Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Dec 06, 2013 Zani i Nalte 90 vjet “ZANI I NALTË”, Aktivitete 0
Mbrëmjen e së premtes, më 6 dhjetor 2013, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zgjodhi Shkodrën si stacionin e radhës, për shfaqjen premierë të dokumentarit mbi 90 vjetorin e revistës “Zani i Naltë”.
Aktiviteti që u zhvillua në kinema “Millenium”, mblodhi personalitete të fesë, kulturës, drejtues lokalë, imamë, drejtues të medresesë, shoqatave islame etj.
Në këtë shfaqje premierë të dokumentarit mbi 90 vjetorin e revistës islame “Zani i Naltë”, merrte pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga, Drejtori i Kulturës dhe revistës “Zani i Naltë”, z. Genti Kruja, Myftiu i Lezhës, H. Erton Yzeirllari dhe Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj. Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Këshillit Bashkikiak Shkodër, z. Bardhyl Lohja dhe Drejtori i Bibliotekës së Shkodrës, z. Gjovalin Çuni.
Fillimisht, aktivitetin e ka përshëndetur Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe redaksinë e revistës “Zani i Naltë” për prodhimin e këtij dokumentari me vlerë, që na sjell në vëmendje kontributet e vyera të myslimanëve shqiptarë në rrugën e formësimit të identitetit kombëtar, me dije, përkushtim, qytetari e mbështetje në Zotin.
Me këtë rast, Myftiu ka bërë një homazh për hoxhallarët dhe intelektualët e shquar shkodranë, që dhanë kontributet e tyre për revistën “Zani i Naltë”. Më pas të pranishmit i ka përshëndetur edhe nënkryetari i KMSH-së, H. Gazmend Aga, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për interesimin e madh të besimtarëve shkodranë, të rinjve në mesin e tyre, për këtë aktivitet në nderim të një gjurme të ndritur të brezave të shkuar myslimanë, të konkretizuara në një revistë plot vlerë e udhëzim.
Nënkryetari Aga ka vlerësuar kontributin e hoxhallarëve dhe intelektualëve shkodranë në revistën “Zani i Naltë” dhe ka theksuar se këto gjurmë të ndritura duhen pasuar dhe çuar përpara edhe nga brezi i ri, si një amanet që na bashkon.
Drejtori i revistës “Zani i Naltë”, z. Genti Kruja, në fjalën e tij përshëndetëse, ka vënë theksin te nevoja e studimit të kontributeve fetare, filozofike, sociale e kulturore në 16 vitet e para të revistës “Zani i Naltë”. Ai ka theksuar se me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori vendimin e rimëkëmbjes së kësaj reviste me emër, duke bërë që sot, në harkun e një viti, të botohen 5 numra në 600 faqe, me materiale të bollshme, studime, analiza, biografi dijetarësh etj, që sinjalizojnë se revista po shkon në drejtimin e duhur.
Më pas, për rreth 45 minuta, të pranishmit kanë ndjekur me kureshtje dokumentarin mbi 90 vjetorin e revistës “Zani i Naltë”, ku studiues, shkrimtarë, publicistë, gazetarë e drejtues të KMSH-së, kanë shfaqur mendimet dhe vlerësimet për revistën, të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e saj.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....