Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM
Apr 13, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0




Më 10 prill 2014 Drejtoria e Kulturës dhe e Dialogut Ndërfetar në KMSH zhvilloi një seminar për dialogun ndërfetar dhe rëndësinë e tij në Islam, në Seminarin Ndërdioqezian Shkodër, seminar ky i zhvilluar me ftesë të drejtorit të kësaj shkolle të lartë, At Mario Imperatori.
Ky takim dhe seminar është zhvilluar në vazhdën e takimeve dhe në kuadër të ftesave të përvitshme nga At Mario në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH.
Në seminarin që shtrihej në dy orë leksioni, pjesë e programit mësimor të studentëve, referuan drejtori i Drejtorisë së Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman z. Genti Kruja, si dhe pedagogu në Departamentin e Shkencave Islame në Universitetin Bedër, njëkohësisht imam në xhaminë Et’hem Bej, z. Elton Karaj, të cilët kanë folur për rëndësinë që i jep Islami Dialogut dhe Harmonisë Ndërfetare, si dhe për traditën tonë shekullore përsa i përket bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët.
Rektori i kësaj shkolle, Dom Leonardo Falco, nga ana e tij falënderoi përfaqësuesit e KMSH-së për këtë seminar si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.
Z. Kruja i ftoi drejtuesit e lartë të Shkollës për një vizitë në Komunitetin Mysliman, si dhe në Universitetin Bedër, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.
Të dyja palët kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin botimet e veta, për t’u njohur nga afër me punën dhe botimet që bëhen sidomos në kuadër të dialogut ndërfetar.
Seminari Ndërdioqezian është një Shkollë e Lartë,e cila përgatit kuadrot e ardhshëm të klerit katolik dhe ka studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Oct 09, 2025 0
Oct 06, 2025 0
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...