Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

“Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

Apr 01, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0


Gentiana Skuranga Prof. As. Dr. Gentiana Skura

Botimi që sot kemi nderin të promovojmë “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” është një pasqyrim i plotë për ndihmesën e dijetarëve e klerit mysliman për kombin shqiptar e shqiptarinë. Ky botim mbështetet në kumtesat e konferencës shkencore me të njëjtin titull të një viti më parë.

Në kuadër të 100 vjetorit të Shqipërisë përpos shumë aktiviteteve të organizuara nga subjekte politike dhe jo vetëm, brenda dhe jashtë vendit, një kontribut të veçantë dhanë dhe komunitetet fetare me organizimin e evenimenteve dhe konferencave, kontribut ky, i cili nxori në pah përpjekjet madhore të myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve në shtetformimin shqiptar e po ashtu në vazhdimësi për zhvillimin shoqëror.

Është pikërisht kontributi i klerikëve fetarë, që neve nuk njohim përgjatë historisë tonë, konflikte të bazuara në besimet fetare. Pa asnjë dallim, klerikët myslimanë, ortodoksë dhe katolikë janë përpjekur në të gjitha mënyrat vetëm për një shoqëri me parime patriotike, për një shoqëri bashkëkohore, për forcimin e ndërgjegjes kombëtare, dashurisë për gjuhën dhe traditat shqiptare, dashurisë për atdheun e dashurisë për njëri-tjetrin, janë përpjekur për krenarinë tonë kombëtare.

Më në veçanti kjo vepër bën ekzaminimin e përpjekjeve madhore të klerit dhe dijetarëve myslimanë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krijimi i shtetit shqiptar me firmëtarin Hafiz Ismet Dibrën, Luftёrat ballkanike, periudhës së mbretit Zog, si dhe qëndrimi ndaj bolshevizmit. Janë theksuar në detaje shumë interesante historike përpjekjet dhe kontributi i dijetarëve në formimin e shtetit shqiptar, ngritjen e vetëdijes kombëtare, albanologjisë, kontributit të zhvillimit të shoqërisë shqiptare brenda dhe jashtë kufijve, si dhe ruajtjes së gurit tonë të çmuar – bashkekzistencës dhe harmonisë ndërfetare.

I bazuar në kumtesat e 28 studiuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi të mbajtura në konferencën e shtatorit të vitit të kaluar, vepra në fjalë sjell panoramë të plotë të këtij kontributi jo vetëm në aspektin historik, por edhe në ndihmesën për zhvillimin e shkencës shqiptare, filozofisë, arsimit, për të mos lënë më pas patriotizmin dhe kontributin në politikë. E ndarë në 7 seksione/kapituj kjo vepër paraqet rolin e dijetarëve fetarë në Lëvizjen Kombëtare, mbrojtjes së trojeve shqiptare, rolit të tyre në çështjet kombëtare, rolit dhe kontributit në gjuhën shqipe, kontributit për bashkekzistencën dhe harmoninë fetare, si një vlerë unike, vlerë për të cilën neve krenohemi në çdo rast përpara perëndimorëve dhe jo vetëm. Është pikërisht kontributi i klerikëve, që edhe sot e kësaj dite ne shqiptarët ushqejmë respekt për “tjetrin” çfarëdo qoftë, sepse në çdo rast klerikët myslimanë do të theksonin se “Kristiani e myslimani janë vëllezër të pandarë”[1], sepse për dijetarët myslimanë, binomi Fe-Atdhe ishte i pandashëm.Kopertina e librit te 100 vjetorit-01 - Copy

Vepra “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes kombëtare” ka një vlerë ende më të rëndësishme, pasi mund të konsiderohet si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë dijetarët dhe klerikët myslimanë, për punën e palodhshme për Shqipërinë e tyre dhe tonën bashkë. Është një përpjekje për vënien në vend të këtyre figurave tashmë historike, të harruara, të nëpërkëmbura nga sistemi monist.

Po ashtu kjo vepër është një ndihmesë e madhe për studiuesit dhe studentët. Vlen të përmendet së fundmi interesi ndaj studimeve me tematikë fetare, apo dhe studimet për dialogun ndërfetar.

Përveç botimeve të mëparshme të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe komuniteteve të tjera në vend, kjo vepër është fundamenti për sa i përket kontributit të dijetarëve dhe klerit mysliman përgjatë shekullit XX; themel për vazhdimësinë e mëtejshme në të ardhmen.

Edhe njëherë shpreh konsideratat e mia, dhe shpresoj që botime të tilla të kenë vazhdimësi.

Ne shqiptarët krenohemi për mirëkuptimin dhe harmoninë ndërfetare dhe ndjehemi mirë në çdo vend qofshim.

Do ishte me shumë interes që botime të tilla të shoqëroheshin edhe në gjuhën angleze. Kjo, për faktin se duam të jemi shembull para botës jo vetëm me kumtesa nëpër organizime e takime shkencore apo politike, por t`i tregojmë asaj se vlera e çmuar e harmonisë ndërfetare shqiptare e ka themelin pikërisht te puna dinjitoze, mundi dhe përpjekjet historike të klerikëve të shquar, t`i tregojmë botës, që e sotmja e ka zanafillën shekuj më parë, e duhet të jemi mirënjohës, por edhe krenarë sepse atëherë kur popuj të tjerë konfliktoheshin e ndiznin luftërat në baza fetare, përkundrazi ishte roli ekzistencial i dijetarëve dhe klerikëve fetarë shqiptarë, kontributi i tyre që flisnin dhe nxisnin përpos besimit fetar dashurinë për atdheun dhe harmoninë mes shqiptarëve.*


[1] Haxhi Vehbi Dibra, Kuvendi i Vlorës, 28 nëntor 1912.

* Kumtesë mbajtur në promovimin e librit të konferencës së 100 vjetorit organizuar nga tre bashkësitë islame shqiptare “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”.


  • tweet
Dy fjalë për një botimi të veçantë shkencor Komunikimi përmes objekteve të kultit islam

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al