Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Vlera e leximit të Kur’anit në Ramazan

Jul 06, 2015 Zani i Nalte Shkenca Islame 0


 shutterstock_3224495

Ebu Umame r.a. transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Lexojeni Kur’anin, sepse në Ditën e Gjykimit, ai vjen si ndërmjetësues për ata që e lexojnë atë.”[1]

Shpjegimi i hadithit

Ky hadith flet për vlerën e leximit të Kur’anit, shpërblimin e madh dhe se Kur’ani është ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit që ata që e lexojnë Atë të hyjnë në Xhenet.

En Neuas ibën Sem’an r.a. ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të ketë thënë: “Në Ditën e Gjykimit, do të paraqitet Kur’ani dhe bartësit e Tij, të cilët kanë vepruar sipas Tij. Në fillim do të paraqiten suret Bekare dhe Ali Imran. I Dërguari i Allahut dha tre shembuj për ato të dyja, saqë nuk i kam harrruar. Ai tha: Ato të dyja janë si re, ose si dy muzgje të zeza ndërmjet tyre ka dritë, ose si dy tufa zogjsh të rreshtuara, që dëshmojnë pro bartësit të tyre.”[2]

Abdulla ibën Amër r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë për njeriun në Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: O Zot! E kam privuar nga ushqimi dhe pija, prandaj më lejo që të ndërmjetësoj për të! Ndërsa Kur’ani do të thotë: E kam privuar nga gjumi natën, prandaj më lejo që të ndërmjetësoj për të! Kështu që ata të dy do të ndërmjetësojnë.”[3]

Abdulla ibën Mes’udi r.a. thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut fiton një të mirë dhe kjo e mirë shpërblehet dhjetëfish. Unë nuk them Elif Lam Mim një shkronjë, por Elif një shkronjë, Lam një shkronjë dhe Mim një shkronjë.”[4]

Prandaj, në këto ditë të bereqetshme e netë fisnike, agjëruesi duhet që të lexojë sa më shumë Kur’an, sepse leximi i tij gjatë Ramazanit ka një specifikë më të veçantë. Prandaj ai duhet të shfrytëzojë mirësinë e kohës në muajin në të cilin është zbritur Kur’ani. Leximi i Kur’anit gjatë netëve të Ramazanit ka specifikën e saj të veçantë, sepse gjatë natës nuk ka më preokupime, të gjitha energjitë grumbullohen dhe zemra bashkë me gjuhën janë të predispozuara që të meditojnë.

Është transmetuar me transmetim të saktë se ëngjëlli Xhibril gjatë Ramazanit, ia citonte Kur’anin Profetit (a.s.) dhe e studionin për çdo natë.[5] Nëse përmendja e Allahut (dhikri) do të ishte më e mirë apo e barazvlefshme me Kur’anin, ata të dy do ta bënin gjithmonë ose të paktën në disa raste.[6]

Të parët e umetit tonë gjatë muajit të Ramazanit lexonin sa më shumë Kuran. E kishin bërë zakon që kur agjëronin qëndronin në xhami duke thënë: E ruajmë agjërimin tonë, sepse nuk përgojojmë askënd. E lexonin Kur’anin gjatë namazit dhe jashtë tij.

Osmani r.a. e përfundonte leximin e Kur’anit për çdo ditë. Disa të tjerë gjatë faljes në muajin e Ramazanit e përfundonin atë për tri netë, disa të tjerë për shtatë dhe të tjerë për dhjetë netë.

El Es’ued ibën Jezid En Nehai, në muajin e Ramazanit e përfundonte leximin e Kur’anit çdo dy netë. Ndërsa Katade, zakonisht e përfundonte leximin e Kur’anit për çdo shtatë netë, ndërsa gjatë muajit të Ramazanit për çdo tri netë dhe në dhjetëditëshin e fundit për çdo natë. Këto raste që përmendëm janë shumë të dëgjuara.

Hafiz Ibën Rexhebi r.a. thotë: Fakti që leximi i Kur’anit është i ndaluar që të lexohet në më pak se tre ditë, ka të bëjë me idenë nëse kjo bëhet vazhdimisht. Por për sa i përket kohëve të pëlqyeshme, si: muaji i Ramazanit, veçanërisht në netët kur jemi në kërkim të natës së Kadrit; apo në vendet e zgjedhura, si Meka për ata që hyjnë në të e që nuk janë vendas, është e pëlqyeshme leximi sa më i shumtë i Kur’anit, për të shfrytëzuar mirësinë e kohës dhe vendit. I këtij mendimi është imam Ahmedi, Is’haku dhe shumë imamë të tjerë. Argument për këtë është vepra e shumë të tjerëve, ashtu siç e kemi cituar edhe më parë.[7]

O Zot, bëje Kur’anin e Madhërishëm pranverë të zemrave tona, dritë të kraharorëve tanë, kthjelltësi të brengave tona, largim të shqetësime tona, udhërrëfyes për ne tek Ty dhe në Xhenetet e begatshme.

O Zot, atë që e kemi harruar prej tij na e kujto, atë që nuk e dimë prej tij na e mëso, na jep mundësinë që të lexojmë sa më shumë prej tij ashtu si Ti dëshiron dhe je i kënaqur!

[1] Transmeton imam Muslimi, nr: 804. Teksti në fjalë i përket pjesës së fillimit të hadithit.

[2] Transemton imam Muslimi, nr:805.

[3] Transmeton imam Ahmedi, nr: 6626, imam El Hakim, nr: 1/544, Ebu Nuajm, nr: 8/161. El Hejthemi në “Mexhmu ez zeuaid” ka thënë: transmetuesit e hadithit janë të saktë. Dijetari Ahmed Shakir ka thënë: zinxhiri i transmetimit është i saktë, po ashtu edhe imam Albani e ka saktësuar në “Sahihul Xhami” nr: 3776

[4] Transmeton imam Et Tirmidhi, nr: 2912. Ai ka thënë: Hadithi është Hasen Sahih. Në disa raste ky hadith është përcjellur deri tek sahabiju (meukuf) dhe në disa raste të tjera është përcjellur deri tek Profeti (merfu). Shih: “Hadithet e sakta” të imam Albanit, nr: 660.

[5] Transmeton imam Buhariu, nr: 1/30 dhe imam Muslimi, nr: 3308.

[6] Marrë nga libri “Letaif” , fq: 199.

[7] Marrë nga libri “Letaiful Mearif”, fq: 2012-202.


  • tweet
Ramazani gjallëron traditat e bukura Milano, konferencë “Shqipëria: një shembull i bashkëjetesës ndërfetare në Evropë”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM...

    Sep 04, 2025 0

  • Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam Maturidiut
    Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam...

    May 21, 2025 0

  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • Burimet themelore të fesë dhe qytetërimit islam
    Burimet themelore të fesë dhe...

    May 07, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al