Perditësimi i fundit February 26th, 2026 12:14 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

Feb 26, 2026 Zani i Nalte Kurani dhe shkenca, Mjekësi, Shkenca dhe besimi 0


Nga Hasan Domi

Ky shkrim ofron një vështrim analitik dhe reflektues mbi qelizën si njësinë bazë të jetës, duke harmonizuar zbulimet më të fundit të teknologjisë shkencore me vërtetimet e hershme të shpalljes kuranore. Teksti nis me referimin e një imazhi të fundit mikroskopik të realizuar nga shkencëtarët italianë, i cili konsiderohet si pamja më e detajuar e qelizës njerëzore deri më sot, për të argumentuar se shkenca moderne po zbulon sot atë që në Kuran është cilësuar si “argument në veten tuaj” (Surja 51:21).

Përmes një narrative që gërsheton biologjinë me mirënjohjen, autori nderon figurat e shquara të pedagogjisë shqiptare, si Robert Papajani dhe Aleko Xoxe, të cilët hodhën themelet e njohjes shkencore mbi botën misterioze të qelizës në auditoret shqiptare. Shkrimi detajon kompleksitetin mahnitës të sistemeve organike, me fokus të veçantë te truri dhe zemra, ku kjo e fundit nuk trajtohet thjesht si pompë mekanike, por si një qendër kognitive që përputhet me konceptin kuranor të “zemrës që arsyeton”.

Një aspekt kyç i punimit është edhe analiza e ripërtëritjes qelizore dhe aftësia e ADN-së për të ruajtur informacionin, fenomen që autori e lidh me dëshminë eskatologjike të gjymtyrëve në Ditën e Gjykimit. Ky shkrim përfundon me mesazhin se përsosmëria e ndërtimit njerëzor është dëshmia më e qartë e projektimit hyjnor, duke ftuar lexuesin drejt një reflektimi të thellë mbi dijen dhe ekzistencën.

Fjalët kyçe: Qeliza, Shkencë, Kuran, Ripërtëritja Qelizore, Neuroshkenca, Argumenti Hyjnor, ADN.

 

Shkencëtarët italianë kanë publikuar një foto të qelizës si njësia bazë e ndërtimit të organizmave të gjallë. Në të thuhet: “Kjo nuk është art digjital, është pamja më e detajuar e marrë ndonjëherë e një qelize njerëzore, e krijuar duke përdorur rrezet X, rezonancën magnetike bërthamore dhe mikroskopin e ftohtë elektronik. Shkenca nuk është duke imagjinuar atë që po zbulon.”

Në Kuran thuhet: “Edhe në veten tuaj (ka argumente). A nuk mund t’i shihni”? (Surja 51:21). Si dhe: “Ne do t’ua bëjmë të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre që t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtete. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?” (Surja 41:53)                                                                                                                                                                                  

 Teknologjia e kohëve të fundit na mundëson fotografimin e lindjes së një qelize, ashtu si edhe lindjen e një galaktike. Nga fotografia e mësipërme dallojmë një qelizë, lindja e së cilës zgjat vetëm pak minuta, ose edhe më pak, dhe ngjason me fotografinë e lindjes së një galaktike, ndonëse kjo e fundit zgjat miliona vjet. Lind pyetja: kush i ka krijuar këto në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën trajtë? Kurani e thotë tekstualisht: “Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe Ai është Ruajtësi dhe Rregulluesi i të gjitha punëve”. (Surja 39:62)   Në periudha të ndryshme kohore, që nga koha e Profetit Muhamed (s.a.s.) e deri sot, ka pasur dhe ka njerëz skeptikë dhe kundërshtarë, të cilët, meqenëse nuk i kuptojnë thëniet e Kuranit, nuk duan t’i pranojnë. Por ato vërtetohen hapa pas hapi, madje duke zbuluar sekrete në vetë trupin e tyre.

Njeriu është një “konglomerat” biologjik i përbërë prej rreth 30-37 trilionë qelizash, ku secila ka një funksion të përcaktuar, bashkëvepron me të tjerat, merr dhe jep informacion dhe, në unison me njëra-tjetrën, formojnë indet, organet dhe sistemet e organizmit tonë. Ky organizëm, që nga momentet e para të formimit në trupin e nënës e deri në pleqëri, mbetet qenia më e bukur dhe më e përsosur përsa i përket ndërtimit dhe funksionit.

Bashkime të panumërta qelizash formojnë trupin tonë: zemrën dhe enët e gjakut; gjakun si një lëndë e mrekullueshme që lëviz pandërprerë; mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes; kockat dhe skeletin; muskujt që mundësojnë lëvizjen; si dhe sistemin e riprodhimit që mundëson vazhdimësinë e gjeneratave. Lëkura mbështjell dhe ruan organizmin tonë, ndërsa grupe të mëdha qelizash harmonizojnë veprimtarinë e tyre në perfeksion.

 Kur njeriu analizon qelizën nervore, ajo është një mrekulli më vete. Sistemi nervor është më i ndërlikuari dhe më i përsosuri. Truri i njeriut, me mbi 86 miliardë qeliza (neurone), është një strukturë më komplekse se çdo kompjuter i ndërtuar ndonjëherë. Pamja mikroskopike e qelizës nervore tregon se lidhjet (dendritet dhe aksonet) janë të lidhura saktësisht me funksionin e tyre: përcjelljen e informacionit.

Ky është një ndërtim i saktë dhe i ndërlikuar. Ai merr, përpunon dhe kthen miliarda informacione në sekondë si imazhe, mendime, zëra, aroma, kujtime të ndryshme të periudhave të ndryshme kohore, të gjitha këto në mënyrë precize e të sinkronizuar, në mënyrë të pandërprere për vite me radhë. Impulset nervore që dalin dhe hyjnë në qelizat e trurit qarkullojnë me një shpejtësi rreth 273.5 km në orë. A nuk është për t’u çuditur që një pjesëz e trurit në madhësinë e një kokrrize rëre përmban 100.000 neurone, të cilat formojnë mes tyre rreth 1 miliard sinapse (kontakte). Informacionet mes neuroneve të trurit qarkullojnë me një shpejtësi që arrin deri në 250m në orë. I mahnitshëm është fakti se ritmi i shumimit neuroneve në zhvillimin embrional në tru arrin deri në 250.000 në minutë. Natyrshëm lind pyetja? Kush ja dha qelizës formën e saj dhe e udhëzoi atë të funksionoj siç duhet, të gjitha qelizat të lidhura me njëra tjetrën dhe që kryejnë funksionet pa asnjë të metë a gabim?  Nëse ka një kuptim më domethënës fjala “përsosmëri” kjo gjendet tek ndërtimi dhe funksioni i trupit tonë e pikërisht tek qeliza kjo mrekulli e veçantë. Përsëri Kurani e shpjegon: “Është Ai (Allahu), i Cili i dha formën dhe natyrën e saj, pastaj e udhëzoi”. (Surja 20:50)                                                                                                                                                          

Para disa ditësh, miku im Shefqet Meko, që jeton në Minesota të Amerikës, publikoi në Facebook e më pas në gazetën Panorama artikullin: “Ora e Biologjisë – Një himn i munguar për pedagogun Robert Papajani. Të mësosh ‘qelizën’ si domethënia e vërtetë e jetës”.  Shkruesi është një ndër penat më të mira të letërsisë shqipe, ku me librat e tij, sidomos romanin “Rënia”, ka marrë pjesë në panaire ndërkombëtare të librit duke lartësuar vendin tonë. Ajo çfarë ai trajton për qelizën si njësia bazë e organizmit tonë, shpjeguar nga pedagogu ynë i paharruar, i papërsëritshmi dhe brilanti Robert Papajani—serioz, orator i rrallë dhe piktor pasionant i qelizës—sipas mendimit tim, do të mbetet nga shkrimet më mbresëlënëse.

Shefqet Meko harmonizon artistikisht të dhënat shkencore, duke zgjuar kujtesën e disa brezave që kanë kaluar në ato auditore. Ndër të tjera ai shkruan: “Ne e dëgjonim pedagogun Robert Papajani në orën e biologjisë që ‘griste’ me dijet e veta injorancën tonë dhe na fuste në një botë të padukshme dhe misterioze të qelizës, nga bërthama tek membrana dhe ‘ushtarët’ brenda ku çdo element kishte ‘misionin e vet’… Ajo ora e qelizës më ka mbetur si dritë e brendshme. Ti je një ‘koleksion’ qelizash. Edhe unë po ashtu. Edhe çdo gjë e gjallë.”

Të gjitha dijet e profesorit tonë të nderuar i përkisnin njohurive që shkenca kishte zbuluar deri në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Imagjinoni se si fotografia e shfaqur nga shkencëtarët italianë ditët e sotme do të kishte “gllabëruar” gjithë vëmendjen dhe përqendrimin e profesor Papajanit.

Në vitin 1976, pasi anija Apollo u ngjit në Hënë, një tjetër mendje e ndritur në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, prof. Aleko Xoxe, mbështetur në njohuritë enciklopedike, shkroi një artikull në revistën “Shkenca dhe Jeta”: “Hëna kjo e njohur, qeliza kjo e panjohur”. Me këtë, prof. Leko, siç e thërrisnim, shpjegonte ato pak njohuri që shkenca kishte zbuluar deri atëherë për qelizën magjike.

Nga të dhënat shkencore, qeliza përkufizohet si njësia më e vogël e jetës që mund të kryejë të gjitha funksionet jetësore: metabolizmin, rritjen, shumimin dhe përgjigjen ndaj stimujve. Qelizat janë dy llojesh: ato pa bërthamë (prokariote), që konsiderohen të thjeshta si bakteret, dhe ato eukariote, të cilat kanë bërthamë, organe të specializuara dhe membranë.

Përbërësit e qelizës si membrana qelizore, citoskeleti, bërthama ku ndodhet ADN-ja, mitokondria (që konsiderohet si “fabrika e energjisë”), ribozomet që sintetizojnë proteinat, retikulumi endoplazmatik dhe aparati i Golxhit që shpërndan proteinat dhe lipidet, formojnë një “univers” më vete. Të futesh në qelizë është sikur të hysh në një fabrikë disa hektarësh, me ndarje dhe nënndarje, ku pa njohuritë bazë është e pamundur të orientohesh.

Shkenca, hap pas hapi dhe në mënyrë të pandërprerë, ka hedhur dritë mbi strukturën ndërtimore të qelizës dhe funksionet e pjesëve të saj. Por, për sa i përket funksionit biologjik, jemi ende larg të kuptuarit se si lind vetëdija, si ndodh që nga një masë qelizash lind ndërgjegjja, ndjenja, mendimi dhe ndërgjegjësimi për Zotin. Shkencëtarë si Roger Penrose dhe Carl Zimmer pranojnë se truri nuk është thjesht një “makinë”, por përmban dimensione të panjohura të realitetit.

Kështu flasin mjekët, biologët për funksionet e zemrës si organ jetësor i organizmit e cila thith, dhe shpërndan gjakun në gjithë organizmin, proces ky i domosdoshëm për të jetuar. Një studim amerikan na thotë që edhe një gëzim i vogël reflektohet pozitivisht në sigurinë e zemrës dhe në qëndrueshmërinë e funksioneve të sajë. Po kështu studiuesit thonë se ne mund t’a shpëtojmë veten tonë nga rreziku i sëmundjeve të zemrës po të jemi optimist, po të bëjmë pak pushim, po të mendojmë pozitivisht dhe të zëvendësojmë mendimet negative me ato pozitive. Nga kjo dalim në konkluzionin që qelizat e zemrës, këtij organi jetësor kanë edhe funksione të tjera që akoma nuk i njohim. Kështu përveçse një pompë për gjakun, shkencëtaret flasin për një tru që ekziston në zemër, i cili përbëhet prej 40.000 neuronesh. Kjo do të thotë se ajo që ne e quajmë “mendje”, është në qendrën e zemrës. Zemra drejtohet nga truri për të kryer funksionet e sajë. Kështu zemra e njeriut mendon, kupton dhe arsyeton. Nga çfarë trajtuam shkojmë natyrshëm në kompleksitetin ndërtimor dhe funksional të qelizës e cila ka ardhur duke na shpalosur madhështinë e saj në periudha të ndryshme. Teknologjia e ditëve të sotme hedh dritë mbi thëniet e Kuranit. Kurani zemrën e trajton edhe me funksion tjetër: “Nuk janë sytë që verbojnë, por zemrat në gjokset e tyre”. (Surja Haxh, 46). Kurani është për të gjithë, pasi gjuha me të cilën u drejtohet njerëzve është e thjeshtë dhe e kuptueshme por disa ajete që janë të qarta e disa ajete tjera ende të pakuptueshme. Kjo varet nga koha kur jetojmë, dituria e gjithsecilit, formimi shkollor e intelektual. Pikërisht lidhur me këtë ajeti 43 i Sures 29 thotë: “Këto janë shembuj për njerëzit, por ato i kuptojnë vetëm ata që kanë dije”.

Lidhur me njohuritë tona të kufizuara po ju sjell në kujtesë lexuesve edhe një thënie të Papa Gjon Palit II nga një bisedë me Bill Klintonin se: “shohim nëpërmjet një xhami të errët” dhe “dimë pjesërisht”.                                                                                                                                    

Një mrekulli në vetvete është ripërtëritja e organizmit tonë falë qelizave:

  • Trupi ynë rindërtohet pothuajse plotësisht brenda 365 ditëve.
  • ADN-ja rinovohet brenda dy muajve.
  • Gjaku çdo 4 muaj.
  • Mëlçia çdo 6 javë.
  • Stomaku çdo 5 ditë.
  • Kockat çdo 3 muaj. Shkencërisht, 98% e trupit tonë rindërtohet brenda një viti.

Informacionet e të dhënave që cilat ndodhen në AND-në e qelizave bakteriale janë bërë të mundura të ruhen në laboratorë. E kështu një teknikë e tillë po u mundëson shkencëtarëve të shkruajnë informacionet e qelizave të njerëzve. Allahu e bëri qelizën e trupit të aftë për ta ruajtur informacionin për mijëra viteve. Dhe ja përse pjesët tona të trupit (për hir të këtij informacioni të ruajtur) do të dëshmojnë në Ditën e Gjykimit. Edhe kjo thuhet në Kuranin e Madhërueshëm në suren e mëposhtme: “Atë Ditë, kur gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për veprimet e tyre.” (Surja 24: 24). Të gjitha këto falë njësisë bazë të jetës, të mrekullueshëm, magjikes qelizë!

           


  • Hasan Domi, Pamje mahnitese e qelizes, Qeliza shkenca dhe Kurani
  • tweet
Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • El-Kurtubiu – Mufessir i njohur andaluzian
    El-Kurtubiu – Mufessir i njohur...

    Feb 12, 2024 0

  • Komentimi i sures Fatiha nga dijetarët shqiptarë H. Vehbi Dibra – H. Ibrahim Dalliu – H. Ali Korça
    Komentimi i sures Fatiha nga dijetarët...

    Oct 19, 2023 0

  • Përballimi i dhimbjeve kronike dhe atyre shpirtërore, parë në këndvështrimin e shkencës dhe fesë
    Përballimi i dhimbjeve kronike dhe...

    Jul 26, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin...

Jan 15, 2026 0

Kjo konferencë u organizua në ambientet e “Tirana International Hotel”, me rastin e botimit të kolanës “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, botim ky i cili vjen si bashkëpunim...
Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun...

May 21, 2025 0

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

    Feb 26, 2026 0

  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
    Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor...

    Feb 09, 2026 0

  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
    Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij...

    Jan 15, 2026 0

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

Më të lexuarat

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

    Feb 26, 2026 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
[Not a valid template]
Copyright 2013 Zaninalte.al