Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Jun 24, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Tre bashkësitë islame shqiptare, respektivisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për botimin e një Ilmihali të përbashkët (Udhërrëfyesi në Dijet Themelore Islame).
Në ceremoninë e nënshkrimit që u realizua më 20 qershor 2014, të treja palët shprehën kënaqësinë për këtë hap bashkëpunimi mes institucioneve respektive në fusha me interes të përbashkët.
Ky do të jetë edhe hapi i parë për unifikimin e literaturës islame në gjuhën shqipe.
Në ditët në vijim secila bashkësi do të caktojë anëtarët e grupit të punës, të cilët të gjithë së bashku do të punojnë për hartimin sa më parë të këtij teksti bazë, botim i përbashkët i tre bashkësive islame.
Bashkëpunimi do të shtrihet më tej edhe në projekte të tjera të përbashkëta për të unifikuar kështu përfundimisht literaturën dhe terminologjinë islame në gjuhën shqipe.
Kjo marrëveshje ka për qëllim që të fuqizojë bashkëpunimin në fushën e botimeve, për t’u shtrirë në të ardhmen edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë dhe në dobi të myslimanëve shqiptarë kudo ku ndodhen.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....