Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Jan 03, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, gjatë mesit të dhjetorit 2017 gjendej në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi, në kuadër të konferencës tre ditore të organizuar nga Forumi për Konsolidimin e Paqes në Shoqëritë Myslimane, me temë: “Paqja Globale dhe Frika nga Islami – Luftimi i Ekstremizmit”, me ftesë të posaçme nga kryetari i forumit, dijetarit Abdullah bin Bejah.
Në këtë konferencë, e cila u zhvillua nën kujdesin e ministrit të jashtëm të EBA, z. Abdullah bin Zayed Al Nihjan, merrnin pjesë më shumë se 500 dijetarë, personalitete, udhëheqës fetarë dhe politik, studiues dhe akademikë nga besime të ndryshme fetare nga e gjithë bota për të diskutuar një temë mjaft aktuale, siç është ajo e Islamit dhe e paqes nëpër botë.
Kryetari i KMSH-së, ka marrë pjesë aktivisht në këtë konferencë, duke diskutuar nëpër panele të ndryshme debatesh, ku ndër të tjera ka theksuar në prani të të gjithëve, se bashkëjetesa ndërkulturore dhe ndërfetare është një faktor shumë i rëndësishëm në arritjen e paqes mbarë botërore.
Gjithashtu, z. Bruçaj, ka zhvilluar takime me personalitetet më të larta dhe dijetarë pjesëmarrës në këtë konferencë, duke i njohur ata me mbarëvajtjen e fesë islame në Shqipëri, si dhe me institucionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe me veprimtaritë e tij, takime në të cilat kryetari Bruçaj ka marrë përgëzimet dhe urimet më të përzemërta nga udhëheqës fetarë botërorë për angazhimin e tij në shërbim të Islamit dhe të myslimanëve në vend dhe në rajon.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....