Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
May 06, 2015 Zani i Nalte Editoriale 0
nga Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
Ditëve të fundit, në horizontet tona, sa vjen e po shtohen thirrjet e islamofobisë, në djepin e artikullshkruesve dhe komentuesve më të këqij të mundshëm, që përveç vrerit që vjellin, servilizmin ndaj të keqes dhe shembullin e miopësisë intelektuale, dëshmohen edhe si një model jo i shëndetshëm për t’u pasuar nga një brez, që më shumë se kurrë sot ka nevojë për mësimet dhe udhëzimet e fesë.
Fatkeqësisht, nxitjet perëndimore të poshtërimit fetar, mosrespektimit të shenjtërive të tjetrit dhe të bërit “art” me absurditete qesharake (si rasti i ekspozitës së fundit në Teksas), që fyejnë intelektin dhe ndjenjat e miliarda myslimanëve në mbarë globin dhe shtojnë dozat e urrejtjes ndërfetare nëpër botë, nuk është gjë tjetër vetëm se dëshmi e dekadencës morale, intelektuale dhe shpirtërore, që kanë prodhuar sistemet e dobëta njerëzore, sot në botë.
Me fjalë të tjera, islamofobia në rritje, që përkthen edhe në praktikë thirrjet e të shkuarve të afërt për luftë të hapur ndaj Islamit dhe vlerave të tij, pa asnjë justifikim logjik, po kthehet në një shtysë më tepër, që na bën të bindemi përherë e më shumë, se ky shekull është shekulli i Islamit!
Një pyetje lind vetvetiu, teksa shoh eksitimin e thirrësve të radikalizmit racist në Evropë dhe atyre amerikanë, që në emër të lirive ekstreme, nxisin urrejtje dhe dhunë krejtësisht të pajustifikueshme fetare në botë: A është kjo histeri kolektive e këtij modeli, fatura që ne myslimanët duhet të paguajmë, pas dëshmimit tonë si thirrës drejt vlerave të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në botë?
A është kjo fatura e mosmirënjohjes, që perëndimi i shpreh sot myslimanëve, pas shekujve dritë e qytetërim, në të cilët myslimanët i mësuan paraardhësve të këtij modeli njerëzish të sëmurë, pastrimin dhe pastërtinë, moralin dhe ruajtjen e nderit, dijen dhe pastrimin nga analfabetizmi dhe injoranca, gjuhët e huaja dhe shkencat e panumërta, tolerancën dhe vlerësimin e qenies NJERI dhe aftësinë e të jetuarit në paqe me tjetrin?
E teksa Kur’ani pyet: “A nuk është shpërblimi i mirënjohjes, veçse mirënjohja?”, realitetet e sotme bëhen dëshmitare të heshtura të një devijimi nga nivelet e larta të qytetërimeve hyjnore, ku njeriu është vëlla i njeriut dhe ku, shenjtëria e tjetrit është kufi respekti, që nuk duhet shkelur as tejkaluar; me rrobë fetare, intelektuale, politike a kulturore qoftë! Sepse diversiteti fetar e kulturor, duhet të nxisë përherë e më shumë paqe sociale, jo ekstremizëm laik, nxitës urrejtje e islamofobie, që i ngjan një kanceri të dëmshëm, me të cilin duhet të përballemi pa ndrojtje, me qetësi dhe me të gjitha mënyrat legjitime!
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....