Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i periodikut islam në gjuhën shqipe

May 07, 2024 Zani i Nalte Studime 0


Ramadan Shkodra

Jam së tepërmi i nderuar që kam mundësinë t’i them disa fjalë në këtë konferencë shkencore për revistën e parë islame në gjuhën shqipe, për revistën “Zani i Naltë”, për këtë tribunë të fjalës së shkruar islame në gjuhën shqipe, të cilën një shekull më parë e themeloi dhe e botoi Komuniteti Mysliman Shqiptar, pra institucioni kryesor dhe më i lartë fetar e i pavarur islam, në kuadër të të cilit ndërvepronin elitat e ulemasë shqiptare në vend.

Elitë kjo e cila në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 u gjet në krye të momenteve historike të vendit dhe e cila unifikoi institucionet islame nëpërmjet zhvillimit të disa kongreseve kombëtare, siç ishte Kongresi i Parë, i mbajtur më 24 shkurt deri më 12 mars 1923, i cili shënoi edhe pikënisjen drejt institucionalizimit të Bashkësisë Islame dhe i cili hodhi edhe themelet për formimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, institucion i cili sot hyn në shekullin e ri, – të dytin, – të tij.

Vitet ‘20 të shekullit XX, për Shqipërinë në kufijtë e sotshëm administrativ, shënojnë përpjekjet serioze për konsolidimin shtetëror dhe për ngritjen e përparimin intelektual, social e shoqëror të vendit. Në këto vite qe krijuar një klimë me ndjesi e vetëdije të theksuar kombëtare, e cila ishte pasqyruar në shumë drejtime. Prijësit fetarë, teologët e shquar në gjirin e komuniteteve fetare, të cilët kishin marrë pjesë aktive në çështjet kombëtare, iu vunë punës që kjo frymë kombëtare të pasqyrohej edhe në veprimtarinë e vetë komuniteteve fetare. Në këtë rrafsh, përpara tyre shtrohej detyra e organizimit të komuniteteve dhe e pavarësisë së tyre. Prijësit myslimanë, me forma dhe veprimtari të ndryshme, sensibilizuan opinionin shqiptar dhe autoritetet shtetërore për mbështetje në punën e nisur në rrugën e pavarësisë. Kështu, vitet 1922-1923 ishin relativisht të suksesshëm në procesin e konsolidimit të shtetit dhe në themelimin, forcimin dhe zhvillimin e institucioneve kombëtare, dhe në këtë mënyrë janë vlerësuar edhe nga historianë e studiues të ndryshëm.

Në këtë kohë u themelua edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar (KMSH), si vazhdimësi e vendimeve të mëdha që kishte marrë paria shqiptare, vendime të cilat qenë përcaktues për fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve, si në aspektin kombëtar, ashtu edhe në atë shtetëror.

Në këtë kontekst vlen të theksohet se në këto ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar, si te Kongresi i Manastirit, te Shpallja e Pavarësisë së vendit, si dhe te pavarësimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndër bartësit kryesorë gjejmë hoxhallarët, si haxhi Vehbi Dibrën, Hfz. Ali Korçën, Hfz. Abdullah Zëmblakun, Hfz. Ibrahim Dalliun, Shefqet Mukën, Sali Vuçiternin, Ferit Vokopolën, etj. Së këndejmi, vendimi për themelimin e KMSH-së ishte kërkesë e besimtarëve dhe e shtetësisë së tyre, prandaj marrja e këtij vendimi prej atyre hoxhallarëve të urtë, të ditur e të mençur, të prirë prej Haxhi Vehbi Dibrës me shokë, ishte përmbushje e një kërkese të tillë dhe një element shtesë i shtetësisë së shqiptarëve. Themelimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë më 1923 paraqet një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shqiptarët e besimit islam, me në krye udhëheqësit e tyre fetarë, të cilët, në një kohë kthesash të mëdha historike për vendin tonë, gjetën kurajë dhe i udhëhoqën e i organizuan besimtarët islamë, si dhe i pavarësuan edhe në aspektin shpirtëror. Themelimi i KMSH-së përveçqë nisi me organizimin e jetës fetare islame, ai themeloi dhe ngriti edhe institucionet bazike për nevojat e myslimanëve shqiptarë, sikurse ishin Këshilli i Naltë i Sheriatit, Medreseja e Tiranës, revista “Zani i Naltë”, si dhe u mor me botimin e literaturës së nevojshme, e që i dha formë, trajtë e kuptim jetës fetare të besimtarëve shqiptarë, sepse aty praktikohej, mësohej, kultivohej e shpjegohej për fenë e Zotit, për historinë e ndritshme të kombit në gjuhën e besimtarëve, në gjuhën shqipe.

Vetë nisma për botimin e një reviste të formatit të “Zani i Naltë”, përveçse kishte një rëndësi të veçantë historike, s’ka dyshim se ishte edhe një hap i guximshëm që tregonte qartë pjekurinë, vizionin, përgatitjen profesionale, e mbi të gjitha përgjegjësinë e elitës fetare islame të kohës, për të krijuar institucione që kryejnë misionin e tyre para Zotit, vendit e popullit.

Misioni, filozofia dhe vizioni i revistës “Zani i Naltë” bëhen të qarta dhe kuptohen që në kryeartikullin e numrit të parë të revistës, në të cilin nismëtarët dhe botuesi shprehin objektivat madhore të revistës ku thuhet se “Zani i Naltë” ka për qëllim: “…M’ia zbulue  popullit mysliman shqiptar të vërtetën e besimit në një mënyrë të thjeshtë e të pandërlikume…, si dhe me plotësue vllazninë ndërmjet të gjithë elementeve në Shqipni”. Kjo me qëllim që, sikurse thuhet aty, “Me forcue themelet e nji politikes së shëndoshtë e të thjeshte kombëtare në Shtetin tonë”.

Shih për këtë, “Zani i Naltë” për një dekadë e gjysmë qe bërë tribunë e mendimit të elitës islame e shqiptare, e cila me kompetencë trajtonte e kultivonte tema profesionale nga disiplina kombëtare, fetare, sociale e kulturore. Këtu gjejmë urtësinë dhe begatitë e disiplinave kur’anore nga pena të shquara e mendje të ndritura, siç ishte haxhi Vehbi Dibra me bashkëkohësit e tij. Gjejmë po ashtu edhe trajtesa historike e kulturore të shkoqitura me shumë elokuencë nga e kaluara e populli tonë. Pa lënë anash edhe trajtesa që kanë të bëjnë me humanen, kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin, vlera sublime të popullit tonë.

E konceptuar si revistë fetare islame, ajo këtë mision madhor e kreu me sukses, mirëpo nuk ngeli në kuadër të një reviste thjesht fetare, por shumë shpejt u shndërrua në një tribunë të mendimit fetar, filozofik, kulturor e atdhetar, dhe kështu rreth vetes mblodhi penat më të njohura të kohës.

Prijësit tanë të shquar këtu e një shekull më parë “Zanin e Naltë” e kishin nisur si një projekt gjithëkombëtar, mirëpo për shaka të rrethanave me të cilat u përball populli ynë dhe trojet tona “Zani i Naltë” misionin e tij e shtroi kryekëput në Shqipërinë administrative.

Ndonëse “Zani i Naltë” është botuar dekada më parë, përmbajtja e shkrimeve të tij kanë vlerën e tyre të njëllojtë edhe në kohën e sotme, janë shumë aktuale, të rëndësishme dhe të nevojshme, sikurse të jenë thënë sot dhe sikur të jenë shkruar për ditët e sotme, sepse ato janë shkruar nga dijetarë vizionarë e largpamës. Duke vështruar faqet e “Zani i Naltë”, do të njihemi edhe me rolin e ulemasë tonë në rrafshin kombëtar dhe me kontributin e tyre domethënëse dhënë çështjes së komb formimit dhe shtet formimit.

Ky kontribut ka vazhduar gjatë gjithë periudhës së daljes së revistës “Zani i Naltë”, duke ngulitur me shkrime të ndryshme, te lexuesit e saj ndjesinë kombëtare dhe respektin për institucionet e shtetit.

Duke lexuar “Zani i Naltë”, do të shohim se ajo ka ndihmuar që në mes të shqiptarëve të kultivohej ndjenja e dashurisë, harmonisë, tolerancës e mirëkuptimit me anëtarët e besimeve të ndryshme, vlerë për të cilën krenohemi të gjithë. Pa mëdyshje, një kontribut të madh në ngulitjen dhe kultivimin e kësaj vlere kombëtare patën autorët që shkruan në faqet e “Zani i Naltë”.

Revista “Zani i Naltë” është një thesar i çmueshëm, ku në mënyrën më të mirë është kultivuar binomi fe-atdhe, apo thënë ndryshe, revista ishte një tribunë që kultivoi me përkushtim e devocion fetaren dhe atdhetaren.

Kurse vjershat dhe poezitë e botuara në faqet e “Zani i Naltë”, duhet të jenë patjetër pjesë e repertorit të korit të nxënësve të medreseve tona, sepse vështirë të thuhet se mund t’i këndohet më me shpirt dhe më mirë Kur’anit, Profetit a.s., Atdheut, Flamurit, etj., se ç’u është kënduar në këtë revistë.

Përtej gjithë këtyre, “Zani i Naltë” është i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër, sepse me “Zanin e Naltë” filloi periodiku islam në gjuhën shqipe dhe ai u bë edhe pararendës i revistave islame në gjuhën shqipe që do të dilnin pas tij, jo vetëm në Shqipëri, siç ishte “Kultura Islame”, por edhe në trojet jashtë Shqipërisë, e madje edhe në diasporë, siç ishin revistat “Jeta Myslimane” që botohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Takvimi/Kalendari” dhe “Edukata Islame” në Prishtinë, etj. Për më tepër, revista “Zani i Naltë” shërbeu edhe si paraprijëse e fillimit të veprimtarisë së gjithëmbarshme botuese islame në gjuhën shqipe.

Se sa i rëndësishëm dhe çfarë vlerash përmban dhe paraqet “Zani i Naltë” më së miri e dëshmon realizimi i projektit të tri komuniteteve tona islame (Komuniteti Mysliman Shqiptar, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Rijasetit të Maqedonisë së Veriut) për botimin e kompletit në dhjetë vëllime të Zanit të Naltë me rastin e 90 vjetorit të daljes së tij. Me këtë hap kaq të rëndësishëm, kultura dhe trashëgimia jonë e shkruar fitoi një thesar të çmuar, kurse “Zani i Naltë” iu ofrua masës së gjerë të lexuesve dhe u bë pronë e bibliotekave tona në të gjitha trojet shqiptare. Me ribotimin e kompletit të “Zani i Naltë”, si të thuash, u realizua ëndrra e mbetur në gjysmë e prijësve tanë të shquar, të cilët, këtu e një shekull më parë, këtë revistë e kishin konceptuar si një projekt gjithëkombëtar, por që për arsyet që dihen nuk u bë e mundur.

Në anën tjetër, puna e eruditëve të cilët e themeluan, e nisën dhe e botuan revistën “Zani i Naltë” u bë model edhe për gjeneratat e teologëve islamë të Komunitetit Mysliman Shqiptar të viteve të pas 90-tës, të cilët, si shprehje e admirimit, vlerësimit dhe mirënjohjes për këta dijetarë vepërmirë, vendosën që ta ripërtërinin revistën “Zani i Naltë”, jo vetëm duke ia ruajtur emrin, por edhe duke trasuar fuqishëm, qëndrueshëm, drejtë dhe saktë, edhe rrugën që e kishin nisur pararendësit, rrugë kjo që po vazhdon të jep frytet e saj edhe sot e kësaj dite.

Lusim Zotin fuqiplotë që revista “Zani i Naltë” të vazhdojë rrugëtimin e saj edhe në përmbushjen e misionit hyjnor të nisur një shekull më parë, kurse emri dhe nami i “Zani i Naltë” të jehojë përgjithmonë.[1]

[1]. Kumtesë e mbajtur me rastin e 100 vjetorit të revistës “Zani i Naltë”, Tiranë, 16 dhjetor 2023.


  • Botimi i revistës "Zani i Naltë", Misioni filozofia dhe vizioni i revistës “Zani i Naltë”, Themelimi i KMSH dhe roli i tij në vendimmarrjet e kohës.
  • tweet
Xhamia e Qyrjanit - Institucioni i parë islam në trevën e Krajës Burimet themelore të fesë dhe qytetërimit islam

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip
    Roli i mejtepeve në zhvillimin e...

    Jul 02, 2024 0

  • 100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)
    100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924...

    Feb 01, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al