Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zbehja e lidhjeve reale në botën e virtualitetit

Nov 02, 2013 Zani i Nalte Shkenca Komunikimi 0


 

Ramadan Çipuri, Doktorant*

Luis Bekteshi**

Universiteti Bedër

Të dhënë në maksimum pas rrjetit, njerëzit janë kthyer në pasiv të jetës së përditshme dhe aktivë para ekranit të kompjuterit. Edhe pse duket me natyrë gazmore, midis njerëzve është zhvilluar shprehja “e kam shok në facebook, por nuk i flas në rrugë”.

Krijimi i ‘një jete të rreme’ është një tjetër pasojë e shumëkujt që frekuenton dhe lidhet shumë pas rrjetit. Duke mos qenë të lumtur dhe aktivë në jetën reale, ata e kërkojnë këtë në botën virtuale. Kjo përbën një problematikë të rëndësishme, pasi këta persona për arsye të ndryshme i qëndrojnë larg realitetit. Në vend që të përballen me problemet e tyre, ata gjejnë një mënyrë për t’u zhytur në botën virtuale, pasi aty mund të jenë kushdo. 

Individualizmi duket se po ndikon e se do të ndikojë negativisht në shoqërinë globale. “Nëpërmjet një individualizmi të skajshëm të marrëdhënieve shoqërore rrezikohet që çdo person të kthehet në një njësi të përmbyllur brenda vetes: pa komunikim real e të vërtetë me të tjerët. Pra, të shndërrohet në një njeri që është në kontakt vetëm me veten.”

 

  1. 1.    Hyrje

Në fund të dekadës së parë të shekullit XXI, numri i atyre që përdorin internetin në rang botëror ka arritur në 2.5 miliardë. Statistikat tregojnë se rreth 1/3 e popullsisë së botës ka akses dhe përdor internetin.[1] Në shkurt të vitit 2013, bazuar në të dhënat e publikuara nga World Internet Stats, vihet re se rreth 45 % e përdoruesve tё internetit e përbëjnë aziatikët, 22 % amerikanët, rreth 21 % evropianët dhe përqindja e mbetur shtrihet në hapësirat e tjera globale. Nisur nga statistikat e dekadës që lamë pas, nga viti në vit, ka pasur rritje të shpejtë të numrit të përdoruesve të internetit. Kjo shifër në të ardhmen mund të avancojë gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë, numri i blogjeve dhe përdorimi i tyre është rritur shumë shpejt. Në vitin 1999 numri i blogjeve llogaritej të ishte më pak se 50, ndërsa në vitin 2000 kishte me mijëra[2]. Në Shtator të vitit 2007, Technorati Inc. (kompani që merret me matjen e numrit të blogjeve), raportoi rreth 112.8 milionë blogje në rang botëror.[3]

Dominique Wolton, në librin e tij Të shpëtojmë komunikimin mbron idenë se: “Sot, informacioni sundon. Shumë mesazhe qarkullojnë nëpërmjet më shumë kanalesh, gjë që të jep përshtypjen se po përvijohet një ‘shoqëri e informimimit’, simbol i së cilës është interneti.”[4]

Në shekujt e kaluar, mënyrat e komunikimit ishin të një tjetër natyre. Zakonisht, komunikimi kufizohej nga largësia. Ndryshe ndodh në ditët e sotme. Shumë prej nesh nuk mund ta mendojnë jetën pa internet. Sot ai ka një shtrirje mjaft të gjerë, e cila llogaritet të arrijë mbi 1 miliard faqe. “Ne mund të kemi akses në shumë mënyra, duke përdorur e-mailin, sms, dhomat e chat-it […] dhe të jemi njëkohësisht në marrëdhënie të ndryshme, të gjitha pa kontakt të drejtpërdrejtë”[5].

 “Përvetësimi i internetit nxjerr në pah logjika të reja individualiste, duke përforcuar gjithashtu të vjetrat. Ai është në të njëjtën kohë tregues i aspiratës për një shoqëri ku shkëmbimet do të ishin më barazitare, horizontale, në formë rrjeti, në një kundërvënie që është reale vetëm pjesërisht.”[6] Interneti ofron mundësi të shumta dhe ka një përdorim mjaft të lartë, por ai shoqërohet edhe me efekte anësore negative. Studiues të ndryshëm i vlerësojnë këto efekte negative si shkak të shumë problemeve sociale.

Në këtë realitet të ri, çështja problematike është zbehja e kontakteve reale midis njerëzve dhe zëvendësimi i tyre me kontaktet virtuale. Komunikimi virtual midis njerëzve ka tendencë të zëvendësojë lidhjen reale sociale. Sot, anëtarët e grupeve shoqërore mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me njëri-tjetrin, kurse në virtualitet nuk ekziston një nevojë e tillë. Në këtë botë të re numerike kemi të bëjmë me ndërtim artificial të marrëdhënieve.

Bota dhe komunikimi virtual mundëson shpejtësi në shpërndarjen e informacionit, lidhje dhe mundësi të shumta në rrjet dhe lehtëson ndjeshëm jetën e njeriut. Por, në këtë fillim shekulli të ri, kjo mënyrë e re komunikimi shton rrisqet e ndërtimit të njeriut njëpërmasor[7].

  1. 2.    Alienizimi i shoqërisë

Kur Karl Marks[8] filloi të përdorte konceptin e alienizimit, ai i referohej alienizimit të punëtorëve me procesin e punës, nga produkti i punës, me vetveten dhe me të tjerët. Ky proces i alienizimit vinte si pasojë e përdorimit të teknologjisë dhe zëvendësimit të disa proceseve të punës me makineritë e ndryshme. Pra, lidhja që ekzistonte më parë midis punëtorit dhe produktit, nuk ishte më aq e fortë, por kishte filluar të zbehej.

Marshall McLuhan, në librin e tij Instrumentet e komunikimit, thekson se shumë njerëz priren të thonë se kuptimi apo mesazhi, që sjell një makineri, s’qëndron tek ajo vetë, por te mënyra se si njerëzit e përdorin atë.

Kur vjen puna te ndikimi që makineritë ushtrojnë te ne, duke ndryshuar raportet që ne kemi me të tjerët, apo edhe me vetveten, atëherë nuk ka fare rëndësi nëse një makineri prodhon kokoshka apo kadillakë.

Ristrukturimi i procesit të punës dhe i marrëdhënieve njerëzore u përcaktua nga teknika e fragmentimit, që përbën vetë thelbin e teknologjisë mekanike. Ndërsa në teknologjinë e automatizimit në thelb ndodh e kundërta. Ajo është një teknologji thellësisht integruese dhe njëherësh decentralizuese[…].[9]

Për t’iu rikthyer temës në fjalë, sot, njerëzit janë tej mase të lidhur me internetin. Ai ka natyrë argëtuese dhe të tërheq, por lidhjet e drejtpërdrejta midis njerëzve po humbasin gjithnjë e më shumë nga shërbimet që po plotëson ky rrjet. Në  komunikimin virtual ka humbur koncepti i kohës dhe i hapësirës. Në vitin 1964 McLuhan, kur shpjegon Automatizimin, flet për fshatin e ri global. “Një ndër fenomenet më domethënës të epokës elektrike konsiston në krijimin e një rrjeti global, i cili përmban shumë nga karakteristikat e sistemit tonë nervor qendror dhe që nuk është thjesht një rrjet elektrik, por edhe një fushë e bashkuar eksperience.”[10] Në këto kushte, “shoqëria e informacionit do të ngushtojë hendekun Veri-Jug. Rrjetet janë infrastrukturat e fshatit global.”[11]

Përhapja e broadband-it bëri të mundur lindjen e Web 2.0. “Ai mundëson përdoruesit të gjenerojnë e shkëmbejnë lëndë. Web 2.0 është dinamik”[12]. Me këto zhvillime, “interneti hap rrugën e mediave të reja, përmbajtja e të cilave prodhohet drejtpërdrejtë nga përdoruesit e tij, si ku flitet për gazetari qytetare, për video personale apo për blogje.”[13] Mjafton një linjë interneti dhe gjithkush mund të postojë fotografi, të shpërndajë video, të dëgjojë muzikë, të hedhë mënjanë pultin e televizorit, të fikë radion apo të mos ndiejë aromën e gazetës së shtypur. Pra, ndodhemi në kushte të tilla virtualiteti, ku një informacion i shtuar në rrjet, në të njëjtën kohë mund të aksesohet në hemisferën tjetër të globit. Me lindjen e aparateve të lëvizshëm këtë mundësi komunikimi gjithsecili mund ta ketë kudo që të jetë, qoftë në ambiente të mbyllura apo edhe në lëvizje.

Madje, studiuesit e gazetarisë tashmë flasin edhe për zyrat virtuale të informacionit. Ato ekzistojnë pa kufij fizikë. “Përmes komunikimit me e-mail, akses në databaza elektronike dhe mundësive për transmetim multimedial në infrastrukturën ekzistuese të telekomunikacionit, gazetarët mund të punojnë tërësisht në terren pa ndier nevojën e shkuarjes në një zyrë qendrore për të shkëmbyer mesazhe, histori apo fotografi.”[14]

Koha që njerëzit i kushtojnë kësaj mënyre të re, i lidh ata me mesazhin që përcillet brenda këtij rrjeti. Ata nisin të mendojnë globalisht, shuhen ndërgjegjet individuale dhe unifikohen ato globale. Nga një risi përtej oqeanit mund të përfitojë edhe një evropian, apo anasjelltas. Në këto kushte, rrjeti dhe mediat e reja të zhvilluara në to kthehen në një burim global të përbashkët mesazhi. McLuhan thotë se mesazhi mund të ketë efekte krejt të ndryshme në varësi të medias që e transmeton. “Mediumi është mesazhi”[15] – thotë ai. Kështu njerëzit ndikohen nga këto media të reja, marrin informacion dhe përvetësojnë këtë mënyrë të re komunikimi.

  1. 3.    Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë

Siç u tha edhe më sipër, komunikimi në rrjet dhe rrjetet sociale në vetvete u mundësojnë njerëzve që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, pavarësisht sa larg mund të ndodhen. Kjo është një arsye shumë e rëndësishme, që rrjetet sociale përdoren në masë. Por, përdorimi i tyre ka çuar në zbehjen e kontakteve ballë për ballë (face to face). Studiues të shkencave të komunikimit shprehin shqetësimet nëse me të vërtetë komunikimi virtual po zbeh dhe shkatërron komunikimin real. Baronesha Susan Greenfield[16], neuroshkencëtare në Universitetin e Oxford-it dhe drejtoreshë e Royal Institution, thotë se rrjetet sociale mund të japin “një garanci të vazhdueshme, që të tjerët të dëgjojnë, të njohin dhe të jesh i rëndësishëm”. Greenfield vazhdon argumentet, duke thënë se kjo zbeh stresin nga komunikimi ballë për ballë (face to face) në komunikimet reale. Komunikimi real është shumë i pasigurt, nuk të jepet mundësia të mendosh përgjigje të “zgjuara” e kërkon një farë ndjenje në intonacion, aftësi të gjuhës trupore etj. Argumentet e Greenfiled mbështesin dhe përforcojnë edhe një herë argumentet e Karl Marks-it për fenomenin e alienizimit të shoqërisë për shkak të përdorimit të teknologjisë.

Në përgjithësi, pjesa më e madhe e njerëzve harxhojnë kohën e tyre në rrjetet sociale: Facebook, Twitter, Google, Linkedin, etj. Në një studim të kryer nga Nielsen është konstatuar se “amerikanët kanë shpenzuar plot 121 miliard minuta në rrjetet sociale gjatë periudhës një vjeçare, qershor 2011-2012”[17]. Kjo dukuri ka nxitur studiuesit të shtrojnë pyetjen: Çfarë i shtyn njerëzit të shpenzojnë kaq shumë kohë në një botë virtuale? Përgjigjet e pyetjes janë të shumta dhe variojnë në forma të ndryshme, një pjesë të të cilave i trajtuam më sipër.

Pas viteve 2000, interneti solli një numër të madh ndërmarrjesh, të gjitha këto në funksion të individit. Në një mënyrë a në një tjetër këto ndikuan akoma më shumë në mbylljen brenda vetvetes dhe lidhjen e tij pas rrjetit. Tregtia elektronike u zhvillua si një plotësuese dhe konkurruese e tregtisë tradicionale. U zhvilluan forma të reja të shitje-blerjeve.

Libraria në linjë Amazon, kishte arritur ekuilibrin në vitin 2003. […] Versioni Biznesi te konsumatori-,  tregtia elektronike ofron mundësinë të kryhet një rregullim më i mirë i ofertës me kërkesën, një prodhim sipas dëshirës, gati në kohë reale. […] Tregtia elektronike ndërmjet ndërmarrjeve – Biznesi te biznesi – , po zhvillohet sipas një ritmi krejt tjetër. […] Tani e tutje, asnjë sektor nuk i shpëton përdorimit apo ndikimit të internetit: që prej tregtisë konvencionale, deri te shkollimi në distancë, duke kaluar nga shërbimet bankare, apo shërbimet publike administrative. […] tregtia Konsumatori te konsumatori (C to C)-, po njeh një sukses në rritje.  […] C to B – Konsumatori te biznesi – , mundëson një lloj të ri marrëdhëniesh tregtare elektronike ndërmjet përdoruesve të internetit dhe ndërmarrjeve.[18]

 Edhe vetë prindërit shprehin shqetësimin për zbehjen e kontakteve reale me fëmijët e tyre. Ata i shqetëson fakti se fëmijët e tyre shpenzojnë një kohë të gjatë përballë kompjuterit. Në një studim të kryer nga “Pew Research Center’s Internet” dhe “American Life Project”, u arrit në përfundimin se nga 802 prindër të anketuar, rreth 72% e tyre ishin të shqetësuar për fëmijët e tyre, që shpenzonin kohë në rrjetet sociale, ose duke mbajtur kontakte me të huaj.[19] Ky rezultat përbën një element domethënës, pasi sa më shumë kohë të shpenzojnë këta fëmijë në botën e tyre virtuale, aq më shumë do t’i largohen asaj reale. Kjo do të çonte në krijimin e një brezi të ri me më shumë vështirësi në komunikimin e drejtpërdrejtë ballë për ballë.

  1. 4.    Homogjenizim dhe standardizim i informacionit

 Shumë autorë dhe studiues janë fokusuar në problematikën, që sjell shpejtësia e shpërndarjes së informacionit. Teksa flet për kulturën e masave, Francis Balle vlerëson standardizimin e mendimit si një problematikë të shfaqur me përdorimin e shumtë të mediave të reja. “Standardizimi rrjedh fare natyrshëm nga detyrimet e prodhimit dhe difuzionit masiv. Gazetarë apo realizues filmash i kanë tashmë duart e lidhura.”[20] Pra, gjithçka e prodhuar duhet të jetë brenda një standardizimi në mënyrë që të mund të shpërndahet.

Nga ana tjetër, Pierre Bourdie shpreh shqetësimin se produktet gazetareske janë shumë më homogjene sesa mund të mendohet.  Sipas tij, shoqëria ndodhet përballë një homogjenizimi të informacionit, ku gazetarët janë pjesë e një qarku rrethor të bazuar në të njëjtat burime informacioni.

  1. 5.    Konflikti midis individualizmit dhe komunitarizmit

Shoqëritë individualiste të masave nxisin njerëzit që të kërkojnë të jenë njëherësh të lirë dhe të barabartë. Shumë njerëz të përkushtuar pas rrjetit ndërtojnë brenda tyre një jetë të shkëputur nga ajo kolektive. “Me fjalë të tjera, individualizmi i marrëdhënieve shoqërore haset në shpërbërjen e strukturave kolektive. […] Në shoqërinë individualiste të masave është më e vështirë të garantohet lidhja shoqërore sesa menaxhimi i individualizmit.”[21] Sipas Wolton, interneti josh më shumë se televizioni dhe mediat e tjera tradicionale, duke përdorur njëkohësisht vlerat e individualizmit. Këta individë të rinj, të mbyllur brenda individualizmit të tyre mund t’i kuptosh vetëm nëpërmjet vetvetes. “Nëse kolektivizmi prodhon një shoqëri pa individë të ndryshëm, individualizmi prodhon individë të ndryshëm pa shoqëri, pra pa mundësi të vërteta komunikimi mes tyre.”[22]

  1. 6.    Përfundime

Gjithçka prekëm më sipër çon në rezultatet se mediat e reja dhe përdorimi i internetit në përgjithësi është kthyer në një domosdoshmëri për njerëzit. Duke qenë i tillë edhe ndikimi i tij është po aq i madh.

Në mungesë të një mendimi kritik të shoqërisë industriale, anëtarët e këtyre shoqërive po bien pre e “njëpërmasimit”. “Kritika radikale ose ushtrimi kritik i arsyes është zhdukur. Padyshim që shoqëritë nuk kanë qenë asnjëherë më parë njëkohësisht kaq irracionale dhe kaq të ‘integruara’ ose pasive.”[23]

Të dhënë në maksimum pas rrjetit, njerëzit janë kthyer në pasiv të jetës së përditshme dhe aktivë para ekranit të kompjuterit. Edhe pse duket me natyre gazmore, midis njerëzve është zhvilluar shprehja “e kam shok në facebook, por nuk i flas në rrugë”.

Krijimi i ‘një jete të rreme’ është një tjetër pasojë e shumëkujt që frekuenton dhe lidhet shumë pas rrjetit. Duke mos qenë të lumtur dhe aktivë në jetën reale, ata e kërkojnë këtë në botën virtuale. Kjo përbën një problematikë të rëndësishme, pasi këta persona për arsye të ndryshme i qëndrojnë larg realitetit. Në vend që të përballen me problemet e tyre, ata gjejnë një mënyrë për t’u zhytur në botën virtuale, pasi aty mund të jenë kushdo.

Individualizmi duket se po ndikon e se do të ndikojë negativisht në shoqërinë globale. “Nëpërmjet një individualizmi të skajshëm të marrëdhënieve shoqërore rrezikohet që çdo person të kthehet në një njësi të përmbyllur brenda vetes: pa komunikim real e të vërtetë me të tjerët. Pra, të shndërrohet në një njeri që është në kontakt vetëm me veten.”[24]

Bibliografia

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. 15. Tiranë: Papirus, 2011.

Dominick, Joseph R. Dinamika e Kominikimit masiv, Media në periudhën digjitale. Tiranë: UET Press, 2010.

Fuga, Artan. Monolog. Tiranë: Botimet Dudaj, 2010.

Martin, Judith N., ve Nakayama, Thomas K, Hyrje ne komunikimin ndërkulturor. Tirane: UET Press, 2010.

Marx, Karl, The Economic and Philosophic Manuscripts of 1844,. Düzenleyen Dirk Struk. New York: International Publishers, 1964.

McLuhan, Marshall. Instrumentat e komunikimit: Media si njw zgjatim i njeriut. Çeviren Maklen Misha. Tiranw: Instituti i Dialogut & Komunikimit, 2004.

Pavlik, John V. Journalism and New Media. New York: Columbia University Press, 2001.

Wolton, Dominique. Të shpëtojmë komunikimin. Tiranë: Papirus, 2009.

«You’ve got Blog.» The New Yorker, 13 nëntor, 2000: 102.

http://newsfeed.time.com. 20 11 2012. http://newsfeed.time.com/2012/11/20/study-most-parents-%C3%ABorry-about-kids-online-privacy-but-arent-doing-anything-about-it/#ixzz2PJLG7Drg (Vizituar më 05 04, 2013).

http://www.nielsen.com/. 12 03 2012

http://www.nielsen.com/us/en/newswire/2012/social-media-report-2012-social-media-comes-of-age.html (Vizituar më 05 04, 2013).

Wintour, Patrick. http://www.guardian.co.uk. 24 02 2009.

http://www.guardian.co.uk/uk/2009/feb/24/social-networking-site-changing-childrens-brains (Vizituar më 05 04, 2013).



* Doktorant, Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër), Përgjegjës i Departamentit të shkencave të komunikimit, rcipuri@beder.edu.al

** Asistent kërkimor, Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër), Departamenti i shkencave të komunikimit, lbekteshi@beder.edu.al

[1] http://www.internetworldstats.com. http://www.internetworldstats.com/images/world2012pie.png, (vizituar më 02.04.2013).

[2] “You’ve Got Blog,” The New Yorker, 13 nëntor, 2000:102.

[3] Lee, Jae Kook. “The Effect of the Internet on Homogeneity of the Media Agenda: A Test of the Fragmentation Thesis”. SAGE Publications. 1 dhjetor, 2007 84:747.

[4] Wolton, Dominique. Të shpëtojmë komunikimin. Tiranë: Papirus, 2009:141.

[5] Martin, Judith N., and Thomas K Nakayama. Hyrje në komunikimin ndërkulturor. Tiranë: UET Press, 2010:27.

[6] Maigret, Eric. Sociologjia e komunikimit dhe e mediave. Tiranë: Papirus, UET Press, 2010:316.

[7] Njeriu njëpërmasor, Koncept i zhvilluar nga Herbert Marcuse në veprën me të njëjtin titull.

[8] Marx, Karl,. The Economic and Philosophic Manuscripts of 1844,. Edited by Dirk Struk. New York: International Publishers, 1964:106-120.

[9] McLuhan, Marshall. Instrumentat e komunikimit: Media si njw zgjatim i njeriut. Përkthyer nga Maklen Misha. Tiranë: Instituti i Dialogut & Komunikimit, 2004:13.

[10] McLuhan, Marshall, 2004:383.

[11] Wolton, Dominique. F. 165.

[12] Dominick, Joseph R. Dinamika e Kominikimit masiv, Media në periudhën digjitale. Tiranë: UET Press, 2010:431.

[13] Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. 15. Tiranë: Papirus, 2011:229.

[14] Pavlik, John V. Journalism and New Media. New York: Columbia University Press, 2001. F. 107

[15] McLuhan, Marshall, 2004, f. 13.

[16] Wintour, Patrick. http://www.guardian.co.uk. 24 02 2009. http://www.guardian.co.uk/uk/2009/feb/24/social-networking-site-changing-childrens-brains (Vizituar më 04. 04.2013).

[17] http://www.nielsen.com/. 12.03.2012. http://www.nielsen.com/us/en/newswire/2012/social-media-report-2012-social-media-comes-of-age.html (Vizituar më 04. 04.2013).

[18] Dominick, Joseph R. Dinamika e Kominikimit masiv, Media në periudhën digjitale. Tiranë: UET Press, 2010:497-502.

[19] http://newsfeed.time.com. 20 11 2012. http://newsfeed.time.com/2012/11/20/study-most-parents-%C3%ABorry-about-kids-online-privacy-but-arent-doing-anything-about-it/#ixzz2PJLG7Drg (Vizituar më 03. 04.2013).

[20] Balle, Francis, f. 741.

[21] Wolton, Dominique. F. 113.

[22] Fuga, Artan.Monolog. f. 276.

[23] Balle, Francis, f. 745.

[24] Fuga, Artan. Monolog. Tiranë: Botimet Dudaj, 2010:276.


  • tweet
Miniaturë historike e ndërtimit të identitetit mysliman shqiptar Urbanizimi, vendbanimet dhe imigrimi: identiteti urban pas viteve 1990 në shoqërinë shqiptare

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Kontributi i revistës ‘Dituria islame’ në fushën e predikimit islam-hytbeja si shembull
    Kontributi i revistës ‘Dituria...

    Dec 03, 2018 0

  • Gruaja dhe familja në institucione të rëndësishme të shoqërisë nën optikën e “Drita Islame”
    Gruaja dhe familja në institucione të...

    Oct 23, 2017 0

  • “Drita Islame”, si mjet i përgjegjshëm komunikimi masiv në trendin e zhvillimeve aktuale
    “Drita Islame”, si mjet i...

    Jun 28, 2017 0

  • Botimi i kolanës “Zani i Naltë”
    Botimi i kolanës “Zani i Naltë”

    Jan 31, 2017 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al