Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Kontributi i klerikëve shqiptarë për shkollën, gjuhën dhe shkrimin shqip

Jun 02, 2014 Zani i Nalte Gjuhë-letërsi 0


nga Xhemal Balla 

Klerikët islam shqiptarë, krahas rilindësve të tjerë pa dallim feje e krahine, kanë dhënë një kontribut të fuqishëm në të gjithë rrugën e popullit shqiptar drejt lirisë e pavarësisë. Ata qëndruan pranë popullit në të gjitha vështirësitë që kalonte ai. Kur qe nevoja rrokën edhe armët në luftërat shekullore ndaj pushtuesit sllav dhe padrejtësive të pashallarëve, apo u vunë edhe në krye të shtetit të ri shqiptar, duke drejtuar lidhjen shqiptare të Prizrenit, kuvendin kombëtar të Qeverisë së Vlorës, senatin e shtetit të ri shqiptar dalë nga Qeveria e Lushnjës etj., por njëkohësisht ishin edhe pranë popullit në fushë të edukimit e të arsimimit të brezave të rinj.

Klerikët dhanë një kontribut të shquar në lëvrimin e gjuhës shqipe përmes disa fushave:

  1. Përmes bibliotekave të ngritura në institucionet arsimore apo në familjet e veta.
  2. Përmes mësimit në shkollat e hapura në shumicën e lagjeve të qyteteve e të fshatrave.
  3. Përmes botimit të librave në shërbim të shkollave, mes tyre të abetareve dhe gramatikave për mësimin e gjuhës shqipe.

Personalitetet e kulturës sonë islame edhe në këtë fushë të vështirë dhanë ndihmesën e tyre të shquar, nga të cilët theksojmë: Hasan Vogli, Hafiz Ali Ulqinaku, Hafiz Ali Korca, Hafiz Ibrahim Dalliu  e deri tek më të rinjtë si: Imam Vehbi Ismaili, Haxhi Vehbi Gavoçi etj.

Në veçanti do të ndalem për mësuesin tim Hafiz Ibrahim Dalliu.

 

Kontributi i H. I. Dalliut në historinë e kulturës e të shkencës islame

SAMSUNGAi ka hyrë në historinë e kulturës shqiptarë me të gjitha tiparet e një rilindësi, si një njeri i penës e i pushkës, si një figurë e shumanshme dhe si një personalitet i shquar. Për vite me radhë ai u përfshi drejtpërdrejt në lëvizjen kombëtare të popullit tonë për liri e pavarësi, drejtësi shoqërore e për nevojat e kësaj lëvizjeje ai përdori poezitë e tij si dhe përkthimet e tij në gjuhën shqipe.

H. Dalliu i përket plejadës së nderuar të figurave të shquara të kulturës fetare tek shqiptarët. Krijimtaria e tij letrare e fetare ka hyrë në thesin e kulturës shqiptare në përgjithësi e në atë të kulturës fetare në veçanti.

Ibrahim Dalliu lindi në Tiranë më 1872. Ai vjen nga një familje fetare e hafizësh, duke filluar nga i ati, Mustafa Dalliu, i cili vetë ishte hafiz i Kur’anit, deri tek djemtë e tij: Hysniu (haxhi, hafiz), Aliu (haxhi, hafiz), dhe vetë Ibrahimi u bë hafiz. Ky si mbaroi shkollën e mesme në Tiranë, i ati e dërgoi në Stamboll për studime të larta tek vëllai i tij, Hysniu (haxhi hafiz).          Këtu ai mori njohuri të thella teologjike, por njëkohësisht u brumos me idetë e rilindësve tanë, u bë i vendosur për të luftuar për përparim shoqëror e demokratik të vendit.

Kur kthehet në Shqipëri personaliteti i H. Dalliut merr vlera të mëdha për faktin se kulturën fetare e vuri në shërbim të njerëzve të tij. Ai kishte dëshirë të madhe për të qenë i dobishëm për njerëzit e atdheun.

Qysh herët u bë i njohur si hoxhë dhe mësues me një përgatitje të gjithanshme. Megjithëse hoxhë, ai u bë mësuesi i parë i shkollës së vajzave në Tiranë që u hap më 1902, ndërsa veprimtarinë e tij fetare nuk e ndan asnjëherë nga ajo kombëtare, për të mos lejuar që përçarja fetare të kthehej në përçarje politiko-fetare. Ai përçoi me kujdes parimet e Islamit tek njerëzit, me qëllim që t’i ushqej shpirtin besimtarëve mysliman me cilësitë më të larta morale  njerëzore, për të sjellë paqe e vëllazëri në mes tyre.

Si teolog i shkallës së lartë ishte njëkohësisht dhe atdhetar i flaktë me shpirt e me mendje, që punoi për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, për të mbrojtur pavarësinë e vendit ndaj pushtuesit që krijuan ndasinë fetare e deri brenda islamit me sekte që përfaqëson ai. H. Dalliu shkruan: “Ndashti jame tue pa se ka hy nji mace e zezë ndër ne”. Hafizi ishte tolerant dhe i respektonte fetë e tjera. Për këtë sjell argumente nga Kurani, ku shprehet: “Hallbuqi në Kuran përmenden me emrin e lavdueshëm”Ehliqitab” të zotët e librit (ungjillit)”. Pastaj shprehej: “Na shqiptarët prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllezën gjaku, vllezën gjuhe dhe vllezën vatani”.

H. Dalliu bëri një jetë aktive shkencore, sociale e në radhë të parë fetare. Atje ku ishin ngjarjet e mëdha të vendit nuk ishte e mundur të mos ishte prezent H. Dalliu.

Ai bashkëpunoi edhe me deputetët e Perandorisë Osmane, Hasan Prishtinën dhe me figura të jetës kulturore si Ismail Ndroqi, Hasan vogli, Myslim Llagami, Musa Muçi, Ibrahim Hasnaj etj. Hafizi u bë i afërt edhe me personalitete të njohura ndërkombëtare në fushën e gjuhës shqipe si Nobert Jokli.

H. Dalliu si njohës i gjuhëve orientale i arabishtes dhe turqishtes dhe si fetar i devotshëm shquhet si përkthyes i talentuar i literaturës fetare në gjuhën shqipe. Nëpërmjet tyre ai kapërcen didaktikën fetare që kishte traditë të fortë në Shqipëri, hapi udhën e shqiptarizimit duke futur elementë të gjuhës shqipe. Si hoxhë dhe patriot ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit më 1908, në atë të Elbasanit më 1909 deri në Kongresin e Lushnjës më 1920.

Për shkak të veprimtarisë së tij bëhet objekt ndjekjesh, intrigash dhe burgimesh. Armiqtë e çështjes kombëtare e ndoqën hap pas hapi duke e ngarkuar me lloj lloj akuzash, për ta armiqësuar me popullin e për ta demaskuar para tyre. Ata dolën me parullën se H. Dalliu po lufton Zotin e po nxjerr debate me fenë e Muhamedit.

Xhonturqit me idetë e tyre nacionaliste të shekullit përhapën fjalën se shqipja të bën kaur,  bën të marri  për grua vëllai të motrën, të bën të shembësh teqe e xhamia, të bën të lësh Kur’anin, argjinesën etj. Madje dy tregtarë në këtë kohë shkruajnë letër në prefekturë kundër hafizit duke e akuzuar se Hafizi ishte duke u mësuar vajzave shqip kundër dëshirës së përgjithshme. Ai është thirrur të heqë dorë nga shqipja, por s’ka pranuar. Atëherë myftiu i Tiranës nxjerr një fetva ku thuhet: “Të mos ligjërohet kërkush me shqiptarët se ata i mëson shejtani”. Ndërsa H. Dalliu kudo në kontaktet me njerëzit predikonte konceptin e drejtë të fesë islame, që duhet të kishte çdo besimtar por gjithmonë në gjuhën shqipe. Kulmi arriti në shtator 1910 kur u gjend përpara torturave më të egra për artikullin në formën e një letre të hapur në gazetën “Bashkimi i kombit” ku dënoheshin xhonturqit. Ndërmjet të tjerash ai shkruan: “Injoranca nuk zhduket me top, topi zhduk njerëzit”.

Për këto mendime ai u arrestua, e kur e morën i thanë: “Në mos heqsh dorë prej shqipes, ne do të të therim”. Ai është përgjigjur: “A kujtoni se do ta shuani Shqipërinë me therjen time? Jo. Ta dini se prej çdo pike të gjakut tim mbin një shqiptarë si kepurdhë, prandaj të më vrisni një orë e më parë”. Pastaj dy oficer turq i kanë kontrolluar shtëpinë, të udhëhequr nga një shqiptar dhe i kanë gjetur librin e botuar prej tij. Ata e kanë pyetur: “Ç’janë këto libra kaurrce?”.  Ai ka thënë: “Janë ilmilahet, të gjithë shqip”. Ata i thanë: “Qysh shkruhen ilmilahet me shkronja latine bre qafir hoxha? A e shihni hoxhën kaurr? Është torturue e rrahun në sy të njerëzve, por nuk është dorzuar.” Një oficer i thotë: “Në çengel e ke punën, në çengel”. Hafizi i përgjigjet: “Nuk shuhet bota se varet një hafiz, rroftë atdheu”. Kjo i kushtoi daljen para gjyqit dhe u dënua me 10 vjet burg të rëndë në fortesën e Rodit dhe pastaj e kanë çuar në Jedi Kule të Selanikut bashkë me Jusuf Elezin, Mahmud Fortuzin, Beqir Lugën dhe Mustafa Marën. Në burg pas torturash të shumta, ai i është drejtuar Zotit duke iu lutur: “Asnjëherë s’kam lanë pa fal xhumanë e sot s’do mundem me e falë. Ti e di o Perëni që unë s’kam pas ndonjë qëllim të lig në zemër, veç se kam dasht të mirën e këtij populli, por njerëzit e ligj më bënë në këtë farë halli. Jepi pra ndëshkimin e tyre pa vonesë”. Është liruar me ndërhyrjen e patriotëve shqiptarë dhe kur është kthyer në shtëpi e kanë pyetur. Ai ka thënë: “S’ka pendë në botë që ta përshkruaj, sepse nuk ishte pa e ndigjue kurrë ajo farë barazimi”. Ndërsa djali i vëllait të tij, Adnan Dalliu, tregon se Hafizit i kanë shkulur dhëmbët nga torturat, e kanë poshtëruar duke e veshur me rrobe grash, si dimitë etj.

Pas kësaj mbeti i papunë, askush nuk e pranonte si imam të falesh pas tij, nuk e thirrnin në dasma as në farefisni, nuk e përshëndetnin me selam etj., etj., e megjithatë ai nuk u tërhoq nga aktiviteti fetar i tij në gjuhën shqipe.

Hafiz Ibrahim Dalliu i përket brezit të dijetarëve islam shqiptarë, që përfaqëson me dinjitet, si periudhën e rilindjes sonë kombëtare, por ashtu edhe të pavarësisë, duke qëndruar në ballë të shumë aktiviteteve, për mëkëmbjen e arsimit dhe për vënien e një rendi të mirëfilltë demokratik në Shqipëri.

Për këtë arsye figura e H. I. Dalliut vlerësohet e nderohet, kurse veprimtaria e tij studiohet. Fushat e dijes ku u përshi kontributi i tij janë të shumta. Dëshmi e autoritetit të H. I. Dalliut si teolog është dashuria për njerëzit, zemërgjerësia, thjeshtësia dhe durimi, cilësi këto që e bënë atë të gatshëm të flijonte veten e tij për të mirë të atdheut. Këto janë parime të rëndësishme të fesë islame dhe me ta ai pasuronte vazhdimisht jetën e tij shpirtërore, duke ushqyer shpirtin e tij dhe të tjerëve me libra fetare në gjuhën shqipe.

H. I. Dalliu si teolog i thelluar në shkencat e teologjisë dhe njohës i mirë i diturisë së fesë islame, konsiderohet se është autor i 15 veprave të vlefshme fetare, disa nga të cilat përkthime nga arabishtja e turqishtja, ndërsa shumica janë origjinale. Nga veprat më me rëndësi konsiderohen:

  1. “Udha Muhamedane” përkthyer nga arabishtja. Është një libër me vlerë të madhe për kulturën dhe shkencën islame, që ndikoi në përsosjen morale fetare të besimtarëve myslimanë. Për të ruajtur traditën islame në Shqipëri, këtë libër e ribotoi “Instituti Shqiptar i Mendimit e Qytetërimit Islam”.
  2. Texhvidi i përkthyer prej H. I. Dalliut më 1921 në Tiranë,  ku për kuptimin e texhvidit thotë: “Me këndue bukur Kuranin, tue i nxjerrë shkronjat e atij nëpër vende të veta dhe tue i dhanë çdo shkronje tingullin e vetishëm e atë që vjen pastaj”. Ky texhvid është përdorur nëpër mejtepe e xhamia. Këtu Dalliu përdor tema të reja fetare të kësaj shkence  me një gjuhë të standardizuar të kohës së tij.
  3. “Besimet e myslimanve” është vepër origjinale e tij, e cila trajton një tematikë shumë të rëndësishme, si nga përmbajtja, ashtu edhe nga nevoja që kishin besimtarët myslimanë shqiptarë.
  4. “Ilmihali” trajton çështje të besimit islam në vargje, ku autori në fillim falënderon Zotin (xh.sh.) dhe atributet e tij. Me vargje që shpjegojnë domethënien dhe rëndësinë e Ilmihalit, shihet një specifikë e veçantë e ndikimit të rrethanave kulturore fetare të kohës ku jetoi autori.
  5. “Mevludi”(e lemja e të madhit profet dhe jeta e tij), botuar në vitin 1924 me 238 faqe. Ai e fillon veprën me shënimin: “Këtë vepër ia kushtoj Resulullahit, si miza përdhese që i dhuroi të madhit Sulejman një fletë karkaleci dhe ai ia pranoi”. Kjo është një vepër e rëndësishme për kulturën myslimane shqiptare, për shkak të të dhënave dhe stilit të rrjedhshëm e shumë prekës për shpirtin e lexuesve.
  6. “Dhantia Ramazanit” botuar më 1935, zë një vend të rëndësishëm, për shkak të tematikës së trajtuar, e cila ka të bëjë me një kulturë filozofike fetare dhe si një nga pesë shtyllat e islamit.
  7. “Mësimet teorike dhe praktike të moralit islam”, përkthyer e botuar më 1935, ku bëhet fjalë për moralin, ndërgjegjen, ekzistencën e një ligji moral në islam, burim i të drejtave, detyrave familjare-shoqërore, të drejtat reciproke të besimtarëve myslimanë etj. Këtu H. I. Dalliu përdor një terminologji të veçantë që është më e afërt me myslimanët shqiptarë, me shënime që qartësojnë çështje të ndryshme, duke përdorur edhe terma filozofikë të vetë autorit.
  8. “Ç’është islamizmi?”, vepër origjinale e ribotuar nga qendra islamike amerikane më1929, me titull “Besimi Islam” përmban mësime e ehlisynet velxhemait.
  9. “Ajka e kuptimeve të Kurani Qerimit” apo siç quhet tefsiri i Dalliut u botua më 1929, është përkthim i komentuar i Kur’anit në gjuhën shqipe dhe është i pari i këtij lloji në hapësirën shqiptare. Bashkëkohësi i tij Imam Vehbi Ismaili thotë se ky tefsir është origjinal i Dalliut. Në kopertinë shkruhet: “Ky botim u lexua, u shqyrtua dhe u pëlqye prej këshillit të lartë të Sheriatit. Këtë e merr përsipër Komuniteti Mysliman Shqiptarë”.

Kjo vepër si nga përkthimi i Kuranit ashtu edhe nga komenti i tij, paraqet një ndërmarrje të rëndësishme në kulturën e tefsirit dhe dëshmon intelektin e lartë të H. I. Dalliut, i cili zë një vend shumë të privilegjuar në mesin e komentatorëve të Ballkanit e më gjerë. H. I. Dalliu duke përkthyer Kur’anin në gjuhën shqipe thekson se barazia e gjuhëve përpara Zotit është e barabartë, ashtu siç thuhet në suren “Rrum”, ajeti 22: “llojshmëria e gjuhëve tuaja” ose në suren “Ibrahim” ku thuhet: “Ne nuk kemi dërguar asnjë profet që ai për tua shpjeguar, të  mos ketë folur në gjuhën e popullit të vet”. Për besimtarët shqiptarë H. Dalliu ia bëri më të afërt e më të kuptueshme fjalën e Zotit në Kur’an.

Botoi dhe vepra të tjera si: “Degët e imanit”, “Libri i së falmes” etj., etj., nëpër të cilat spikati mendimi i tij për çështjen e fjalës njerëzore e sidomos në atë të problemit fetar.

Veprat e tij në masë të madhe paraqesin përpjekjet për kritikë të jetës, për kërkesa e vendime bashkëkohore dhe për metodën e studimit të problemit fetar të cilat shkaktuan mendime të ndryshme në mësimin e teologjisë.

Teologu i shquar Imam Vehbi Ismaili, i shpërngulur në Amerikë shkruan se Dalliu ka shkruar apo përkthyer afro 10000 faqe me përmbajtje fetare që do të thotë më shumë se çdo shqiptar tjetër mysliman. Ndërsa Ibrahim Hasnaj thotë se H. Dalliu mund të konsiderohet si njëri nga punëtorët shkencorë dhe teologët më të njohur shqiptarë të asaj kohe, jo vetëm për nga shkrimet e shumta, por edhe nga aktiviteti i tij i palodhshëm në botime. Ai vetë përkthente, vetë korrektonte tekstin arabisht si dhe atë shqip, me një drejtshkrim të saktë të asaj kohe. Botuesit e veprave të Hafizit patën meritë të veçantë në radhitjen e materialeve botuese, duke shprehur një dashuri të thellë për autorin, për të nxjerrë në dritë ato thesare të kulturës islame. Vetë Hafizi ka shpenzuar për botimet e i ka shpërndarë falas derë më derë duke ushqyer besimtarët myslimanë me literaturë fetare në gjuhën shqipe. Shumë shkrime kanë mbetur pa botuar ose në rastin më të keq janë zhdukur qëllimisht.

H. Dalliu ishte orator i zoti. Fjala e tij karakterizohesh nga pasioni i thellë për tu futur në botën e brendshme të secilit. Si hoxhë për kohën ishte përparimtar aktiv që bashkoi fjalën me veprën, besimtar i denjë që thërriste për bashkim, për veprim, optimizëm në jetë duke u mbështetur tek Zoti. Ai u mbështet fort në binomin Fe-Atdhe, siç e ka cilësuar në botimin e vet Imam Vehbi Ismaili, themelues i qendrës Islamike të shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë. H. Dalliu u bë simbol i qëndresës për mbrojtjen e lirisë së atdheut, simbol i luftës kundër prapambetjes e paditurisë, si teolog u bë njeriu që u njoh si pikë referimi për të gjithë ata të cilëve u rrihte zemra për çështje islame larg fanatizmit të kohës. Ai nuk u pajtua dhe me idetë komuniste. Në kohën kur ishte mësues teologjie në Medresenë e Tiranës, në vitin 1948 ai burgoset.

U burgos, u persekutua e ç’nuk përjetoi ky kolos i mendimit të lirë që kërkoi dritën – i dhanë errësirën, që kërkoi besë – i dhanë tradhtinë, që kërkoi bukën – i dhanë urinë, që kërkoi nderin – i dhanë poshtërimin.

Në këtë mënyrë H. Dalliu mbetet në historinë e kulturës dhe shkencës islame, një luftëtar konsekuent, një mendimtar i guximshëm, një teolog i shquar dhe një demokrat i zjarrtë. Veprimtaria dhe krijimtaria e Dalliut u la në harresë gjatë regjimit komunist. Figura e tij u vlerësua e u ngrit lart kur erdhi në pushtet demokracia, për të cilën ai punoi shumë. Vepra e Dalliut është një shembull frymëzimi jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë brezin e ri, për formimin e tyre me traditat e shquara të kombit shqiptar. Ai është simbol i qëndresës së pamposhtur, i atdhetarit të zjarrtë, i pastërtisë morale, që kurdoherë me besimin e patundur tek Zoti, mbrojti interesat e vendit të tij.


  • tweet
Përdorimi i emrave myslimanë në Shqipëri: krahasim në tre periudha historike Komunikimi përmes objekteve të kultit Islam II

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • Një ngjarje “e rastësishme”
    Një ngjarje “e rastësishme”

    Nov 03, 2020 0

  • Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër
    Ferit Mustafa Vokopola përmes një...

    Oct 26, 2020 0

  • Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
    Historiku i revistave si historishkrim...

    Jul 10, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al