Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

May 26, 2025 Zani i Nalte Recensë 0


Recensë mbi librin “Bardhësitë e atdheut” me autor z. Afrim Mustafa

Nga: Prof. Dr. Mehmet Halimi

Abstrakt
Ky shkrim trajton vlerat dhe rëndësinë e librit “Bardhësitë e atdheut” të autorit Afrim Mustafa, një vepër monumentale që përfaqëson një testament historik dhe kulturor të kombit shqiptar. Përmes një analize të thelluar, autori ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të luftërave çlirimtare dhe sakrificave të tri ushtrive shqiptare: UÇK-së së Kosovës, UÇK-së së Maqedonisë dhe UÇPMB-së. Libri shfaqet si një kryevepër historike e bazuar në fakte, rrëfime dhe dokumente të sakta, duke i përjetësuar ngjarjet dhe figurat heroike që kontribuuan në çlirimin dhe bashkimin kombëtar.
Shkrimi vlerëson gjithashtu stilin e pasur dhe gjuhën e pastër të autorit, që ndërthur saktësinë historike me artin e rrëfimit, duke e shndërruar librin në një pasuri të paçmueshme për historiografinë shqiptare. Përmes kësaj vepre, Afrim Mustafa na kujton se liria dhe uniteti kombëtar kërkojnë jo vetëm guxim, por edhe përkushtim intelektual e kulturor. “Bardhësitë e atdheut” mbetet një burim frymëzimi dhe një dëshmi e pavdekshme e historisë dhe sakrificave shqiptare, e cila do të vazhdojë të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.
Fjalët kyçe: historia kombëtare, Afrim Mustafa, luftërat çlirimtare, uniteti kombëtar, historiografia shqiptare.

“Shkruaj se kur ke talentin dhe s’e përdorë është krim.”
(Lazgush Poradeci)

Autori Afrim Mustafa na ka sjellë një vepër intelektuale e piramidale të bazuar në të thëna e të dhëna, në rrëfime e përjetime reale, në argumente e fakte konkrete historike…
Me rastin e përurimit të veprës serioze e dinjitoze, emblematike e enciklopedike para shtatë vjetësh, më 5 maj 2015, në Fakultetin e Studimeve Islame, duke iu drejtuar pjesëmarrësve të pranishëm të këtij përurimi madhështor, unë pata shkruar: “Prania juaj e madhështon, e solemnizon dhe e kuptimson këtë tubim, duke e kurorëzuar një vepër kapitale dhe enciklopedike-historike të autorit – AFRIM MUSTAFA, i cili falë dëshirës së madhe dhe vullnetit të flaktë, duke investuar shumë mund, djersë e punë, duke kaluar shumë net pa gjumë, punoi vijimisht e intensivisht dhe arriti t’i tejkalojë të gjitha pengesat drejt synimit e qëllimit të caktuar, në realizimin e kësaj vepre madhore të historisë sonë kombëtare. “Fjala ime përshëndetëse u mirëprit me kureshtje të madhe e interesim të veçantë, gjë që e dëshmon edhe publikimi i saj në disa revista e gazeta. Sepse “Profeti më i mirë është ai që e profetizon të mirën” (Euripidi). (kjo është më mirë të hiqet) E, tani edhe pas shtatë vjetësh, me rastin e ribotimit të kësaj vepre të autorit në fjalë, ruaj të njëjtin respekt e ngrohtësi njerëzore, si ndaj autorit, po ashtu edhe ndaj veprës së tij, i cili shpreh e kultivon në këtë vepër simbolikën e bashkimit kombëtar, si ide, porosi e program të Rilindjes Kombëtare, të artikuluar e të kurorëzuar në Lidhjen Kombëtare Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), të cilin kur e pyetëm përse këtë vepër madhore kaq vëllimore nuk e keni ndarë në tri vëllime? Ai u përgjigj: – tri ushtritë çlirimtare, UÇK-ja e Kosovës, UÇK-ja e Maqedonisë dhe UÇPBM-ja e Preshevës, Bujanocit dhe e Medvegjës, kishin një ide, një synim e një qëllim të përbashkët – çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, ashtu, siç e kishte edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fryma e së cilës, kurrë nuk u zbeh, as nuk u shua, që nga shekulli XIX e deri më sot, dhe se ajo nuk do të shuhet, derisa ideja e synimi dhe qëllimi programatik e politik i Lidhjes së Prizrenit të realizohet tërësisht. Kjo ide frymon e vibron, tejpërtej indit thelbësor në veprën integrale të autorit Afrim Mustafa, vepër kjo që përfaqëson një vlerë kapitale, emblematike dhe enciklopedike, e shkruar me një gjuhë të pastër e stil të rrjedhshëm e të latuar lapidar. “Gjëja kryesore është, të shkruash sa më tepër. Lapsi është krijuesi dhe mësuesi më i mirë dhe më i mrekullueshëm i të shprehurit” (Ciceroni) dhe se “Lapsi është gjuha e mendjes” (Servantesi). Ndërsa, shkrimtari ynë i shquar, Lazgush Poradeci këshillon: “Shkruaj, se kur ke talentin dhe s’e përdorë, është krim”. Madje, sipas këshillave dhe mësimeve të biblës kuranore (Kuranit), ngjyra apo lapsi, me të cilën shkruan shkencëtari, ose shkrimtari është e barabartë me gjakun që derdh dëshmori në fushëbetejë kundër armikut, për çlirimin e popullit e atdheut të vet.
Format dhe mënyrat e luftës për çlirim kombëtar janë të shumta dhe të ndryshme, por ne mund të dallojmë e të veçojmë tri mënyrat më të shquara, më thelbësore, më të rëndësishme e më përmbajtësore, e këto janë: Lufta dhe rezistenca me dituri, me pasuri dhe me trimëri, me jetë me gjënë më të shenjtë e më të shtrenjtë të njeriut, që sakrifikon dhe flijon jetën e vet në luftën konkrete me armë në dorë, ballë përballë me armikun, bie dëshmor, bëhet kurban dhe themel i lirisë së popullit dhe atdheut të vet, vdekja e të cilit nuk duhet vajtuar. Sepse, ai ka fituar krenarinë e lavdinë, pavdekshmërinë dhe përjetësinë historike. Mirëpo, lufta nuk bëhet pa armë e pa pasuri, pa dituri e pa diplomaci dhe pa strategji, madje, këta janë faktorë bazë, që i paraprijnë , e zhvillojnë dhe udhëzojnë luftën konkrete në fushëbetejë. Faik Konica, një intelektual i ditur e i ngritur, me nam e famë, një poliglot e diplomat i spikatur, shkrimtar e atdhetar i dalluar dhe i shquar, për t’u arsyetuar para popullit, me përvujtni e modesti, me përulësi e sinqeritet njerëzor tha: “Unë nuk jam njeri i luftës. Palla (shpata) ime është pena. Me këtë, përpiqem t’i ndihmoj atdheut.” ..… Edhe, në fillim shekullin XXI, eprorët ushtarakë të KFOR-it, kur i shkuan Mehmet Gjevorit, autorit të abetares shqipe e flakakadanit të arsimit kombëtar, e gjetën duke shkruar me laps në dorë në tavolinën e tij të punës, i trokitën në dritare dhe e pyetën:
– A ke armë?
– Po kam – iu përgjigj Mehmet Gjevori.
– Ku i ke armët? –Ja ku i kam, -ngriti lapsin. Lapsi është arma ime, me të cilën, tërë jetën i kam ndihmuar popullit tim. Ata qeshën dhe shkuan. Ndaj, edhe autori i kësaj vepre madhore, i cili falë dëshirës së tij të madhe dhe vullnetit të flakët, diturisë së tij, prirjes dhe talentit për të shkruar, mjeshtër i fjalës dhe i pendës, duke investuar shumë energji, mund e punë, duke punuar gjatë kohë, arriti t’i mposhtë, t’i mbizotërojë e t’i tejkalojë të gjitha ngecjet e pengesat, drejt qëllimit e realizimit dhe kurorëzimit të kësaj vepre intelektuale e piramidale të bazuar në të thëna e të dhëna, në rrëfime e përjetime reale, në argumente e fakte konkrete historike.
Mbështetur në faktografi historike, shkencore e publicistike, autori Afrim Mustafa me saktësi e përpikëri, me mjeshtri e dashuri, me seriozitet e dinjitet, si një kronikan i rryer e i vyer, që syrit të tij, nuk i shpëtoi asgjë, ai i përshkroi të gjitha ngjarjet e ndodhitë, të gjitha betejat e ushtarëve dhe eprorëve ushtarakë të të tri ushtrive çlirimtare, duke ndjekur çdo betejë, në çdo hap e në çdo vend, i bëri ngjarje e beteja të përjetshme, ushtarë e eprorë luftarakë e historikë, që do të zënë vend të çmuar dhe të merituar në historiografinë tonë të lavdishme mbarëkombëtare shqiptare. Në këtë mënyrë, autori, mbështetur në themelet e betejave të të tri ushtrive tona çlirimtare, sajoi dhe ndërtoi një vepër të përkryer lapidare me vlera piramidale të historiografisë sonë kombëtare. Tash e tutje, kjo vepër do të shërbejë si një vepër bazë, që do t’ua lehtësojë punën kërkimore dhe shkencore historianëve tanë, që do të marrin mundimin e guximin, vullnetin e durimin dhe synimin, të merren me ndriçimin dhe studimin e betejave të të tri ushtrive tona çlirimtare në fjalë. Ndaj, kjo vepër nuk mund të anashkalohet, por ajo do të shërbejë si pasurim e argument dokumentimi dhe citimi e dëshmi e betejave të zhvilluara.
Me këtë vepër, autori duke qenë edhe vetë një vlerë, ai krijoi një vepër me vlerë jo vetëm publicistiko-shkencore e historike, por edhe me vlerë artistike, sepse edhe historia është art…
Duke pasur parasysh faktin se ngjarjet e ndodhitë, betejat e luftërat, nëse nuk shkruhen, ato nuk ruhen, por shlyhen në arkivin gojor e mendor. Sepse, kujtesa për to, mund të pësojë ndryshime e variantizime, ose zbehet e zhduket, krejtësisht. “Kujtesa është gjah, kurse shkrimi është kurth” (fj.u). Ashtu siç e zë kurthi gjahun e nuk e lëshon të ikë dot, po ashtu, edhe shkrimi e zë kujtesën dhe e përjetëson. Me këtë vepër madhore publicistiko-shkencore të historisë sonë kombëtare, autori i nderuar, Afrim Mustafa e ka pasuruar literaturën për historinë tonë kombëtare, duke përjetësuar shumë beteja e përleshje kundër armikut të egër e barbar serbo-sllav dhe i ka vënë në bazamentin faktiko-historik, shumë viktima e shumë dëshmorë e heronj, gjaku i të cilëve na solli lirinë, i ka bërë të pavdekshëm, sepse liria fitohet, ajo nuk dhurohet. Ajo është e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë. Ndaj, me ndërgjegjësinë e përgjegjësinë më të lartë njerëzore e kombëtare, duhet ta çmojmë e ta gëzojmë, duhet ta ruajmë e ta vlerësojmë, siç i ka hije një populli liridashës e paqedashës. “Ne duhet të përpiqemi vijimisht e intensivisht, që ta ndërtojmë e lulëzojmë atdheun tonë, që të jemi të denjë e krenarë, që jetojmë në të, e nëse është nevoja, edhe të vdesim për të ” (Harri Fulc).

Populli ynë, qytetarët tanë, ashtu siç mburremi e krenohemi me luftëtarët, dëshmorët e heronjtë tanë, po ashtu, mburremi e krenohemi edhe me njerëzit e dijes e të pendës, të artit, të kulturës e të teknikës, që kanë shkruar dhe afirmuar vlerat historike dhe artistike, të kombit dhe të atdheut tonë. Sepse, shkolla shqipe, shkronjat e alfabetit shqip janë të lara e të shkruara me gjak. “Më vrisni, por lejoni, që gjaku im të shërbejë për ngjyrë, që t’i shkruani shkronjat e alfabetit shqip” (Petro Nino Luarasi). Autori, me punën e vet të lodhshme e të mundimshme, por të ngulmët, të vullnetshme e të ndërgjegjshme publicistiko-shkencore, fillimisht, krijoi idenë (bëri skicimin skeletor), e hartoi planin e realizimit dhe të jetësimit të saj, i dha shije e kuptim, vlerë e qëllim kësaj vepre të dobishme e shumë të rëndësishme, për të gjithë pjesëtarët e hisedarët e kombit shqiptar, kudo që gjenden ata, në rruzullin tokësor, sepse të gjithë kontribuuan në fitoren e lirisë.
AFRIM MUSTAFA ka bërë një punë serioze, shkencore dhe dinjitoze, humane e njerëzore dhe vepra e tij monumentale, mund të konsiderohet kryepërmendore e përmendoreve.
Pra, me këtë vepër, autori, duke qenë edhe vetë një vlerë, ai krijoi një vepër me vlerë, jo vetëm publicistiko-shkencore e historike, por edhe me vlerë artistike, sepse edhe historia është art. Ndaj, në këtë rast e çast, mund të themi me plot gojën se, autori AFRIM MUSTAFA ka bërë një punë të mirë serioze, shkencore dhe dinjitoze humane e njerëzore, me hartimin e kësaj vepre monumentale, që mund të konsiderohet kryepërmendore e përmendoreve. Ndaj, e përshëndesim sinqerisht, e përgëzojmë dhe e urojmë përzemërsisht për këtë vepër madhore, që përfaqëson një përmendore dokumentare me vlerë të lartë enciklopedike të historiografisë sonë kombëtare edhe me rastin e ribotimit e ndërplotësimit dhe pasurimit me vlera të shtuara faktografiko-historike.
Duke i uruar shëndet e vullnet, nxitje e cytje, dashuri e përsosmëri, nga autori presim për të na dhuruar edhe vepra të tjera me cilësi edhe më të lartë shkencore, me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër e të qartë të gjuhës sonë të ëmbël e të artë amtare!
Prishtinë, 24 qershor 2022


  • tweet
Abstracts no. 39 Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • Veprimtaria botuese e teologut boshnjak Enes Kariq e përkthyer në gjuhën shqipe
    Veprimtaria botuese e teologut boshnjak...

    Oct 19, 2023 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al