Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Rreth ligjëratave të H. H. Ismet Dibrës, “A ka dyshim në qenëjen e Zotit?”

Jul 22, 2013 Zani i Nalte Gjuhë-letërsi 0


ismet dibra

nga Prof. dr. Hajri SHEHU   

Ndër dijetarët e shquar shqiptarë në fushën e komentimit të Kur’anit është edhe Hafiz Haxhi Ismet Dibra[1]. Disa nga komentimet e tij janë botuar në vijimësi në revistën “Zani i Naltë” të viteve ‘30 të shekullit të kaluar, nën një titull që është një pyetje retorike: “A ka dyshim në qenëjen e Zotit?”. Ndonëse më shumë se para 80 vjetësh, komentimet e tij janë mjaft moderne e mjaft aktuale. Njeriu mëson shumë edhe tani. Me argumente nga Kur’ani[2] e me shembuj nga zbulimet shkencore, ai vërteton për një “mendje të vërtetë” (fjalët në thonjëza janë të tijat) se Allahu ekziston dhe është vetëm Një Zot.

Komentimet e H. I. Dibrës nuk janë vetëm për elitarë e lexues të formuar, por edhe për të tjerë. Ato janë njëherësh edhe popullarizuese. Në to nuk ka deklarime të thata fetare, por argumentime e interpretime teologjike – shkencore. Ai bën thirrje të hiqen syzet e errëta e të shihet e vërteta. “Me syze të errëta, – thotë ai, kurrë nuk mund të shikohet e vërteta”. Besojmë të jenë të mjaftueshme disa nga ajetet që janë përmendur në komentimet e tij (shih te poshtëshënimi 2).

Komentimet e H. I. Dibrës janë të shkurtra, por aq të shkurtra sa ta japin të plotë e të kuptueshëm thelbin e ajetit a të çështjes. Ai përgatit mjedisin për koment. Paraqit temën e përgjithshme: një pyetje retorike, “A ka dyshim në qenëjen e Zotit?”. Vjen ajet pas ajeti për të na përgatitur për tekstin e tij. Secili tekst i tij lidhet me ajetin të cilit i referohet. Në vijimësinë e tyre mund të rroket pamja e përgjithshme e përmbajtjes së komentimeve dhe përgjigjja: Ka Zot.

Çdo ajet për një argumentim të caktuar jepet me kuptim të veçantë dhe me kuptim të përgjithshëm. Mendojmë se veprohet drejt sepse kuptimi i përgjithshëm e edhe zbatimi i përgjithshëm i një ajeti mbeten të vërteta të përgjithmonshme. Nuk është as zbulimi im e as thënia ime: çdo lexues e studiues serioz i Kur’anit ka kuptuar se sa më shumë që ecën në leximin e studimin e tij, aq më shumë do të gjejë se si ky kuptim i përgjithshëm rritet duke u rritur aftësia e tij për t’i rrokut gjërat. Është si rasti i një alpinisti që, sa më lart ngjitet në mal, aq më larg sheh. Komentimet e H. Ismet Dibrës janë një udhërrëfyes në ngjitjen tonë alpinistike.

Autori ndjek edhe komentues të tjerë – Hafiz Shirazin e Imam Gazaliun etj., por ka sjellë edhe mjaft gjykime të veta origjinale me vlera të konsiderueshme. Ai ka sjellë interpretime, komentime e shpjegime të qëndrueshme. Disa nga këto komentime e shpjegime mund të cilësohen me vlerë antologjike. Përveçojmë: ringjallja fizike e njeriut edhe me mollëzat e gishtave; përngjizja e botës; trupa të shkëputur nga amat e tyre; Islami si fe mendore; premisat e ekzistencës; ç’është hipoteza; yjet; hetimet e zbulimet zoologjike; skepticizmi; paganizmi; myslimani të përmirësojë e të plotësojë të dyja jetët etj.

H.Ismeti përdor dijet e shkencës. Ai merret me shkencëtarë të mëdhenj në polemikën e tij – me Dekartin e Njutonin, Maks Mylerin e Volterin, Demokritin e Pirhonin, Spenserin e Losipin, Aristotelin e Platonin etj. dhe i lë kokulur. Ai thotë se shkenca nuk ka zbuluar më shumë se ç’thotë Kur’ani.

Filozofemat islame e termat kur’anorë shkencorë (të botanikës, të zoologjisë, të matematikës, të astronomisë, të gjeografisë, të fizikës, të optikës, të akustikës, të filozofisë etj.) ajet, sure, Njitim, Ahiret, i Plotmëshirshëm, monoteizëm, politeizëm, dualizëm, sofizëm, dogmë, botëkuptim doktrinë sociologjike, tezë, hipotezë, entitet, polenizim, fekondim, fiziolog, meteorolog, algjebër, trigonometri, atom, amë (trupa të shkëputun nga amat e tyne), eterik (atome eterike), korelacion, proporcion, atomistik (teorika atomistike),çiftëzim,eliptikë (eliptika e diellit),atraksion (ligji i atraksionit), subjektiv, objektiv, yje me dritë, yje pa dritë etj. e bëjnë tekstin e tij ligjërim të mirëfilltë shkencor.

Komentimet e H. I. Dibrës janë një ese e fuqishme teologjike-filozofike. Në këtë a atë shkallë duket karakteri polemik, karakteristik për esetë që fillojnë me pyetje retorike. Konstruktet pyetëse ekspresive edhe më tej, me cilësi retorike e përforcuese-emocionuese e rrisin tonin e esesë. Stili i polemikës kërkon, siç dihet pyetje retorike, antiteza e antonime, aforizma, sinonime e epitete, citime nga kundërshtari e, ndoshta, edhe ironi a diskreditim të kundërshtarit etj. Ai përdor të parat[3], por jo të fundit. Ai nuk e ironizon e as nuk e diskrediton kundërshtarin, sepse s’kishte nevojë, sepse ishte i mjaftueshëm argumenti (ajeti) i Kur’anit dhe argumentimi i tij teologjiko-shkencor, por edhe sepse kishte etikën fetare-shkencore. Ai nuk e përdor maksimalizmin stilistik të hiperbolizimit sepse as Kur’ani, as argumentimet e tij nuk kishin nevojë për zmadhime; e vërteta nuk ka nevojë të zmadhohet. “Islami, – thotë ai, – asht fe mendore”.

Ia donte puna e komentimit H.I. Dibrës që ajetet kur’anore t’i përkthente. Në këtë mënyrë, ai është edhe përkthyes Kur’ani. Përkthimi në shqipe bëhet krahas tekstit në arabishte. Njihen vështirësitë e përkthimit të arabishtes kur’anore, si gjuhë klasike e stilit të lartë. Megjithatë, teksti në shqipe nuk është një zëvendësim i thjeshtë i kësaj a i asaj fjale të arabishtes, por shprehja më e saktë për kuptimin më të plotë që ka rrokur H.Ismeti nga teksti arab. Ai është munduar, vërtet që gjuhën shqipe ta bëjë “gjuhë islame”.

Hafiz Ismet Dibra fliste e shkruante në  variantin letrar të gegërishtes. Në ligjërimin e tij nuk ka elemente të gjuhës së folur bisedore, as të idiolektit të tij, as krahinorizma fonetikë të së folmes së tij, sepse ai e dinte se kështu do të humbiste pesha e argumentimeve, kurse në përkthimin e ajeteve do të humbiste stili i lartë i arabishtes kur’anore. Autori shfrytëzon fjalë të gjithëpërdorshme të shqipes: i shtangët (ti shikon malet që duken të shtangët), të madh (perëndia me të madh të vet), mollëz (mollëzat e gishtave), pajoj (Zoti pajoi me mend), tërthoras (paralajmëron tërthoras), lagje (nji lagje atomesh), krahinë (të gjitha krahinat e botës), nuse për nimfë (në zoologji), motmot, shpërngulet (në zoologji) etj. Ndonjëherë përdor ndonjë fjalë të së folmes së tij (dibranishtes), por jo variant të saj fonetik (livroj “lëviz”: Dielli livron), që jo vetëm nuk e dëmton aspak kontekstin e tij, por është edhe me vlerë letrare potenciale për gjuhën standarde.

H.Ismet Dibra ishte njohës i thellë i gjuhës amtare e ka krijuar ose gjetur fjalë me brumin e shqipes e sipas rregullave të saj fjalëformuese; shih, p.sh.: diktim (zbulimet dhe diktimet e reja), i parakaluem (libra hyjnorë të parakaluem, i përngjizun (bota asht e përngjizun nga…), paravumje, përzanëse, i prejshkaktuem (fenomene që u njohën si të prejshkaktueme), patundshmëni, paurtësi, profetí etj.

Kujdesi i H.Ismet Dibrës për pastërtinë e gjuhës duket që tek titulli i ciklit të ligjëratave të tij. Ai nuk pëlqen fjalën e huaj ekzistencë, por fjalën shqipe qenëja; në vend të teuhid parapëlqen termin shqip njitim e në vend të insekt, kandërr etj. Edhe kur përdor ndonjë fjalë të huaj, H.Ismet Dibra e përball me fjalën a me shprehjen shqipe në kllapa: bon-sensi mendja e vërtetë; Ahiret jeta e amshuar; aksident e papritur; individualitet vetësi etj.

Sigurisht, për arsye gjuhësore dhe jashtëgjuhësore që dihen, nuk mund t’i kërkojmë H.Ismet Dibrës në vitet ’30 të shekullit të kaluar të mos përdorte polenizim, fekondim, korelacion, proporcion, korpuskul, atraksion, divinitet etj., por përkatësisht pjalmim, pllenim, bashkëlidhje, përpjesëtim, rruazë, tërheqje, hyjnorësi etj., por mendojmë se mund t’u ishte larguar disa fjalëve të huaja të panevojshme, sepse e ka njohur fjalën shqipe, e ka edhe raste kur e përdor vetë diku tjetër në tekst: eternel për i amëshuem (jeta eternele), konviksion për bindje, evident për i qartë, deduksion për përfundim etj. Mund të ishin shmangur edhe fjala hyjnor (dekret hyjnor etj.) dhe Perëndi. E para lidhet me hyjninë. Si hyjnia, ashtu edhe perëndia nuk e shenjojnë saktë konceptin Allah; hyjnitë e perënditë janë shumë; Allahu është vetëm Një. Megjithatë, këto dy vërejtje nuk e cenojnë aspak penën e tij të fuqishme dhe argumentimin e tij të fuqishëm.



[1] Personaliteti i tij si teolog, si dijetar, si erudit, si mësues e si edukator pati ndikim të madh jo vetëm në rrethet klerikale islame, por edhe më tej. Nga botimet e tij në “Zani i Naltë”, duket se ka pasur rreth të gjerë lexuesish e dëgjuesish entuziastë. Shih për jetën e jetëshkrimin e tij në shkrimin e F. Kasolles, në H.I.Dibra, A ka dyshim në qenëjen e Zotit?,  Albanian Islamic Center, Harper Woods, Mich., USA, 1993, f. 3-5.

[2] Ngjyra e njerëzve 30:22; Zoti 14:10; 38:180; Pyesni dijetarët 16:43; Këta njerëz 2:7; Uji 21:30; 79:30-32; Lajmet historike të Kur’anit 12:111; Peripecitë e profetëve 11:120; Namazi 29:45; Xhindet 51:56; Erërat 2:164; 15:22; Ringjallja 26:79; 75:3,4; I treti i të treve, jo: 5:73; Krijimi i njeriut 23:115; Devetë 16:5; Kur’ani 41:53; 6:59; Të njohim Zotin 44:38, 39; Një frymë e vetme 7:189; Vozitin në hapësirë; 6:40; Më i ndershmi 49:13; Vetja 2:286; 74:38; Islami 48:28; Feja jonë 22:78; Drejtësia 16:90; 9:24; Zekati 2:195; Fjala e Zotit e pafund 18:109; Kundërshtari 2:194; Profeti ynë, me mision universal 34:28; Mëshira e Zotit 12:87; Shpëtimi 7:99; Rruga (e drejtë) 7:99; 24:46; 28:56; Ai që di 39:9.

[3] Shih p.sh. të tilla antiteza, antonime, sinonime e epitete etj.: “Gjuha e të mençmit asht mbrapa mendjes, kurse mendja e të trashit asht mbrapa gjuhës” (thënie e Imam Aliut); // tinëzisht / faqësisht; i sosun / i pasosun; // me syze të errëta kurrë nuk mund të shikohet e vërteta; // i shfaqun e i manifestuem; i padukun e i fsheftë; // mysliman i vërtetë; mbrojtësit e vërtetë; betime të thella, vëllazëria njerëzore; paurtësi e madhe dhe e pafalshme; hipotezë e gabuar, absurde; mendje njerëzore e pjekur; në kohën e lumnueshme; edukues i vërtetë; ndërgjegje e kullueme; e vërtetë e dështuar; dogmë e drejtë etj. Ai shquhet për përdorimin e figurshëm të mjeteve shprehëse, me vlerë stilistike: Kur’ani – kroi i teologjisë; gurra e shumë diturive të tjera; ka shkye perdet e errëta; shtegu i arsyetimit; breshër kritikash; ra në tallazet e dyshimit; e vërteta i rrëshket prej dore; merr dritën e arsyetimit; përtej gardhit të shkencës etj.


  • tweet
Përpjekjet e klerit mysliman shqiptar për vendosjen e mësim-besimit në shkollat shtetërore përgjatë viteve 1920-1924 Mbi përpjekjet për lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe në gjysmën e parë të shekullit XIX: Dervish Sali Ashkiu nga Tepelena

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • Një ngjarje “e rastësishme”
    Një ngjarje “e rastësishme”

    Nov 03, 2020 0

  • Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër
    Ferit Mustafa Vokopola përmes një...

    Oct 26, 2020 0

  • Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
    Historiku i revistave si historishkrim...

    Jul 10, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al