Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
May 10, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Klubi “Mesazhi i jetës” dhe Shtëpia Botuese “Thesari” në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame, ditën e mërkurë me dt. 9 maj 2018, organizuan aktivitetin e promovimit të librit më të ri me autor studentin e këtij departamenti Kushtrim Reshiti, në ambientet e bibliotekës së Kolegjit Universitar Bedër.
Në aktivitet ishin të pranishëm Prof. Asoc. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, Prof. Miftar Ajdini, mësues i Gjuhës Arabe në medresenë e Prizrenit, poeti Ibrahim Skenderi, kryetar i grupit letrar “Luigj Gurakuqi”, drejtori i Sh.B. “Thesari” z. Demir Reshiti, familjarë të autorit, si dhe pedagogë dhe studentë të Departamentit të Shkencave Islame, Bedër.
Dr. Genti Kruja në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi studentin Kushtrim Reshiti për punimin e tij, duke uruar që kjo vepër të jetë një shtysë edhe për studentët e tjerë për të kontribuar në përcjelljen e Islamit në trevat shqiptare në linjën e të parëve tanë.
Më pas Prof. Miftar Ajdini foli rreth misionit fisnik të Profetit Muhammed (a.s.), ku dhe përgëzoi studentin për punën dhe përpjekjen e tij në realizimin e kësaj vepre. Poeti Ibrahim Skenderi foli për aktivitetin e Sh.B. “Thesari” dhe grupit letrar “Luigj Gurakuqi” në promovimin e krijimtarive letrare veçanërisht të të rinjve dhe për mbështetjen që Sh.B. “Thesari” ka dhënë dhe vazhdon të japë në botimin e veprave të ndryshme.
Prof. Asoc. Rahim Ombashi përgëzoi studentin, duke i uruar sukses në rrugëtimin e tij të dijes dhe në realizimin e sa më shumë veprave, të cilat do të kontribuojnë në edukimin e shoqërisë. Gjatë aktivitetit studentët e Departamentit të Shkencave Islame Sefer Vrana, Aristil Toska dhe Edon Krasniqi lexuan disa poezi nga libri i autorit “Pishtari i Njerëzimit”.
Aktivitetin e ka përshëndetur nga SHBA edhe ish-mësuesi dhe autori i parathënies së këtij libri Imam Gazmend Aga nëpërmjet një video mesazhi.
Në fund fjalën e mori autori i librit, i cili është njëkohësisht edhe djalë dëshmori dhe vjen nga Kosova si student i vitit të dytë në Shkencat Islame. Ai falenderoi të gjithë organizatorët për mbështetjen e tyre në promovimin e librit, gjithashtu falenderoi edhe kontribuuesit, që mundësuan realizimin e tij, duke mos harruar edhe pjesëmarrësit në këtë organizim.
Më pas, studenti Haki Sahitaj, kryetar i Klubit “Mesazhi i Jetës” e mbylli aktivitetin duke falenderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit për realizimin e këtij aktiviteti.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....