Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Mar 12, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0
Me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Medresesë së Tiranës, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi një aktivitet përkujtues mbi kontributin e kësaj shkolle ndër vite.
Drejtori i Medresesë, z. Omer Çallësh, në fjalën e hapjes u shpreh se arsimimi më tepër se një profesion për mësuesin është një mision i shenjtë dhe një përgjegjësi e vështirë.
“Për ne sot është nder që kemi këtë trashëgimi, por është edhe një përgjegjësi e madhe për ta mbajtur këtë emër në nivelet e duhura, në përputhje me nevojat e kohës. Sot, jo vetëm Medreseja e Tiranës, por edhe të gjitha medresetë në këtë vend, janë burim krenarie për arsimin shqiptar dhe një vlerë e shtuar në mozaikun arsimor të këtij vendi”, tha z. Çallësh.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, shprehu mirënjohjen e veçantë për themeluesit dhe drejtuesit e Medresesë së Tiranës ndër vite, të cilët së bashku me arritjet e tyre individuale dhe kontributin shoqëror, u bënë gurë themeli për ruajtjen e traditave islame në vendin tonë.
“Shkolla është një laborator jete, është vendi i mësimit, i edukimit dhe i skalitjes së virtyteve dhe cilësive më të mira, të nevojshme për jetën. Mbi këtë filozofi e me këtë vizion u hap Medreseja e Tiranës para gati një shekulli, që bashkë me sfidat dhe vështirësitë që e kanë shoqëruar, formoi një traditë të bukur e na la në dorë një amanet të çmuar. Shtatë medresetë në qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe Universiteti Bedër, janë shembulli më i mirë, që tregon rëndësinë që Komuniteti Mysliman i jep arsimit dhe edukimit të brezave të rinj, të frymëzuar nga fjala e parë e Zotit në Kur’an “LEXO”, tha ndër të tjera kryetari i Komunitetit Mysliman z. Bruçaj.
Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh: “Jam këtu, si pasrendës i autoritetit republikan që u kujdes të firmoste aktin e lindjes të një institucioni fetar por edhe edukativ, ku mësuan dhe performuan dijen e tyre personalitete si Hafiz Ali Korça, Hoxhë Kadri Prishtina, Haxhi Ali Derhemi, Hafiz Ali Podgorica, Ferit Vokopola firmëtar i deklaratës së Pavarësisë, Sheh Ibrahim Karbunara, Vexhi Buharaja, njohës i rrallë i osmanishtes, për të mos harruar Haxhi Hafiz Sabri Koçin, rimëkëmbësin e Komunitetit Mysliman pas rënies së diktaturës komuniste.
Aktualiteti dëshmon në të kundërt se si emergjencë, për të gjithë, besimtarë dhe jo besimtarë, shfaqet sot e gjithë ditën më fortë se asnjëherë tjetër nevoja e shpëtimit të civilizimit, e shpëtimit të kulturës, e shpëtimi të qytetarisë. E pa asnjë dyshim, brenda kësaj nevoje për shpëtim, feja është ithtar i pazëvendësueshëm.
Çka duhet arritur është një qytetar i lirë, i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm. Domosdoshmërisht një qytetar i mirë, me pasion i orientuar drejt dijes, urtësisë dhe përgjegjshmërisë, “ashik” i Krijuesit pse jo, por edhe më fort i kulturës dhe i respektit për civilizimet.
Ky mision, që e tashmja e ngatërruar ja vë barrë mbarë Islamit të ndriçuar dhe myslimanëve të ndritur e të ditur, është edhe më tepër misioni historik dhe lavdia e përveçme për të cilën kjo medrese dhe medresetë e tjera të Shqipërisë duhet të aspirojnë me përdëllim dhe me zjarrin e zemrës. Dhe për këto aspirata meritojnë respektin e përulur, jo vetëm të këtij komuniteti, por të gjithë bashkësisë shqiptare, pa dallime fetare, bashkësisë së besimtarëve apo të jobesimtarëve”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.
Të pranishëm në aktivitetin e organizuar në Tirana International Hotel merrnin pjesë figura të rëndësishme të jetës politike, akademike, arsimore, trupit diplomatik dhe jetës fetare e kulturore në vend.
Në aktivitet u shfaq një dokumentar mbi historikun e medresesë si dhe u shpërnda një album me foto historike të medresesë, që nga themelimi deri në ditët tona.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....