (973 – 1050 Ad) Riaz Ahmad, (http://pu.edu.pk/images/journal/studies/PDF-FILES/Artical%20-%2010.pdf),
  • Dr.Muhammed Mahmud Es-Sefjad, Ndikimi i Islamit në gjeografi
  • (http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1498),
  • https://www.qdl.qa/en/al-b%C4%ABr%C5%ABn%C4%AB-high-point-development-islamic-astronomy,
  • http://www.uzbekembassy.ir/great.aspx,
  • http://telegrafi.com/dijetari-mysliman-e-zbuloi-ameriken-500-vite-para-kristofor-kolombos,
  • https://en.wikipedia.org/wiki/Al-Biruni,
  • http://www.renaissanceastrology.com/albiruni.html,
  • http://www-history.mcs.st-and.ac.uk/Biographies/Al-Biruni.html,
  • http://cartographic-images.net/Cartographic_Images/214.3_al-Biruni.html,

http://www.lchr.org/a/49/as/dijetare/biruni.html


  • el Biruni
  • tweet
Kontributet e myslimanëve të hershëm, dhe sfidat te psikologët myslimanë Abstraktet e nr. 32 (185) janar-qershor 2021

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip
    Roli i mejtepeve në zhvillimin e...

    Jul 02, 2024 0

  • “Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe
    “Zani i Naltë” paraprijës –...

    May 07, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al