Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM
Nov 21, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0

Departamenti i Shkencave Islame në KU Bedër organizoi sot panelin me titull: “Profeti Muhamed a.s, mëshirë për botët”, i cili u moderua nga pedagogu i këtij departamenti Z. Veton Tulla.
Të ftuar në këtë panel ishin nënkryetari i KMSH z. Bujar Spahiu si dhe Dr. Xhemal Saferti, pedagog në Departamentin e Shkencave Islame, të cilët mbajtën kumtesat e tyre rreth lindjes, mëshirës, mirësisë, favoreve që Allahu ju ka bërë besimtarëve me anë të dërgimit të Profetit Muhamed (a.s) ndërmjet tyre.

Nënkryetari i KMSH në fjalën e tij u shpreh: Ai (a.s) ishte flamur i faljes, mëshirës e dhembshurisë. Ndërsa Dr. Saferti do të shprehej: Ai ishte shembull për këdo që e ndjek dhe e do Atë. Sjellja dhe jeta e Tij (s.a.s) ishte shembulli më i përsosur për gjithë njerëzimin. Bazuar në këtë çdokush që e do dhe e ndjek Muhammed Mustafanë, duhet të jetë shembull ideal për shoqërinë ku ai jeton.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi në fjalën e tij bazuar në përshkrimin e bukur që Kurani Famëlartë i bën Atij (a.s) bëri një përmbledhje të jetës së Krenarisë së Njerëzimit Muhamedit (a.s).

Në dalje u shpërndanë disa hadithe për pjesëmarrësit në këtë panel.






Oct 09, 2025 0
Oct 06, 2025 0
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...